Poezi nga Besa Hoxha – Beqiri

BESA BEQIRI HOXHABesa Hoxha – Beqiri vjen per here te pare per lexuesit e  Revistes ” Kuvendi” me nje cikel poetik, por biografia e saj krijuese eshte shume me teper. Ja shkurtimisht disa te dhena:

  • “Një histori letërsie e ndaluar: Si u ripërjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga “Historia e letërsisë shqipe” – SHB “Naimi”, Tiranë 2016
  • Përmbledhje poetike “Eshtrat e ringjalljes”, Prishtinë 2005
  • Studim historiko-letrar dhe krahasues “Një histori letërsie e ndaluar”, Tiranë, 2016
  • Kumtesa dhe punime shkencore
  1. Një histori letërsie e pabotuar (Konferenca e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren)
  2. Një dritare në revistën “Shejzat” për letërsinë e realizmit socialist (Konferenca e Institutit Albanologjikë – Prishtinë)
  3. The Albanian Literature in internet (Konferenca ICRAE 2014 – Shkodër)
  4. “Literatura shqipe” e Justin Rrotës (Revista “Malësia”)
  5. Elementet krijuese dhe kritika e Martin Camajt në revistën “Shêjzat” (“Gjurmime Albanologjike – në botim)
  6. Censorship and self censorship reflected into the History of Albanian Literature (Journal of Modern Education Review, SHBA, në botim)

 

Heshtja

 

(Ti) hesht

Bota rrotullohet

Fjala verbohet

Ëndrra shuhet

 

(Unë) hesht

E bardha nxihet

 

Shuaj etjen me fjalë

Vras dëshirën me heshtje

 

Përsëri …

Flaka e jetës

Gllabëron unin

 

Heshtje apo dëshirë!?

 

Kur e tashmja përqesh të djeshmen

E nesërmja do të përbuz të sotmen

Protagonistët ndryshojnë rolet

Ndryshojnë pezmin në përkrahje

E përkrahjen në pezëm vullkanik

 

(Ai) hesht

Jeta me hapa të shurdhër

Zhduket në pakthim

 

Biri pështynë të atin në fytyrë

Heshtim …

26.11.2

 

Ringjallja

 

Shuaj etjen me njomësinë e buzëve

Të jetës a vdekjes …

Në udhëkryq drejt së panjohurës

Prish busullën me frymëmarrjen e vështërsuar.

 

Vdekja luan lojë që nuk e fiton

Optimizmi është më i madh se zhgënjimi

 

Hapëroj përpara me guxim

Drejt shkallëve të qëllimeve

Më e fortë se kurrë.

 

Dhimbja forcon guximin

 

Ringjallja hap niansat shumëngjyrëshe të mundësive

 

 

Fillimi i magjisë apo…

 

Ëndrrat e qeta

i takoi ujëvara e çmendur

 

Buzëqeshjet mbetën të ngrira në pasqyrë

 

Cepat e kullës së shpresës

u rrënuan në cepat e ditëve pasuese

 

Nata kishte mbetur e shurdhët

 

U hap perdja

në binën e teatrit jetësor

Në dërrasat e kalbura nga mërzia

unë përballë botës përrallore.

 

Zëri histerik prishi magjinë e çastit

 

 

Kthimi i jetës

 

Bota fitoi kuptimin

Kur vaji kaploi zbrazëtirën.

 

Buzëqeshja shpërndau dhembjen.

 

Hapat e pasigurt

Ndërtuan fortësinë e qëndresës.

 

Përqafimi fëmijëror

Rrënoj Kalin e Trojës.

 

Lumi fitoj kthjelltësinë e rrjedhës.

 

 

Nisma

 

Çdo gjë lundronte në lumin pa brenga

Jeta – lojë e larmishme, pa vizion

vorbull e errët e së nesërmes

 

U rrita me rritjen e popullit

 

Keqtrajtimi e jeta me frikë

i afroheshin fundit

 

E nesërmja ishte e turbullt

 

Njerëzit vdisnin çdo sekondë nga pasiguria

 

Vdekja – ….   e pastër

 

 

Udhëkryqi mes dy realiteteve

 

 

Mes dy dimensioneve kohore

Ëndrra përshëndet përjetësinë

 

E vërteta në mes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *