Te dashur miq,
Kini durim e lexoni nje shkrim e material si me poshte, shperndare ne FB nga Agron Tufa.
Ja pra Z. Ilirijana Sulkuqi, ju qe dekoruat Dritan Mishton me titullin “Ambasador i Paqes”, dhe une e kundershtova, jo per lufte klasash, se s’ka faj femija te vuaj pasojat e prinderve, pikerisht ne keto kohe, por ai personalisht nuk ka bere asgje akoma te mire per mergaten ne SHBA.
Mua, gazetarin Beqir Sinen e te tjere ai me Dalip Grecen na kane larguar nga Vatra e nuk na ftojne ne asnje aktivitet. As ne zhgjedhjet kur u mbajten, qe u zgjodh Dritan Mishto kryetar i Vatres, nuk na ftuan, nderkohe qe une isha anetare e Vatres perpara Dalipit e Dritanit, e te tjeret heshten ne Vater…
Nuk e kam problemin se nuk shkoj ne Vater, se jam shume e zene me punen qe bej per mbijetese, duke e punuar over time, ku jam dekoruar disa here per punen time te mire e te palodhur ne spital ku punoj. Plus qe shkruaj e sa mundem, bashkepunoj me miket e mija per te bere dicka te mire per shoqerine, aq sa mundemi, por qe te kthehet gazeta Dielli ne nje gazete pacaure ku Dalip Greca te shkruaje cfare pislliqesh i mban goja dhe, duke i kerkuar llogari persekucioni politike te persekutaurave politike, sikur te ishte zyre hetuesie, e fshehte sigurimi, e asnje reagim nuk pati nga Vatra, vetem aty po shikojme qe ndodhin keto. Nderkohe qe, edhe krytari Mishto i mesoi keto ngjarje dhe heshti, sikurse edhe te tjeret ne Vater, duke i ferkuar shpinen, si njerit si tjetrit…per keto shkelje flagrante te kryeredaktorit te Diellit.
Kur e pyeta Ilirijanen, kush i propozoi per dekorim keta persona dhe, pse po i dekoroni keta persona, nuk me eshte pergjigjur akoma…
DOKUMENTI KU PROKURORI KOMUNIST PETRAQ MISHTO, BABAI I KRYETARIT TË SOTËM TË VATRËS KËRKON NJË DËNIM ME VDEKJE
Agron Tufa
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht dhe që kontribon në denoncimin e Krimeve të Komunizmit, që është detyra paraësore e ISKK, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, babai i Dritan Mishtos, Kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra”(me të cilin AIDSSH po lidh Marrëveshje për Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit), babi I tij, pra, Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është treguar më i butë se prokurori, dhe ia ka falur dënimin me vdekje këtij qytetari.
Kjo histori që do ta gjeni me faksimiljet e mëposhtme, më ndërmend një tjetër histori të datës 2 nëntor 2018. Gjatë vizitës time në Federatën Panshqiptare “Vatra”, bashkë me mikun tim, shkrimtarin e njohur Ramiz Gjini, e pyetëm anëtarin e Vatrës, z. Zef Bala të na thotë, nëse e dinin, kur e propozuan për Kryetar të “Vatrës” Dritan Mishton, se ky ishte bir i një prokurori famëkeq të kohës së komunizmit? Përgjigjen, I thamë të na e jepte vetëm me një tundje koke, “po” ose “jo”. Atëherë z. Bala, përve pohimit, zu të na shpjegojë:
– “Po, e kemi dijtë dhe Dritani na ka shpjegue, se i ati, Petraqi, ka kenë nji lloj ndërmjetësi pajtues midis Kooperativave kur ato grindeshin”.
– “Po pse duhet të ziheshin Kooperativat”, – ndërhyri i habitur miku im. – “Ato s’kishin pse ziheshin, sepse ishin të ndara me kufinj”.
Z. Zef Bala, anëtar i Kryesisë së Vatrës, nguli këmbë aq shumë në atë shpjegim naiv, sa me gjithë shpjegimet tona të shumta mbi rolin e Prokurorit në Degën e MPB në rrethe, e pamë se po rrahim ujë në havan. Ndërhyra duke i theksuar zotit Zef Bala, se “Prokurori ishte ai që të merrte jetën. Mjafton të të fuste apriori 2-3 nene akuze kotmëkot dhe të lindte në duart e çakejve hetues. Ata të detyronin me rrahje për vdekje, tortura psikike, uri, shantazhe mbi familjen etj, që ti, më në fund, të pranoje çdo gjë që donin ata, ashtu si të qe formuluar akuza jote”. Nuk e di nëse z. Zef Bala e kuptonte, ashtu, i arratisur me prindërit nga Puka, në moshën 9 vjeç (siç u sqarua më vonë, aspak për motive politike, por për një vrasje në farefisni). Mendova se ky zotni në moshë të thyer paska mbetë naiv. Por sot mendoj krejt ndryshe. Sot kur faktet e pakundërshtueshme tregojnë, se gruaja e tij Agata Mishto, anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Grave Greko-Amerikane, madje sekretare njkohësisht e kësaj organizate, ka blerë një ndërtesë prej 1.270.000 dollarësh cash nga shtetasi David Balaj, ç’të mbetet të mendosh tjetër…? Sepse Davidi, o njerëz, është djali i Zef Balajt, i cili pas kësaj “shitjeje” është shpërblyer nga Dritan Mishto duke e bërë atë anëtar të kryesisë në “VATRA”. E unë e merrja për naiv. Aspak! Kur reagova mandej unë mbi depërtimin e ish-Sigurimit të Shtetit edhe në diasporë dhe kapjen e Vatrës, ky “naivi” im, e paska marrë në telefon mikun tim shkrimtar dhe i paska bërtitë e thënë shumë gjëra, midis të cilave edhe – “Pse e solle Agron Tufën tek VATRA?!”
Sidoqoftë ky informacion mbi rolin e babait të Dritanit, Petraq Mishton, nuk e habit asapk z. Zef Bala, sepse e ka dijtë, por ama i habit fort ata që nuk e dinë, ata që nuk janë Zef Bala…