Pjetër Jaku*
Si sot 105 vjet më parë, me 6 Prill 1911, në Bratillë të Deçiqit, nga malësorët trima dhe të organizuar, u përzu garnizoni turk dhe u ngrit Flamuri Shqiptar. Këtë ngjarje historike të një rëndësie të veçantë nuk e solli rastësia. Patriotët malësorë, që vazhdimisht e prej vitesh kërkonin lirinë e tyre, të tokave të tyre, shqiptarinë e tyre e shumë të drejta të nëpërkëmbura nga armiqët shekullor dhe, për kohën të Turqisë, pa lënë menjëanë Malin e Zi.
Për të kujtuar këtë ngajrje, me të drejtë malësorët që jetojnë e punojnë në Michigan, për më shumë se 30 vjet organizojnë takime e manifestime të shoqëruar me koncerte muzikore dhe me folës e të ftuar.
Këtë vit për këtë ngjarje u bë një darkë me datën 3 prill 2016, në Sallën “Gjergj Kastrioti” të Qendres së Shën Palit, në Rochester Hills. Një shije jo të mirë u solli të pranishmëve, që gjithësesi duhet të ishin më të shumtë, tavolina e nderit, ku secili ngrihej për të lavdëruar secilin, duke filluar nga folësi i rastit, i ftuar enkas për këtë manifestim historik nga Shqipëria, Gjokë Uldedaj- pedagog i ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i cili sikur kishte ardhur të falenderonte profesorin e vetëquajtur Lulash Palushaj dhe për t’u dhënë të pranishmëve njoftimin se Lulashi kishte marrë një dekoratë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ambasadorja Çitaku thua se kishte ardhur nga Washingtoni për të lavdëruar “veteranin” e Luftës së Kosovës, Luigj Gjokaj deri te Senatori Peters dhe Majori i qytetit Barnett. Secili për të lavdëruar secilin! Më shumë u fol për njëri-tjetrin, sesa për Kryengritjen. Vërtet komike! Në vend të sjellësh heronjtë e kryengritjes në këtë manifestim, japim këshilla, duke marrë rrolin e edukatorit, se si malësorët duhet të punojnë ( thua se nuk e dinë)! Jepet një dekoratë për dy shoqata nga Presidentja e Kosovës, thua se i mungonin materialet për dy, me të njëjtin tekst e disa veprime të tjera që i irritojnë të pranishmit. Në këtë manifestim, që duhet të jetë shembull për të rinjtë, u mbetët të flasin veç moderatorët për ngjarjen, për të cilën ishin bashkuar në një manifest historik si ky.
Le të shtojmë diçka më shumë se mbrëmja për Historikun e Kryngritje së Malësisë, e cila nuk ishte e vetmja dhe vetëm ajo:
Një ndër faktorët më të rëndësishëm ishte mbledhja e fshehtë e vitit 1893, organizuar në famullinë e Shkrelit (Malësia e Madhe), ku qe hedhur një nga platformat e rëndësishme për organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve popullore kundër sunduesve osmanë.
Para se të vimë te rasti final ai i ngritjes së Flamurit shqiptar në Bratillë të Deçiqit dhe i përzenies së garnizonit turk prej aty, sipas kronologjisë së kohës kishte disa faza, të përshkruara nga historian të njohur, të cilat mund t’i sjellim në një shkrim të veçantë, se sa aksione luftarake të tjera i paraprinë kësaj ngjarjeje.
Kur lëvizjet shqiptare në malet e Veriut po merrnin përpjesëtime të dukshme, Valiu i sapoemëruar i Shkodrës, Shaqir Pasha ( dhjetor 1901) u përpoq t`i gënjejë kryengritësit, me anë të premtimeve dhe propozimeve për bisedime.
Pakënaqësia e popullit shqiptar ishte shtuar dhe më tepër pas aprovimit të Kushtetutës të Perandorisë Osmane 1908. Ishin shtuar presionet fizike, torturimet, taksat dhe shërbimet ushtarake etj.
Për shkak të këtyre masave shtrënguese, malësorët e rretheve të Shkodrës ngritën krye kundër autoriteteve xhonturke. Për t`i shtypur këto lëvizje dhe duke e ndjerë veten më të sigurt, Porta e Lartë së bashku më turqit e rinj e thelluan dhe me tej politikën e tyre reaksionare antishqiptare, duke organizuar një operacion vdekjeprurës të udhëhequr nga Shefqet Turgut Pasha, i cili, nga Kosova, në vjeshtën e vitit 1910, qe zhvendosur në Malësinë e Mbishkodrës.
Për shkak të kundërshtimeve të kryengritsëve të Malësisë së Madhe, nisi hakmarrja e forcave të Turgut Pashës ndaj malësorëve shqiptarë. Ushtria turke, në përbërje prej 80.000 ushtarësh kishte rrënuar,kisha, shtëpi; kishte plaçkitur bagëti, djegur kullosa etj.
Për këtë ngjarje malësorët në Amerikë, veçanërisht në Michigan dhe në New York, organizojnë manifestime historike, ku rrëfejnë gjithë ç’kanë dëgjuar e mbajtur mend, ku folës të rastit ( hiostorianë të ftuar dhe përsonalitete të tjera të politikës ) janë të “detyruar” të shfletojnë historinë dhe arshivat, për t’u paraqitur dinjitoz para atyre qindrave që i dëgjojnë drejtë për së drejti në sallë dhe atyre mijëra që i ndjekin nga mediat.
Por, duhet theksuar se, nuk përjashtohen rastet, kur mediat ftojnë përsonalitete gjysmake të historisë, të vetëquajtur “profesorë” dhe “veteran” që sjellin paskatësi të neveritshme, aq sa kur pyetën nga drejtues emisonesh të paaftë në fushën e historisë , si: “Përse Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë? – thonë pasaktësi degjeneruese: “ Ded Gjo Luli nuk mori pjesë në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, sepse kishte lënë një takim shumë të rëndësishëm me patriotin e njohur Haxhi Zeka!!! Haxhi Zeka ishte vrarë me 21 shkurt 1902, dhjetë vjet më parë se në nëndorin e 1912-tës.
A vazhdojnë këto pasakëtsi të publikohen edhe në Gazeta Online të kontrolluara, edituara dhe redaktuara nga organizata serioze dhe gjoja profesionistë, siç është Gazeta “Dielli”, ku thuhen pasaktësi të papranueshme, si: Ded Gjo Luli u vra me 20 Dhjetor 1915, fjalë për fjalë: Princi malësor që guxoi ti shpallin luftë nga bajraku i Hotit,perandorisë Osmane u ekzekutue në Orosh të Mirditës me 20 Dhjetor 1915 . Sot mbas 104 vitesh të ekzistencës të shtetit Shqiptar përkujtojmë legjendarët flamurtarë. – See more at: http://gazetadielli.com/flamurtaret-e-shtetit-shqiptar-viktimen-e-nje-bese-te-perfolur/#sthash.GXOek7u1.dpuf Do ta quanim lapsus po të mos qe dhe gafa tjetër si, Ded Gjo Luli mori pjesë në Diten e Pavarësisë në Vlorë, shprehimisht: Kryekrushku Ded Gjon Luli me trimat flamurtarë arriti në Vlorë me 28 Nanorë 1912 me flamurin kombëtar që u shpalosh në vitin 1911 në Qafë-kishë , duke ija dorëzue shtabit te flamurit . – See more at: http://gazetadielli.com/flamurtaret-e-shtetit-shqiptar-viktimen-e-nje-bese-te-perfolur/#sthash.GXOek7u1.dpuf
Këta njerëz, se studiues nuk janë, as historianë as letrarë, le t’u drejtohen, sëpaku atyre shkrimeve që janë bërë dhe nxjerrë nga arshivat pas një pune disa vjeçare, që i janë përkushtuar kësaj ngjarje, të cilët nuk janë të paktë, pa lënë kurrë menjëanë klerikët atdhetarë, që aso kohe kryenin veprimtarinë e tyre shpirtërore dhe patriotike në atë krahinë me cilësi të spikatura atdhetarizmi.
Le t’i drejtohen Historisë së Shqipërisë, të të parit tekst të hartuar nga Dom Ndoc Nikaj, që në vitin 1902 me 414 faqe, me nje shkrim te imtë, që sot mund të zërë dyfishin, por edhe të të njëjtit tekst të përshtatur në vitin 1917 për shkollat, vetëm 6 vjet pas Kryengritjes.
- Botues i Revistes Periodike ” Kuvendi”