Diten e diele, me daten 31 mars 2019, ne Kafe KUVENDI, me fillim në orën 6:00 pm, bëhët promovimi i librit poetik ,“ Tim biri” , të Gëzim Hadribeajt, i ardhur nga Tirana në Detroit, te i biri, sportisti i njohur ne UFC, Adrian Hadribeaj, të cili i kushtohet, një pjesë e krijimtarisë.
Libri është publikuar në Tiranë , nga Shtëpia Botuese “ Muzgu”, me drejtor, poetin e njohur Mark Simoni, i ardhur nga shkolla poetike lezhjane. Libri përmban 85 poezi, në 98 faqe. Ka dalë nga shtypi në tetor të vitit 2018 dhe gjendet në disa librari të Shqipërisë. Atori, deri në fund të këtij viti, mendon ta ribotoi në dy gjuhë, anglisht-shqip.
Autori i këti libri, Gëzim Hadribeaj ka studiuar në Universitetin Shheteror të Tiranës, në degën Histori –Gjeografi, ka disa kualifikime pasuniversitare, dhe më pas fakultetin filologjik, ku edhe i shërbeu për t’u marrë, në një mënyrë më të specializuar me letërsinë. Ky është libri tij i parë.
Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë takim dhe, mundësisht të lajmëroheni deri me datën 29 mars për pjesëmarrjen. Kafe Kuvendi ka mundësi të kufizuara në numër.
Pas promovimit, i cili edhe do të filmohet nga mediat, do të ketë , në fund një kokteil.
22 mars 2019