Epifanite apofatike ne “Te gjalle dhe te Vdekur”

Krijuesi i njohur dhe njohesi i letersise shqipe dhe boterore, ish pedagogu i letersise ne Universitettin Eqerem Çabej te Gjirokastres,Gezim Basha, profesor letersie edhe ne Amerike, vjen me nje esse analize per librin me te vleresuar te  koheve te fundit.

basha gezimNga Gezim Basha

  1. Permbledhja e re e Ilirian Zhupes “Te Gjalle dhe te Vdekur” me perforcoi bindjen se poetet e vertete jo vetem dine te heshtin, por shpesh heshtin gjate. Hiatuset e tyre kthehen ne mjet shprehes, uzdaje per te bere te (pa)munduren – komunikimin pa tekst. Ndoshta jane edhe test i vetvetes ne arrati prej zhurmes, ngasje per te bere syrgjyn-gjallin me dashje…Sido te jete, ky eshte fat i ruajtur vetem per ata qe e kane mbrire njehere lartesine kanonike dhe se andejmi kane luksin te shohin coroditjen letrare kakofonike, ku te denuarit te mbeten rishtare tundin pafille cmimesh teksae bardet, si dikur Sadiu, rufitin filxhanin e cajit te hidhur.
    Ilirian Zhupa, nje shembull i rralle i egzigjences estetike, e ka mbrire lartesine kanonike qysh ne mesin e viteve 80-te, kohe kur krahas Prec Zogajt u shfaq si njeri nder poetet prires te brezit te vet. Per kete arsye hiatusi i tij apo me mire thyerja e hiatusit, mbetet nje fenomen letrar me shume kumte.
  2. basha gezim 1
    .
    Pervoja e leximeve me ka bindur se, paradoksalisht, shpesh eshte suksesi dhe jo deshtimi faktori qe i shtyn disa temperamente krijuese ti bishtnojne botimit. Romancieri American Henry Roth, per shembull, pas botimit te romanit te tij sensacional “Call it Sleep” ne 1928-n, vendosi te heshte per pese dekada. J D Salinger pas suksesit maramendes me romanin “Cetcher in the Ray,” vendosi te behej rekluziv, nderkohe qe poeti Hart Crane, ne kulmin e fames zgjodhi heshtjen absolute, u vetvra…Shembujt jane te shumte dhe vijne nga shume prej shume kulturash.
    Ne kontrast te plote me kete dukuri– pavarsisht ca perjashtimeve te shkaktuara jo nga vendime personale por nga diktimi i kontekstit politik– letersia shqiptare i ka te rralle rastet e ketilla. Letersia jone, ne pjesen e saj dermuese, eshte letersi autoresh prolifike, autoresh qe e lakmojne fort daljen e shpeshte te emrit mbi kopertina librash a kolanash, keshtu qe Ilirian Zhupa hyn, a ndoshta prin, listen e shkurter te atipikeve.
    I mirpritur ne mesin e viteve “80-te si njeri prej talenteve me luksoze te poezise Shqipe, ai e sosi hisen e tij te heshtjes vetem pas gati tre dekadash. Ju deshen 27 vjet per te sjelle lexuesit koloritin e nje bote bazike me “Te gjalle dhe te vdekur.” nje liber epifanish apofetike qe e sfidon dijen letrare konvencionale me nje pasion konstant ikonoklasti, nje liber solid ku nga imazhi ne imazh, nga idea ne ide, dukett Demiurgu i duruar i fjales.
  3. Kritiket me prminente te poezise, prej koheve antike ne ditet moderne, prej Poetikes se Aristotelit tek Ankthi i Influences i Harold Bloom-it, pavarsisht mohimeve dhe debateve, duken se bashkohen ne nje pike, poezia mbetet muzike dhe argument, me fjale te tjera, e kultivon kuptimin e saj duke e perdorur gjuhen si nje instrument muzikor. Poezia a Ilirian Zhupes, shembull siperan i nje paranomazie te perkore, arin ti perdor mundesite shprehese te Shqipes me nje intuite elegante, penetron ne shume nivele kuptimore me ndjeshmeri gjuhesore mahnitese, di te unifikoje kuptimin me jehonat, ja del te provokoje intensitet imediat mbi mendjen dhe shqisat njeheresh, si pak te tjere ne letrat e sotme shqipe.

Vjosa—parapoeme—nje poezi e shkruar rreth 30 vjet me pare dhe e paperfshire ne vellimin “Te Gjalle dhe te Vdekur,” me ka shtyre perhere ta lexoj si nje Ars Poetika, si nje poezi-celes qe ofron shenja te qarta per te zberthyer rebusin e qasjeve estetike te I. Zhupes. E shkruar si nje rivitalizim i distikut tashme tradicional te lirikes Shqiptare, kjo poezi deshmon nje sofistikim estetik te pazakonte; ne secilin distik njeri varg eshte grupim folior levizes, enumeracion i lidhur me rima te brendshme, nderkohe qe vargu pasues eshte bashkim emrash antonimike, shpesh me margjina te prera fonetike si “det, jete, etj te cilat sugjerojne nje gjendje fizike statike. E pare se pari ne nivel te tingullit e me pas te kuptimit, kjo qasje i jep poesise strukturen e lumit te papermbajtur tek vargu prires, dhe idene ei shtratit solid tek vargu pasues..

Zhurmon, e bucet, e shket neper gure,
dhe krua dhe det, dhe grua, dhe burre…

…Zhurmon e bucet, therret e pisket
dhe kenge, dhe vaj, dhe vdekje, dhe jete…

Kjo poezi eshte nder exemparet e hershem te shkrimit apofatik te I.Zhupes, nje lloj shkrimi jo aq i perhapur ne poezine Shqipe ku shpesh strofat shtohen per hir te strofave dhe imazhet behen kapice pa nje sens te qarte te ekonomise gjuhesore. Per te shmangur ndonje konfuzion teorik, e gjej te udhes nje sqarim te shpejte te ketij termi te preferuar vecanrisht nga praktikuesit e Kriticizmit te Ri. Apofatik vjen prej Greqishtes klasike, ἀπόφασις, qe do te thote te nxesh permes mohimit, te perftosh dije duke u ngritur mbi kufizimet e dijes konvencionale. Ilirian Zhupa, besoj ne menyre intuitive, e ka kuptuar shpejt se poezia e vertete e nderton kuptimin e saj duke sfiduar ate cfare dihet, skajohet prej rezervatit te mbyllur me te dhena muzeale, per te ndertuar nje bote associative qe provokon tek lexuesi eksperienca te fresketa emocionale.
Ne se ka nje risi te pamohueshme ne aritjet letrare te Ilirian Zhupes, kjo eshte padyshim struktura komplekse e shumices se poezive te tij; ato jane simfoni enumeracionesh qe zakonisht mbyllen me nje epifani, ngashnjime qe metojne revelimin, ftesa per nje ta kuptuar ndryshe boten, sfida “per te menduar me zemer dhe per te ndjere me mendje.”
Zhupa eshte apofatik por ne menyren e vet, poezite e tij perhere synojne, sic permenda me lart, epifanite, ato gjetje a zbulime te papritura qe kulmojne dhe permbyllin procesin kontemplativ, ato momente iluminimi a drite te befte qe e vene heroin lirik ne nje pozite te favorshme per ti pare skenat afreskale apo edhe detajet gati te pavrejtshem, nga nje perspektive e re. Ashtu si piktoret e renesances luajne me tonet per mimesin e drites apo perspektives, ky poet perdor me virtuozitet akcentet fonetike dhe morfologjike, konstruktet e gatshme sintaksore apo “puntet” per ta drejtuar vemendjen e audiences, me koshience estetike, tek epifania permbyllse. Ja dy shembuj ku foljet habitore apo pasthirma “ah” perdoren mjeshterisht si nenvizime ideore te rendesishme per kuptimin e poezise.

Ashtu te veshura me mahnisin te gjitha
Me bukurite e tyre qe frymojne e magjepsin,
Por kur I zhveshin kemishet,
Ah, kur I zhveshin kemishet,
Vdesin!
(Ah, Kur i Zhveshin Kemishet, 62)

Apo,
Shume qenkam ritur dhe dot s’me kane pritur…
…Ngadale paskam shkuar dhe befas jam zgjuar…
(Shume qenkam rritur, 123)

Ne nje Poezi tjeter perdoret nje konstrukt te ngurte sintaksor, lutja fetare, si strategji retorike per te deshmuar absurdin tragjiko-komik te egzistences kolektive ne nje shoqeri me gjendje mendore dhe morale qe eshte pak te quhet anarkike..

Na ruaj nga zotat, o Zot !
( Zotat u Ngjiten ne Qiell, 15)

Perthyerja origjinale qe i ben poeti konstruktit sintaksor skematik ne kete varg permbylles, duket tek toni thuajse imperativ. Me shume se lutje e deshperuar, ky varg tingellon si nje kerkese-komande ndaj qenies me te larte divine; ka ne vetvete energjine e nje rebelimi a blasfemie, e cila mua me sjell nder mend percaktimin e Robert Bly-it per surrealizmin Spanjoll, “shtjelle uji tej nje dige transparente.

  1. Poezia e Ilirian Zhupes e ka nje pjese te madhe to sofistikimit te saj jo vetem prej njohjes gati shteruese te poezise me te mire te tradites sone letrare, perfshire liriken popullore, por edhe prej emancipimit te perftuar nga leximi i kujdeshem i poezise boterore. Ndjeshmeria gjuhesore Naimjane ndaj verbit, motivet apo jehonat e filozofise se tij, perthyhen me elegance ne tekste poetike krejt origjinale. Ideja Naimjit per metempsikozes—ideja e transferimit te egzistences fizike te qenies— pulson fund e krye librit por me nje dallim te madh ngase I. Zhupa krijon nje atmosfere” sui generis” ku metempsikoza eshte nje experience e pritshme dhe jo retrospektive. Ja nje shembull i dallimit mes tyre: Thote Naimi,

Isha diell edhe hene
balte, e dru, e gjeth, e ere
Yll, e zog, e dash kam qene
Pa dhe njeri shume here.

Tek Ilirian Zhupa, ndryshe nga Naimi, nuk hasim refimin e gjendjes hipotetike, paraegzistenciale; vendin e saj e ze disponimi shpirteror, gadishmeria per nje eksperience te re qe te ndermend tendosjen emocionale te Itakes se Kavafit:

Per kater caste do te behem dru,/ Qe pak me vone te behem dhimbje,/ Ne kater ore do behem bindje.

Per kater dite do behem avull, / Qe pak me vone te behem fryme, / Ne kater net do behem bryme…
( Shkoj per te Ardhur, 69)

Procedime te tilla mbajne gjalle nje fryme Pindarike e cila injekton nje lloj panteizmi sa spontan aq edhe mondan, duke e pasuruar strukturen kuptimore te librit. Ne vijim te kesaj ideje poema permbyllse “Qielli Im” tingellon, vec te tjerash, De Radiane; heroi i saj lirik endet dhe qemton neper bokerimat e te sotmes fragmentet e mbetura te mistikes se krishtere te Arberise mesjetare, fragmente qe nuk i permend por duket se i ka ne subkoshience. Leximi i poemes te le me nje peng jo vetem per cfare kemi humbur, por edhe per menyren se si i humbem. Ja skena e pakohe e nje rituali qe vazhdon e tille ne dy mijevjecare,

Nena e atit, Maria, i lutej Zotit cdo mbremje per mua, / Birin e birit te saj te vetem. / Por nuk e dinte se do te kryqezohesha edhe une/ dikur si Jezuja / ne vise te tjera, nen nje qiell tjeter. (Qielli im: Ati, 139)

  1. Eshte veshtire te gjesh ne letrat Shqipe nje shembull me te perafert me poezine e Whitman-it, se sa te poezia e Ilirian Zhupes. Blloqet enumerative, zhdervjellesia e perseritjeve apo ne disa raste prania e vargut te gjate qe thyhet spontanisht nga pesha e vet, te bindin se ke te besh me nje shembull Shqiptar ne favor te teorise tashme te konsensuale sipas se ciles, Whitman mbetet influenca me e madhe ne poezine moderne. Shembull i meposhtem duket ilustrativ jo vetem ne aspektin kuptimor por edhe ate viziv.

Burri ka dale nga zjarri, mes nje nate te erret, /
ku pikturohen tmerret,/
Dhe eshte ndier i vetem ne kete bote te qelqte,/
duke lene shenja zjarresh perqark/
Ato shenja zjarresh jane bere qenie te tjera,/

Dhe lozin me ate qe kane At’.

(Burri ka Dale nga Zjarri, 18)

  1. Shfletimi i faqes se fundit te vellimit “Te Gjalle dhe te Vdekur” me kujtoi befas nje thenie te paharueshme nga prozatori bashkekohor Izraelit Amos Oz. “Njjeriut te emancipuar” thote Oz, “i lejohet vetem nje lloj fanatizmi, dhe ky fanatizem ka te beje me ruajtjen e gjuhes amtare.” Ne nje kohe zbehjeje te ndjeshmerise gjuhesore ne diskursin publik Shqiptar, epifanite e thella te librit te i Ilirian Zhupes te bejne ta duash edhe me ate instrument te jashtzakonshem muzikor qe quhet Gjuha Shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *