Pikat kryesore nga Fjalimi i pare i Presidentit te Amerikes, DONALD J. TRUMP

DONALD J. TRUMP 1

Dita e sotme do të kujtohet si dita e njerëzve të harruar.
Ne jemi një komb. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë, sukseset e tyre janë sukseset tona. Ne ndajmë një zemër, një atdhe.
Nuk është e rëndësishme se cila parti udhëheq në Washington DC, por e rëndësishme është që këtë parti ta udhëheqë populli.
Së bashku ne do të përcaktojmë rrugën e Amerikës dhe të botës për shumë e shumë vite në të ardhmen.
Ne jemi duke transferuar pushtetin nga Uashington DC dhe do t’jua rikthejmë ju, popullit!
Ky moment është momenti juaj, iu përket ju.
Koha e fjalëve ka mbaruar, tani fillon koha jonë e veprimit.
Ne jemi në lindjen e një mijëvjeçari të ri: Një krenari e re kombëtare do të na lartësojë ne … dhe do t’i shërojë ndarjet tona.
Ndonëse jem të zesë, brunë ose të bardhë, ne kemi të njëjtin gjak të kuq të patriotëve.
Ne nuk do të kërkojmë t’ia imponojmë mënyrën tonë të jetesës askujt, ne do të ndriçojmë për të gjithë.
Ne duhet të shprehim mendimet tona hapur, të debatojmë ndershmerisht.
Ne nuk duhet të kemi frikë. Ne jemi mbrojtur dhe do të jemi gjithmonë të mbrojtur. Ne jemi të mbrojtur nga burrat dhe gratë e forta të forcave tona. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të jemi të mbrojtur nga Zoti.
Ne tani do të shohim vetëm nga e ardhmja.
Nga sot Amerika do të jetë në vendin e parë. Të gjitha vendimet do të merren në të mirë të punëtorëve dhe qytetarëve amerikanë.

 

Washington DC, 20 Janar 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *