Shoqata” Trojet e Arbrit” uron Festën e Krishtlindjeve gjithë shqiptarëve katolikë anë e kënd Trojeve Arbërore
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e Festës së Krishtlindjeve të gjithë shqiptarëve katolikë anë e kënd trojeve tona arbërore i uron Festën e Krishtlindjeve! Urojmë që këtë festë të madhe të identitetit tonë Evropian ta festojmë në paqë ,begati, harmoni dhe lumturi familjare.
Një urim i veçantë për intelektualët dhe intelektualet e “Trojeve të Arbrit” të besimit katolikë shqiptarë të cilët për rreth katërmbëdhjetë vjet na kanë përkrahur dhe ndihmuar pa u ndalur asnjëherë që historia jonë shqiptare të shkruhet drejtë dhe pa anime.
Urojmë që viti 2018 që është vit i identitetit Kastriotas të shqiptarëve të kaloj si është më së miri, për këtë bashkarisht të gjithë intelektualët e “Trojeve të Arbrit” pa dallim krahine, feje apo ideje do të punojmë së bashku për identitetin tonë Evropian.
Urime Festa e Krishtlindjeve dhe ju urojmë paqe, bekim e dashuri në familjet tuaja!
Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” festën ju urojnë
Nue Oroshi Kryetar
Ermelinda Kashah Nënkryetare