SHBA: Virginia në qytetin e Norfolk, nga data 24 deri 29 prill 2012 u zhvillua Festivali Artistik i Orkestrave Frymoreve dhe formacioneve të ndryshme të baletit
BEQIR SINA, New York
Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Ansambli Shterorë i Këngëve dhe Valleve Popullore shpalosi vlerat më të vyera kombëtare
NORFLOK VIRGINIA : Në Virginia të SHBA, në qytetin e Norfolk, nga data 24 deri 29 prill 2012 u zhvillua Festivali Artistik i Orkestrave Frymoreve dhe formacioneve të ndryshme të baletit. Në këtë festival Shqiperia u prezantua nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, që së bashku me grupin e valleve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, performuan vlerat interpretative të marsheve të ndryshme ushtarake dhe nga krijmtaria më e vyer popullore shqiptare.
Qindra artistë nga e gjithë bota, morën pjesë në një spektakël të muzikës dhe mundësi e një festë ndërkombëtare e krenarisë, të patriotizmit dhe e vullnetit të mirë. Kjo ngjarje vjetore kulturore ndërkombëtare në u zhvillua në Virginia – Norfolk, dhe tërheq mijra adhurues nga e gjithë Shtetet e Bashkuara dhe nga bota.
Në këtë festival, që kishte si producent dhe drejtues z. J. Scott Jacson, ishin ftuar banda ushtarake dhe jo ushtarake, si dhe grupe nga e gjithë bota për të krijuar një performancë të unifikuar dhe të jashtëzakonshme. Mbi 850 artistë, instrumentistë, valltarë e dirigjentë të njohur të skenës së muzikes nga SHBA, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Shqipëria, Belgjika, Zelanda e Re, Hollanda, etj, krijuan një universalitet të rrallë të frymës së bashkëpunimit dhe ndërsjelljes së vlerave dhe krijimeve artistike të popujve.
Lufta e Dytë Botërore dhe më tej ngjarjet që pasuan në formimin e kolektivitetit të sigurise e mishëruar në Aleancën më të madhe të shoqërisë, që krijon sigurinë dhe progresin, NATO, por edhe ngjarjet e lidhura me luftën kundër terrorizmit, ishin aspekte që përfshiheshin në programin e larmishëm të mjaft vendeve të NATO, ku midis tyre edhe Shqipëria, si anëtare e NATO është radhitur kësaj radhe edhe në vlerat shpirtërore dhe artistike.
Banda frymore ushtarake dhe trupat e nderit, shoqëruar me grupet e tyre të vallëtarve të ansambleve shtetrore, dhe interpretuesit nga e gjithë bota u bashkuan në një shfaqje spektakolare që arrin kulmin në një finale frymëzuese ku 10 më të mirët konkuruan plot dinjitet e krenari kombëtare. Këtë vit, në festivalin “Virginia International Tattoo” Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan me Bandën frymore të Trupave të Marinës dhe Rojes Bregdetare për të festuar dyqind vjetorin e Luftës së 1812 dhe himnin kombëtar të SHBA, i mbuluar me një flamur të madh me yje dhe vija.
Në festivalin ndërkombëtar të bandave frymore dhe ansambleve të ushtrisë në Shtetet e Bashkuara, në finale morën pjesë 10 shtete, përfshirë për herë të parë edhe Shqipërinë, Bandën frymore të Forcat e Armatosura shqiptare dhe një grup të Ansambli Kombëtar Shqiptarë iKëngëve dhe Valleve Popullore.
Australia u përfaqësua nga Banda Muzikore Kolegji Adelaide dhe Grupi Valleve të Korpusit Mbretëror, sikurse Beligjika me Banda e Marinës Mbretërore Belge, Kanadaja me Bandën frymore e Forcave Kanadaze, dhe Garda Kombëtare Mbretërore.
Në këtë eveniment mori pjesë edhe NATO Shtabi, Komanda Supreme Aleate për Transformimin (HQ SACT) Multi-National Detail me Bandën frymore të Natos. Holanda dhe Zelanda e Re me Akademin Ushtarake të Valleve dhe Bandën frymore. Mbretëria e Bashkuar me Bandën frymore bateria e Batalionit 7, të Regjimenti Mbretërore e Skocisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Bandën frymore të Trupave të Marinës Band, Quantico, Trupave të MarinësSigurimit të Flotëskundër terrorizmit Ekipi(FAST) Orkestra Simfonike dhe Kori i Virgjinias.
Për realizimin e pjesëmarrjes së Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA, një kontribut të veçantë, sipas faqes zyrtare të ushtrisë shqiptare dha edhe Zyra e Përfaqësimit ushtarak të Republikës së Shqipërisë pranë Komandës së Transformimit të Aleancës, ACT, dhe sidomos kolonel Tonin Marku.
Artistët shqiptar, të përfaqësuar me grupin e Orkestrës Frymore të FA, si dhe nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, demostruan një kolazh të përzgjedhur nga pjesët më të njohura të marsheve ushtarake dhe valleve tona. Vallja e Shqipeve e interpretuar nga një grup valltarësh të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, nën drejtimin e dirigjentit, nënkolonel Halim Teqja dhe Drejtorit Artistik të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Sulejman Baltëza, ishte vërtetë një surprizë e bukur për të pranishmit. Aroma shqiptare e maleve dhe e ritmit të valleve solli një freski dhe imazh mjaft mbresëlënës tek spektatori.
Simbioza artistike e shoqërimit të marsheve marciale me motivet tradicionale të valles së njohur “Vallja e Shqipeve” ishte një gjetje komplementare duke sjellë jo vetëm traditat shqiptare, por edhe frymën e bashkëpunimit të vendeve që luftojnë për sigurinë globale. Brenda këtij spektakli prej më se dy orësh, formacioni i Orkestrëes Frymore të FA, së bashku me orkestrat e SHBA, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Belgjikës etj, gjatë kësaj shaqeje interpretuan me një nivel të lartë edhe mjaft pjesë orkestrale të njohura botërore.
Shqipëria në këtë eveniment u përfaqësua edhe me një eksponantë, ku nëpërmjet prodhimeve adiovizuale, broshurave e botimeve të shumta u publikuan pamje të natyrës shqiptare, angazhime dhe aktivitete të FA të Shqipërisë etj.
Më datë 27 prill 2012 u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamujve të vendeve anëtare të NATO. Ngritja e flamurit shqiptar, kahas mjaft vendeve të tjera pjesëmarrëse, ishte një krenari jo vetëm për pjesëmarrësit në këtë festival, por edhe për shqiptarët e shumtë që jetojnë në SHBA dhe që kishin ardhur që në ditët para të çeljes zyrtare të këtij evenimenti. Me këtë rast përshëndeti komandanti i Komandës së Transformimit të Aleancës, ACT, Gjeneral Stephan Abrial. Ndërsa, në ditën e mbylljes së festivalit u organizua edhe parada e çdo vendi pjesëmarrës, e cila u përshëndet dhe u mirëprit edhe nga banorë të qytetit. Eksponanti i paraqitur në makinën e zbukuruar me pamjet dhe simbolet e Shqipërisë patën privilegjin që të çelnin prezantimin e vendeve pjesëmarrëse. Është traditë që në këtë paradë vendet anëtare të NATO, për rreth 1 orë e 30 minuta prezantohen në mënyrat e tyre duke sjellë përballë shikuesit pjesë nga jeta dhe kultura e tyre.
Në mjediset e bregut lindor të rrugës afër portit detar, ku ndodheshin edhe anijet muze të Marinës amerikane, u zhvillua parada e grupit miks të ardhur nga Shqiperia. Orkestra Frymore e FA, së bashku me grupin e valleve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë performuan në tribuna të ngritura enkas për të risjell emocionet e skenës në një mjedis tashmë të hapur dhe të lirë për publikun. Ngjyrat e veshjeve kombëtare, me flamurin kuq e zi shqiptar, sollën copëza jete nga një vend që tashmë e ndjen veten jo vetëm pjesë e pandarë në Alenacën më të madhe të globit, por edhe e përfaqësuar në fushën e artit dhe të kulturës.
Realizimi i një aktiviteti të tillë në vendin më të madh të vlerave, siç janë SHBA, në mbrojtje të paqes dhe sigurisë botërore, është një arritje tjetër e Forcave shqiptare të Armatosura, të cilat nën kujdesin e vazhdueshëm të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, kanë sjell risi dhe nxitje të mëtejshme edhe në këtë fushë të artit, për të cilat kanë nevojë të gjithë.
1-Orkestra Frymore e FA shpalos vlerat si një formacion profesionist në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA
2-Orkestra Frymore e FA shpalos vlerat si një formacion profesionist në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA
3-Orkestra Frymore e FA shpalos vlerat si një formacion profesionist në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA
4-Orkestra Frymore e FA shpalos vlerat si një formacion profesionist në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA
5-Orkestra Frymore e FA shpalos vlerat si një formacion profesionist në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA
6- Orkestra Frymore e FA shpalos vlerat si një formacion profesionist në festivalin ndërkombëtar “TATTOO 2012” në Virginia, SHBA