“Çdo efekt të bukur që realizojmë, na krijon një armik”
Oscar Wilde
Revista “KUVENDI” në Amerikë dhe në gjithë boten shqiptare, prej dekadash , nëpërmjet faqeve te saj dhe shkrimeve te pafundme, ka percjellë me dinjitet vetëm kulturë, dije, patriotizem. Me te gjitha menyrat, ka mbajtur e mban gjallë rritjen e ndjenjes se AtdheDashurisë, duke dhënë një kontribut historik ne mbajtjen gjallë te gjuhes dhe kultures shqiptare, me evenimetet me peshë dhe te suksesshme, siç janë Ditet e Letersise Shqipe, dhe shume veprimtari te tjera.
Ne kete media te lire, te pavarur dhe presitigjioze janë prononcuar dhe kane shkruar ekskluzivisht shume eruditë, personalitete te njohur ne fusha te ndryshme dhe nacionalistë te vertetë, te cilet e kane radhitur kete revistë, mbas “Albania” e Konices, “Shejzat” e Koliçit, “Kuvendi” i Jakut dhe Albanica A.Pipes. (albanica radhitet e katerta, per kohen e shkurter qe ka ekzistuar).
Pikerisht per keto arsye, elemente destruktive, social-komuniste dhe ish agjentë te UDB-se pa asnje peshe dhe vlere ne boten shqiptare, me sulme dhelpërore dhe te liga, e kane vënë përsëri ne shenjetster “Kuvendin”.
Revista “Kuvendi” , i vetmi shtyp i lirë dhe i pavarur ne diasporë per shume vite, ka vazhduar e do te vazhdojë t’i sherbejë shenjtërisht kombit, demokracisë dhe kultures shqiptare.
Elinda Marku
20 Shtator 2018