Fluger për Erën!

Esse analizë rreth vëllmeve poetike,“ Bija E’rës ” dhe“At’je, At’herë, At’dhe”, të poetesdhe esseiste-s, Elinda MARKU.

 

A. MONDA MOISIUShkruar nga Raimonda MOISIU

 

Shkrimtari dhe poeti qëndrojnë midis hapësirës dhe universales, midis së përditshmes njerëzore dhe  së kuptueshmes hyjnore, brenda lëkurës së tyre krijuese, pasionit e talentit, nën aureolën e ndikimit letraro-artistik, filozofik dhe sensin që i karakterizon, për t’i dhënë kuptim,jetës dhe dashurisë. Shkrimtari e poeti  humbasin në thellësitë e shpirtit dhe zbulojnë  atributet e bukurisë shpirtërore dhe fizike, të fshehtat e shpirtit, kujtesës dhe përvojave jetësore në këndvështrimin  metaforik dhe komponentit vlerësues të promovimit të vlerave sipas artit krijues bashkëkohor. Ata hyjnë brenda në shpirtin njerëzor, përpjekje kjo, për të shpjeguar enigmat e botës, me realitetin, natyrën dhe shoqërinë, me të mirat e të metat e saj, me dhimbjet dhe dashuritë  e jetës. Të qenët shkrimtar e poet është njerëzore, atribut i rëndësishëm, sepse vetë jeta e njeriut është një  poezi apo romani i jetës, kombinimi i artit të të jetuarit  me filozofinë, psikiken dhe shpirtëroren.

Poetesha dhe esseist-ja Elinda Marku ka botuar së fundmi dy vëllime me poezi dhe esse, të titulluara;“ Bija E’rës ” dhe “At’je, At’herë, At’dhe”, botime këto,  të dala nga shtëpia botuese LibrariumHaemus, Bukuresht-Tirana. Botimi i tyre  rriti ndjeshëm jo vetëm vlerësimin dhe interesin nga kritika e kohës ndaj krijimtarisë së poetes, prozatores dhe esseiste-s, Elinda Marku,  por edhe ndikimin e admirueshëm të poetes  në letërsinë bashkëkohore, atë të letrave shqipe dhe letërsisë post-komuniste në ekzil, vecmas në Amerikë ku ajo jeton, punon e krijon.  Duke kundërshtuar fort traditën imituese, që kishte dominuar poezinë shqiptare dhe letërsinë  e realizmit socialist, prania poetike e Elinda Markut zgjeroi fokusin e poezisë, duke e shkëputur atë nga rrethi i ngushtë tematik, shqetësimet brenda shpirtit dhe përvojave jetësore të një individi në kontekstin historik, social, kulturor, politik, dhe ekonomik me një përsosmëri të rallë filozofike dhe ndjeshmëri artistike, pozicionimit të saj- fluger për erën- për t’u shprehur lirshëm, përpos pasionit dhe intimitetit të identitetit poetik, motivit e veprimit, të përjetuarit të këtyre vlerave dhe përmbajtjen e tyre ideo-artistike.Duke shfrytëzuar verbin poetik me energji shprehëse, intensitet dhe vrullshëm, Elinda Marku është këmbëngulëse dhe e guximëshme, provokatore dhe reformatore duke hedhur kështu bazat e një kritike të qëndrueshme të momenteve historike të jetës dhe të shoqërisë, analogjinë meditative të së kaluarës me bashkëkohoren dhe parimet moderne universale, konfirmon kuptimin historik me ekzistencën e karakterit baladik dhe elementet mitike, paktine shpirtit me intimen dhe fenomenet e jetës, të cilat Marku ishqipton me zërin e vet poetik dhe esseist-estetik. Konotacioni krijues femëror, qytetar dhe intelektual i Elinda Markut e tejkalon domethënien e saj si poete dhe esseiste, përmes vërshimit të një ironie dhe autoironie, sarkazëm e satirë të mprehtë, zbavitëse dhe dërrmuese me  të gjithë spektrin e ndjenjave të ndërlikuara,kontradiktat, dilemat morale, sociale  dhe politike, trishtimit e shpresës, tendencat artistike dhe letrare të kohës sonë dhe të një shpirtit të trazuar ndaj harresës e mosharresës për: “At’je, At’herë, At’dhe”,  -dhe shpirtit optimist për jetën e mbijetesën,  nëpër të cilat përcohet filozofia e rilindjes së pafundme të jetës dhe peripecitë e saj.  Poetja dhe Esseist-ja Elinda Marku është dhe mbetet një figurë ndërgjegjësuese me konceptet filozofike dhe qasjet ndaj dukurive të natyrës e jetës, mbetet“ Bija E’rës ”, forcëkonstante e mospajtuëshmërisë, qësfidon themelet e të kuptuarit të botës dhe konotacioneve të drejtpërdrejta historike, social -kulturore dhe qëllimit tëartit në vetvete.Sensibiliteti dhe figuracioni poetik, i Elinda Markut, janë të dominuara nga komunikimi ndjesor, subjektit lirik dhe i natyrshëm, mall e brengë, respekti ndaj më sublimes, dashurisë njerëzore.

eLI LIBRI

Për nga liria e të shprehurit dhe e krijimit, autorja Elinda Marku ka përzgjedhur që të dy vëllimet me poezi, t’i paraqesë jo të ndara në cikle, por me titujt respektivë,  që eksplorojnë kufijtë,  jo vetëm të gjuhës dhe figurave letrare, por poetja  i konsideron ato; “dritare transparente”,  që vetë titujt e tyre të jenë me pak fjalë,  për të  shndërruar rebelimin shpirtëror, kompleksitetin shpirtëror të ndjenjave dhe emocioneve  në poezi; “Ky nuk është mall”, “Nëse Shkruaj”, “Edhe në parajsë ndodh të vdesin”, “Miti i kufinit”, “Në dashuri”, “Të heshtnin femrat si hëna”,   “Pejsazh në mendje”, “S’ka vdekje që m’i merr Poetët”, “Këshilla Marës”, “Unaza e Ditës”, “Duke pirë me Poetin”, “I’lire” etj, etj, (tituj nga vëllimi poetik “ Bija E’rës ”), -“Fjala”, “Kënga e lotëve”, “Verbimi i borës”,  “Koha”, “Flakë”, “Mara dhe Atdheu i Ëngjëjve”, “Në vendin ku asht ba “Kuvendi i Lezhës”,“Pranga”, Tregëtarët e Atdheut”, etj, etj, (tituj nga  vëllimi poetik “At’je, At’herë, At’dhe”).

Titujlirikë  qëzbërthejnë të vërtetat universale dhe realitetet, implikimet e rëndësishme dhe gjërat misteriozë në debatin aktual post-modern, dëshmi drithëruese plot dritë, por që inkurajojnë, aventurat e psikikes e shpirtërores, kuptimin e tyre, vecmas në epokën e nisjes dhe ikjes, por që Marku i konsideron ato ndër ndikimet më të forta në evokimin delikat të traditës, mallit dhe dhimbjes.Bota poetikee Markuteksploron vetëdijen dhe subjektivitetitin e dramës njerëzore, sociale e historike në kufijtë e kohës së pakohë, me intimitetin i shprehjes lirike, fabulor dhe  interesant, goditëse dhe delikate, ironike e të sinqerta,  faktorë të rëndësishëm dhe zgjedhje të  suksesshme këto të  autores, që nënkuptojnë  stilin e jetës të individit e shoqërisë, pasurinë shpirtërore e materiale, peshën e historisë dhe  statusin social, mediumi transparent i ekzistencës njerëzore, të  fragmentarizuar me sqimë intelektuale dhe me forcën e dhimbjes të dashurisë njerëzore.

“Janë burrëruar Malet,/plaka pritje jep e merr shpirt,/buzë një lumi të shterur,/matanë të cilit tymosin shtëpi të ulëta,/me hije shtatlartë brenda.” (poezia “Ky nuk është mall”, f.9,“Bija E’rës ”). Sinteza dhe motivi i njohur i poetes është unike dhe me pjekuri poetike të përsosur në këto vargje, të mirëvendosura me  seriozitetin moral dhe shpirtëror, gjeografinë dhe gjeometrinë e dukëshme të faktorëve të jashtëmsi nevojë fizike; “malet, lumi, shtëpitë e ulëta”, dhe faktorëve të brendshëm të frymëmarrjes si frymëzuese e gjendjes metafizike; “burrëruar, plaka, shpirt, hije shtatlartë brenda”, –vargëzon poetja, pikën e nisjes,  të ikjes e të pritjes, aluzionet e koduara të klithmës shpirtërore e riciklimit të jetës. Marrëdhënie komplekse këto,

të shprehura  brenda imazheve dhe gjuhës metaforike, që formojnë dialektikën e mallit e brengës përtej ikjes dhe ardhjes, dhe përballjen dramatike të tyre, dhimbjes e dashurisë; “Atje qetësia mbrëmjeve bie si shiu,/si shiu im i mbytur në pakuptimin e ikjes,/në pakuptimin e të gjitha ikjeve”. Ndjenja e metafora të rrënjosura  thellë  në mprehtësinë e dialektikës e cila vendos mbi cdo gjë dhe krijojnë marrëdhënie  spontane në të njëjtën kohë, të imagjinatës dhe ndjenjës:“Qiellit i nxihet rrethi i syve,/Ndërsa gratë lajnë reliket e gushës me lot,/Ku ta dish se c’ngjyrë i kanë lotët,/gratë e atjeshme,/Atje…/mbështetur mbas një gardhi të krimbur, një derë pa shtëpi,/më pret mua t’i trokas.”, –Marku, e zhytur në melankoli lidh fabulën e poezisë,

ELI, LIBRI

 “Ky nuk është mall” (“Bija E’rës ), me  fatin e individit (gruas), gjendjen shpirtërore, aspektet e përvojat personale, me njerëzit e sendet që e rrethojnë, marrëdhënie kjo e krijuar me mjeshtëri e profesionalizëm nga Marku, por që ndikon për jetesën dhe mbijetesën, dhimbjen imagjinare, mallin, trishtimin dhe dashurinë.

“Të gjitha kthimet do t’i blija me gjakun tim,/Gjaku është lumë i rrëmbyer,/Në të cilin më duhet të lundroj,/Për të mbërritur atje,/Ku e vërteta ime nuk tretet.” (poezia “Për At’dhe”, f.100, nga “At’je, At’herë, At’dhe”).

Marku ka dhuntinë të paraqesë në strukturën e një poezie të shkurtër; bashkimin unik individual me  momente të dhimbshëme e historike në jetë, që lindin nga të qënit dëshmitare dhe vëzhguese e ngjarjeve, shqetësimeve, detajeve  dhe përvojave jetësore përreth saj dhe  marrëdhënieve mes natyrës, njerëzve dhe sendeve që e rrethojnë; “ Kam kohë që nuk cmendem,/Të cmendem s’kam kohë,/Kam kohë që nuk qaj,/Të këndoj s’kam kohë”. Poetja kodifikon gjuhën poetike; lirikë e shkurtër, muzikalitet tingëllues dhe kolorit lokal të spikatur për nga mjeshtëria  artistike dhe mendim filozofik,  prirje e talentit të poetes Marku, të transmetuara nëpërmjet meditimit dhe monologut të situatave të imta emocionale; “Kam kohë që nuk iki,/Të rri nuk kam kohë,/Kam kohë që nuk lindem,,/Të vdes nuk kam kohë!”-nën efektin e mirëfilltë  të natyrës së dashurisë dhe kostot e saj njerëzore;mallit e brengës, gëzimit dhe hidhërimit, dhimbjeve të lindjes dhe grahmës  së vdekjes, dashurisë dhe ndëshkimit si mishërim simbolik i agonisë së të përditshmes njerëzore dhe  aktit të intimitetit të thellë në ngjizjen e impulsit jetik, dhe misterit të heshtjes së përjetëshme.

“Shpesh e pushtoj qiellin e shtatë,/Shtatë herë kam rënë në një dashni të vetme,/të shoh sic je, banor e vetëm,/Tek i shtati qiell rënë për tokë.”, (nga poezia “Në një dashuri të vetme”f.15)

Efekti i hirshëm alegorik i jep shumë avantazh autores të “gjuajë agimin” e poezisë lirike, me romancën dhe dramaticitetin e bardhë gjatë “pelegrinazhit hyjnor” (qiellin e shtatë),  të cilat zbërthejnë përmbledhjen mjeshtërore lirike dhe efektet letraro-artistike, duke na kujtuar faktin se; Marku  është një gruame të gjitha  nuancat e  intensitetittë apasionuar emocional, delikatesë dhe fuqisë shprehëse;“Pash më pash i rashë oqeanit -lot i bukur/I së Bukurës së Dheut,/Që kurrë s’u zgjua vajesh të t’kisha ty,/Që dhjetra stacione pritjesh ngrite,/E bukura e Dheut pranë teje të priste.”

Me një stil poetik të rrallë dhe imagjinativ, Marku evokon vizionin e frymëzuar me vargje të mrekullueshme e të ngrohta  të bukurisë shpirtërore  dhe elegancës të mëkatit të bardhë, nën sharmin e “së Bukurës së Dheut”  dhe “komandën” e përjetëshme të zemrës së njeriut, që mbart në vetvete dashuritë e jetës dhe qëndrueshmërinë e tyre: “ Na ishte e c’na asht,/Asnjëherë vetëm, asnjëherë bashkë!” Madhështia poetike dhe kombinacioni harmonizues  në vargjet e fundit të poezisë,  i kanë dhënë  Elinda Markut, suksesin e krijimit të  një standarti realistik në poezi, qëripërcaktonsubjektin dhe trajtimin e letërsisë bashkëkohore. Njerëzorja e individëve të zakonshëm kërkon trajtim të plotë artistik e filozofik, psikik e shpirtëror, dhe Marku ia del, – plot aftësi e talent zgjeron gamën e të shprehurit poetik, duke përmbledhur të gjitha aspektet e jetës e përvojës jetësore.

“Kam ra n’dashni,/Si bora e parë,/N’kopështin e pafajshëm,/N’rrugën e madhe/Kam ra n’dashni,/Si shiu në verë bie-njomëzak,/Si rrufeja në tokë-thellë,/Kam ra n’dashni,/Si guri n’pus.”(poezia “Në dashuri”, f.24, “Bija E’rës”).

Elinda Marku ripasqyron ekulibrin klasik dhe bindjen e bazuar se vargjet lirike mishërojnë ndjeshmërinë romantike, duke manifestuar madhështinë e natyrës, irracionale, joshëse dhe magjike  me “bora e parë”, metaforë e krahasuar me bardhësinë dhe  sinqeritetin e mëkatit të bardhë.  Marku kap thelbin e poezisë, me imazhet kalimtare  dhe stilit poetik të saj, që mbetet i njëkohëshëm dhe i fuqishëm. “Ne bubrrojmë poezinë,/Testamentin e përjetësisë./Mbramë i pashë…/Podrimjen e Lumin,/Shkrelin e Gjetjen,/ Jamarbrin e Dorin’,/Lasgushin dhe e Fishtën,/Rreshpjen e Dhimbjen,/e aspak s’mu dhimbsën,/bash zili i pata…”( “S’ka vdekje që m’merr poetët”,f.81,“Bija E’rës”).

Marku sjell me dhimbje në vëmendje,  poetëtlirikë, që janë ndarë nga kjo jetë, portrete përjetësie të individëve historikë dhe kombëtare, trashëgiminë  e tyre intelektuale, letraro-artistike, nëpërmjet vargjeve lirike, mbresëlënëse dhe madhështore,  Dritën dhe Dhimbjen,  që ata lanë  pas për brezat.

“ Muza, kjo grua besnike e Poetit,/E vetmja besnike i bie fyellit…/Të mos flejë poeti pa ninullë.”(poezia “Duke pirë me Poetin”,f.94, “Bija E’rës”). Marku “josh”,  labirinthin shpirtëror të ndjenjave të poetit me muzën-“grua”, të moduluara këto mjeshtërisht nëpërmjet vargjeve me simbolikën e figurave letrare,  metaforës, serenitetit  dhe muzikalitetit, përjetimin nga motivi emocional  në strukturën artistike,  lirike, baladike e mitike: “Dhimbet në nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë,/E nuk rënkon,/Ai nuk e don artin si gënjeshtër që mashtron dhimbjet,/Ende shkruan për hatër të Shën-Ilirit,/Shikohem brenda meje tek pasqyra e shpirtit,/Aty ku ruaj të përhershëm Shëmbëlltyrën e Krijuesit e Zërin e Poetit,/Të vetmit që kam vendosur t’i adhuroj sa të jem gjallë,/Të vetmit të adhurueshëm.”

Vargjet lirike të Markut kanë elementë subversivë dhe poetja rivalizon  me moralin heroik, epik dhe patriotik, ajo insiston në vlefshmërinë dhe lidhjen e barasvlefshme të ndërgjegjes individuale me realitetin, brenda kësaj poezie lirike -baladike, ku cdo varg fiton vlerën e të kuptueshmes dhe ndjesisë të muzës e botës së poetëve. Elinda Marku demonstron detajin intim e kontemporan, në cilësinë e ndjeshmërinë komplekse; Poeti për Poetin,-  që dallohet në  titullin alegorik e dinamik,  portret i gjallë i poezisë,  “Duke pirë me poetin”,  ajo solidarizohet dhe shndërrohet në fluger për erën në harmoninë tërësore të të konceptuarit të realitetit e rrethanave, me muzën dhe njerëzoren e poetëve.

“Në vendin,/ku ash ba dikur,/kuvendi i Lezhës,/asht një varr,/Pak më tutje një librari.” ( Në vendin ku ash ba “Kuvendi I Lezhës”, f.105, “At’je, At’herë, At’dhe”)

Elinda Marku  vazhdon të mbetet provokuese dhe ngulmon në perceptimin ndjesor të idesë, e shtrin  mendimin në ndjenjë, u jep shpjegim dëshirave dhe obsioneve në hije e në heshtje, në kërkim të idealit dhe së bukurës, duke na ofruar kështu amalgamën  “Kuvendi i Lezhës”,  “Varri i Kryekuvendarit”, dhe “libraria e një qyteti të vogël”,  të cilat Marku i konsideron ndër  ndikimet më  të forta në historinë e qytetit të Lezhës, me  të cilat poetja bën evokimin delikat të psikosintezës, vizionit, idealit historik e kombëtar, vlerën dhe forcën mbresëlënëse të historisë e vendos në një kuadër më të gjerë dhe të ndërlidhura; mes ndjenjës kombëtare dhe trashëgimisë së traditës poetike, që e dualizojnë atë mes vizionesh analoge; “Kuvendi i Lezhës”dhe“Vendlindja e Poezisë”, kanë pikëtakimet e tyre në histori, të cilat autorja i vargëzon dhe i përjetëson nën kontrollin filozofik, historik  e artistik; “Libraritë i mbajnë heronjt’ gjallë,/por heronjtë na duhen,/heronjtë i duem,/të vdekun”.Pra personazhet historikë të poetes, bashkëudhëtojnë me gjuhën poetike të saj.

“ Pak më tutje një librari,/të cilën politika po don me ia dhuru vedit,/me djeg librat,/e në dritën e flakës,/me numuru herë votat,/herë paret.”

Përtej intensitetit të ironisë e dramatikes, Marku me fuqinë e vizionit të saj filozofik e artistik, natyrshëm bën apel për ruajtjen e vlerave kombëtare e historike, alternativa sfiduese  dhe të ndërmjetme midis tendencave indiferente dhë shkatërruese të së bukurës e së vërtetës historike, nga njerëz të politikës  dhe syleshët karrieristë, mediokër e groteskë të shoqërisë.

Frymëzimi poetik dhe esseist i Elinda Markut pohon fuqinë e vizionit të saj filozofik dhe artistik, dhe kërkon me ngulm alernativa  përkundrejt  një bote indiferente dhe rrënuese  ndaj të bukurës e së vërtetës. Marku, me ironi e sarkazëm therrëse dhe e drejpërdrejtë në essetë e saj, na ofron amalgamën e shoqërisë dhe panoramat masive sociale e të gjitha aspekteve të jetës dhe përvojave jetësore; grotesken dhe të bukurën,  brutalitetin dhe brishtësinë,  fajin dhe ndëshkimin, dëshirat dhe obsesionet njerëzore, të cilat qëndrojnë krah për krah dhe më pas konfliktohen, duke e bërë lexuesintë konfrontojë thelbësoren dhe të vërtetat universale në kërkim të idealit të së  bukurës dhe njerëzores. Poetja dhe Esseist-ja, Elinda Marku ia ka arritur me sukses të sjellë një standart realist, kontroll artistic  e filozofik në poezinë dhe letërsinë post-moderne shqiptare.

 

Raimonda MOISIU

HARTFORD CT USA

Maj, 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *