Sot me datë 09 Prill 2016, Këshilli Bashkiak i Qytetit Pukë me votë unanime, nderon artistin dhe aktivistin e njohur Fran Gjoka “ Qytetar Nderi” i Bashkisë Pukë.
Frani, është jo vetëm një këngëtar e instrumintist i njohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, por edhe në të gjitha trojet shqiptare. Para se të vinte në Amerikë, në një moshë krejt të re, ai ishte pjesë e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Republikes se Shqipërisë, duke u paraqit në nivelin më të lartë të përfaqësimit, vetëm me aftësitë e tij. Ai mban titullin e lartë, plotësisht të merituar, “ Kalorës i Paqes”, duke ndikuar jo vetëm më këngën e tij, por edhe me veprimtarinë e vazhdueshme paqësore dhe patriotike në ndihmë të shumë emigrantëve, ndonëse dhe ai vet e filloi emigrimin me shumë vështirësi.
Përherë i gatshëm për të ndihmuar Atdheun me mundësitë që i ka dhënë puna dhe biznesi i tij, ka sponsorizuar ndërtimin dhe ngritjen e një përmendorje të poetit shumë të njohur Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni, i cili do të inaugurohet me datën 18 prill 2016.
Urime mikut të mirë Fran Gjoka për punë të mira në vazhdim, për jetë dhe shëndet, duke u premtuar lexuesve se së shpejti do të kemi një bisedë me këngëtarin dhe instrumentistin e njohur Fran Gjoka.
Njoftimi u muar nga Armir Mehaj, në faqen e tij te facebook-ut.
Botuesi i Revistes “ Kuvendi”
Pjetër Jaku