Kjo grua universale!

( Lexuar ne Ditet e Letersise, aktivitetin kryesor me 14 Nendor 2015 )

 

Qendrese Halili

cuca1

Dikujt mund t`i duket se kjo nuk eshte letersi, por une e dij qe eshte.! E them kete duke e pasur parasysh se, letersia ne radhe te pare eshte guxim, pastaj dije, dashuri e vertetesi. Poashtu e dij, ndjej dhe besoj se, kjo eshte dicka shume me e madhe, biles edhe me e madhe se vet letersia e shenjte. “Letersine e vertete e ben njeriu i mire e jo kurre letersia njeriun njeri te mire”. Eshte dicka fenomenale, e pazakonte e shume – shume e rralle, sa mua mu desht plot njezet e tre vite radhazi kerkim deri ne gjetje. A e dini sa, dhe pse me dhimbsen ato njezet e tre vite te plota?! Nuk me dhimbsen as pse s`gjeta perkrahjen e duhur ne vendin tim, as pse vuaja si qeni qe njerzit te me kuptonin, as pse protestat e mija kryeneqe nuk ndryshonin gje, as pse s`kisha para, as pse s`kisha shume shoqeri, as pse kisha lindur ne nje familje qe s`e njihnin aspak artin, as, as, e as… sa me dhimbsen pse me pare se kisha njohur Elinden?! Fjalen e kam per Elinden, nje Elinde eshte, Elinda Marku! Une, nuk ju lus te me besoni (sepse e di qe e verteta nuk kerkon lutje), as te mendoni sic them une (sepse lum ne qe s`jemi te njejte), as nuk po ju lus ta dini (sepse secili e di ne menyren e vet)… une vec po ju tregoj, ani pse nje e vertete nuk mesohet me nje te rrefyer, as me dy a tri. “E verteta mesohet vetem duke jetuar me te”, e te jetosh me Elinden nuk eshte nje, dy a tre dije. Kur bashkone miliona dije, aty eshte universi, aty eshte dija universal e paskajshme, ku ka dashuri pa kufi, shendet pa kufi, sukses pa kufi, dije pa kufi, ama, dijeni se formula e pare te arrish aty eshte “Ta hapni zemren pa kufi, te dashuroni pa kufi, te ndihmoni pa kufi, te besoni pa kufi, te jepni cdo qe pa kufi … ngaqe vet njeriu ne cilendo menyre eshte qenie e pa kufizueshme.” Kjo, aty eshte gjuha hyjnore, gjuha jote o qiell, qe me deshiren tende ti i`a meson njerzeve qe e duan gjuhen e letersine e tyre. Tani e kuptoj se, perse Elinda te dashuron ty o qiell! Gjuha shqipe, eshte gjuhe hyjnore, sepse qielli i` ka mesuar gruas se letersise vet, vet me fuqine e vet, vet me doren tende te magjishme, taman, mu siç jane duart e saja! Te jetosh me Elinden nuk eshte as shkolle, as universitet qe e kryen e diplomohesh me sukses, apo edhe ndonje nivel tjeter akademik. Elinda eshte dicka tjeter, krejtesisht ndryshe, eshte nje lloj mencurie e habitshme qe kurre me pare se kisha takuar, sa shpesh me vete them “Cka me ka mesuar kjo grua s`me ka mesuar as koha”, ku e di, ndoshta pse Elinda eshte nje mencuri e cuditshme, sa qe ka kaluar moti jashte kohes se sotme e i perket te ardhmes se larget, qe ne nga toka lutemi, lutemi qe se paku, nje dite te kemi mundesi ta perjetojme. Me fal qiell, qe shpesh naten te kam shikuar me trishtim, me dhembje, me pasiguri, me frike, me jobesim e plote, por dije se sot te shoh ndryshe. Nuk kam ndryshuar o njerez, nuk kam ndryshuar o qiell, vec se tani jam bindur plotesisht te dija jote universal, eshte te kjo grua universal.E kjo eshte mrekulli, qe une vet e kam jetuar rresht 100 e 12 dite, kam qene te shtepia e saj, ajo me ka gatuar, blere rrobe, me ka shtruar shtratin e paster, me ka fal ngrohetesin e nenes, nga bisedat e saja per te verteten, qe une e quaj “e vetmja fe ime “ ma ka kujtuar babain tim. Kjo grua, me ka liruar edhe nje dhome gjumi (qe kurre s`ka hyre brenda pa trokitur), pastaj me ka shetitur, me ka folur per librat, poezine, per Ameriken, per rritjen shpirterore e dashurine hyjnore qe te takon vetem ty o qiell. Sa shpesh ne fytyren tende e shoh fytyren e saj! Asnje pasqyre nuk genjen, keshtu eshte ajo; reale dhe e pakapshme! Po, gati harrova, e ka mbyllur macen e zeze ne bodrum per gjithe ato dite, kete e ka bere vetem une te mos ndjej dridhje e frike. Nana im gjithmone me thoshte: ”Duaj nenat tjera si me don mua, asnje nene qe ka te pakten nje femije nuk eshte e keqe, asnje nene nuk e sheh nje femije tjeter si femije te huaj”. Kjo nene e nje femije te vetem me pa si femije te vetem te saj. Nenat jane mesimtoret e para te gjuhes se paster Shqipe, nenat si Elinda din te jetojne me nder e bujari, me paqe e rehati, e vetem keto nana e dijne se cfare bukurie ka jeta, cfare shije ka jeta. Edhe nese bash hic nuk do te vlente ardhja ime ne Amerike, nuk do t`ia dija. Sa do ia vlente takimi, njoftimi, dhe vet mundesia te jetoj me Elinden dhe familjen Jaku. Gjithe jeten do ju jem mirenjohese qe hapet deren e shtepise tuaj per mua, me japet buke, dashuri e shprese. Ne kohe kur thash, tash po e dij se jeta qenka e veshtire, mu atehere ndodhi mrekullia. Takimi me ju ka qene, eshte dhe do te mbetet mrekulli e jetes sime.

Njeriu kurre nuk e dika se, per ke do shkruaj, si as perse. Tani kam edhe me shume se nje arsye perse te shkruaj. Arsyeja paska qene e verteta. E verteta qenke ti!

Familja Jaku, nje here e pergjithmone familja ime!

Juaja Qendresa,

Ajo vajza e re, qe e rritet per kater muaj!cuca halylit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *