Poezi nga Bardha Mance

bardha MBardha Mance ka lindur dhe është rritur në Tiranë ku edhe ka
studiuar Filozofi ne Fakultetin e Shkencave Politike
Juridite te Universitetit Shteteror të Tiranës, ku ka
kryer sudimet me rezultate të shkëlqyera. Për 15 vjet ka
dhënë mësim si Lektore e Historisë së Filozofisë në
këte Universitet. Mbas nje specializimi te gjatë
pasuniversitar në Univeristetin e Filozofisë në Athine ,
lidhur me Filozofine dhe Kulturën në Greqinë e lashtë ne
vitin 1993, ka vazhduar të jetojë dhe punojë
në Athinë si gazetare dhe drejtuese e Programit në
Gjuhën Shqipe në Radion publike “Athina984″. Ne
gjithë punën e saj është mbeshtetur në vlerat me të
mira te kultures shqiptarë të krijuara nga
bashkëatdhetarët tanë në trojet Shqiptare dhe në mbarë
diasporën shqiptare, duke i promovuar ato dhe duke punuar
për të rritur rolin e programit në gjuhën Shqipe për te
mbajtur gjalle dhe zhvilluar, gjuhën kulturën dhe traditat
tona Kombëtare. Njekohesisht ka drejtuar Lidhjen e
Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe ka qënë mjaft aktive në
mësimëdhënjen vullnetare të Gjuhës dhe Kulturës
Shqiptare tek studentët Shqiptarë që studiojnë në
Universitetet e Greqisë. Jep mësime te gjuhës angleze
njëkohësisht për bashkëatdhetarët tane ne Qëndren
kulturor Shqiptare në Greqi ” Porta Shqiptare”
Zotëron mirë, veç gjuhës amëtare Shqipe edhe gjuhët
Ruse, angleze, greke, italiane.

Botë kafazesh

Kafaze të vjetra
Kafaze të rinj
Që hapen e mbyllen
Hap të vjetrin
Futesh tek një i ri
Botë pa kafaze shpirtërash
Ku Unë mbetem Unë
Dhe Ti je Ti
Ne  universin e paqes
Kjo a nuk duhet të jetë

Bota tënde njeri?

Protagonistë në tragjedi

Të thashë, më the
Dhe sot dhe dje
I njëjti refren e njëjta
tragjedi

Protagonistë unë dhe ti
Të tjetërsohet Uni
Të bëhet Ti
Robërim i përhershëm
I shpirtit
Dhe Uni vdes
Dhe bota përmbytet në
monotoni
Dhe sot  dhe dje
Paqe këtu dhe atje,
Fundi dhe fillimi I jetës
Njeri

Jetë me devocion

Thuhet që i mbyturi të mbyt
Por unë dua ta ndryshoj
Dua që atij që ështe duke u
mbytur
T’i  jap jetë ta
shpëtoj

Treni i jetës

Në trenin e jetës dhe unë
dhe ti

Ngarkuar vargmal nostalgji
Të dy në një stacion ku
pritje isha unë

Ardhje duhej të ishe
patjetër ti.

Papritur treni niset me furi
Unë brenda në tren
Dhe jashtë mbete ti

Imazhin tënd e mbolla në
mendje

Ta kultivoj në largësi
Kërkoj të ndaloj trenin
Por ai nuk më bindet

Veç largohet me shpejtësi

Dy petale ka  jeta për
një dashuri.

        Të dy

Dy rrugë, të gjata, të
shkurta, nuk e di.

Në njërën ecja unë, në
tjetrën ti

Dhe ecnim të dy

Na zuri nata diku, në
kryqëzim

Ti nuk me vërejte mua

Dhe unë nuk të pashë ty

Dikur zbardhi dita

Ne ishim larg, shumë larg
Dhe dielli na shihte në sy

E njejta rreze ishte herë
te unë
Herë të hidhej Ty.

   Mes rebeshesh

Rrugë pa fund më joshin

Shtërngatash, rrebeshesh që
i ndjej

Diku një kthesë e qetë
përulet

Rrugicë plot dritë pak më
tej

Si pasthirrmë e largët ndjesore

Çfarë duhet të bëj në zenit
dileme?

Të vazhdoj rrugën si vals i
përhitur

Mes rrebeshit në shtrojerë
afshi

Apo të përqafoj rrezet e
diellit

Që më buzëqeshin
ëmbelsisht

 Ligësi

Çfare forme
Çfarë trupi
Çfarë ecje e dredhje ka
ligësia

Si e gjen rrugën
E futet të bëj viktimë
Dhe ëndrrat e mia?

Tinzare, e hollë
Apo e trashë dhe ziliqare?
Cila dorë e mbolli atë farë
Në ca trupa qenjesh
Aq të shëmtuara vallë?

Përbindësha pa kokë
Me duar grabitqarë
Instikti i bishës
I sjell ata vërdallë

Ca të shkurtër si të
shtypur
E ca të trashë

Ca si skile e ca si djaj
Do kenë jetë
Ata akoma vallë?!

 Melodi jete

Do ta desha jeten poezi
Ku une dhe ti te luanim hareshem me
vargun
Me rime pa rime, vec ne harmoni
Bukuri shpirterash ta udheheqin ate
Ti japin melodine e jetes
Kenduar nga ne te dy
Pa fallco dhe sforcime
Ne pentagram notash
Dridhje plot embelsi
Befas nje stonim
Te iken melodia nga dora
Me kot shpreson te rigjesh
Pak frymezim…..

BOTË HIJESH

Sa shumë hije në këtë botë
Silueta të trishta që tundojnë shpirtëra
Të vijnë vërdallë me valle të shfrenuara
Aty ku gjejnë portë dlirësie hapur

Hedhin hapin e çmëndur dhe vallen e egër
Deri në paradhomat e zemrave ulërijnë

Mbështjellin pabesisht çdo gjë me vello
ironie

Dhe nënqeshen me të mirën
Shkelmojnë ankthshëm

Çdo ind dhe neuron mendor
Me instikte përbindëshash

Pa  formë  e përmbajtje
Të duket gjithçka si marrëzi

Paralojë  e stërkequr
Lëshojnë jehona ogurzeza
Më kot mundohesh t’i prekësh
Pak mirësi t’ua ndalë shfrenimin

Ato janë hije

Që nuk kanë përmasë tjetër
Vetëm një shtrirje zie
A thua hijet do të bëhen banorë të
botës?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *