Zonja dhe Zotërinj, Motra dhe Vëllezër, Të dashur Miq,
Jam i nderuar dhe i gëzuar që më jepet mundësia të marr pjesë në Samitin e Federatës Botërore të Paqes. Kjo është hera e pare për mua të jem present në një ngjarje të Federatës Botërore të Paqes dhe hera ime e parë të jem në Seul dhe Kore. Por, unë ndihem sikur kam qenë këtu edhe më herët, sikur jemi parë diku gjetiu. Unë ndoshta ndjehem në këtë mënyrë, sepse ne takohemi si njerëz që jemi së bashku edhe kur nuk jemi, derisa kemi një betejë të përbashkët – për paqen dhe unitetin, barazinë dhe sigurinë, mirëqenien dhe drejtësinë.
Faleminderit për ftesën dhe mundësinë për t’u bashkuar me ju sot këtu.
“Ëndrrat më të bukura për lirinë janë ëndërruar në burg”,
ka thënë Friedrich Schiller më parë, në kohën e tij. Në mënyrë të ngjashme, mund të thuhet se ëndrrat më të mira për paqen janë ëndërruar në kohë lufte. Gjithashtu, dëshirat më të mira për unifikim dhe integrim janë ëndërruar nga njerëz të ndarë, nga anëtarë të familjeve që janë të veçuar nga qytetarët, të cilët mbahen ndarazi forcërisht.
Unë kam njohur dhe përjetuar personalisht shtypjen dhe burgun, luftën dhe ndarjen; megjithatë, unë i kam ndeshur ato të bashkuara në një, si kurrë më parë, te paraardhësi i lëvizjes sonë çlirimtare, tek ambasadori për paqe dhe laureati i çmimit Saharov të paqes, tek z. Adem Demaçi, biografia dhe përvoja jetësore e të cilit i ngjajnë ngushtësisht martirizimit dhe përvojës triumfuese të shpirtit paqedashës të themeluesit të Federatës Universale të Paqes, Të Respektuarit Sun Myang Mun.
Unë kam qenë me fat që kam pasur mundësi të jashtëzakonshme të jem një aktivist dhe të punoj me zotin Demaçi kur ai ishte përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990. Si shkrimtar, si një intelektual disident, si një çlirimtar dhe një politikan progresiv, ai u dënua padrejtësisht me 28 vite burg. Megjithë ktëo vuajtje të gjatë në burg, Demaçi mund të krahasohet me një qiri që digjet dhe zbehet në errësirë për të bërë dritë për ata rreth tij – për miqtë e tij, për popullin e tij. Ai u largua nga jeta verën e kaluar por do të na ndriçojë gjithmonë dhe përgjithmonë.
Për Demaçin, lirimi i tij nga burgu, në një kohë kur Kosova dhe tokat e tjera shqiptare ishin ende nën pushtim, ishte, sipas fjalëve të tij, sikur të dilte nga një burg i vogël dhe të kthehej në një burg më të madh që kishte mbyllur një komb të tërë brenda mureve të tij .
Pas përfundimit të suksesshëm të fushatës së përbashkët ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, Adem Demaçi i këshilloi bashkatdhetarët e tij shqiptarë që të ndalonin identifikimin e qytetarëve të pafajshëm serbë me përkrahësit e regjimit invaziv serb.
“Dje, ne luftuam kundër shovinistëve serbë,” – tha ai, – “Tani është përgjegjësia jonë të mbrojmë fqinjët tanë serbë, të cilët duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë në Republikën e Kosovës”.
Pastaj Ai do të përfundonte në stilin e tij :
“Nëse ndonjë shqiptar mendon të sulmojë një serb të pafajshëm, le të vijnë dhe të sulmojnë djalin tim, Shqiptarin”.
Zonja dhe zotërinj,
Unë tani jam deputet dhe përfaqësoj e udhëheq opozitën e re në Kosovë, e cila në thelb ka për synimin paqen e vërtetë. Përvoja na ka dëshmuar se paqja e rreme, siç thotë filozofi Lu Xun, është thjesht një armëpushim i përkohshëm dhe konceptohet me një luftë të re. Marrëveshjet e këqija të paqes mund të bëhen më të këqija se sa mungesa e tyre. Paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme është vetëm paqja e pastër moralisht.
Ka paqe në burg, ka paqe gjithashtu edhe në varreza. Paqja e pandershme është një konflikt i ngrirë, një konflikt i pashmangshëm dhe një shpërthim i mundshëm. Pa liri të vërtetë, ne më shumë e rrisim shtypjen e popullit dhe mbylljen sociale, të ngjashme me dinamitin, sa më e madhe të jetë shtypja, aq më i madh do të jetë kundërveprimi i saj i mëvonshëm.
Vendi nga ku unë vij, Kosova, dhe tokat shqiptare, janë një tokë pjellore për farën e shëndoshë të paqes. Vlerat dhe parimet universale për paqen dhe harmoninë globale mishërohen në kodin e jetës së popullit të Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Por populli shqiptar vazhdon të jetë i ndarë, i fragmentuar dhe i kërcënuar nga ndarja dhe copëzimi i mëtejshëm dhe nga një konflikt i ngrirë e gjithmonë kërcënues.
“Territori mund të ndahet, por njerëzit nuk mundet”,
theksoi i Respektuari Mun. Rreziqet dhe kërcënimet e tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në kohën tonë. Kjo është arsyeja pse puna për paqen dhe mirëmbajtja e paqes është sa e nevojshme aq dhe e vështirë, e cila kërkon shumë punë, gjithashtu.
Paqja pa siguri është paqe e përkohshme. Siguria pa paqe është një siguri për një pakicë. Ne kemi nevojë për të dyja, për paqen dhe sigurinë, dorë për dore, së bashku, të bashkuara. Megjithatë, kjo mbetet një vizion mjaft statik, nëse nuk ka zhvillim. Ndërsa paqja dhe siguria na kujtojnë periudhën, e cila është zhvillimi që sjell në kohë hapësira e urtë, duhet të kemi paqe dhe të ndjehemi të sigurt. Koha na bën me dije se ne duhet të zhvillohemi, ne do të përparojmë, si njerëz, si qytetarë, si shoqëri, si popuj. Për të arritur këtë, ne duhet të fitojmë. Dhe për fitoren që ne po kërkojmë, ne duhet të ecim së bashku.
Ajo që na bashkon si popuj është edhe më e rëndësishme sesa ajo që na çon përpara. Lufta është rezultat i shumë marrëdhënieve të përbashkëta. Ndërvarësia dhe bashkëvprimi përbëjnë një fushë që është në natyrën e vet një platformë ku shfaqen angazhimet shoqërore dhe institucionet politike. Sigurisht që kemi dallime, por kudo dhe gjatë gjithë kohës, ne kemi mënyrën se si shumë mënyra dhe gjëra që na bashkojnë. Gjithmonë do të fillojmë nga ajo që kemi të përbashkët. Dhe, kjo është një tjetër fushë e drejtëpërdrejtë botërore. Prandaj, me këmbënguljen tonë për vlerat universale, unë besoj se mund ta plotësojmë universalitetin si vlerë.
Të nderuar pjesëmarrës në këtë Samit,
Ajo që mund të duket si jo e mundshme, ne së bashku e bëjmë atë më se të mundshme. Paqja na bashkon, dhe, ne bashkohemi për paqen. Sepse ne merremi rregullisht për paqen, përmes edukimit dhe jetës, në shkolla dhe në shtëpi. Ashtu sikundër kanë theksuar i Respktuari Mun dhe Nënë Tereza, paqja fillon në shtëpi, në familje, fillon në zemrën dhe në shpirtin e secilit. Faleminderit!.
Mekulipress
Mars 2019, solli per Kuvendin, Bardhyl Selimi