Reagim nga Mjeshtri Paul Palushi
( Mbajtes i Urdherit ” Naim Frasheri” te Klasit te Pare )
Dje, me 28 Nentor 2017 ne mengjes isha duke shkembyer mesazhet urimi me miqte e Facebook-ut me rastin e Festes me te madhe te Kombit Shqiptar, Shpalljen e Pavarsise 105 vjet me pare ose siq quhet ne gjuhen popullore, thjesht Dita e Flamurit.
Nderkohe vemendjen ma terhoqi nje video “Live” qe po publikonte nje nga miqte e Facebook-ut, e per mua nga qe kam lidhje familjare me zonen ku ndodhte postimi i videos “Live” pata me shume kuriozitet ta shihja.
Eshte fjala per Jubanin, vendlindja e Rilindasit te madh, Zef Jubani, e per ato qe nuk e dine, nje fshat ne afersi te qytetit te Shkodres, i njohur si nje nga zonat me popullsine me ndjenjat e besimin Katolik me te madh ne Veri, e qe gjithashtu i ka kushtuar ketij fshati qindra te burgosur te besimit e te ndergjegjes gjate pushtimit komunist 50 vjecar, qe bene qindra vite burg te marra se bashku ose perfunduan mocalesh te pushkatuar.
Simbol i kesaj qendrese e vuajtje te pafundme, eshte nje nder figurat me te medha te Kishes Katolike post-komuniste, Imzot Frano Illia, nje Intelektual, letrar e perkthyes, qe u plak neper burgje per fene e Krishtit, por nuk u dorzue kurre.
Debulesa e tij per vendlindjen edhe pse i ngarkuar me detyra te rendesishme klergjike, nuk e ndaluan qe Jubanin e fshatareve te tij ti ndertoje nje Kishe te bukur e te dergoje te sherbeje aty, bashkepuntorin e tij me te mire, Dom Mikele, nje puntor i devotshem i fese qe jetoi e punoi ne Juban si bir i saj.
Por vitet rrjedhin e “Pionieret e Enverit”, sic i kam quajtur kohet e fundit shpesh, kane hypur ne Altaret e Kishes Katolike, duke i bere temena Regjimit te ri Xhon-Komunist e Mafioz te Edvin Kristaq Rames. Kane hypur ne Altaret qe ne Shqiperine e vogel u lane me gjakun e Martireve, te cilet u burgosen e vdiqen me fjalen “Rrofte Krishti Mbret”. Kjo edhe ne “frymen e re” qe Papa Francesku, predikon e “frymezon” nga Vatikani ku Shen Pjetri e Shen Pali dhane jeten nga duart e Anti-Krishteve.
Le te rri ne teme. Cdo gje filloj bukur me nje ceremoni tradicionale ku nje grup femijesh dalin nga Kisha te shoqeruar nga prifti aktual i Jubanit, Giuseppe Barbati, per te festuar ne oborrin e saj, me popullin, 105 Vjetorin e Lindjes se Shtetit Shqiptar nen tingujt e Hymnit Kombetar zyrtar te Republikes se Shqiperise.
Ketu ndodh “hataja”!!!…meshtari, duke recituar/kenduar personalisht Hymnin e famshem te krijuar nga Poeti Kombetar, At Gjergj Fishta, hap nje flamur qe per qudi u mbajt i mbeshtje deri ne ate moment ?!…
…ishte Flamuri i Rregjimit Komunist te Diktatorit Enver Hoxha, ai flamur qe ne emer te ideollogjise qe perfaqesonte, eshtrat e Gjigandit Fishta u nxoren nga varri dhe u hodhen ne lumin Kir, per te mos u gjetur me kurr !!…
…ishte ai flamur qe u be simbol i shtetit te vetem Ateist ne bote !!…
…ishte ai flamur qe perdhosi simbolin kombetar, per ti ngjare Lindjes Bolshevike !!…
dhe me e keqja eshte se vetem Prifti Giuseppe Barbati nuk e ditka se qe nga viti 1990 nuk eshte Flamuri Zyrtar i Republikes se Shqiperise.
Cfare mendoni se ishte kjo ?!, nje provokim monstruoz bash ne zemer te Katolicizmit te perdhosur kenetash ne Maliq, Myzeqe, e masakruar minierash ne Spac, Bulqize e Qaf Barit ?!…
Kur se bashku me shikues te tjere ja vume re postuesit, menjehere videoja u hoq duke u justifikuar se: “e kane ngaterruar murgeshat e huaja…???? Amerikanet kane nje shprehje “nice try” kur nuk te besojne, por se paku ky Prifti Italian e dy murgeshat qe qenkan ngaterruar te kishin pare Flamurin ne Aeroportin Nene Tereza ku kane hyre…te kishin pare vulen e vizave qe kane marre kur kane hyre ne Shqiperi nese SHQIPONJA ESHTE ME YLLIN KOMUNIST APO PA TE !!
Po ske se si ti vesh faj te huajve, kur meshtaret e rinj e te vjeter shqiptar nga te gjitha trevat, jane pothuajse gjate gjithe vitin neper avione si te ishin celebrity, duke shetitur boten per te kerkuar para nga shqiptaret qe lajne pjata ne restorantet e botes, e duke e lene Kishat Katolike ne Shqiperi me mungesa meshtaresh qe pastaj duhet te mbushen me te huaj.
Na lind e drejta te bejme pyetjen:
…Ku ishin Autoritete lokale te pranishme qe nuk nderhyne per kete perdhosje te simbolit kombetar ne diten me te shenuar ?!
…Ku ishin vendalite qe nuk e kapen ate pece te ndyte marksiste ta shqyenin apo ta digjnin ne menyre publike ?!…Pse duhej pritur reagimi online per te bere “Mea Culpa” fallco ?!…
Ajo perdhosje e simbolit te Kombit mund te jete “normale” ne Festat Komuniste ne Peze, Permet, Vlore e Korce, por ne zemer te Antikomunizmit Shqiptar, Juban ???, ishte e eshte nje PROVOKIM VULGAR qe vjen nga ku nuk pritej, nga puntoret e Kishes me te masakruar ne bote per 50 vjet nga bartesit e atij bajraku bolshevik
E thene ne menyre figurative, ky veprim ka bere qe te luajne nga varri, At Gjergj Fishta, Imzot Frano Illia, Dom Simon Jubani, Kardinal Mikel Koliqi e te gjithe Martiret e fese !
Quo Vadis Kisha ime ?!…
(P.S. shkrimi shoqerohet nga dy foto jo fort te qarta qe ne ngut u mundova ti beja screeshot ku jane autoritetet e pranishme ne event dhe murgeshat “qe kane ngaterruar flamurin”)
Detroit 28 Nentor 2017
Mister Palushi;
Respekte për këtë shkrim brilant,tejet thelbësor për trajtimin e këtij rasti kaq të turpshëm do ta quaja që ka ndodhur në zonën tuaj. Para dy ditësh ishte publikuar nga një gazetare këtu në Amerikë, rasti se si agjentët komunistë kanë futur thellë kthetrat e tyre në Vatra- ku agjenturisht ka hedhur baltë mbi shtresat e persekutuara. Mendoj që rreziku që i kanoset sot vendit tonë brenda dhe jashtë vendit është nga plehrat ish agjentë të regjimit komunist. Ata sikur tha i ndjeri Pjetër Arbnori janë ‘’specialistë’ të manipulimit të lirisë, të sjellin përçarje dhe hutim ndër shtresat e popullit me besim të ndryshën fetar.
Në festën e fundit që patën besimtarët e konfesionit musliman në Shqipëri- po t’ju kujtohet, bash në ditën e festës- muslimanët u akuzuan për mbulimin me çarçaf të Skënderbeut midis Tiranës- gjë e cila sikur u vërtetua më vonë-nuk pati asnjë qëllim ndaj Heroit tonë Kombëtar-por mënyra se si fryhej kavallit- ishte vetëm e përvetëm të kishte përplasje midis dy bestyntive. –U pa e qartë se kjo qe një pregatitje e ish operativëve të sigurimit enverian.
E solla këtë rast duke mbështetur llogjikën e shkrimit tënd- derisa të jenë pionerët e enverit në krye të vendit-kjo punë fatkeqsisht ka për të vajtur.
Të përshëndes- Presim publikime të tjera i nderuar Mjeshtër!….