Pjetër Jaku,
Botues i Revistes Periodike “ Kuvendi” në U.S.A.
Rasti i Lezhës është më uniku, besoj në botë. Ndodhi në Barcelonë ikja e Presidentit, por jo qeverisja lokale, për një akuzë kombëtare, si prishja e Spanjës. Kanë shkuar kryetarë e presidentë, por jo drejtimi i një rajoni, a i një qyteti. Pse pikërisht të bëhëj kurban kolektiv Kryetari i një Bashkie të madhe, si ajo e Lezhës. A mund Qeveria, ( nëse do kishte Qeveri ) të prishte një vendim ( supozojmë se është i paligjshëm), para se të urdhërontë policinë politike shqiptare, të arrestonte kryetarin dhe gjithë stafin e një bashkie?
Që ky është një veprim politikisht i motivuar duket edhe nga më nga naivet. Fran Frrokaj nuk u zgjodh dje kryetar bashkie. Ai ka drejtuar një komunë, afërsisht sa kjo bashki, me resurse të mrekullueshme turistike, ( Bregdetin e njohur të Bregut të Matës, por edhe Lumin e Matit). Me toka bujqësore e mera, qe mund të shëndërroheshin në përfitime marramendëse, dhe e la ta shkilte ligjin, në një vend ku nuk kishte mbetur gur e shkëmb pa u shitur, nga Shëngjin deri në Velipojë. Përpara Fran Frrokaj, bindem se duhet të jenë nja njëmijë të tjerë që duheshin arrestuar për kësi lloj “shkeljesh” me tokat dhe pronat. Fran Frrokaj nuk ma merr mendja se është aq miopë, sa ta bëj shkëmbin tokë!
Si mundet policia të bëj rolin e shtetit për një drejtues rajonal të votuar dhe me mandat, pa miratimin e organeve qendrore? A është një zhurmë, që padrejtësisht duhet ta vuaj një drejtues i njohur dhe shumë punëtor si Fran Frrokaj, pinjolli i një familje me shumë zë, me një edukim perfect personal dhe ndjenjë të theksuar kombëtare e paqësore?! Kush i dha lejet e ndërtimeve në Tiranë dhe kush e hapi rrugën e shkeljeve sistematike në drejtimet e Bashkive? Kryetari sotëm i Qeverisë. Prej këtu ku jetojmë e punojmë prej afro 20 vjetësh, i dimë rastet flagrante të ryshfeteve që pranonin sekseret e kryetarit, para se karriga e Ramës të firmoste majtas e djathtas, për milionat e përfitimit. Kur duhet t’i pagujan popullit këta sharlatanë e megallomanë, që pesha e ligjit për ta është sa një gjethe dimri?!
Shqipëria do të kishte të varfër ekstrem, shumë më pak se sot dhe pensione sa dyfishi i sotëm, vetem kur këtyre kllounëve model të cirkut politik shqiptar , t’u sekuestrohej pasuria dhe të dilte në anëkand për të mbushur arkën e shtetit, për rrogën e mjekëve, mësuesve, policëve dhe pensionet. Po bëhen 30 vjet dhe veç arritje spontane ka Shqipëria! Shihni të ardhurat mujore për frymë në shtetet fqinjë, por edhe në Serbinë që doli nga 99 e dërmuar dhe e izoluar nga presioni ndërkombëtar, për problemet e brendëshmë qe kishte dhe ka, për të mos përmendur Kroacinë dhe Slloveninë, deri Malin e Zi!
Pse krimet e rënda nuk hetojnë ish kryetar e drejtues, deputet, shefa policie, që bënin e bëjnë si t’u dojë qejfi, me ligjin, me shtetin dhe me popullin që dremit në errësirë, në kohën e dritës? Për të hetuar ata, duhet të hetojnë veten së pari! Pse falen Qazim Sejdia e Vangjush Dako? Ç’u bë me kryetarin e Vlorës e me kryetarë të tjerë besnikë të partisë diktatoriale të sotme? Te currilat e Durrësit rritet pallati i Vangjos, deri në qiell, po qeveria nuk e sheh ( sheh gurët e Ranës së Hedhun) ku fshihet si struci Presidenti i sotëm. Shëngjini dhe Mali i Rrencit kishte Komunen e tij deri vjet, ku s’ma do mendja se lanë një gurë pa e privatizuar, jo vetëm njëherë. Mbivendosja e pronave, është sot problem numër një, në gjithë bregdetin shqiptar por, edhe në të gjitha tokat shtetërore dhe pyjet, nga Veriu në Jug. Ç’ bën Qeveria për këtë?
Ku janë Krimet e Rënda dhe Prokuroria Shqiptare për rastin Tahiri, që gjithë bota i mësoi faktet e tij, deri dhe patenta dhe para të fshehura, le drogen që e ktheu në një aksion kombëtar si të korrat e viteve të lulëzimit socialist? Këto vendime të lexueshme policeske duhen kundërshtuar ashpër, për të mos lejuar kurrë rikthimin e diktatures komuniste, në emër të ligjit selektiv, dhe të uzurpimit shtetror të kupolës diktatoriale.
Sarkazmat me “peshqë të mëdhenjë” s’ka pse të fillojnë me sardelet dhe sajesat delirante të Qeverisw policeske shqiptare.