Sapo doli nga shtypi libri “Il giorno di Santa Madre Teresa”, botim i shtëpisë botuese të Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana), më prestigjozia e ndër më të njohurat në Itali. Autore është , Edlira Zhiti, që ideoi dhe mblodhi emocionet dhe mbresat e grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë, të pranishëm në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin “San Pietro” në meshën e madhe të celebruar nga Papa Françesku. Edlira Zhiti me ato shkrime krijoi antologjinë e saj, sa të veçantë dhe origjinale, po aq dhe dhe universale. Secila prej pjesemarreseve në antologji, ambasadore apo bashkeshorte ambasadori, ka sjellë rrëfime e përsiatje të drejtperdrejta, që i lidhin me Shenjtoren. Disa prej tyre kanë patur fatin jo vetem ta takojnë, por dhe të luten së bashku me të, dikush tjeter tregon një udhetim nga Roma në Vjenë, pas lumturimit të Nene Terezes – me reliquet e saj, një tjetër tregon dhe për takimin e Nënë Terezes në Tiranë më vejushen e diktatorit, një grua tjeter, tregon që e arrestojnë në moshen 18 vjecare se shpërndante literaturë subversive, ndersa me vone njihet me lutje të Nënë Terezës duke fituar kështu lirinë e brendshme si dhe mjaft deshmi të tjera që të mrekullojne me sinqeritetin e tyre. “Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave”, – shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që paraprin shkrimet, ku gjendet ato të ambasadoreve, asaj të Mbretērisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshorteve të ambasadorëve si ajo e Japonisë, ndërkohë dhe konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikes Demokratike të Kongos, Rusise, Slovakisë, Sllovenise, Hungarisë e Bashkimit Europian. Në fund të librit janë vendosur deshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymezuar prej Nene Terezes kane ndjekur rrugen e Saj…” E kam ndjekur Nënë Terezën”, – thote Edlira Zhiti. – Kam qene në ditën e Lumturimit të Saj si pelegrine në Sheshin “Shën Pjeter” së bashku me bashkeshortin dhe djalin tonë, Atjonin, emri i të cilit në shqip do të thotë “Ati ynë”.Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezes ku merrja pjese si bashkeshorte e titullarit të Ambasadës Shqiptare, sytë e mi nguleshin te vendi ku Atjoni ishte ulur dikur… Prania e Tij e perhershme në ne, që drejton zemrën dhe hapat e mi, më thërriste ta bëja këtë libër, që perbashkon shtete e kontinente me bukurinë e pafund te shpirtit të gruas, të shenjtërisë së nënës.”