Qëndra Albanian Excellence me qëndër në Tiranë dhe Shoqata Vorea, me qëndër në Frascineto, Itali, nënshkruan ditët e fundit në Frascineto, një qytezë e vogël në Kalabri e banuar nga shumicë arbëreshe, një marrëveshje bashkëpunimi e cila ka në qëndër të saj , evindentimin , vlerësimin , njohjen dhe përhapjen e traditës arbëreshe, një qëndrese kolektive e admirueshme ndaj të parëve të tyre, që kurse u detyruan të lenë Arbërinë pas shekullit të XV , me vdekjen e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Marrëveshja u nënshkrua në Komunën e Frascineto-s, në prani të Kryetarit të Komunës, Dr. Angelo Catapano, për Albanian Excellence nga Drejtoresha Ekzekutive e qëndrës , Znj. Flora Nikolla dhe për Shoqatën Vorea nga Drejtoresha Ekzekutive, znj. Lucia Martino.
Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim dy vjecar mes dy shoqatave të njohura për aktivitetin e tyre konkret në favor e në mbështetje të më të mirës shqiptare dhe arbëreshe, në kulturë dhe art dhe në turizëm , një sferë për të cilën dy shoqatat janë angazhuar përmës shumë iniciativa të reja, nisur edhe nga që turizmi është më pak i zhvilluar mes dy zonave në kohën e ushtrimit të turizmit kulturor, elitar dhe emocional me nota argëtimi.
Ajo parashtron njëherazi edhe organizimin e aktivitetit shumëdimensional “ Të dua Arbëri”, që do të zhvillohet nga 1 deri ne 6 Maj në Shqipëri, përkatësisht në Tiranë, Krujë, Lezhë, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër e Madhe, në kuadër të shpalljes nga Qeveria shqiptare, të vitit 2018 si, Viti i Skëndërbeut.
Në bazë të kësaj Marrëveshje, gjatë këtyre ditëve , grupi prej të paktën 20 arbëreshësh do të përformojë në muzikë, traditë, teatër kulinari, më të mirat e spikatura, nga enciklopedia njerëzore e arbërësheve, këtyre shqiptarëve të Italisë,një nga rastet unikale në botë të ruajtjes në këtë formë kaq sublime të jetës së të parëve të tyre .
“Të dua Shqipëri”, tha mbas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje , Kryetari i Komunës së Frascinetos, Dr . Catapano , i cili përgezoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje si një hap më shumë më afrimin mës Arbëreshëve të Italisë dhe Shqipërisë .
Ai falenderoi gjithashtu të dy shoqatat , për vullnetin e tyre të mirë në organizmin e aktivitetit “Të dua Arbëri “, nga 1 deri ne 6 Maj në Shqipëri, duke u shprehur optimist që ky aktivitet kaq domethënës , do të vijojë edhe me aktivitete të tjera nga të dy shoqatat , shqiptare dhe italo-arbëreshe.
Zonja Lucia Martino, një zonjë e rrallë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditës arbëreshe tha se ishte e emocionuar dhe priste me padurimm zhvillimin e “Të dua Arbëri”, ku ajo do të prezantonte njëherazi me grupin e saj të gjithë atë punë të vullnetshme e plot dashuri, që ka bërë për një kohë të gjtaë, në krijimin e traditës teatrore , të ruajtjes së kulturës së gjithë kahershme shqiptare përfshirë edhe kulinarinë të cilën ajo me shumë zell, dëshëron t’ua bashkangjisë edhe menuve të restoranteve shqiptare.
Flora Nikolla, drejtuese e Qendres Albanian Excellence, tha se projekti, “Të dua Arbëri”, është një projekt i ndërtuar me dhe mbi dashuri e vlerësim për këtë pjesë shqiptaro-italine, të cilët me devotshmëri kanë ruajtur deri më tani, gjuhën, traditat, doket shkrimin e shqipes, ashtu sikundër edhe ritet fetare.
Sipas zonjës Nikolla, ndër të tjera ne të gjitha fushat sikundër edhe letërsia arbëreshe ka shumë krijues, poetë, shkrimtarë, intelektualë të njohur, jo vetëm në Itali e Shqipëri por kudo edhe në mërgatë dhe kjo është një detyrë më shumë e shoqatës që ajo drejton për evidentimin dhe botimin e tyre në një të afërme në vëllime të vecanta, si një vlerë e shtuar e këtij fenomeni historik dhe me vlera të vecanta.