Mark Gjonaj zyrtarisht shpallë kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut


 BEQIR SINA, Morris Park
 Biznesmeni i suksesshëm Mark Gjonaj, aktivist i njohur i komunitetit, për zgjedhjet e nëntorit 2012 do të kandidojë, për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Shtetit të New Yorkut
Bronx real estate broker Mark Gjonaj will challenge incumbent Naomi Rivera for state office in the 80th Assembly District.
Pelham Parkway Bronx NY: Këtë të dielë që shkoi, më dt. 22 Prill 2012, komuniteti shqiptar i New York mirëpriti më një entuziazm të jashtëzakonshëm Z. Mark Gjonaj, i cili shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për Dhomën e Ulët të Asamablesë së Shtetit të New York- New York State Assembly.
Brohoritjet e mirënjohura në fushatat elektorale amerikane “Go Gjonaj!! Go Gjonaj!! Të cilat vazhduan edhe gjatë një shiu të fortë dhe temperaturave të ulta, treguan mbështetjen e fuqishme që ky komunitet i jep Z. Gjonaj në përfaqësimin e tij në Asamblenë e Nju Jorkut, si pari shqiptaro amerikan nga ky komunitet.
Duhet veçuar që Z. Gjonaj, në rast fitoreje, do të jetë i pari Shqiptaro-Amerikan që do të zgjidhej në Asamblenë e shtetit amerikan New York. Ai do të përballet me një konkurrencë të fortë nga Assemblywoman – pra një përfaqësuese grua, Naomi Rivera, e cila ka rrënjë të forta politike në distriktin 80-të, që nga viti 2005.
Për momentin Z. Mark Gjonaj, është i regjistruar si një demokrat dhe mban detyrën e komisionerit ne Komisionin Taxi & Limousine të shtetit të New York. Eventi i djeshëm shënoi nisjen zyrtare të fushatës për pozicion në Kuvendin Popullor Shtetror të New Yorkut. Distrikti i 80-të përfshin Pelham Parkway, Pelham Garden, Mosholu Parkway, Allerton dhe një pjesë te Bedford Park.

Dhoma e Ulet e Legjislaturës – New York State Assembly, per te cilen Z. Gjonaj po kandidon, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652 banoresh. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në ne mandate dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa të përfundosh karrierën politike.

Ne fjalimin e tij Z. Gjonaj premtoi se do te përqëndrohet në programet për të moshuarit, sigurinë publike dhe hapjen e vendeve te reja te punes.”Në jetë, ne ose duhet të pranojmë gjërat për cfare janë ose duhet të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe të përpiqemi për të gjetur një zgjidhje për gjerat me te cilat ne nuk pajtohemi “, tha Z.Gjonaj
Z. Gjonaj është dallur si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri.
Ish kongresisti republikan Joe DioGuardi, presidenti veullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, tha dje se :” Unë kam punuar me Mark Gjonajn dhe verpimtarët e tjerë shqiptarë, për drejtat e njeriut dhe çështjet e politike, dhe shumë çështje të shqiptarëve për më shumë se 15 vjet. Ai ka qenë një veprimtar i respektuar dhe efektiv si qytetar amerikan dhe biznesmen i sukseshem në komunitetin e Bronxit Juglindorë për shumë vite, dhe mendojë se është i përgatitur mirë, për të përfaqësuar Bronxin Lindorë në Kuvend e Shtetror:. Unë kam mbetur shumë i kënaqur nga mënyra sesi e pritën komuniteti shqiptarë shpalljen e kandidaturës së veprimtarit Mark Gjonaj nga miqtë e tij të shumtë dhe mbështetësve shqiptarë të dielën kur ai shpalli fushatën e tij për t’u bërë një përfaqësuses i Kuvendit të shtetit të New Yorkut, përzemërsisht i urojë suksese tha ish kongresisti republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi
Z. Gjonaj, 43 vjeçar, babai i dy fëmijeve i lindur nga prindër shqiptarë te cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit – Mali i Zi u rrit në një lagje italo – shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua ne Universitetin St. John’s, Queens. Per momentin ai është president i MP Realty Group, një kompani e pasurive të patundshme në Morris Park.
Z. Gjonaj eshte gjithashtu bashkë-themelues i Shoqatës “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”.
Z. Gjonaj ka qenë një kritik i hapur i procesit te decentralizimit dhe planit të shtetit për të hequr një pjesë të Morris Park nga rrethi 80 i Kuvendit të Shtetit të New Yorkut. Z. Gjonaj akoma nuk ka marre nje mbështetje zyrtare nga Partia Demokrate. Zgjedhjet primare te shtetit të New York për Partinë Demokratike do te mbahen me11 shtator 2012.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *