Beqir SINA – New York
Në nivelin aktual të mbështetjes Trump, është në ritëm për të marrë një shumicë të fortë të 95 delegatëve të shtetit, të New Yorkut, dhe duket se ai mund të kandidojë i vetëm..…! Por është heret për të bërë përcaktim të tillë.
NEW YORK : Donald Trump ka një avantazh më shumë se dy-për-një ndaj rivalit të tij më të afërt, John Kasich, në vendlindjen e kandidatit republikan për president, favoriti i dukshëm në New York, multi milioneri Donald Trump në një anketë e re nga anketa e sondazhit Monmouth.
Por, duhet theksuar se të gjitha anketat – polls, këtu në New York, madje edhe nga ato më prestigjozet, po tregojnë, të njëjtin rezultat, në New York, për zgjedhjet paraprake, ,që mbahen të martën më 19 Prill – Kandidati republikan Donald Trump, e “thyen” me 50 për qind më shumë në New York, Ted Cruz, i cili simbas sondazheve paraprake delë në vendin e tretë, pas Kasich që mbetet në vend të dytë.
Më saktësisht në një studim i Universitetit Monmouth, lëshuar të mërkurën, ( 19 Prill) dy javë para votimeve paraprake, (primary-fillimoret) tregon se zoti Trump, ka për të marrë mbështetjen e 52 për qind, votuesve republikan në New York, i ndjekur nga Kasich në 25 për qind. Ted Cruz ka 17 për qind.
Më 19 prill e marta kryesore për votuesit republikan në Nju-Jork, do të jetë një rrugë e gjatë drejt asaj për të përcaktuar nëse Trump mund të arrijë numërin e mjaftueshem të 1,237 delegatëve, që ai ka nevojë për të fituar edhe emërimin GOP , për të shmangur një konventë të kontestuar. E cila, do të kërkonte votimin e super-delegatëve në Konventën e Republikanëve, thonë analistët e këtyre zgjedhjeve në SHBA.
Zgjedhje, këto, që për herë të parë në historinë e tyre, kan qenë kaq problematike për të dy partitë, Republikanët dhe Demokratët. Të cilat, jo vetëm që deri tani nuk kan mbështetur asnjërin kandidat , por edhe me keq se kaq – Republikan dhe Demokrat i kan kritikuar ata tërthorazi me anë të figurave të larta brenda partive të tyre.
Në nivelin aktual të mbështetjes Trump, është në ritëm për të marrë një shumicë të fortë të 95 delegatëve të shtetit, të New Yorkut, dhe duket se ai mund të kandidojë i vetëm..…! Por është heret për të bërë përcaktim të tillë.
“Ka shumë gjasa thonë anketimet, që ky rezultat ka për të qenë më 19 Prill në çdo qark të kongresit, në vendlindjen e Trump, dhe, ai do të eci edhe më tutje me pothuajse të gjithë delegatët(95) në shtetin e Nju Jorkut”, tha manxheri i anketuesit të Universitetit Monmouth Patrick Murray.
Një shumicë e New York-ut e votuesve të regjistruar republikanë ( register votes – 57 për qind – dhanë votë të diskutueshme, për Trump, kur u pyetën . Ata e arsyetuan votën e tyre me mbështetjen Trump, në lidhje me ndëshkimin për gratë që bëjnë aborte, dhe kërkuan që ato të bëhen të paligjshme. Votuesit në New York, ishin edhe për të inkurajuar një garë armësh bërthamore në Azi, në atë që votuesit do të kenë ndikim në mënyrën se si ata votojnë në fillmoret në New York.
Kasich, është kandidati republikan i cili bën më të mirën në një “betejë” kokë me kokë – nëse del ai nga Republikanët, kundër Demokratve të Hillary Clinton, sipas anketuesve tregojne sondazhet ketu ne New York.
Nëse guvernatori i Ohios, Kasich, ka për t’u nominuar GOP, në Konventën Republikane, 80 për qind e votuesve republikanë, thanë se do të votojnë për të(Kasich) më shumë se per Clintonin në votat e përgjithshme më 4 Nëntor.
Kurse, vetëm 70 për qind thanë të njëjtën gjë për Trump, dhe 66 përqind Cruz, tregojnë anketimet.
“Është interesante nëse Kasich, do të jetë i nominuar në shtetin dhe në shtëpinë, e Trump, por ajo është thjesht vetem akademike,se me matematik nuk ka mundesi” tha Murray. “Nuk ka pothuajse asnjë probabilitet se çdo republikan do të jetë në gjendje për të fituar votat elektorale Nju Jorkut, më shumë se Donald Trump.”
Kasich, matematikisht nuk ka asnjë shans për të fituar emërimin të plotë, por është duke qëndruar në garë me shpresën e një konvente të hapur ose kontestuese siç quhet këtu nga Republikanët, në Gusht, kur Republikanët kanë edhe konventën e tyre.
Ai ka thënë se ai do të kandidojë më fortë se Cruz si alternativë anti-Trump në garat e ardhshme në verilindje, brenda partisë Republikane, dhe s’do të tërhiqet deri në fund ashtu si veprojë Jebb Bush, që “iku” nga gara republikane.
Megjithatë, thuhet se nuk ka ende një “parallogaritje” se si do të vazhdojë gara republikane pas New Yorkut, , për Kasich dhe Cruz, në se ata kan për të bërë bit Trump, mbasi edhe te gjitha sondazhet ende nuk kan gjetur ndonjë rezultat që e thotë atë.
Dyzet për qind e Nju Jorkut, nga republikanët, thanë se nuk ka të ngjarë të ndryshojnë mendjet e tyre nga kandidati që aktualisht mbështesin, pra per Donald Trump, por 34 për qind thanë se janë të gatshëm të marrin në konsideratë një kandidat tjetër.
Vetëm dymbëdhjetë përqind e tyre thanë se janë të angazhuar për kandidatin e tyre në të gjitha, qendrat e votimit, dhe 14 për qind duket se janë të pavendosur.
Sondazhi Monmouth u krye me 302 të aneketuar, pra votuesve të regjistruar republikan në fillimore në New York, nga republikanët e GOP, Sondazhi është kryer në mes të 3 prillit dhe 5 prill dhe ka diferencë 5.6-përqind pikë e gabimit.