Tue ecë me lisat
( Sporvë dialektore)
Publikuar ne fb me 07 gusht 2016
Ngjashmëri
Ahet si çobanë me fyje
I l’shojnë degët tuj ra
Prrenjve të murrmë.
Në majë e mbajnë një çerdhe
Të bardhë prej bore
Ku zogjtë kanë shtëpinë e tyne!
Prej trupit zemërgjanë,
Zbresin degët tuj ra me kry n’ujë
Me u knue gurëve
Dikur t’shkrum prej rrajve,
Tuj më kujtu fjalët e nanës:
Në këto anë kalojnë
Veç kangët!
Garë patriotike
Të tanë po turrena
Me kap veç pak patriotizëm,
Me u ba veç një ditë e nja natë
Kryetar diaspore…
Shoqatat i provume,
Pa na ra asgja prej dore.
Shembullin e “mirë”
Që kemi në Atdhe
Le ta marrim, o burra
Edhe ne!
Tuj fry bulshitë patriotike
Me mish të pjekun
E me birrë të ftohun,
Sa mos t’mund
Marrim frymë
Nga kjo punë e lodhun…
Ani pse dimë
E bajmë ma pak
Se një vrimë në ujë,
Patriotizmit i duhet
Dhe pak bujë,
Ndryshe punës sonë
I mungon prezenca.
Me sy të kuqun,
O burra n’protesta
Me këmisha të kuqe,
Kostume të zeza…
Dashuri
Nuk të du për flirtin fizik
Du me t’thanë se të du
E me të dashtë se të du!
M’i nis për qielli,
Kur të kam shumë larg,
(Vetëm disa centimetra ne krevat),
Fjalët që kurrë s’i kam thanë
Pa më pytur ti: Të du!
Every time më pelqen
Togfjalshi i përbotshëm
I love You!
Njeriu
Të gjithë njerzit e globit
Vijnë në përfytyrimin tim,
Si gurë të ngulun
Me kambë në tokë.
Nga njani- tjetri
veç ajri i ndanë…
Të vetmumit
Kërkojnë shokë,
Vetmisht kur s’i kanë!
Tuj ecë
Eci në zgrip të thinjave
Pak pa u rrzu në vitet e ngime
Me vujtje.
Tuj shkelë mbi mure, sikur
Kam shku tepër nalt
E s’du me zdryp prrenjve të halleve
As me i kujtu hiç!
Rrjedha e fjalëve du me ecë
Nëpër thinja
E në mu me ndejt përjetësisht!
Mbramja
Mbramja zbret tuj ba dritë
E tuj u mbyt n’do andrra t’lodhuna.
Deri kah e vona, pak përtej mesnate
Ndalet fryma e çdo andrre.
Terret udha ndër do shkurre
Ku veç lepujt flenë syhapun
Gati me i kcy kaçubat
Pa frymë!
Kur lodhet nata tuj ecë
n’për minuta deri n’ agim
ngarkon mëngjesin
me na i la sytë
Me brymë…
Ç’të ban fjala?
Fjalë të palame dalin nga gojë të nyta,
Nga buzë të shpërvjeluna si mangë këmishe
Jo vetëm të vrasin, të rrzojnë dhe ikin
Po të mos jesh i lidhun me token, të mbysin!
Rroftë errësira
Për të verbërit me sy
Që dinë e s’dun
Me di!
Ma në fund
Ma në fund vjen fundi
Tuj u ngjit nëpër fustane ditësh të zymta.
Të keqen që dishrojnë për mikun,
Që deri dje i vareshin, si florini rreth
Qafës
Alpadrinot, made in tradhtia e qepun
Me shpifje,
Vijnë tuj u terr
Nëpër natën e tyne
Pa dritë.
Dun me pa
E s’mund i gjajnë
Sytë!
Përherë e ma shumë,
Tuj e zvoglu
Kryt!
E, ma në fund, fundi vjen
Tuj u rrotullu në të gjitha
Kandët e miqsisë false
Me u rikthy…
Kurrë nuk ka shanse!
Lisat
Të tanve ua di origjinën
Lisave që kam pa.
Zani i tyne më vinte
Të veshi, pak para se me ra!
Frikohesha se acari
Deri në mëngjes
Ka me i tha!
M’u dha me dalë jashtë
E me i vesh me do kashtë,
Kur hana dhe bora
Krejt vendin e kishin
Ba dritë.
Nana ma vuni dorën te kryt
Tuj ma mlu krejt trupin
Me tjetrën dorë!
Lisat m’u ba se kishin ardhë
N’oborr,
Me kryt mshefun në male.
Gjyshja pëherë më thonte
Një shprehje biblike:
“Duje, bir, tjetrin
Si veten tande!”
Përgjumje
E lashë gjumin në Munellë
Kur nana më thosh;
Mos fli, bir, me ftyrë për bar,
Bari të deh e harrohesh
Tu fjetë,
Deri kur dimni
T’jua thej degët pishave
E ketrit të nuhasin
Këpucët si strehëza…
Përsëri unë atje i postoj
Andrrat dhe gjumin,
Pa marrë parasysh
Porosinë e nanës…
Tani, kujtimet me dehin!
Nuk mund…
Nuk mund të vrapoj,
as të mbaj dhimbje
Të reja
Vitet e mia s’e mbajnë
peshën e mallit tim….
Të dukem nuk dua,
Të zhdukem nuk dua
pa e ba një vend në
Në Munellën time…
Rrufetë s’i pres të shkreptijnë
mbi mua
as nuk dua të digjëm ma si rrufetë.
Kambëzbathun si Prometeu
dua ta lidh tokën me mua.
Vitet s’dua të më pëngojnë
të arrij ku dua!
S’dua të puthem ma me zjarrin
Të digjem në buzë, në sy , në zemër
Për asnjë femën!
Të gjitha i dua,
Janë e bahen nana!
Të tana janë njëlloj të mira,
Njëlloj të bukura – secila,
Çdonjanës i them ylli i botës,
Secilës i jap gjithë driten time
Secilin prej nesh ato e ndezin;
Pa e prekun me duar,
Zjarrmin i venë tokës!
Si vreshta plot rrush,
Si vera e vjetër prekin damarët e globit
Ndizen e fiken vetëm me një çelës,
Ku secili prej nesh e ka mrena zemrës.
Me to udhëton drita e mëngjesit,
Secila jeton mrena legjendës
Diellin e turpnojnë me zjarrin e gjinit,
Përjetësojnë veten
Në emën të Zotit, të Atit
E të Birit……
Ne vendlindjen e Fishtes ndodhen burimet
ku shuajnë etjen poetet si Pjeter Jaku, perhere
i frymezuar me shpirtin djaloshar, i përmallur per
gjitheçka. Kush lexon poezite e Jakut, nga i moshuar
ndihet i ri, pandeh sikur endet në pyjet e krojet e
Mirdites së blertë e rrjedhat e perrenjeve që nuk shterrin
kurre.