Ja deklarata e Trump për Kosovën, 17 vite më parë, me Larry King Live

Nga Beqir SINA, New York

donald3

Dhe, shikoni ku Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, përsëri sot po gabon “rëndë” duke folur në emër të Kosovës, dhe gjetur gjoja justifikimin se pse ai e sulmoi Donadl Trump Presidentin e 45 te SHBA. (https://www.youtube.com/watch?v=EzTFCte2Qe4)

New York: Simbas shtypit shqiptarë, kosovarët duket se janë frikësuar pa arsye se Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si ai ishte është kundër Kosovës, gjatë bombardimeve të SHBA dhe Natos, më 1999.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet Donald Trump i ri 17 vjet më parë  duke dhënë një deklaratë të tij për Larry King në vitin 99, ku ai kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Media shqiptare në interrnet  sjellin të plotë këtë deklaratë për Kosovën të Donald Trump, dhënë 17 vjet më parë. “Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *