( Deklaratat e “ te djathtëve” si kërpurdhat pas shiut )
Botues i Revistes Periodike “ Kuvendi”, Detroit
Fushata e Trump për President të SHBA filloi prej afro 2 vitesh më parë. Askush se besoi dhe shumë pak e mbështeten, sidomos nga shqiptarët që jetojnë e punojnë ne Amerikë. Asnjë nga mediat nuk u vu në krahë të tij, edhe pse Trump ishte dhe vinte nga një familje historikisht e djathtë. Gazetat, televizionet dhe mediat online nuk shkruan një gjë për të, para se të fitonte, ndërsa tani dalin si kërpurdhat pas shiut në krahë të fituesit. Mbështetësit e tij , tashmë dihen, askush nuk e mbështeti që në fillimet e fushatës e deri në ditën e sotme që po shkruajmë, sa poetja e talentuar Elinda Marku, me qindra postime e komente ne faqen e saj te fb ( tashmë facebook është media për secilin njeri), jo për një krijuese e kyqur plotësisht në fushatën e Trump, si artisti Paulin Palushi ( familjarisht), Ernest Nasto me shkrimet e tij publikuar në Revisten “Kuvendi” gjatë fushatës, ende pa skualifikuar kandidatët brenda partisë, sa Rush Dragu në debatet nw facebook. Së fundi, ditën para zgjedhjeve, edhe Beqir Sina me një deklaratë nga Atdheu, sikur atë e detyronte prejardhja republikane e familjarëve. Unë , sëpaku nuk pashë përcaktimim të ndonjë djathtisti, veçëse hapur në krahun e Klinton, edhe pse për mua ( e shprehur kjo) do të mjaftonte vetëm rasti i Bengazit për të mos e votuar kurrë atë, duke lënë deklaraten publike ( I am not catholic)! Kur nuk i duhejt kurrë ky përcaktim.
Pse tashmë mundohen të hiqen “ me shenjt se Papa, “djathtistët” shqiptarë dhe organizatat e “ djathta” si “ Vatra “, që gjithë kohën e fushatës nuk e thanë një fjalë të shkruar në mediat e tyre pro republikanëve dhe Presidnetit të sapozgjedhur Donald Trump?!
Kush e kuptoi të vertëtën e tij në të gjitha takimet e bëra, kë prekte ai me thëniet e vazhdueshme dhe pa asnjë luhatje gjatë gjithë fushatës, si: “ Washingtoni është i korruptuar”, “ Obama Care” nuk funskionon, në Amerikë po hynë gjithëkush pa asnjë kontroll, çka rrezikon sigurinë kombëtare dhe të arthmen e Amerikës, luftën e pakompromis ndaj ISIS-it dhe gjithë atyre që nuk e e duan Amerikën shumë më mirë se ç’është, kundër heqjes së besimit përcaktues dhe jetës së paqtë e të sigurtë të amerikanëve, të cilëve nga dita në ditë po i rrezikohej identiteti, me veprime që në çdo vend të botës janë të dënueshme, si djeg’jen e flamurit amerikan nga rrebelistë, që duheshin lënë në vendin e tyre, ta provonin sa do u kushtonte lëkura, nga mos përdorimi i hymnit të flamurit çdo mëngjes nga fëmijët e të rriturit që studionin në shkollat e Amerikës, nga shumë e shumë rreziqe të tjera që, po të vazhdohej ashtu, shumë shpejt do ta merrnin veten duke spostuar amerikanët, të cilët guxuan të therrisnin në mitingjet e Trump: “ USA, USA, USA”?!!!. Kjo s’kishte ndodhur ne fushaten e Obames, ne fushten e Klintoneve. Kishte të drejtë Rudy Giuliani dhe Newt Gingrich, kur e quajten Trumpin një Gjeni!
Të fitosh kundër të gjithë klases politike, kunder medias e sidomos CNN qe nuk la gjë pa shpifur kundër tij, nuk reshti duke fallsifikuar të gjitha sondazhet, jo vetëm që ishte përtej çdo parashikimi por, edhe përtej çdo gjenialiteti politik. Të dështosh turpshëm është vetëm një dhe, ai është CNN! Amerikanët i kuptuan me kohë gjithë levizjet kundër Trump, të cilat veç i dhanë më shumë mundësi për të qendruar përballë gjithë atyre kundërshtarëve, për turpin edhe të atyre republikanëve që nuk e mbështetën. Amerikanët u zgjuan nga një gjumë që prej vitesh u kishte shplarë trurin ( brainwash). Dhe, zgjimi u erdhi nga Trump!
Trump u tha të vërtetën edhe afrikano-amerikanëve, sidomos në Detroit; “ Ç’do të humbni, nëse votoni mua?” Ata jetonin e jetojnë në varfëri, me ndihma shtetërore, kurse po të hapen vende pune, siç deklaron Trump, do të kenë të ardhura më shumë dhe, sigurisht, jetë më të mirë. Kombi Amerikan ishte keqkuptuar, tashmë nga klasa politike dhe Washingtoni, sidomos nga Obama dhe Klintonët,teksa po abuzohej me durimin dhe tolerancen e tij. Sorosi që i kishte premtuar Klintonit fitoren e socializmit.
Ku u mbështet fitorja e Trump?
– Ringjallja e nacilonalizmit, i cili kishte marrë tatpjetën
– Ulje e taksave dhe hapja e vendeve të punës
– Deklaratat e sinqerta dhe premtimet e logjikshme (common sense)
Ndërsa, në “luftën” ndaj kandidatës tjetër, e-mailet, Bengazi, ndihmat e vendeve që ishin kundër Amerikës, Isis, ndërkombtarizimi i pakontrolluar, gati gati të ngjashme me ide socialiste të solidaritetit ndërkombëtar.
Pse dihej dhe pritej humbja e Klinton, prej atyre që e mbështeten Trump?
- Mbështetja e saj në latino – amerikanët, afrikano – amerikanët, të ardhurit e vonë në Amerikë dhe adminisitraten shtetrore. Logjikisht kjo nuk ishte një garanci për fitore, edhe pse mbështetej e gënjehej çdo minut nga mediat më të fuqishme të globit, si CNN dhe New York Times, nga Presidenti aktual, nga sondazhe te fallsifikuara , të cilat përbëjnë një temë të veçantë, që do diskutohet në të arthmen, duke e larguar vëmendjen dhe besimin në to.
Ndërsa, në “luftën” ndaj kandidaiti tjetër, sajimi pas 30 vitesh i disa ngacmimeve seksuale, që për amerikanët nuk përbenin asnjë problem, në një kohë kur kujtonin se si Bill Klinton këto i bënte brenda në Shtepinë e Bardhë, si dhe taksat, për të cilat ka një sistem kontrolli të pakalueshëm dhe legjislacion, si në asnjë vend tjetër të botës. Akuzat fallso, se Trumpi na qënkesh një rracist i paparë. Në një vend si Amerika , ku rracizmi është i ndaluar me kushtetutë, por që tash pa pritur pa kujtuar, Donald Trump një përsonazh tashmë botërisht i njohur, doli rracist. (vetëm ky fakt do t’u mjaftonte shqiptarëve të Amerikes t’u kujtohej koha e Nexhmije Hoxhes në atdhe, që nëse i duhej Partisë dhe Pushtetit një “armik”, e krijonin. Rracizmi i Trumpit ishte një sajesë absurde, çka edhe Stalini do ta kishte zili!)
Shqiptarët e “djathtë” e deklaronin turp voten për Trump, pasi Klintonit i detyroheshim dhe, duke akuzuar se Trump ishte në krah të Serbise, vetëm pse gruan e ka sllovene, me një sajim të paqënë të nje deklarate gjatë luftës në Kosovë, që ishte krejt e paskatë. Trump kishte bërë thirje në CNN, që në vitin 1999, që Amerika duhej të ndërhynte në Kosovë edhe me trupa tokësor, për t’i përzënë njëherë e mirë serbët, nga një vend që po masakrohej në një mënyrë të pashembullt. Ishte Trump ai që përshëndeti Shejtërimin e Nënë Terezes! Dhe i vetmi kandidat per president. (“Mikesha” e Shqiptareve, e injoroi Shenjtërimin e Nënë Terezes, absolutisht)!
Kjo ndodhi dhe kjo pritej, tani le të mendojmë se si Qeveria Amerikane të punojë edhe në të mirë të shqiptarëve, duke i quajtur shqiptarët siç edhe janë në të vërtetë, miqtë tradicional të tyre, komb që e don Amerikën si Atdhe të dytë!