DEKLARATE
Drejtuar Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë së Shqipërisë, mediave vizive e organeve të shtypit, si dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri.
Me inisiativen e Revistes Periodike Kombëtare “Kuvendi”, e cila botohet prej 18 vitesh në SHBA, pas një takimi me disa intelektualë, veprimtarë të njohur, krijues dhe ish të përsekuruar politik, vendosen të dalin para opinionit publik me këtë deklaratë:
Kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të veçantë debatin e hapur kohët e fundit në Shqipëri, lidhur me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe, veçanërisht drejtorin e tij, Z. Agron Tufa.
Eshtë fakt, që Shqipëria po vuan tranzicionin post-komunist më të gjatë në gjithë bllokun e ish-Lindjes Komuniste, dhe një nga aresyet është se vendi, edhe pse kaloi butësisht nga diktatura në pluralizem partiak e demokraci, asnjëherë nuk u shkëput de-fakto, apo edhe de-jure nga e kaluara e vet 45 vjeçare e pasluftes së Dytë Botërore.
Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, jemi të bindur se një nga shkaqet e këtij tranzicioni është edhe mosndarja me të kaluaren diktatoriale, mosdënimi me proçese gjyqësore të kriminelëve të veshur me pushtet, të cilët shkatuan tragjedinë më të egër shqiptare dhe, prania në shtet e organet e drejtësisë e ish-komunistëve dhe xhelatëve të diktatures në të gjitha instancat e shtetit të sotëm Shqiptar, pa menduar të hakmerremi.
Insituti, i drejtuar me profesionalizëm e kompetencë nga Z. Agron Tufa, në këto pak vite të egzistences së tij, ka bërë një punë të admirueshme në evidentimin e disa prej ngjarjeve monstruoze që kanë ndodhur në rregjimin komunist, ka evidentuar përsona dhe organizata reale në ato tragjedi dhe, për herë të parë është përpjekur t’i shohë nën driten e së vërtetës historike ato ngjarje makabre, që do të ndihmojë në dënimin e tmerreve të komunizmit dhe edukimin e brezit të ri me frymën atdhetare.
Pikërisht, ky hulumutim i thellë dhe i pa-anshëm, që i është afruar deri në rrënjë fenomenit dhe ngjarjeve të terrorit komunist, që po nxjerr në pah disa nga tragjeditë më të kobshme të evidentuara më parë, ka shkaktuar një reagim të fortë nga njerëz me pushtet, të lidhur ngushtësisht, jo vetëm me të kaluaren, por edhe me të tashmën, në role kyçe në shtetin Shqiptar.
Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, i japim mbështetjen tonë të pa-kushtëzuar Institutit dhe drejtorit të tij, Z. Agrin Tufa, e do të bëjmë ç’është e mundur për të sensibilizuar Qeverinë dhe Kongresin Amerikan në lidhje me tendencat e frikshme, që shihen sot në Shqipëri, për të glorifikuar periudhen komuiniste, edhe duke kërcënuar intelektualë si Z. Tufa për të mbyllur gojën në lidhje me zbardhjen e terrorit komunist.
Ne, gjithashtu, kërkojmë nga autoritetet shqiptare, ato ndërkombëtare dhe mediat, që të bëhen mburojë e së drejtës, krijimin e kushteve për funksionimin normal të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, si një instucion i krijuar nga vetë shteti, si dhe të mbrojnë lirinë dhe përsonalitetin e titullarit të këtij institucioni të rëndësishëm.
Nënshkruesit e deklaratës, sipas alfabetit:
Arian Gruda, ish drejtues i organeve qendrore në PD
Aida Gjergji, ish e përsekutuar politik
Besa Rexhepi, shkrimtare
Dod Qafa, biznesmen, ish i persekutuar politik
Edi Malaj, ish deputet i PD-se, i persekutuar politik
Elinda Marku, poete, aktiviste e çeshtjes kombëtare
Eduard Aliko, profesor ne kolegjin Amerikan, drejtor i ACTV
Everest Haxhi, ish diplomat dhe ushtarak i lartë
Dr. Gjon Kelmendi, profesor dhe i nderuar nga Senati Amerikan
Fran Vokrri, zv/ kryetar i shoqates “Mirdita”, aktivist i çeshtjes kombëtare
Gezim Basha, Mësues, emigrant politik
Nevrus Nazarko, Drejtor finance ne pushtetin lokal ne Michigan, Pedadog ne Universitetin e Michiganit- Dearborn.
Mark Trieshi, piktor, i përsekutuar
Ndue Perdoda, piktor, i përsekutuar
Paulin Palushi, artist, mbajtës i Urdhërit “ Naim Frashëri”, të Klasit Të Parë
Prof. Lulash Palushaj, shkrimtar, “Kalores i Urdhërit të Skënderbeut”
Pjeter Toma, ish i dënuar politik
Pjeter jaku, poet dhe botues i Revistes “Kuvendi”
Paulin Marku, i përndjekur, aktivist i çeshtjes kombëtare
Ramiz Gjini, Shkrimtar, aktivist i çeshtjes kombëtare
Rush Dragu, pronar ADTV dhe Albdreams. net
Ruzhdi Gurra, poet, ish i përsekutuar politik, aktivist i çeshtjes kombëtare
Rrahman Rexhepi, aktivist i çeshtjes kombëtare
Zef Pergega, shkrimtar, “Albanian-Amerikan Institute”