STAN DRAGOTI E NDIHMOI LUFTËN E KOSOVËS

Nga  Naim  DEDUSHAJ – doktor i shkencave diplomatike, Kosovë.

Me hidhërim të madh pranova lajmin e ndarjes nga jeta, nga Ne, të njerit ndër figurat ma të shquara Shqiptaro- Amerikane, Stan Dragoti !

Aktorin e madh me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, e takova për herë të parë gjatë viteve ‘90 në New York gjatë lobimit tonë për Kosovën dhe Çështjen Shqiptare.

Stan Dragoti dha një kontribut të madh në Lobim gjatë tërë Kohës e sidomos gjatë periudhës së Luftës në Kosovë, ku punuam shumë me të gjitha Mediat Amerikane në Projektin “Stop the Killing in Kosova”.  Me këtë Projekt, përmes mediave, njoftuam mbarë opinjonin Amerikan dhe atë Botëror se çka po ndhodhte në Kosovë: vrasje e masakra nga pushtuesi Serb, etj.

Ky Lobim në Mediat Amerikane dha rezultate të mëdhaja në përkrahjen e Presidentit Klinton për të dhanë urdhër për të intervenuar Amerika dhe NATO kundër forcave Serbe… !

Stan Dragoti në New York  është emër i njoftur si Projektues “ I Love NY “, që e ktheu vëmendjen e botës kah New Yorku… !

Ndarja e Stan Dragoti nga ne është një humbje e madhe për Amerikën dhe për Shqiptarët në Përgjithësi…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *