Liza në botën e diasporës

Mbiemri vullnetar rrjedhë nga emri vullnet, që tregon për një person që ka vullnet për të dhënë a për të bërë diçka me dëshirë. Kjo vlerë e brendshme njerëzore nuk është diçka që mund të mësohet nga një kurrikulum, por është diçka që e ndjenë dhe përjeton kur angazhohesh në punë me njerëz që e kanë këtë ndjenjë. Kur është fjala për vullnetin, në botë ka pak njerëz që e kanë vullnetin e Liza Gashit.

Tregimi i saj është i mahnitshëm dhe tregon se kur dikush i jep vetes lejen për të bërë ndryshimin, asgjë nuk mund t’i dalë përpara.

Ja tregimi i Lizës: LIZA  GASHI

Duke e ndjerë se duhet të bëjë diçka të re, diçka ndryshe, në vitin 2006 Liza shkon në Costa Rica pa e ditur as spanjishten as anglishten. Ajo do të shkojë në United World Colleges (UWC), që është një sistem shkollash të mesme, që i bashkon njerëzit nga mbarë bota, duke ju ndihmuar të kuptojnë se, përkundër ndryshimeve që i kanë, ekzistojnë edhe shumë pika të përbashkëta në mes tyre. Qëllimi i tyre është që t’i bashkojnë njerëzit, kombet dhe kulturat.

Ajo zgjodhi programin që kërkonte që të vijojë klasat ku ajo nuk mund të kuptonte fare se për çka flitej aty. Lizës i kujtohet se “muaji i parë ishte shumë i vështirë sepse nuk e dija gjuhën. Më kujtohen veçanërisht orët e historisë, ku kuptoja vetëm fjalët Stalin dhe Lenin nga e tërë ligjërata. Kurdo që mendonte të dorëzohej, i kujtoheshin prindërit e saj që u detyruan të marrin kredi për ta paguar biletën e aeroplanit për Costa Rica dhe atëherë vendoste se nuk do ti dëshpëronte ata në asnjë mënyrë. Gjatë muajit të parë, ajo pa frikë dhe me ngulm të madh mësonte anglishten dhe në muajin e dytë filloi të bisedonte në anglishte.

Mësimi i parë: Kur janë kohë të rënda, qëndro pa u frikësuar

Kur filloi të fliste në anglishte me shokët e shoqet e saj në Kosta Rika, ajo e kuptoi se anglishtja e saj është shumë më e mirë se që mendonte. Në këtë moment ajo e ndjeu se edhe ajo është si të gjithë të tjerët dhe mund të arrijë suksese poashtu si gjithë të tjerët. Kur e mori diplomën e shkollës ishte veçanërisht krenare, sepse e ndjeu se suksesi i saj është një sukses për të mirën e Kosovës. E frymëzuar nga puna në UWC, Liza vendosi të themelojë Komitetin e parë kombëtar të UWC të Kosovës. Ajo e krijoi ekipin dhe filluan me përzgjedhjen e nxënësve që do të bënin një shtegtim të njëjtë si ajo në të kaluarën.

Mësimi i dytë: Ti je më i(e) mirë se që mendon!

Themelimi i këtij komiteti kombëtar ishte njëri nga momentet e para që e ndihmuan Lizën të kuptojë se ajo ishe e aftë bërë të bërë ndryshimin. Por shpesh i kthehen kujtimet mbi atë se si qëndrimi jashtë Kosovës ia ka trasuar të ardhmen dhe se si gjithmonë ka dëshiruar që edhe kosovarët tjerë të kenë mundësi të përjetojnë eksperienca të ngjashme me kultura dhe perspektiva tjera, sepse ata do të shihnin se nuk ka asgjë që nuk janë në gjendje të arrijnë nëse kanë mendësinë e duhur, përkushtim dhe pasion.

Liza shpjegon se kur një person jeton në dy kultura të ndryshme ai ose ajo janë më të prirur të kuptojnë hallet e tjetrit. Ajo e ndjeu se kjo është çështja që duhet eksploruar dhe ndërtuar ura afrimi që i lidhë këta njerëz. Kjo e frymëzoi që të eksplorojë mënyra të angazhimit kuptimplotë me diasporën. Nga shumë biseda që i bëri me njerëzit e diasporës, ajo ndjeu empati për travajat e tyre dhe dëshirën e paepur për të bërë më shumë për vendin e tyre. Ajo vendosi lidhje të mira me shokët e saj Beharin dhe Martinin dhe kjo e bëri të kuptojë se ata duhet të nxisin ndjenjën e empatisë përmes tregimeve për diasporën.

Mësimi i tretë: Vendose veten në pozitën e tjetrit

Liza tregon se “shumë njerëz e kanë lënë Kosovën, qoftë për mirë a për keq, por shumica e tyre e ka bërë këtë në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Nuk është se nuk mendojnë për Kosovën, ata brengosen për Kosovën dhe pjesëtarët e familjeve të tyre që jetojnë atje, çka tregon se ata nuk janë shkëputur tërësisht, së pakut jo shumica e tyre. Ata rregullisht i vizitojnë familjet dhe shoqërinë e tyre çka tregon se ata nuk janë larguar tërësisht në kuptimin që nuk duan ta harrojnë Kosovën.” Meqë asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë organizatë që ka qenë tërësisht e fokusuar në plotësimin e kësaj shkëputjeje në mes Kosovës dhe diasporës, me kohë ata e kuptuan se kjo është zbrazëtira që ata duan ta plotësojnë. Liza me shokët dhe shoqet e saj, e themeluan OJQ-në Germin, që kishte për qëllim të merrej me tri dimensionet e problemit të diasporës: me dimensionin shoqëror, politik dhe ekonomik.

Mësimi i katërt: Kur e sheh zbrazëtirën krijo ekipin dhe vepro!

Fjala “germin” i ka rrënjët nga fjala latine “germinali” që do të thotë të rritet, të përparojë dhe të lulëzojë dhe Liza mendon se, angazhimi kuptimplotë me diasporën do të ndihmojë që Kosova të bëjë përparime të duhura. Liza dhe ekipi i saj që përbëhet prej 10 vetash, janë të angazhuar me orar të plotë pune, duke gjetur dhe krijuar në vazhdimësi mënyra të reja për përfshirjen dhe angazhimin e diasporës.

Mësimi i pestë: Gjithmonë të jesh i hapur për bashkëpunim.

Isha me fat vitin e kaluar kur mora pjesë në Shkollën Verore të Diasporës, ku ata i tubuan 50 të rinj nga Kosova, diaspora dhe regjioni duke i bërë të bashkëpunojnë, identifikojnë problemet dhe të ofrojnë zgjidhje dhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetesës në Malishevë dhe Prizren. Sivjet ata organizuan një konferencë shumë të suksesshme të quajtur Diaspora Flet, ku erdhën qindra profesionistë nga diaspora me qëllim që të lidhen me politikanët vendor të Kosovës, për të bërë një diskutim të strukturuar lidhur me të drejtat e diasporës. Ata bënë edhe shumë punë tjera në mbështetje të diasporës dhe këtë punë të vyer ata duan ta vazhdojnë më tutje.

Ky shtegtim i Lizës me shokë e shoqe asnjëherë nuk ishte i lehtë, sepse vazhdimisht duhej të merreshin me lloj-lloj çështjesh të ndryshme, por e tërë kjo punë ia vlente, sepse ata janë duke kontribuar me ndryshime reale për të mirën e të gjithëve në Kosovë, diasporë dhe regjion. Ajo çka e bënë Lizën dhe ekipin e saj shumë të veçantë është aftësia e tyre për të vazhduar me punën e tyre, duke qenë gjithmonë të hapur për bashkëpunim për të mirën e të gjithëve.

#PërTëMirën

Fushata #PërTëMirën është një iniciativë vullnetare, që ka për qëllim inspirimin dhe edukimin e qytetarëve për të rritur kontributin shoqëror”

Fushata #PërTëMirën do t’i ketë tre komponente:

  1. Do të përfshihen tregime dhe metodologji të ndryshme për inspirimin dhe edukimin e secilit qytetar.
  2. Krijimin e Facebook Grupit Të Bashkuar Për Të Mirën për mobilizimin e qytetarëve të Prishtines për të mirën. Bashkoju grupit këtu:

https://www.facebook.com/groups/151381405554423/

  1. Organizimin e eventit për ndarje të çmimeve për qytetari aktive që do të mbahet me datën 23 korrik në Kino Armata. Ejani (biletat falas):

https://www.facebook.com/events/415142408989320/?active_tab=about

Kjo kampanjë është e organizuar në mënyrë vullnetare dhe nëse mendoni që Kosovës i nevoiten më shumë iniciativa të tilla, të lutem shpërndaj tregimet dhe përdoreni #PërTëMiren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *