Pjesë të zgjedhura nga ditari “Gjashtë javë në Shqipëri” botuar në gazetën “Lirija” 1909-1910. Janë mbresa dhe kujtime të pashlyera nga jeta dhe ngjarjet e Shqipërisë në vitet e fundit të sundimit osman dhe në prag të Pavarësisë. Autori i këtyre mbresave rrëfehet një mjeshtër realist i përshkrimit të natyrës shqiptare, i mjediseve fshatare e qytetare, i karaktereve historikë e bashkëkohorë, i zhvillimeve mendore, kulturore, shoqërore e morale të Shqipërisë së asaj kohe
Zbadhëllimi më gjeti të zgjuar: një mëngjes i bukur dhe i kthjelltë, një veri i lehtë dhe i ftohtë. Me zërat e këndezëve po përzjeheshin hingëllimat e kuajve. Bëmë hesapin me hanxhinë dhe u nisëm. Hesapi s’është i gjatë se në këtë han të bekuar vec kashtës dhe elbit s’gjendet gjësendi tjatër.
Tani karvani ecte fare i madh, jemi më tepër se njëzet kuaj. Shokët e mij janë delegatët e Manastirit (zoti G. Qiriazi dhe zonja P. Qiriazi) delegatët e Ohrit dhe të Strugës (Hamdi dhe Abdullah beu) dhe delegatët e Korcës e të Skraparit me të cilët u bashkuam në këtë han të Qukësit: Orhan beu, Idhomen Kosturi dhe Abdullah beu; bashkë me këta dhe Osman efendi Zuraja, bashkëdelegat i Selanikut, Baki efendi Berati, shok i udhës dhe zot i fjalës.
Qukështi është një fshat i përndarë, cdo shtëpi një nishan dyfeku larg nga njëra tjatra: këtu rri dhe një mydir, disa xhandarë dhe një telegrafci, po që të tërë kanë zënë dhoma në han të ri. Duke parë sa shumë punon kjo udhë dhe sa i lig është hani, njeriu kupton se me të vërtet në këta vende të varfra jeta dhe shëndeti s;kanë fare ndonjë vleftë.
Udha gjer më një vend kish zënë të bëhej, domethënë ishte një shose e vjetër që s’është shtruar, pastaj një udhë mali me gjithë bukuritë dhe rëndësitë e saj.
Më të mëngjër kemi brigje të mveshur me drurë, plot gjeth; më të djathtë rrjedh Shkumbini atje poshtë dhe më tej malet e mëdhenj të Cermenikut: pamjet vërtet fort të bukura dhe plot ëmbëlsi; edhe mendohem: pa dyshim njerëzija këtu, është mbytur në moskamje, në padije dhe në egërsi; po këta pyje mund të na japin një begati dhe ata male mund të ushqejnë me mijë dhen e lopë. Shkojmë nga fshati Cura, ca shtëpi të përndara dhe ca ara të varfra: shtëpitë janë si varre të zes, pa penxhere, pa dritë, pa erë. Njerës nuk sheh gjëkund, thotë njeriu se këto ndjenjte janë pa frymë.
Këtu bashkudhëtari ynë Hamdi beu nga Ohri, më rrëfen një shkëmb, një gur i lartë dhe i vetëm, brënda në drurë; këtij shkëmbi edhe sot fshatarët këtu i thonë gur i Skënderbeut. Kujtimi i trimit të madh qënka më i gjallë në fshatrat e në malet, se sa në qytetet!
Më të djathtë, atje tej mbi malet e Cermenikut, shoku ynë tjatër Osman efendiu, na rrëfen një shkëmb më të madh, gur i Muzaqit, përmi katundet Neshta dhe Zdransha: më ato anë duken ca kisha e fortesa të gjermadhosura, ku qënkan gjendur sende dhe monedha (para) të vjetra.
Pas katër orë e gjysmë, arrijmë në Babja, ku një han dhe një gurëz anë udhës po na presin që të hamë drekë.
Poshtë Babjes, tej Shkumbinit po shohim cadra ushtarësh: këto janë cadrat e ushtarëve që punojnë në udhë. Pesëqind ushtarë nga ata që bënë trubullimin e 31 marsit në Stamboll, janë dërguarë këtu që të punojnë në udhë: tani udha, duke nisur nga Ura e Qukësit do të shkojë buzë Shkumbinit më anë të djathtë dhe jo nga shkëmbenjtë dhe nga malet e Curas e të Babjes, sikundër që ish shënuar herën e parë. Udha sot gjer në Babje ka arritur dhe pandehet se në vaftë kështu, gjer motin që vjen do arrijë në Elbasan: nga vija e re udha do të jetë më e mirë se s’ka të përpjetë e të tatëpjetë.
Një ngrënie e lehtë, ca bukë, ca mish, një ujë të ftohtë neve dhe ca bar kuajve, na jep fuqi. Udha prap nis gazmore se rreth nesh cdo gjë që shohim, na gëzon sytë dhe shpirtin, jo se është zbukuruar prej dorës së njeriut, po një bukuri e egër, një bukuri pa fitim për këta njerëz.
Mbi udhët shohim ca gurë që më ngjajnë me serpentin dhe mendohem se në ato vende do të ketë dhe metal kromi: kush e di mbase një ditë do të jetë një burim begatije dhe lumturije.
Me shokun e afërm, zotin Idhomene, po kuvëndojmë mbi nevojat e mëdha që ka vëndi ynë për udhë që të mundim të lëvrijmë dhe të punojmë. Po mendohemi se kjo udhë e re në mes Manastirit dhe Elbasanit, duke u zgjatur gjer në Durrës, do të celin një rrugë të re dhe të lehtë: kjo udhë duke u bashkuar dhe me Korcën do sjellë një lehtësi të madhe në tregti të Shqipërisë së mesme: sot plackat e Triestës vinë prej Selanikut me udhë të hekurtë në Manastir; po ahere do vinë drejt për drejt nga Durrësi dhe bëhet një ekonomi e madhe.
Po dhe shumë dobi e lehtësira do kemi kur të mundin të punojmë dhe automobilët mbi këto udhë: ahere një udhë dy ditësh do bëhet një gjysmë dite dhe automobilët do jenë si gjysmë udhë të hekurta.
Duke kuvënduar kështu po harronin kohën, kur përnjëherë një shok na thirri së prapsmi: këtu duhet që të zbrisnim nga kuajt dhe të ecnim më këmbëm se ish një e tatëpjetë e keqe. Ndodheshim në një vend që i thonë Brinjë e Polisit dhe me të vërtet u zbritëm kafshëve, se në Shqiëpri më të rrallë mund njeriu që të udhëtojë një ditë të tërë pa u shtrënguar që të zbresë nga shala.
Kjo e tatëpjetë që e lodh pak njerinë, se është tërë gurë dhe ferra, po shpirti kënaqet me një pamje të cudicme: Shkumbini me gjarpërimet e tij dhe me të dy anët e gjelbëra vërtet bën një tabllo të rallë dhe të cudicme.
Tani jemi te Ura e Haxhi Beqarit, një urë e gurtë bërë dyqind vjet më parë. Atje kafshët dhe njerëzit clodhen pak: të parët pinë një kafe, të dytët një ujë në lumë.
Nga ura shkojmë më të djathtë. Pas këtaj kemi një udhë shesh.
Kur arritëm ne Rrap i Vojvodës, gjetëm një shumicë njerës nga Elbasani që na kishin dalë përpara bashkë me Dervish benë.
Një fjalë mirserdhjeje prej pritësit dhe një fjalë ngjatjetimi prej nesh dhe gjithë më këmbë hyjmë në qytet drejt në klubin Bashkimi, ku na pret dhe një shumicë tjatër.
Pamje nga Elbasani i vjeter
21 gusht
Delegatët dje u mblodhën dhe kënduan letrat që kish sjellë sicilido prej klubit nga i cili dërgohej, pastaj u zgjodh kryetari dhe nënkryetari.
Sot u bë mbledhja e parë në klubin “Vllazënia”; atje myderizi, i ndercmi Haxhi Aliu (që sot është deputet i Elbasanit) këndoi një lutje të bukur dhe që atë cast u hodhëm në sallon dhe zumë kuvendin.
Vërtet më të bukur qytet se Elbasani s’mund që të gjendej për një të tillë kongres kombiar, ku do të bisedohet puna e shkollave shqipe dhe e mësimit të gjuhës sonë: njerëzia e Elbasanit jo tani, po dhe në kohët despotike ishin cquar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe.
Mbrëmanet, me shokë vamë te ura e Shkumbinit, dhjetë minuta larg qytetit, një urë e madhe e gurtë ndërtuar prej Kurd pashë Beratit: atje në fjalë, në kunvend dhe në ca këngë të ngadalcme, na zuri të mukëtit, një mbrëmje e qetë dhe pak e hidhur në këtë buzë lumi.
22 gusht
Sot e shtunë, është ditë pazari në Elbasan: tregëtarët vinë që nga Dibra, Ohri, Tirana, Peqini, Kavaja dhe Berati. Vemi në shesh dhe shohim një tok njerës, rreth të cilëve mbretëron një gjëmë thirrje dhe kuvendesh: drithë, duhan, vja këtu të tri gjëra janë plackat që blihen e shiten.
Elbasani më tepër duhanin dhe vajin e ka të përmendur, nga shkaku që rezhija këtu s’ka patur fuqi, duhani është punuar gjithmonë dhe punonjësi ka qënë i sigurtë nga shitja e tij dhemë tepër se fletët bëhen të mira.
Vaji dhe ullinjtë janë kamja e këtij vendi më tepër se duhani: ullinj me koqe të vogël, po fort të mirë dhe të shijshëm.
Na duket se duke shtuar rrënjët e këtyre drurëve elbasanasit do të shtojnë fort tregtinë e tyre dhe shumë të holl ado bien këtu; s’ka dyshim se duan bërë dhe fabrika për vaj e për sapun, se ato që janë sot janë të paka dhe në sistem të mocëm.
Po s’do harruar dhe tregtinë e mëndafshit; në pazar shoh një tok gra që shesin pëlhurë, linjë dhe cerve të mëndafshta, të bukura dhe të gjitha të bëra në vend; ca vilare pëlhure 10 dhe 12 kutësh shiteshin gejr më dy tri lira. Më thanë se bëhen ca shami të bukura, po duan porositur, se nuk gjen gati në pazar. Mësova se këto pëlhura ca tregëtarë venë dhe i shesin gjer në Manastir, Janinë dhe në Stamboll. Për fat të keq tregtia e mëndafshit s’është aq e madhe sa duhejt ë ishte: manat bëhen shumë të mirë, krimbat rrojnë shumë bukur dhe mëndafshi del i pastër e i butë, por si duket njerzit duan më mirë të jenë të varfër dhe të mos lodhen, se sa të punojnë e të fitojnë!
Mbi ushqimin e krimbave të mëndafshit dhe tregtinë e manavet, u mendova të jap një konferencë në një shkollë dhe t’i rrëfej popullit se fuqia dhe madhërija e një kombi është te pun a dhe te fitimi; po për fat të keq punët e kongresit s’më lanë kohë që të mbaroj dëshirën dhe konferenca mbeti në krahrorin tim.
Sot mblidhemi në shkollën greqisht, shkollën e kalasë: pas konstitucionit në këtë shkollë klubi ka vënë një mësonjës dhemëson shqip; në Elbasan ka dhe një shkollë greqisht tjatër, po dhe atje mësohet shqipja: bashkimi dhe mëmëdhetaria e elbasanasve i ka lënë shterpë kundërqëndrimet e klerit grek që na duken kaq të fortë dhe të dëmshëm gjetkë.
Përpara shkollës në mes të kësaj dhe të kishës, shohim varrin e Konstandin Kristoforidhit, të atij të palodhuri djalë të këtij qyteti, të cilit gjuha jonë i ka hua shumë gjëra: kthimet e tij të librave të shënjtë, fjalori i tij dhe gjithë propaganda që ka bërë në këtë qytet, janë aq monumente që nderojnë për jetë kujtimin e këtij njeriu të vyer.
Pas dreke, në mes dy mbledhjeve, gjej kohën dhe shoh fabrikën e sapuniut të vëllezëret Nosi: një fabrikë që nxjerrr gjer më 100 mijë okë sapun një mot: një sapun tri lloje, fort i mirë që shitet jo vetëm këtu në qytet, po edhe në Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës dhe në katundet. Më thonë se këtu ka dhe akoma tri fabrika të tilla.
S’ka dyshim se mund të shtohet dhe shumë më tepër të fabrikosurit e sapunit me qënë që vaji del në vand është fort i mirë. Zoti Lef Nos më thotë se për së shpejti qëllon ta madhojë fabrikën pas sistemeve të reja.
Natën në klub, afër ballkonit, një xinxife na zgjat degët e saj me ruaza të kque.
Po s’dua të mbyll këtë ditë pa bërë dhe pak fjalë nga Aliu i Bimit që na shërben në klub: ky djalë njëmbëdhjevë vjec ka pesë muaj që ka zënë të këndojë në klub: nga dëshira cdo libër që gjen e këndon dhe, jo vetëm e mbaron, po e mëson dhe e kupton: i vogli Ali më thotë se Kalendarët Kombiarë i ka kënduar të tërë dhe tregon qysdh bëhet nata e dita, qysh bëhet eklipsi i hënës dhe i diellit: llamba varur në mur, dhe të dy grushtet e vegjël i arrijnë për të na dëftyer këtë ngjarje.
25 gusht
Elbasani pa dyshim ka një interes të madh dhe cdo ditë po më j ep një mësim dhe një gëzim të ri: është i pari qytet thjesht shqipëtar që po shoh që kur njoh vetent ime dhe cdo gjë më duket e re e fort e vërejshme.
Në mes të dy mbledhjeve të kongresit, bashkë me mikun tim zotin Ras e Bardhë, vemi në dyqan të një miku tjetër të zotit Lef Nosi: ky vend është si një klub i vogël këtu në Elbasan. Zoti Lef përvec plackave të tregëtisë, shet dhe libra shqip dhe pranë këndit që rri, ka radhitë dhe libërtoren e vecantë të tij, jo vetëm shumë libra shqip, por dhe mjaft të tjera në gjuhë inglisht e të tjera; edhe kështu dyqani bëhet vend i pjekjes i disa djelmoshëvet që kuvëndojnë për gjëra mësimi.
Kur ra fjala për mësonjësin Todhër që ka jetuar më tepër se njëqind vjet më parë në Elbasan dhe ka cpikur një palë shkronja të ndryshme për shqipen, të cilavet Hahn-o dhe Geitler-i u japin një rëndësi të madhe, Zoti Lef më rrëfen një dorëshkrim të vogël, afër 16 faqësh të shkruar prej Todhërit dhe me shkronjat e tij: kjo është një fletore feje, një liturgji; Lefi po i këndon fort lehtë shkronjat që ngjajnë së largu me shenja fenikiane. Po vec këtij dorëshkrimi, Lefi më rrëfen dhe një copë defter tregtari me 11-36 faqe, shkruar me këto shkronja; në anë tjatër, një mik që na gjen në këtë kuvend, vete në shtëpi dhe na sjell një dorëshkrim me titullin Për Katihizmën, 12 faqësh të shkruar me gërmat e Todhërit! Nuk e dimë në ka dhe të tjerë dorëshkrime, po sidoqë të jetë, këto rrëfejnë se shkronjat e Todhërit janë përdorur mjaft këtu në Elbasan dhe vetë cpikësi do ketë qenë njeri i kënduar. Më c’anë ka qenë ky Todhëri? Këtë s’e mendova dot, po vetëm kaq më thanë se nja dy plaka edh sot i këndojnë ato shkronja dhe mbase ato mund që të dinë gjësendi mbi mësonjësin e mocëm.
Po këtu në dyqan mësojmë dhe ca fjalë të reja prej atyre që vinë të blenë: në Elbasan mariaz i thonë dhjetëshit, pular 50 parasë dhe tresh, 100 parasë.
Sot pasdreke vete të bëj një vizitë te prifti Papa Germanoj, i unitëve; ky prift ëstë bërë krye i unitëve më 1900 dhe ahere më thonë se ishin bërë 15 s htëpi unitë, po sot paskan mbetur vetëm dy.
Te zoti Papa Germano, kam gazë të pjek filologun Ëeigand, ardhur nga Leipzigu me anë të Durrësit dhe Tiranës. Zoti Ëeigand ka qenë dhe njëzet vejt më parë në Shqipëri (Korcë dhe gjetkë), po ahere bënte studime mbi rumanishten dhe vllahishten, kërkime me të cilat ka fituar një emër të vërtetë. Po tani Ëeigandi po mirret me gjuhësin’ e shqipes, me shkronjëtoren historike të saj dhe me fonetikën, mbi të cilat ka mbledhur një tok lëndë që na i rrëfen duke na dhënë dhe mjaft cpalosje. S’ka dyshim se kur të shpallet kjo vepër, do kemi dhe një vegël të vlefshme për gjuhën tonë.
Mbrëmanet, bashkë me një mik, bëj një shëtitje të vogël. Elbasani për fat të keq s’ka ndonjë vend afër qytetit ku të vejë e të dëfrejë pakë njeriu. Ne marrim udhën e varreve të krishtera, se ky vend ka një bukuri të vërtetë; shkojmë nga arrat dhe më gjysëm ore arrijmë në një vend me drurë, me gjelbësime; më anë tjatër ngrihen brigjet e mveshur me ullinj, ullishta të bukura bërë nga moti se tani më s’është vënë as një rrënjë fare; bota këtu pandeh se gjithë këta drurë të bekuar janë vënë prej venecianëve.
Nga vendet që shkojmë shoh vijat e ujit që jaën marrë nga Shkumbini dhe me të cilat ujiten arrat. Sot ky ujë shitet dhe disa zotërinj bëjnë një fitim të madh. Po shoku im më thotë se tani po bëhet një vijë e madhe e re, ujët e së cilës do të shitet më lirë dhe të ardhurat jo jenë për shkolla dhe të tjera gjëra mësimi.