Pjeter Jaku
Ne shqiptarët kemi ra në hall me këto punët e Guvernes. Asnjë gja nuk e kemi të saktë, as ditën e Flamurit, as ditën e Lirisë, as… Shpallim Pamvarsine dhe nuk gjendet akti! Te gjithë dum me besu se Flamurin e ngriti Ismail Qemal Beu, ndersa ai vet, thotë të kundërtën. Qeveria socialiste urdhëron me vu në të tana institucionet qeveritare portretin e tij, veç me ua ba qefin turqëve, se e paskan halë në sy Kastriotin. Indirekt kryeminsitri tregon qart, se turqit ende ndikojnë në mendimet tona, në veprimet tona, edhe kur nuk na kërkojnë asgjë!
Ja çfarë thotë vet Ismail Qemali: “ Nuk kërkoj aspak pavarësinë e plotë të Shqipërisë, domethënë largimin e saj mga autoriteti i perandorisë osmane, por kërkoj që administrata e saj të riorganizohet sipas nënit 23 të Traktatit të Berlinit.. dhe vazhdon… Ajo që kërkoj unë i forcon të drejtat e perandorisë osmane mbi Shqipërinë…”
Arkiva e Shtetit Nr.109 – P.K. 17-19
Ndërsa Faik Konica në një intervistë në gazetën “Universul”, XXVII, nr. 8, 10 janar 1914 © shqip A. Plasari, thotë:
“Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset.”
Çbëjnë dhe ç’kanë bërë historianët dhe Instituti i Historisë, Akadamia e Shkencave dhe institucione të tjera arsimore e shkencore për ta vënë në vend historinë tonë me pasaktësi të këtij llojë, që për çdo shqiptarë janë të patolerueshme. Atëherë, kuj t’i besojmë?!
Për Flamurin!
S’di kujt me i besu
Te tanë e kanë
ngrit Flamurin
Ismail Beu e preku
Baca Isë e puthi
Kalaja e Shkodres
e nxori nga gjoksi
pasi e mëkoi,
Munella e naltë
I bani të fala Deciqit…
Dom Nikolli e bekoi!
E , unë Flamurin e du!
Në Korcë e di
Kur ka shku,
Vlona e priti
Në dallgë shpirti!
S’di kujt me i besu
Por me dasht du
Flamurin me cu ma larg
Te Nandori i Kastriotit
Jo se kam qef me thanë,
Por asht Dita e kombit!
28 Nandor 2016