Letërsinë nuk e pengojnë njerëzit e territ!

Pjetër Jaku

 

U deshën 14 vjet që krijuesve Shqiptaro-Amerikan, të cilët përpiqen vazhdimisht ta mbajnë gjallë letërsisnë shqipe, ç’ka do te thotë gjuhen e tyre, që të mësohet se ka dhe shqiptarë që e duan errësirën, që përpiqen të pengojnë një aktivitet, prej të cilit nuk fitohet ekonomikisht, por fitohet shumë më shumë shpirtërisht, nje vepër patritoke dhe kombëtare, siç është tani Instituticionalizimi i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan. Java e dytë e këtij muaji ishte vertëte një manifestim letrar për t’u admiruar, edhe pse publicitetin e “kursejnë”, ose duan ta shesin disa media, që më shumë se  gjuhen duan paranë, që më shumë se artin duan patriotizmin deklarativ nëpër shoqata komunitare, disa prej të cilave nuk ndjehen aspak.

Dit e let 14 nendor

Dita e parë e këtij aktiviteti filloi të premten me datën 13 Nëndor 2015, me një incident  që dukej hapur si një tentativë për ta prishur festën e  shkrimtarëve, që kishin udhëtuar nga disa shtete të Shteteve të Bashkuara, por që në fakt vetëm ndërruan simboliken e fillimit të festimeve me një natë romantike, nën driten e qirinjëve që Poeti Kombëtar Naim Frashëri i konsideron shkrimtarët “qirinjtë që shkrihen për kombin”. E filluam ndryshe nga  çdo vit,ashtu si dikur në Lezhë në Pallatin e Kultures të këtij qyteti i improvizonim mbrëmjet letrare bash si me 13 Nëndor në Kafe Kuvendi. Vinim ca qirinjë të gjatë, të cilët na ndriqonin vetëm fytyren dhe recitonim pranë ryre, duke na e bërë këtë mbrëmje më të fiksuar në memorien e secilit prej të pranishmëve.

Poezisë dhe letërsisë në përgjithësi nuk i duhet dritë fizike, por rezatimi i brendshëm frymëzues, ajo ndriçon në frymën dhe shpirtin e poetëve, ajo ndrit në frymën universale të shpirtit.

Metamorfoza e Ditëve të Letërsisë së këtij viti ishte dukshëm me një klas tjetër, larg frymës shoqatore me fjalime e përshëndetje, pa autoritarizëm falls dhe pa biseda vetëm për darka e verëra me emër. Skeptikët u stepën para një fakti që ua vërbonte jo vetëm sytë, por edhe mendjen, aq sa nuk mund e përballuan të qënit larg veprave të mira, që flasin pak e bëjnë shumë, që ndrisin netët e errëta të mendimeve e projekteve djallëzore të deshtakëve, që nuk e duan dritën e dijes, nëse  nuk është emri i tyre. Asnjëri nga autoret e artistët e pranishëm nuk i filluan “fjalimet” e tyre me thënje të autoreve amerikan, për t’u shitur eurodit, por iu referuan krijimtarise së tyre autentike. Njëri nga të pranishmit, një mbështetës i vazhdueshëm i Revistës Kuvendi dhe aktiviteteve të saj, tha një të vërtetë që na dhemb… “ kur në kafe Kuvendi, bash kur miqtë po trokitinin gotat për startimin e Ditëve të Letërsisë, “dikush” që don të bëhet interesant, sa herë i premtojnë se do ta emërojnë në krye të shoqatezes, heq dhunshëm dhe si frikacak matësin e energjisë elektrike, i cili ndodhej jashtë objektit dhe për disa minuta na le në shoqërinë e  qirinjëve”…, “ Jam i sigurtë që ai që e ka berë këtë flet shqip”. Fjalët e Marash Nucullajt, një aktivisti që mbështet çdo aktivitet, e me kontributin e tij bën sado pak në mbajtjen ndezur të drites kombëtare…!

dit e let 14 nendor,1

Edhe ky veprim  terrorist, i një lloj te veçantë e ndihmoi këtë aktivitet që, ashtu siç ishte thënë, do të bëhëj  në një mënyrë te vaçantë e krejt të natyrshme. Në çdo kohë do të flitej vetëm për letërsinë. Poezia , proza, publicistika, piktura dhe arti në përgjithësi, pa lënë pas dore dhe humorin, do ta mbulonin kohën e krijuesve të ardhur në këtë manifestim letrar, si një vello drite, që ndrit shumë më shumë se banditizmi primtiv i vëllezerve tanë, që drita e punëve të mira ua verbon mendjen dhe zemren.

Arti është sakrificë e, si tillë shenjtërohet me mbështetjen e atyre që e kuptojnë e përpiqen të ndihmojnë me mundësitë që kanë. Të ndihmojnë? E kush e kupton kështu, veç atyre qe e ndjejnë artin si një pjesë të shpirtit të tyre. Artist është edhe lexuesi, që nuk e zë gjumi asnjë natë pa kaluar një fragment të nje romani, pa ia hedhur një sy një cikli poetik, pa e parë një pikturë, që mund ta ketë në dhomën e gjumit, jo si një ilaç për të fjetur, por si një ushqim mendor, pa të cilin jetës i hiqen shumë muaj e vite.

Sakrifica e artistit në mërgim, kur i duhet të stërmundohet për të fituar aq para sa t’i mjaftojnë për shtëpinë, për shkollimin e fëmijëve dhe, kushedi për sa faktorë të tjerë, që ta marrin tërë hapsirën kohore, të cilen ia ke kushtuar krijimit.

dit e let 14.11-5

Por, krijuesi ka forcë brënda vetes, ka vullnet të pamposhtur, ndaj e gjen mundësinë për të festuar poetikisht, për të pushuar duke u lodhur më shumë. Për krijuesin, asnjëherë nuk ka kohë të tepërt! Lum ai që e njeh krijimtarinë dhe e përjeton atë, që e gjen veten në cilindo fragment të artit, pa menduar fundin e tij. Për krijuesin nuk ka fund, ka veç fillim. Ai çdo moment fillon, nis diçka  të re, vën një gurë ma shumë se dje në godinën shpirtërore të vëmëndjes kombëtare, edhe kur të ketë pushuar në ringjalljen e përjetshme të  punës së tij. E vlerësuam kështu, ndaj edhe u realizua si një aktivitet model, përfekt në llojin e tij. Ata që e vlerësuan dhe e ndihmuan këtë event, kishin zemër artisti, edhe pse ndonjëri prej tyre nuk i përkiste artit. Ata kishin të tjera dhunti dhe mundësi për të ndihmuar nga arti i punës që bënin.

Në këto ditë nuk mbeti pa u përmend ndihmesa që duhej t’i japë shteti një veprimtarie të tillë. Nuk i kushton as sa dy orë punë të një ministri, dy ose tri ditë festë të krijuesve, siç u bë këtë vit me krijuesit shqiptarë të Amerikës! Thua nuk e dinin drejtuesit shtetror të kultures shqiptare!? Sot, çdo profil në facebook është një mundësi komunikimi e shpejtë dhe e saktë, ndërsa zonja Ministre e Kultures mjaftohet me një shprehje të vetme: Urime! Thua se po uronte një ditëlindje, të cilën ia kujtonte memoria e facebook-u e i duhej përgjigjur. Ambasades nuk i kushton një thirrje biznesmeneve për ta ndihmuar këtë manifestim, që i kaloi të 14 vitet, çdo vit e më mirë! Por, shqetësimet e tjera nuk u lënë kohë t’i përkushtohen, sëpaku njëherë në vit krijuesve, të cilët përgjithësisht nuk janë ende aq të pasur, sa të mos ua  përmendin këtë privilegj  të tjerëve.

dit e let 14.11-2

Të ndihmosh një aktivitet, patjetër që duhet hequr diçka nga vetja. E, kështu bënë të gjithë të ardhurit. Në njëfarë mënyre u duhej të zgjoheshin si me komandë, të kishin në secilen ditë një projekt, që duhej realizuar. Ndihmuan Ramiz Gjini e Mëhill Velaj, Petraq Pali e Jolanda Pali Ksera, Raimonda Moisiu e Adnan Mehmeti, Gëzim Basha e  Klara Buda, Dalan Luzaj e Bardhyl Mezini, Qendresa Halili e Prend Qeta, Arian Gruda, që lanë  punët e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj feste të krijuesve. Por, edhe pritësit Nexhip Ejupi e Ruzhdi Gurraj, Paul Palushi e Albina Palushi, Gjovalin Lumaj e Aida Dismondy, Elinda Marku e Aida Gjergji, Gazmend Kishta e Paul Berisha, Fran Gjokaj e Marash Nucullaj, Ndue Gjekaj, Vesel Ujkaj, Gjeto Ivezaj, Paulin Muja, Nikolin Shyti, Lush Popaj me bashkëshorten, pa përmendur të tjerë që kishin detyrime familjare, në pamundësi për të qënë te pranishem në këtë festë, por që aktivitetin e ndihmuan, siç ishte rasti i Rush Dragut e Bardhok Ndojes.

Një falenderim të veçantë meritojnë të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen finale të këti aktiviteti dhe, veçanërisht Dom Fred Kalaj e Drejtuesi i sallës së Qendrsë të Shën Palit, Fran Ivezaj. Suporti muzikor i Gentjan Cakores dhe zëri i kengetarit Shkelqim Bejkollari duhen falenderuar, për përshtatjen dhe nuancat artitistike që i dhanë mbrëmjes.

Mendimet dhe propozimet për vitin që po vjen ishin shumë produktive, duke parë të gjitha mundësitë për ta bërë përherë e më mirë festen e krijuesve, që jetojnë e krijojnë në Amerikë.

Duhet ditur, se shpirtin krijues, nuk mund ta ndaloj asgjë dhe askush, përveç natyrës. Që tani le të mendojmë për aktivitetin tjetër!

Faleminderit të gjithë pjesëmarrsve prezent dhe suportuesve në mediat sociale në të dy kontinentet!

Fotot e aktivitetit nga Mjeshtri Paulin Palushi:

 

dit e let 14.11

 

dit let 14.11-9

 

dit e let 14.11-15

 

dit e let 14.11-14

 

dit e let 14,11-1

 

dit e let 14.11 -9

 

dit e let 14.11 -13

 

dit e let 14.11 -14

 

dit e let 14.11-12

 

dit e let 14.11-11

 

dit e let 14.11-10

 

dit e let 14.11-4

 

dit e let 14.11-3

 

dit e let 14.11-8

 

dit e let 14.11-7

 

dit e let 14.11-6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *