Një falenderim i veçantë për Vasel Ujkaj dhe Julian Çefaj!

Këshilli Botues i Revistes Periodike Kuvendi, me një histori 16 vjeçare, falenderon aktivistët e njohur  në komunitetet  e shqiptarëve të Amerikës, Vasel Ujkaj dhe Julian Çefa! Vasel Ujkaj prej vitesh është interesuar vazhdimisht për të pasur çdo  numër të Kuvendit, ashtu siç është një arshivë e vërtetë për botimet e tjera që ka pasur në komunitetet shqiptare te Amerikës, veçanërisht të Gazetës Dielli, Revistes Leka, Heroizmes Kombëtare, librave të ndryshme nga Qendrat Fetare dhe konkretisht nga Imam Vehbi Ismaili, Monsinjor Zef Oroshi, Teqja Bektashiane etj , Dom Anton Kçira deri në gazetat e përkohëshme dhe jetëshkurtëra. Një koleksionist të apasionuar si Vasel Ujkaj është rrallë ta gjeshë, ku me përkushtimin e tij mbi baza krejt vullnetare, ka ndjekur dhe pasqyruar  me një ekzaktësi për t’u admiruar gjithë aktivitet e  shqiptarëve të Amerikës, sidomos nga viti 1969 e këndej.

DHURATE NGA VUNga e majta ne te djathte: Pjeter Jaku dhe Vasel Ujkaj

Duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka mbledhur e ruajtur, ku ka gjetur, informacione edhe të mëparshme të dokumentuara nga aktivistë të tjerë, materialve të të cilëve sot nuk u dihet përfundimi. Shumë botime , – thotë me keqardhje Vaseli, –  janë tretur nga të afërm të tyre, pasi gjuha shqipe në ato familje ka shkuar drejt harresës. Gazeta, revista, libra dhe fotografi, i ka të gjitha të sistemuara, në dosje të veçanta, një pjesë prej të cilave i ka fotokopjuar, por edhe  shumë origjinale, ia dhuroi këto ditë Botuesit të Revistes Kuvendi, Pjetër Jaku.

Pokështu edhe aktivisti i njohur Julian Çefa, arratisur para afro 50 vjetësh, një i apasionuar i librit dhe veçanërisht i Historisë, i dhuroi para pak kohësh revistës Kuvendi, nje koleksion të pasur të  Revitës “ Shejzat” të cilën e pati botuar për shumë vite, poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe eruditi i njohur Ernest Koliqi. Juliani, këto material dhe të tjera të fushës së historisë dhe kultures shqiptare i përdori në disa raste , kur u ngarkua të përshëndeste në festat e Pavarësisë dhe sidomos të Kryengritjes së Malësisë, të 6 Prillit të vitit 1911.

Juliani ne konferencen per Hotin, Nentor 2013Julian Çefa me bashkeshorten ne nje aktivitet te viteve te fundit

Teksti i parë i Historisë së Shqipërisë, i shkruar nga prifti katolik Dom Ndoc Nikaj, ruhet me fanatizëm nga Juliani, tekst të cilit i është referuar disa herë në emisionet historike të transmetuar nga ai në Radion e Komunitetit Shqiptar të Detroitit. Veç këtyre, Juliani ka  në koleksionin e  tij shumë libra, revista dhe gazeta të siguruara më vështirësi para viteve 90-të, për të cilat kishte edhe mungesë informimi. Gjithësesi, në ato kohë, – thotë Juliani, – ekzistonte një informim i përpiktë i njëri tjetrit ndërmjet disa përsonave kulturor, të cilët duhen mbajtur në vëmëndjen kombëtare , jo vetëm si aktivistë të kudondodhur, por edhe si përhapës të flaktë të realiteteve historike, që nuk kishin të bënin me ideologjinë komuniste.

Julianin dhe Vaselin i falenderoi publikisht për pasionin dhe punën  e tyre, lidhur me historikun e  shqiptarëve në Amerikë, ruajtjen e Kujtesës Kombëtare edhe këtu në emigrim dhe, veçanërisht për dhuraten që i bënë  Revites Kuvendi.

Botuesi i Revistes “ KUVENDI”

Pjetër Jaku

Michigan, 02 prill 2016

Foto te disa materialve te dhuruara:

DHURATE NGA V U

DHURATE NGA V U 3

DHURATE NGA V U 2

DHURATE NGA V U 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *