Një falenderim mirënjohës dhe fotot e aktivitetit!

Pjetër Jaku

Së pari falenderoj Këshillin e Qarkut Lezhë ( të gjithë anëtarët që më votuan) , për  Titullin “ NDERI I QARKUT LEZHË”,  dhe të pranishmit në ceremoninë zyrtare të dorëzimit, N/kryetarin Agustin Marku, Sekretaren Mariana Ndoci dhe punonjëset Ida Prendi e Suela Kovaçi.

Për të vazhduar me një radhë pa numër, falenederoj nga zemra ata që më shkruan për pamundësinë e ardhjes si Shpresa Rama, Ekrem Bardhen që ato ditë ndodhej në Jug të Shqipërisë me angazhime pune, Ermira Ymeraj, Rovena Vata, Rifat Ymeri , Qemal Gurin e ndonjë tjetër, që për arsye të arsyeshme, nuk munden të jenë të pranishëm.

7 janar 2018-2

Klubin Letrar “ Ndoc Gjetja” me kryetare shkrimtaren Lulëzime Celami, që propozuan emrin tim për këtë tiull, në Këshillin e Qarkut.

Një falenderim tjetër që duhet të zërë vend të rëndësishëm, per mikun e shkrimtarëve, por edhe njërin prej atyre që duken pak e bëjnë shumë, i cili kujtohet përherë për ne, Pashk Vathaj. Por, bashkë me Pashkun edhe Salvador Gjeçin, autor librash, që veç rastit tim, bënë një gjë, që deri më sot se kam dëgjuar, ndoshta rast unikal, shtëpinë e poetit , njeriut të mirë Ndoc Gjetja. Poetin Viktor Gjikolaj ,moderatorin model të këtyre ceremonive, por edhe shpirtëgjërësinë e tij për arritjet e miqëve.

Të ardhurit nga larg Ilir Shaqirin dhe Adem Gashin, krijues të mirënjohur, Iliri tashmë dhe shkrimtar e studiues, sidomos me romanin me temë arbëreshe, “ Lemza e Dheut”

Poetin, prozatorin dhe përkthyesin e njohur, mikun tonë të mrekullueshëm Agron Tufa, me bashkëshorten Elvana Zaimi, që lanë punët e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet, të cilët s’u lodhën për të na nderuar edhe në Ditët e Letërsisë Shqipe në Detroitin e largët.

Miqtë e mi , piktorin Pashk Përvathi që, edhe pse kishte të atin në momentet e fundit të jetës së gjallë, gjeti mundësinë për të ardhë, gazetarin dhe  botuesin Frano Kulli, Ndue Dedajn, jo vetëm si poet e shkrimtar, por të papërtueshmin për të pasqyruar gjithë aktivitetet, ku ai ndodhet. Publicisten e njohur  dhe shkrimtaren Flora Nikolla, mikun e poetve Agim Picaku që erdhen nga Tirana, poetët Elida Rustja që erdhi nga Shkodra, Preng Maca të ardhur nga Tirana, poetin Tonin Nikolli, me bashkëshorten ardhur nga Italia, ku një ditë para meje promovoi librin e tij, poetin Mehdi Dashi, Drejtorin e Arsimit të Qarkut Lezhë dhe autorin, Bardhok Pulaj, poeten Adi Toma, poetin Azem Balia, autoret Ndue Dragusha e Gjon Marku, gazetarin Gjergj Marku, artistët  e njohur vëllezrit Pjetër e Ndue Lleshi, shkrimtarin Ernest Marku, poetin Lulzim Kalaj dhe poeten Fatmira Loci, piktorin Viktor Çupi dhe gjithe të pranishmit e tjerë.

Një falenderim të veçantë për të renë e talentuar Eliza Vathaj, për leximin dhe përzgjedhjen e poezive të mia, në atë ceremoni.

Elinda Markun, bashkudhëtaren time  dhe bijen tonë Mara Jaku, që erdhen nga Detroiti me mua.

Më të mirët në fund, vëllezrit dhe motrat që ishin të pranishëm Ndoc Jaku, Dod Jaku, Tonin Jaku, Gjergj Jaku, Mrika Jaku dhe Angjelina Jaku, pa lënë jashtë kësaj ceremonie edhe  Ndrekën e Gonin që ishin jashtë atdheut, nipat Jetnor Jaku, Martin Jaku dhe Gjergj Alia, te afërmin tonë Ing. Nikollë Marku,   Guzhinjerin Miri Prenga, që për dhjetë ditë na shërbeu te Antagu, duke na i plotësuar kërkesat tona. Kunatat e mira Maria, Majlinda dhe Valbona, ndërsa Rita ishte në Itali me fëmijët. Këta të gjithë kanë meriten e organizimit model të ditëlindjes time dhe banketin e shtruar e pritjen e miqëve në Hotelin e njohur,  “ANTAG”!

Por edhe ata që na përcollën me fiksimin e mbresave tona në Radio Televizionin Shqiptar, si  Ermenita Stafa, Jaho Margjekaj, Artur Bejzade, Marjetina   Gjoni dhe  Lori Pepo, përpara të cilëve ishim dy nxënës të dobët unë dhe Elinda, por falë këmbënguljes së tyre realizuam që diçka të fiksohet nga aktiviteti ynë në Atdhe dhe Diasporë.

Detroit, 16 Janar 2018

Fotot nga gazetari Pjeter Gjini:

 

7 janar-13

7 janar-12

7 janar-9

7 janar-4

7 janar-7

7 janar-16

7 janar-17

7 janar-18

7 janar 2018

7 janar-157 janar 2019

7 janar-21

7 janar-34

7 janar-24

7 janar-52

7 jana3-22

7 janar-54

7 janar-26

7 janar-30

7 janar-27

7 janar-32

7 janar-29

7 janar-33

7 janar-31

 

7 janar-40

7 janar-51

7 janar-367 janar-51

7 janar-39

7 janar-43

7 janar-44

7 janar-45

7 janar-47

7 janar-48

7 janar-49

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *