Nga Prof Dr Shefqet Hoxha
“Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”
Njw gjetje e mencur dhe origjinale ndër më të mirat te shkruar e botuar ndonjehere per Mirditen
Para 24 vjetësh, në prill 1994, në një tubim përkujtimor kushtuar të shumëvlerëtit, abatit Preng Doçi, pata thënë: “Në lëmin e traditave historiko – kulturore Mirdita është një xehe ari dhe mirditorët shkelin çdo ditë mbi atë xeheror që ua kanë lënë trashëgim të parët”. Kur qeshë shprehur kështu, nuk e dija se aty ndodhej edhe një djalosh i ri nga Gëziqi, i cili sapo kishte nisur të pralmuenë idenë për të rëmuar në atë xehe të pasur e për të sendërtuar veprat e veta në të ardhmen, ndër to edhe “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, blenin e parë të së cilës e patëm promovuar në Lezhë, më 29 nëntor 2009 dhe të dytin sot para këtij auditori të nderuar.
Djaloshi i vitit 1994, Gjon Marku, tashmë është burrëruar e pjekur, formuar në disa fusha dijesh, shpërblyer me çmime e mirënjohje për contribute shkencore – kulturore e letrare, pse ka deshmuar zell, dije e vlera, është në vlagë të krijimtarisë, po korr frytet e djersës së vet dhe po lidh liktyrat e saj, prandaj na ka grishur sot që të gëzohemi bashkë me të në shendllëkun e njërës prej punimeve të veta në publicistikë, sepse ai ka contribute edhe në letërsi, filateli e histori: katër përmbledhje në prozën e shkurtër, dy portrete kushtuar mësuesve Preng Pjetër Filopati e Mark Legisi dhe tri monografi historike: Ndërfana, Mirdita në vision filaletik dhe Mirdita vendi I kuvebdeve vetëqeverisëse.
Të falemi nderës, Gjon!
Në dukë e mendësi, Gjon Marku është një mirditas i njëmendët, gazmro e dashamirës te s’vete, punëtor i vujshëm, këmbëngulës e sqimatar, prandaj ka hyrë shpërdhitas në rrethin e atyre që i dua dhe më duan. Pak si ngutas, por e ka shti një gju në sofrën e madhe të burrave të ditur Mirditas e te Shqipwrisw. Të lumtë!
Mirdita është vend i kuvendeve dokesë e kombëtare, zemra e katolicizmit shqiptar, truelli i shtetit të parë të Arbërit, treva më e nxehtë e Kanunit të Maleve, shpaluar në emër të Lekë Dukagjinit, tedeli i Shjenjtores Nënë Tereza dhe i aktorit të madh Aleksandër Moisiu, por edhe i sa e sa burrave dhe grave që e kanë nderuar krahinën dhe kombin dhe që janë shpallur në librat pwr Mirditwn tw Autorit Gjon Marku si, “Mirdita vend i kuvendeve Veteqeverisese” “Nderfana” , “Mirdita nw vizionin filatelik” ap monografit kushtuar “Preng Pjeter Filopatit e Mark legisit , dy mesuesve te parw mirditas *laike) . Ndërsa vepra e Gjon Markut “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” në dy blej është një gjetje e menduare origjinale në gjininë, ndër më të mirat shkruar e botuar për atë vatër të nxehtë të shqiptarizmit.
Edhe pse jo drejtazi, Gjon Marku me këtë vepër të këtij tipi të veçantë ka vijuar punën e nisur nga të tjerë, ka sjellë opinione, mendime e të dhëna që e shohin Mirditën edhe nga jashtë, që zdrisin edhe golle që shkërputhjer apo rëmimet e pararendësve, qofshin edhe bashkëkohorë, nuk e kanë bërë.
Janë mbi njëqind autorë, akademikë, profesorë, studiues, misionarë e artistë, miq e dashamirës ë asaj krahinë fisnike, që kanë shprehur gjykimet e vlerësimet e tyre për historinë, traditat dhe mendësinë e mirditorëve të djeshëm dhe të sotëm. Këta mendtarë, vendës, bashkëkombas e të huaj të shpërndarë gjithandej, nuk ka qënë e lehtë për autorin për t’I vjelë, I është dashur shumë kohë, po edhe mund e vlera financiare. Pori a ka vlejtur, sepse të dhënat e tyre vijnë dhe pasurojnë gërrithjet e Hahnit, Hekardit, Durhamit, De Grandit, Ippenit, Nopçës, Baldacit, Ivanovës, Desnickajës, Peter Bartlit dhe kontributet e Prend Doçit, Shtjefën Gjeçovit, Ambroz Marlaskajt, Dodë Kolecit, Ndoc Nikajt, Prend Sulit, Nikollë Kimzës, Dhimitër Shuteriqit, Kolë Shtjefnit, Gjergj Shabanit, Zef Harapit, Stavro Frashërit e të tjerë.
Kësaj tube studimesh I janë bashkëngjitur me punë serioze edhe akademikët Mark Tirta e Zef Mirdita si dhe Pal Doçi, Ndue Dedaj, Nikollë Loka, Pal Nikolli, Preng Cubi, Xhemal Meçi. Në këtë asmbël bën pjesë edhe Gjon Marku, I cili me veprën e tij madhorë “Antanologji e mendimit të sotëm për Mirditën” dhe me monografitë kushtuar Ndërfanës së tij të dashur, po dëshmon atdhetari, toçitje shkencore, përkushtim të ngulët. Ky mirditor I mirë së bashku me kolegët e tij, po I heqin dalë e dalë vellon tumës Mirditë dhe po I nxjerrin në dritë vlerat e shumëdyershme të saj.
I uroj punë të mbarë!
“Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, një thesar që duhet zbuluar…
Prof. dr. Bardhosh Gaçe
Libri “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, përgatitur mençurisht dhe me një sens mjaft praktik nga Gjon Marku, mendoj se është një nga librat më të veçantë të këtij lloji, pasi në të gërshetohen dy arsyetime logjike për të njëjtin problem. Së pari është lidhja e fortë dhe ndjeshmëria qytetar e autorit, i cili ka zgjedhur dhe ka përdorur një gjetje interesante për të shkruar dhe folur për Mirditën dhe së dyti është kontributi qytetar, kulturor, njohës dhe vlerësues i mjaft personaliteteve të dijes shkencore, kulturore, të folklorit, të letërsisë, të besimit dhe të historisë.
Libri antologjik “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, është një libëri gjerësishëm për Mirditën, i cili për shkak të kontributeve të shumta të opinioneve dhe të mendimit për një trevë emblematike në rrjedhat e hershme dhe të vazhdueshme të historisë, sjell informacion, mendim, njohje dhe vlerësim dhe për shumë çështje të tjera historike, kulturologjike, etnologjike, të besimit, të lidhjeve dhe faktorëve historikë të vendit dhe në kontekstet me fqinjët dhe të tjerët. Nëse do të kërkohet për të gjetur një “komunikim”, që çdo vendasi i duhet të bëjë me vendin e tij, njerëzit, referencat historike dhe vijueshmërinë e një udhëvazhdimi të Mirditës në rastin tonë, përmes këndvështrimesh të shumta, kulturën, larminë shkencore dhe interpretuese, në një diapason të gjerë brezash dhe niveleve të dijes, autori i ka sjellë në këtë libër. Gjon Marku ka hyrë në një oqean informacioni dhe vlerësimesh, herë shkencore, herë kulturore, herë fetare, historike, dokesore dhe zakonore, etnopsikologjike dhe etnokulturore, që në fund të fundit kanë përmbushur një tipar interesant dhe hulumtues në këtë mënyrë.
Libri antologjik “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” është ndërtuar mbi njëmendim të qartë, që pavarësisht shumësisë së opinioneve, sjellë përmes intervistave të personaliteteve të dijes dhe të shkencës në të gjithë gjeografinë intelektuale shqipëtare, në veri, jug, në Kosovë apo gjetkë, ajo ka një qendërsi, një “kërthizë”, njohjen, dijet dhe vlerësimin që intervistuesit kanë për Mirditën. Në këtë kuptim, duke qenë më shumë me një sens enciklopedik dhe jo arkivor, libri në fjalë ka përmbushur qëllimin e mirë të autorit, i cili duke qenë mirditorë i thekur, për t’i kontribuar një opinion të sistemuar, pavarësisht të gjerësuar, në të dy vëllimet e librit në fjalë sjellin mendimin e tyre mbi njëqind njerëz të dijes dhe të kulturës, për të cilët nuk dyshohet aspak në personalitetin e tyre apo akribinë shkencore.
Libri ka një diapason preferencial dhe një kontekst të gjerë, i cili lexohet si histori dhe si kulturë shpirtërore, lexohet si një libër me ngjarje dhe si një libër besimi, një besimi në kuptimin më të gjerë dhe më të plotë të fjalës, për atë që zakonisht ka interes lexuesi. Pa hyrë në një receptim racional të dy vëllimeve të antologjisë së mendimit intelektual dhe shkencor për Mirditën, nuk duhet harruar se libri lexohet mjaft mirë dhe arrin të komunikojë me të gjithë shtresat e lexuesit, që për mendimin tim përbën gjënë më të rëndësishme të tij, duke e bërë atë një përdorues të gjerë, familjar, shkollaresk dhe shkencor hulumtues. Përzgjedhja dhe krijimi i “shtegut” të duhur për të përmbushur qëllimin e tij autori, e ka bërë këtë antologji të pakundërshtueshme nga njëra anë dhe të nevojshëm nga ana tjetër. Duke qenë si e tillë, dhe si e gjitha e ngritur mbi një lloj komunikimi të zhdrejtë të autorit me shumë – autorët e tij, mënyra për ta lexuar atë është e shumëllojtë dhe e gjithëpranueshmë, ndërsa leximi analitik i tij është i nevojshëm të propozohet.
Në asnjë studim, interpretim, monografi, histori apo kontribut shkrimor dhe referencial Mirdita nuk është parë më gjerësisht dhe më e argumentuar si një nga vendet më të hershme shqiptare, si udhëvazhduese e kulturës së saj, një krahinë interesante në angazhimin kombëtar. Për këtë shkak dhe kontiunitet të provuar tashmë, Mirdita është një model i shkëlqyer, në të cilën u ruajtën mjaft mirë thelbi dhe racionaliteti mbijetues, të cilët mirditori dhe nëse për shkaqe historike ishte i shtrenguar t’i humbiste shumë gjera, ai ka pasur një arkiv të thellë, të qëndrueshëm dhe mjaft rezistente për të mos e humbur kolorin dhe thelbin e saj. Mirditori është krijuar me një kompaktësi shpirtërore dhe psikologjike, me një qartësi mendimi dhe inteligjence integrale për të perceptuar të ardhmen dhe zhvillimin. Në këtë kuptim, mirditorët kanë ditur ç’të heqim dhe ç’të ruajmë në rrjetat e historisë dhe të zhvilimeve kulturore dhe ato të marrëdhënieve me pushtuesit, qofshin ato të natyrës ushtarake, qofshin ata të pushtuesit në kuptim të drejtë të fjalës.
Pra, para se të flasim për shtresimet që një lexues analitik, një student dhe hulumtues, të cilët arrijnë të gjejnë një lëndë të konsiderueshme në këto dy vëllime të Antologjisë së mendimit për Mirditën, përmes një koncepti gjithëkohor, mendoj se pasuria më e madhe të cilën e vë në dukje dhe përmend ky botim ështëmirditori i hershëm, mirditori që krijoi një marrdhënie të paqtë dhe ekulibruese me besimin kristian të hershëm, mirditori që arriti të orientohet mjaft mirë nëpër kohë, në mjedisin e tij dhe në marrëdhënie të shumëta që janë shfaqur dhe diktuar Mirditës. Pikërisht, kjo ka qenë dhe ka mbetur në një pikë nyje të diversitetit kulturor fetar të brendshëm dhe më gjerë, mirditori ka qenë dikur t’i përshtatet kohës dhe motit, e që për më tepër ka ditur të përcjellë gjatë gjithë brezave trashëgiminë dhe aktualitetin jetësor, për të ardhur deri në ditët tona i veçantë dhe me identitetin e vet.
Kjo qasje dhe ky evidentim është i pranishëm në të gjithë librin, në të gjithë opinionet dhe vështrimet shkencore-burimore, duke e njohur Mirditën si një burim të vazhdueshëm dhe parësor në të gjithë identitetin e saj, i cili është vërtetuar nga tiparet bazike që e karaktizojnë një krahinë të caktuar. Kjo është shumë e rëndësishme për ta kundruar edhe lidhjen e fortë dhe bashkëpunimin që autori Gjon Marku ka arritur të ketë me të gjithë personalitetet që u ka marrë mendime specifike për Mirditën, një marrëdhënie të rëndësishme njohjeje specifike, pasi një pjesë e madhe e tyre, krahas njohjes kulturologjike që ka nëpër këtë krahinë, kanë sjellë në vëmendje dhe burime historike mjaft të rëndësishme të njohura dhe të panjophura, por që në këtë kontekst marrin një rëndësi dhe vëmendje të veçantë. Kjo e bën librin e Gjon Markut një vepër burimore për studimet ardhme etnokulturore mbi Mirditën.
Por, a ka arritur ta “zbulojë” autori Mirditën në plotësinë e saj dhe pse ndryshe shumë vendeve të tjera, trevave dhe krahinave të tjera shqiptare, për të kanë folur dhe shkruar, kanë sjellë në vëmendje një njohje të gjerësishme mbi njëqind autorë, njerëz të dijes? Unë mendoj se jo. Një nga thesaret e paçmuara të kësaj krahine, e cila ka një specifikë të pandryshueshme është personaliteti dhe karakteri i mirditorit, i cili shfaqet në një mori marrëdhëniesh dhe gjendjesh. Në të vërtetë në këtë vijueshmëri të dallueshme dhe lavdëruese për Mirditën është vetë mirditori, i cili më së pari është krijuar brenda mjedisit dhe rrethanave të tij. Teoritë e studimeve për raste të tilla janë të njohura dhe të shumta në botë, por dhe ndër më interesantet.
Një nga tiparet më të qartë të veprës “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” është se ajo ngjan me një libër të hapur për shkak të këndvështrimeve të shumta që ka në libër për krahinën dhe për shkak të shumësisë së këtyre këndvështrimeve. Përzgjedhja e njerëzve që kanë shkruar dhe kanë pasur dëshirën të japin opinione, mendime, të sjellin burime për Mirditën është e rëndësishme në këtë rast. Gjon Marku ka pasur një qëllim fundamental, të kuptueshëm që në elementët më të theshtë të veprës, qoftë ajo titullore; ai ka kërkuar t’i shkojë sa më në thellësi, sa më në primitivitetin e hershëm Mirditës, burime që nuk mund të bëhen bashkë sin ë një rast të tillë.
Autorë të tillë si : Dhimitër Shuteriqi, At Zef Pllumi, Mark Krasniqi, Pal Doçi, Vili Kasmi, Mikel Prenushi, Mark Tirta, Muzafer Korkurti, Neritan Ceka, Moikom Zeqo, Gjerak Karaiskaj, Pëllumb Xhufi, të cilët kanë një bagazh të rëndësishëm shkencorë, arrijnë t’i afrojnë qasjes për Mirditën një lloj komunikimi të nevojshëm për dëshmitë që reflektojnë praninë e Mirditës që nga antikiteti në këtë rajon të diversitueshëm dhe të zhvilluar në marrëdhënie me Perëndimin.
Shuteriqi shkruan për një dëshmi të tillë interesante: “ Nga dinastitë e arbërit, mësova se ishte ndërtuar kisha e Gëziqit. Mirdita kështu vërtetohet mirë se, në shekujt XII- XIII, bëmnte pjesë në shtetin e parë shqiptar të njohur si një krahinë ndër më qëndroret”. Një këndvështrim i tillë përveçse sjell një njohje të nevojshme për Mirditën si trevë, merr një rëndësi po kaq të nevojshme dhe për historinë kombëtare, për arsye të marrëdhënieve të njohura që ajo ka pasur jo vetëm me krahinat përreth, por edhe me dinastitë e huaja, veçanërisht të Perëndimit.
Mirdita është një shembull i njohur nga të gjithë burimet historike dhe shkencore të mendimit historik dhe social, që ishte një nga trevat e cila ka ruajtur një identitet të pandryshuar në të gjitha rrethanat dhe pikëpamjet. Si e tillë, dëshmitë e identitetit, që më së pari kanë të bëjnë me besimin katolik, zbulohet në një seri bashkëpunimesh dhe dëshmish që sjellin personalitete të tilla, të cilat janë marrë qoftë me histori, po ashtu edhe me element të tjerë të brendshëm racional të identitetit.
Identiteti i mirditorëve dhe i vetë Mirditës është ndërtuar mbi një serë elementësh, të cilëve iu është dashur t’i rezistojmë kohës, veçmas pushtimit osman. Të mbeturit njerëz të besimit katolik, një besim që ngrihet mbi një strukturë komplekse shpirtërore, parimesh, nnjohjesh dhe sjelljesh mbi familjen, filozofinë jetësore, marrëdhëniesh, ritesh dhe zakonesh, mirditorët përbëjnë një rast unik dhe fatlume që lidhet me identitetin e tyre. Ruajtja e besimit të tyre katolik, përpara se të konsiderohet një tipar i rëndësishëm i qëndresës dhe kundërshtimit të çdo tendence tjetër për ta zhbërë besimin e tyre, ka të bëjë me intelektin dhe dijen që ky besim i ka ofruar mirditorit që nga primitiviteti deri në ditët e sotme.
Duke mbetur një krahinë e tillë, në këtë liner dëshmohet edhe marrëdhëniet dhe raportet që jo vetëm Mirditës apo trevës veriore, por gjithë shqipërisë, i është krijuar mundësia e bashkëpunimit dhe komunikimit veçmas me perëndimin, për të cilin kemi pasur gjithmonë nevojë. Opinionet dhe konsideratat e njerëzve të tilla si: Mark Tirta, Mark Krasniqi, Kolë Jakova, Bik Ndoja, Zef Simoni, Aleksandër Meksi, Zef Mirdita, Pjetër Arbnori, Rrok Mirdita, Ahmet Osja, Fran Luli, Angelo Masafra, Anton B. Fistani, Mark Marku, Dom Gjergj Meta, Kolec Topalli, Edmond Tupja e të tjerë, përbëjnë një skedë me peshë për një çështje të tillë. Mjafton të sjellësh në vëmendje opinionin e Rrok Mirditës, Një njohës i rëndësishëm i çështjeve të identitetit që ëstë i pranishëm përmes besimit fetar. Ai shënon: “Mirdita zgjodhi të bënte flinë e suksesit që mund të arrihej me anë të kompromisit, dhe mirditasittë ruanin vlerat e tyre shpirtërore. Pramdaj mbijetuan. At, mendoj, nuk u mbyllën në kështjellat natyrore të maleve të mrekullueshme të kësaj zone për t’i bërë përballë rrezikut të tjetërsimit të karakterit të tyre, sa qëndruan të hapur por të paepur në kështjellën e një shpirti kristian që nuk dontë të vdiste”. Mirdita ka ardhur që nga lashtësitë si e tillë. Zbulimet arkeologjike në Mirditë, arkivat e hershme dhe të vona, kronikat e kohës, njoftimet nga koha e shtetit të Arbrit, Dokumente të Vatikanit, relacionet e shumëta të mëvonshme, madje dhe të kohës osmane, kanë zbuluar se Mirdita është një nga trevat dhe krahinat e rëndësishme shqipëtare që kanë pasur një vijimësi historike të qëndrushme dhe pa shkëputje, pa hune dhe pa spastrime. Në vijimin e logjikës lidhur me një çështje të tillë. Rrok Mirdita sjell një këndvështrim original dhe tënevojshëm për ta kupëtuar mirë këtë vijimësi. Ai thotë: “Do të mund të renditeshin një sërë arsyesh që shpjegojnë këtë qëndresë, si për shembull trimëria, bashkimi, shpirti i flijimit, dashuria për identitetin e tyre e shumë të tjera dhe më bindëse, por unë mendoj se nuk gabohem nëse vë theksin mbi një arsye që më duket shumë bindëse dhe që është ajo e pranisë së murgjve benediktinë në këtë trevë. Murgjit benediktinë kanë brumosur gjithë kulturën perëndimore pa dalë në skenë ata vetë”. Do të ishte një sfidë e bukur dhe me shumë vend të bëhej një studim i tillë.
Kultura, besimi, shpirti, intelekti, vendi që mirditori ka zënë në historinë shooqërore, si një profil i veçantë dhe i identifikueshëm është kompleks. Në Mirditë ka funksionuar mjaft mirë një traditë e njohur që në lashtësi, ajo e shembullit të mirë në të gjithë aspektet, që një gjuhën e përditshme njihen si derë e mirë, shtëpi e mirë, prijës i mirë, burrë i mençur, burrë trim, pasi në historinë e hershme dhe të vonë kjo marrëdhënie e qëndrueshme ka funksionuar, veçmas që para funksionimit të shtetit. Mirdita ka pasur shtëpi të njohura, dyer të mëdha, njerëz të mendimit pozitiv dhe progresiv, të cilat kanë arritur të diktojnë tek mirditorët dhe njerëzit e tjerë vullnet të mirë, për të përbërë forcë, qëndresë dhe mbijetesë në kushtet e vështira, drejtësi dhe ekuilibra në marrëveshjet mes mirditorëve në situata të tilla, duke diktuar dhe mbështetur reformat ë nevojshme në ndihmë të mirditorëve dhe më gjerë.
Në këtë kushte dhe rrethana bashkëpunuese, historia e Mirditës është dhe një shembull jashtëzakonisht i mirë i kësaj përvoje që nga hershmëria. Studiuesi i njohur Pal Doçi, duke e njohur mjaft mirë historinë e dyerve të mëdha dhe të personaliteteve të Mirditës, si vendi i Kishës së njohur të Rubikut, të Mbishkrimit Epigrafik të Gëziqit (i cili është gjetur në Kishën e Shën Mërisë së Ndërfanës dhe në Malin e Shenjtë me Kishën e Oroshii), vendi i Blinishtëve, i Kullës së Oroshit, vendi i Gjon Gazullit, i Leonardo De Martinos dhe shumë figurave emblematike, ai shkruan: “Në Mirditë kanë lindur një varg burrash të penës si: Don Koleci, gjuhëtar e leksikograf, Prend Suli etnolog, historian, Nikollë Kimza, historian e ndonjë tjetër të panjohur ende, për të mbërritur të dijetari mirditor i njohur në nivelet evropiane si Ambrozio Marleskaj”, i cili njofton një nevojë të rëndësishme, se për ta zbuluar Mirditën dhe mirditasit duhet kohë dhe gjurmim i shumtë.
Duke qenë një trevë vërtetë e rëndësishme historike dhe kulturologjike, mirdita është një burim i rëndësishëm dhe original i kulturës së jetesës, i kulturës shpirtërore, i marrëdhënieve me të kaluarën siç janë mitet dhe etnopsikologjia, ligjet dhe rregullat që rregullojnë marrëdhëniet mes njerëzve dhe interesat e caktuara mes tyre. “Kushtetuta”, e njohur që herët në trevat katolike të Veriut është “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, ai ka vepruar dhe në Mirditë. Studiuesi i njohur Ismet Elezi e quan një element identiteti këtë në këtë krahinë. Madje ai shkon deri në thelbin e kanunit, duke shquar brenda tij dhe në indin e tij realitetin mirditas. Ai shkruan: “ Faktet historike tregojnë se Kanuni u ngjiz kryesisht në Mirditë, si epiqendra e tij, dhe Gjeçovi aty e mblodhi dhe e kodifikoi Kanunin e Lekë Dukagjinit gjatë dhjetë vjetëve që shërbeu si frat në Gomsiqe…”. Ky është një fakt interesant për të shpjeguar një nga hulumtimet më të rëndësishme për një fundament të tillë, për një nga pasuritë më të mëdha që ka vendi, siç është kanuni, një dokument, një “Kushtetutë” brenda të cilës ka një përvojë historike e jetësore të gjatë.
Një nga veçoritë që bie në sy në intervistat e dy vëllimeve është, se pjesa më e madhe e tyre merren me tiparet dhe karakteristikat e mirditorit, të cilat kuptohen lehtësisht. Është një nga burimet dhe referencat më interesante, që duhet lexuar dhe shquajtur me intelekt. Kjo është e vërtetë. Mirditori ka tipare të dallueshme, të kuptueshme sapo ulesh dhe komunikon me të, sapo e sheh dhe shtrohesh në debat. Të zgjuar, elegant, të prire ndaj arsyetimeve analitike, krenarë dhe të formuar mjaft mirë si katolik. Thjeshtësisht kjo ka të nëjë me rrugëtimin historik të tyre, identiteti i mjedisit dhe psikologjisë dhe ajo që është më e rëndësishmje kultura shpirtërore e tyre.
Një nga shtresimet e rëndësishme të identitetit dhe pranisë së Mirditës dhe mirditorit është pasuria shpirtërore, aftësia dhe natyra krijuese e tyre. Etnologët, kulturologët, studiuesit e psikologjisë dhe tëfushave të tjera të dijes, madje dhe klerikët, gjejnë në Mirditë dhe njerëzit e saj një thesar të madh autentik kulturor dhe shpirtëror. Kjo lidhet me shumë arsyetime dhe nga praktika jetësore. Studiuesi i njohur akademik Mark Krasniqi shkruan: “…në Mirditë studiuesi i dokeve dhe zakoneve, i veshjeve popullore, i letërsisë gojore, i arkitekturës folklorike dhe i shumë dukurive të tjera etnografikem gjen një burim të pashtershëm për punën e tij”. Ndërsa studiuesi tjetër Jup Kastrati shkruan: “Mirditën e kam njohur përmes dokumentash të shumta që kam kaluar nëpër duar për 60 vjet. Mirdita është një minierë thesaresh në historinë tonë kombëtare.”
Në këtë horizont kulturor, shkencor dhe kombëtar, me të drejtë akademiku Rexhep Qosja ndriçon në mendimin e tin edhe mjaft meteor intelektualë të çmuar të shprehen mbi Miridtën si: Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Abat Doçi, Pjetër Zarishi, Filip Shiroko, Luigj Gurakuqi, Ndue Bytyçi e gjer te Gjon Buzuku, të cilët ngrihen si monumente të rralla në qiellin e etnokulturës shqiptare.
Të dhëna të rëndësishme për një temë të tillë kaq të veçantë sjellin dhe burimet që konfirmojnë studiues dhe intelektualë të tillë si: Vili Kamsi, Kolë Jakova, Ismail Kadare, Andromaqi Gjergji, Tinka Kurti, Shefqet Hoxha, Jorgo Bul, Dorian Nini, Frrok Çupi, ZXhani Ciko, Angelo Masafra, Agim Faja, Gjovalin Shkurtaj, Agron Xhagolli dhe të tjerë.
Siç shihet, përmes një vepre voluminoze dy vëllimshe, mirdita ka një pamje të gjerë, të larmishme dhe të besueshme. Përveç një opinion të rëndësishëm për të, Gjon Marku dhe bashkëbiseduesit e tij na kanë ofruar një mundësi të rëndësishme burimesh dhe referencash për ta studiuar dhe për të depërtuar më thellësisht në të kaluarën dhe shpirtin mirditor. Vepra është një gurë i çmuar, i shtruar në murin e fortë të kështjellës historike dhe kulturore të Mirditës.
Vlorë – Tiranë, prill 2018