( Mbyllet Edicioni i 15-të i këtij aktiviteti letrar model )
Pjetër Jaku
Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, në Edicionin e 15-të, startuan, ditën e enjte me datën 27 Tetor 2016 me ardhjen e Raimonda Moisiut, ndërsa përfundoi me 31 Tetor 2016, me përcjelljen e Agron Tufes dhe Elvanes, Ramiz Gjinit dhe Fitores si dhe te Raimondes.
Që në mbërritjen në aeroport, si në më të shumtën e rasteve, bisedat ishin të përqendruara të botimet më të reja, te letërsia e shkruar, te cilësia e saj. Stacionimi i parë i të ardhurve, që nuk jetojnë në Michigan, ishte Kafe Kuvendi, e njohur në komunitet për aktivitetet e saj në përkujtimin letrar të autorëve të njohur shqiptarë, në netët e leximeve, në promovime librash, në takime patriotike të ndryshme dhe përsonaliteteve që e kanë vizituar këtë mjedis kulturor, i cili nuk shërben vetëm si kafe.
Të premten ishte dita e pritjeve, ku qenë angazhuar, Artisti Paulin Palushi dhe poeti Ruzhdi Gurra. Mbërritja e publicistit dhe njohësit të letërsisë, Ilir Seci, prozatorit Pierre-Pandeli Simsia, poetes dhe piktores Kaltrina VB Hoti, poetit Safet Hyseni, poeti Mëhill Velaj me Binaken, studiuesit Prend Çeta, poetit të ri Xhelal Teta, poetes dhe prozatores Qendresë Halili, e bëri fillimin e aktivitete të ngrohtë dhe shumë miqësor. Krijuesit vendas Nexhip Ejupi, Elinda Marku, Ruzhdi Gurra, Gazmend Kishta, Arta Simoni, artistët e njohur Paulin Palushi dhe Fran Gjoka, aktivisti i njohur dhe dashamrirësi i kultures, sponsorizuesi i disa promovimeve, Marash Nucullaj, njohësi i letërsisë dhe dashamirës i librit, Fran Vokrri etj. u uruan mirëseardhjen në darkën pritëse në restorantin e shqiptarit Kolë Popaj.
Edhe në darkën pritëse, pas urimit të mirëseardhjes dhe paraqitjes së programit për dy ditët e ardhëshme, nga P. Jaku, u lexuan poezi dhe u këndua nga të gjithë, vargje të Naimit dhe Fishtës, prirë nga këngëtari i njohur Fran Gjoka. Në këtë darkë, Pjetër Jaku shtroi për diskutim tri pyetje që do të ishin në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve:
A bëhët letërsi në diasporë?
Më shumë lexojmë se shkruajm, apo shkruajm se lexojmë?
Cili është kriteri i të bërit letërsi, numri i librave, apo cilësia e publikimeve?
Rreth këtyre pyetjeve vetëm sa u fillua diskutimi.
E shtunë, 28 Tetor 2015
Pas pritjes në mëngjesin e hershëm të poetit, prozatorit dhe përkhtyesit, Kryetarit të Institutit të të Përndjekurve Politik Shqiptarë, Agron Tufa dhe bashkëshortes Elvana, që udhëtonin nga Tirana, prozatorit të njohur mbajtësit të çmimit kombëtar në prozën e gjatë, Ramiz Gjini dhe bashkëshortes Fitore, që vinin nga New Yorku, u bë levizja nga Hoteli i akomoduar për në Kafe Kuvendi. Organizimi i levizjes për në Metro Park Way. Mbërritja në këtë park, lexime në natyrë dhe foto me liqenin, pemët tërë ngjyra dhe vargjet, një kombinim përfekt dhe shumë frymëzues për artistët. Poezi nga Ejupi, Teta, Halili dhe Velaj u duartrokiten nga të pranishmit. Kthimi të Kafe Kuvendi dhe një drekë tradicionale e shpejtë për t’i dhënë kohë përgaditjes per aktivitetin kryesor, që do të bëhëj në Qendren e Shën Palit.
Në darkën kryesore të këtij aktiviteti do moderonte Albina Palushi, e cila ishte në ethet e përgaditjes dhe njohjes me krijuesit. Aty do të mbrrinte nga Franca poetja Enkeleda Kondi, poeti Gjovalin Lumaj që punonte prej kohësh larg Michiganit, publicisti Rush Dragu që do të shkëputej herë pas here nga ceremonia e fejeses së të birit Robert Dragu, që bëhëj në sallën ngjitur me ne, për t’u takuar me krijuesit e këtij takimi. Bekimin e aktivitetit e bëri kleriku i ndruar Dom Ndue Gjergji, Një fjalë e shkurtër e Pjetër Jakut dhe përshëndetje e lexime nga të gjithë të pranishmit. Biseda për letërsinë dhe aktivitete të tilla kulturore nga i ftuari kryesor, poeti Agron Tufa, u prit me interes nga të pranishmit. Poashtu edhe përshëndetjet e leximet e Ramiz Gjinit dhe Raimonda Moisiut sollen diçka ndryshe në këtë takim festiv. Mungesa e fjalimeve patetike e delirante e bëri këtë pëvjetor nga më të veçantët dhe shumë original. Spostimi i teprive, bëri që të pranishmit të ndjeheshin mirë. “Çdo vit e më mire”, – do të thonte dikush nga salla! Revista Kuvendi gjen rastin që ndërmjet recitimeve dhe muzikes, të ndaj Mirënjohjet e vitit. Nderohen me Mirënjohje , postmortum, ish kleriket e nderuar si persona kulturor, krijues dhe mbështetës të aktivitetve kulturore, Imam Vehbi Ismaili, që i dorëzohet, anëtarit të Këshillit të Xhamisë Shqiptare të Detroitit, poetit Ruzhdi Gurra, Baba Rexhep Beqirit, prijësit të Teqes Bektashjane të Detroitit për më shumë se gjysëm shekulli. Dervishi i kësaj Teqeje Elidon Pashai ndodhej në spital, i cili përshëndeti nga telefoni këtë vlerësim, Dom Prek Ndervashaj si krijues, vargje të të cilit lexoi Fran Gjoka dhe përshendeti duke marrë mirënjohjen Dom Ndue Gjergji.
Mirënjohje marrin edhe Marash Nucullaj si përkrahës i vazhdueshëm i aktiviteteve kulturore dhe aktivist i njohur i komunitetit, Ramiz Gjini si prozator më i sukses’shëm nw Diasporë dhe Vasel Ujkaj si krijues dhe aktivist, arshivues i ngjarjeve të Diasporës Shqiptare në Amerikë. Në emër të jurisë, kryetar i së cilë ishte Ilir Seci, anëtarja Qendresa Halili ndanë çmimet:
Elida Rusta, çmimin e parë në poezi
Safet Hyseni, çmimin “ Migjeni”, poezi
Teuta Osmani, çmimin “ Gjergj Fishta” , poezi
Ilir Demaliaj, çmimin e parë në publicistikë
Pierre-Pandeli Simsia, çmimin “ Petro Marko” në prozë
dhe çmimin e Këshillit Botues të Kuvendit për ndihmesë ne disa vite
Raimonda Moisiu, çmimin “ Rozi Theohari”, publicistikë
Albert Vataj, çmimin “ Faik Konica”, publicistikë
Agim Agalliu, çmimin e interpretuesit
Istref Haxhillari, çmimin “ Anton Pashku”, prozë
Vlash Fili, çmimin “ Betim Muço”, prozë
Ruzhdi Gurra, çmimin e Keshillit Botues të Revitës Kuvendi, për cilësinë e publikimeve
Agim Kurti, për ndihmë e dhënë revistës Kuvendi në disa aktivitete.
Nën tingujt muzikor të Elvis Tershanës, u mbyll pjesa kryesore e këtij aktivitet, tashmë institucional.
E diel, 30 Tetor 2016
Levizja nga hoteli te Kafe Kuvendi dhe një kafe “ extra” në Patrige Creek. Ndryshe nga dy vitet më parë “ Dita e librit” u realizua në Librarinë madheshtore të qytetit Clinton Township ku , përveç bisedave dhe takimit me seksionin shqip të kësaj Librarie u bë dhe promovimi i krijimtarisë së poetës Kaltrina VB Hoti dhe biseda për ACTV me poetin, prozatorin dhe perkthyesin e njohur Agron Tufa, njëherësh edhe kryetar i Institutit të Përndjekurve Politk të Shqipërisë. Fillimisht aty u pritem nga punonjësja e kësaj librarie Dila Gjoni, përndryshe Inxhinjere elektronike por, edhe libradashëse. Prej Librarisë në drekën e shtruar nga Vitori në restorantin Pan Cake dhe prej aty në një darkë miqësore në Belleville në restorantin “ Johnny’s Grill” pronë e Marash Nucullaj, i cili si përherë i gatshëm, u bë një atmosferë për t’u mbajtur mend, për humorin miqësor dhe të kënduarit në grup të këngëve të njohura nga Jugu në Veri.
Të nesërmen, me 31tetor, do të vinte ndarja me urimin domethënës: “Mirëutakofshim tetorin tjetër!”
Foto nga Ditet e letersise: