Metamorfozë dimërore – Poezi nga Pjetër Jaku
D ELIRANTET
Objekte studimore për Frojdin,
eksperimente pergjithësuese
Laborator fluturak pa kthim.
Në fallsittetin e tyre
Do mbeten.
Qiellorë e dinë veten!
Shreber 1) që s’e përfill zotin
udhëtojnë imagjinatës shejtëruese
si shpëtimtarë të botës!
Vrasës të stërvitur
me hipokrizi djallëzore,
të vet’quajtur dituri.
Përpiqen të bindin veten
Se po luten për ne,
për bimët,
për qiellin,
Me sakrifica sublime!
Për gjithë shtërpësitë e botës
Ia lënë fajin tokës!
Shihi o Zot
të mos ngjiten tëpër lart
qielli do t’ua mbyll shtigjet
humnera krahtë!
Rënia në veten e tyre
Nuk është mëkat!
1 ) Shreberi, pacientë i Frojdit për sëmundjen obsesive
MASKIMI I PADIJES
Të diturve, nuk u duhet
ta dinë se dine,
as ta shpallin mençurinë!
Kështu do të thonte Spinoza
në traktatin e tij për intelektin!
Mjeranët pa ide
ecin në boshësinë e tyre
Pa e vrarë mendjen.
Të rrumtë e dreqit
do të thonte Baba Mark
fjala nuk u del nga mendja,
sikur u është mbytur
në bark!
Bëjnë sikur dinë
e bëjnë sikur bëjnë
sa pendët filluan
t’u bjenë!
TRADHETARET
Për hiçgjë i merr 23 thikat e Brutit.
Për një dekoratë, 30 monedhat e argjend’ta
që mori Juda,
T’i gjuajnë si plumba në fytyrë,
që ti të mos keshë,
qoftë edhe një lirë!
Judes, pabesia do t’i verë litarin në fyt,
Brutin do ta çojnë në ferr
si vrasës dhe si besëshkelë…
Pastaj, si Vidkun Quislingu
Më miku do të bëhët krah
me armikun tend,
për një ditë pushtet.
Ndërsa, Hanssen-janët
do të durojnë me vjet
për të shitur
çka njeriu s’e shet!
MEGALOMANET
Kur s’mund të përdorin, shpifin!
Kur s’i shfrytëzojnë mjetet tuaja,
Shpifin!
Kur i kanë kryer qëllimet e tyre
Të shmangin,
Shpifin!
Megalomanët i “kursejnë” fjalët
E “ruajnë” gjuhën.
Se nuk dinë ç’të thonë
Perdorin citate,
Si ushqim të konservuar.
Megalomania;
Patologji e të paaftëve!
MASKAT
Fytyrën e njeriut kanë.
Ngjitur mbi punët e të tjerëve
Malet asgjë s’janë!
Besojnë në shenjtërinë e tyre
Duke kënduar mëkatesh
E djeshmja dhe e sotmja
Një vello fajesh…
Maskat do t’u bjenë
Në mos u kanë rënë!
Janar, 2016