Obama mbështet martesën e të njëjtës gjini

Obama mbështet martesën e të njëjtës gjini – Kisha, amerikane e kundërshton

 

 

 

Kardinali Dolan: Komentet e Presidentit Obama se mbështet martesat me të njëjtën gjini janë një “trishtim i thellë”

WASHINGTON D.C: Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se ai mbështet martesën e personave të së njëjtës gjini. Në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC-News, Obama tha se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të martohen.
Ai tha se ky ishte mendimi i tij personal dhe se edhe më tej e mbështet të drejtën e shteteve për të vendosur vetë për këtë çështje. Disa shtete kanë kaluar ligjet e tyre që ose lejojnë ose ndalojnë martesën e personave të së njëjtës gjini.Mbështetja e Obamës është e para nga një president amerikan dhe është duke u përshëndetur nga aktivistë të të drejtave të homoseksualëve si një moment historik.
Por, me komentet e tij nuk do të pajtohen konservatorët socialë, të cilët thonë se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje. Obama u vu nën presion për të sqaruar pikëpamjen e tij, gjatë të paqartë, pasi që nënpresidenti Xho Bajden tha se ai nuk e kundërshton martesën mes homoseksualëve.

-Kardinali Timothy Dolan, president i Konferencës amerikane tëPeshkopëve Katolike (USCCB), në Shtetet e Bashkuara lëshoi mbrëmë një ​​deklaratë për shtypin amerikan. Në dekleratën e Kardinalit Dolan thuhet se “Komentet e Presidentit Obama sot në mbështetje të ridefinimit të martesës janë thellësisht të “trishtueshme”. Më tej ai thotë se siç kam deklaruar nëletrën time publike drejtuar Presidentit Obama më 20, shtator 2011, Ipeshkvijtë katolikë do të qëndrojnë të gatshëm për të afirmuar çdo masë pozitive e marrë nga Presidenti Obama dhe Administrata e tij vetëm nëse ato janë për të forcuar martesën dhe familjen.

“Megjithatë, thuhet në dekleratën e Kardinalit Dolan ne nuk mund të qendrojmë të heshtur dhe të “mbyllim gojën” fjalëveapo veprimeve që do të rrezikonin institucionin e martesës, i cili për fenë tonë është gurthemeli i shoqërisë sonë” thotë ai.

Më tej thuhet në dekleratë se :”Populli i këtij vendi,veçanërisht fëmijët tanë, meritojnë diçka më të mirë. Për fat të keq, sot fjalët e presidentit Obama nuk janë të habitshme, sepse atondjekin me veprimet e ndryshme të marra tashmë nga Administrata e tij që t’a dëmtojnë, ose injorojnëkuptimin unikë të martesës që e ka krijuara Zoti”.

“Unë, përfundon dekleratën e tij -Kardinali Timothy Dolan, presidenti Konferencës amerikane të Peshkopëve Katolike (USCCB), në Shtetet e Bashkuara, lutem për Presidentin çdo ditë, dhe do të vazhdojë të lutem që ai dhe Administrata e tij – të veprojë drejtë që të mbështesë dhe të mbrojë martesën si bashkimin e një burri dhe një gruaje, për të krijuar një familje dhe trashëguar fëmijë. Dhe kështu mund të kemi të gjithë shnacin që të punojmë për të promovuar dhe mbrojtur martesën dhe duke bërë kështu që ajo të shërbejë mirë me të vërtetë të gjithë njerëzimit. “/BEQIR SINA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *