Siç e keni ndjekur nga postimet e mia, nga 28-31 tetori 2018 kam qene ne Miçigan, Detroit, i ftuar ekskluziv nga Revista “Kuvendi”, në Ditet e Letersise Shqipe, një festival tradicional qe behet çdo vit tash 17 vjet nga Kuvendi, nen drejtimin e poeteve Pjeter Jaku dhe Elinda Marku.
Nuk dua te keqperdoret vizita ime te Vatra per qellime te uleta dhe te erreta nga segmente dhe falanga te ish Sigurimit ne USA.
Une kam dinjitetin dhe qendrimin tim te shprehur e rreshtuar qarte ne kampin antikomunist, qe besoj se perfaqesohet denjesisht nga Kuvendi.
Pse shkova te Vatra?
E para, sepse Vatra ishte simboli i perlindjes shpirterore atdhetare të gjithe shqiptareve, atehere kur nuk kishte Shqiperi.
E dyta, e kisha detyre institucionale dhe mision institucional e personal, botekuptimor, te paralajmeroj. Prandaj dhe fjala ime, pasi bera te qarte se vija nga Ditet e Letersise, nga Kuvendi, u perqendrua kryekeput per rreth 1 ore ne rrezikun e pushtimit, kapjes se institucioneve brenda Shqiperise, e tash, te diaspores – nga ish Sigurimi i Shtetit, i gjalleruar, perterire dhe kthyer serish ne agenden e pasardhesve te elites komuniste. Ky rrezik eshte konkret, sepse me institucionet kryesore te shtetit kjo pune, tashme eshte e perfunduar.
Se treti, ne te gjitheve na duhet VATRA, jo ata qe pushtojne perkohesisht kreun e Vatres, sipas kombinimeve te peshtira me kalkulime te perllogaritura nga Lart e nga Larg. Me sa duket, Vatra duhet te ndeze zjarrin purifikues, per te mos mbajtë ne krye djem prokuroresh komuniste dhe lukuni çiçikovësh qe tregetojnë shpirtra.
Se katerti, duke folur qarte dhe troç shpresova e shpresoj, se njerezit e ndershem, te sinqerte e atdhetare, do ta kene kurajen te ringrihen ne kembe per te mos ua lagur kush hirin e Vatres. Mua dhe bashkemendimtaret e mi do na kene te gatshem.
Provokimet e sigurimsave dhe mjeshtrave te intrigave ne frymen ala sigurim, hasanet a hysenet, sepatat me bisht e pa bisht, gjithe triumvirati qe fshihet pas emrash anonime, me postimet e tyre te neveritshme, nuk mund te perçajne ata qe bejne punen e madhe kolosale, e vetmja shenje qe i mbetet kultures shqipe, dmth nuk mund te thyejne heroin e sotem kulturor, Pjeter Jakun dhe Elinden, Paulinin e Arjanin, Ramiz Gjinin, Gezim Bashen e Ruzhdi Gurren, dhe gjithe mbeshtetesit e sinqerte!!! Kurre!! Dhe une jam me ta, jam Ata dhe koha do ta vertetoje!
Prandaj te vazhdojne pa u ndalur, pa i perfillur thashathemet e plakaruqeve kendej e andej gardhit. E drejta eshte me ata qe krijojne Vlera. Vlerat mbeten!
Ky status i im publik sqaron edhe njehere, se askush nuk mund te më shmangë sa jam gjalle nga misioni im i pakompromis ne dekomunistizimin e botes shqiptare, brenda e jashte atdheut. Dhe s’me ndal e s’do mundet të më ndalë dot kurre. Amen!
Vjenë, 08 Nentor 2018