Nata e pare e Letersise ne Ditet e Letersise 2015!

Qendrese  Halili

nata e pare 1

Jemi ne fundvit, muajin nentor dhe mbreme Kuvendin e pushtoi atmosfere e vertete festive! “Lule, drite e poezi”, ani pse aktiviteti filloi pak me vonese, per arsye se “Na e keputen rrymen” rrymen e Shtetit Amerikan; po, po, ndodhi mbreme, mu ne Kuvend, mu ne Michigan, mu ne Amerike! E pabesueshme, e palogjikshme, dhe papranueshme! Si eshte e mundur t`i behet ky veprim banal gjuhes sone te bukur Shqipe? Mu deshte disa here t`i hapja e mbyllja syte; une, si femije i dal nga lufta e kam frike terrin, shokohem nga ngjarje te tilla, me te vetmin fakt se e dij se, lufta e keqe tanime ka mbaruar. Nga ana tjeter e dija se ishim ne Amerike, ne vendin e lirise, ku energjia elektrike nuk guxon te preket asnjehere pa njoftimin e elektricisteve, shtetit apo policise. “Gjuha jone eshte e shenjte e s`e mundi dot as lufta, e le me keputja rrymes per nje ore” Une, nuk e besoj te kete qene ndonje i huaj, as ndonje Shqiptar! Ku ia ben Shqiptari kete njerzeve te vet, gjuhes se nenes se vet, kombit te vet?! E, nese ata qenka shqiptar, te jeni te bindur se kjo gjuhe e shenjte do t`i mallkoj perjete! Sidoqofte, puna e rrymes u harrua shpejt si te mos kishte ndodhur, dhe  u rregullua shume shpejt. Aktivitetin e nisi shkrimtari, publicist, e organizatori tashme i mirenjohur, Pjeter Jaku, duke i falenderuar te gjithe  poetet per rrugetimin, nderimin, dhe prezencen tyre qe ata i kishin bere Kuvendit, Gjuhes sone te shtrenjte Shqipe, dhe vet atdheut tone. Fjalen e pare nga mysafiret e mori Raimonda Moisiu, kryetare e SHkrimtareve Shqiptare te Amerikes, njeherish shkrimtare, publiciste, gazetare e pavarur, dhe, duke e uruar aktivitetin, punen e madhe qe ben qifti Jaku, poashtu u shprehi keqardhje per ata qe u munduan ta nderprejne aktivitetin, ani pse pa sukses. Pas kryetares se nderuar, qe kah fundi biles edhe kendoi nje kenge patriotike duke na kenaqur zemrat, fjalen e mori Z. Adnan Memeti, nga Lugina e Presheves, me banim ne Stamford, Connecticut, poet i mirenjohur dhe njekohesishte president i Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptaro – Amerikan, autor i disa librave te pasura me poezi, proze e aforizam, si dhe nje publicist i mirenjohur Shqiptar.I nderuari Memeti, foli shkurt; une, shpreh mirenjohes qe gjenden ne sofren e poezise, duke e lexuar nje poezi te bukur per Shqiperine.  Radha e priste nje prozator tjeter te shkelqyer nga Tirana e Shqiperise, Z. Ramiz Gjini, nje poet i kohes se sotme bashkohore, mjafte i lexuar, fitues i disa cmimeve, poashtu  bashkëthemelues i SHSHSHA-së. I nderuari me banim ne Brooklyn, New- Yorku,  pervec falenderimeve dhe kenaqesise qe shprehu prezenca e tij, ai na kenaqi edhe me nje tregim te vjeter , duke na mbushur me fryme te paster atdhedashurie. Fjalen e mori mysafiri tjeter, i nderuari, Z. Mëhill Velaj, nga Peja e Kosoves, me banim në Stamford, Connecticut, poet dhe autore i shume librave te pasura me poezi, proze  e publicistike . I nderuari  Velaj, shprehi  lumturine e tij me pershendetje per secilin mysafir dhe te ftuar. Vazhdimin e Fjales se bukur Shqipe e mori mysafiri tjeter, i nderuari  Z. Prend Qeta, studiues i shkencave politike, veprimtar I çeshtjes kombetar e historike,  nga Presheva e Kosoves me banim ne Waterbury, Connecticut.

I pranishem ishte edhe nje publicist e poet mjaft produktiv, me mbi njezet libra te publikuara, Z. Petriq Pali, nga  Vlora e Shqiperise, me banim ne Virginia te  Amerikes. I nderuari Pali erdhi se bashku me  te bijen e vet tejet te talentuar ne fushen e piktures dhe artit, Z. Jolana Pali Kerari, nje artiste e merituar, qe per mendimin tim personal, puna e saj ishte e perkryer dhe jashtezakonisht kreative! Edhe gazetari Shqiptar i kahmotshem i Michigan-it, Z. Ndue Gjekaj, ishte gjithashtu i pranishem. Gjuha e tij prej artisti e beri mbremjen edhe me profesionale e artistike. Poet tjeter ishte edhe Z. Nexhip Ejupi, poet me vlera e shume i dhene pas poezise,  duke e filluar me “Te ngrejme dolli per poezi”, qe me modestine e tij, na tregoi se s`i shkruan poezine, te shenjten e gjuhes. Mysafiri tjeter ishte Z. Gjovalin Lumaj, qe na kenaqi shume me strofat e tij, te thurura nga momenti. I neruari Lumaj, adhurues, antar i kahmotshem i aktivitetit, u shpreh shume i gezuar, duke thene se “Nuk kam fjale si te shprehem. Kjo pune eshte aq e madhe sa s`ka fjale”. Dikur na mori fjalen e zonja e Kuvendit, e Shtepise se madhe te Gjuhes e Letersise Shqipe, Elinda Marku, e qeshur, gazmore e me e lumtur se kurre, sa thash me vete “Elinden nuk e kam pare kurre keshtu”. Elinda u shpreh: “Nuk me brengos aspak keputja e rrymes se, ne jemi drita, poetet bejne drite” duke vazhduar me “Dashuria eshte drita jone, ne i kemi zemrat e mbushura plot me dashuri”, pastaj pershendete nje nga nje te gjithe te pranishmit, duke i`u falenderuar perzemersishte qe edhe kete vit ata i`u bashkangjiten Kuvendit e Gjuhes. Elinda Marku, njihet si poete e madhe Shqiptare, me kulture e vlera te larta njerzore. Modestina, thjeshtesia dhe shpirtemadhesia e saj e bejne njeri te dalluar e vecant! Vend tjeter special, normalisht pas poezise e fjaleve te poeteve, ze vend edhe nje tjeter urim, i cili bash ne naten e mbremshe e kishte ditelindjen, i nderuari artist e kengetar, Fran Gjoka, poashtu fjalen e mori edhe Kryetar i Deges se Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, po ne Michigan, z. Marash Nucullaj. Dikur kah fundi, gazetari me jep fjalen mua, duke me pyetur se, si me duket ndryshimi nga organizimi i kaluar. Une, shkurt i pergjigjem: “Pa vatren, por me lulet”, duke deklaruar edhe nje here se,  “Te Kuvendi jam ne shtepine time, familja Jaku eshte  tashme familja ime!” Fjalen pasuese e mori z. Paul Berisha nga Gjakova me banim ne Michigan, si sportist “Mixed Martial Art`s” shpreh kenaqesine e tij pjesmarrese ne mesin e poeteve e njerzeve te fjales se bukur shqipe, duke ber thirrje per ndihme te njeri – tjetrit dhe bashkim shqiptaresh kudo qe jene, ne te mire te vendlindjes e kombit. E Veçanta e ketij aktiviteti ishte se, kishte shume zonja te bukura, fisnike e bujare. Taman, sic edhe tha vet Elinda “Me gezon fakti se, te gjithe poetet e ftuar i kane zonjat e tyre me vete. Te gjithe zonjat Shqiptare jane te bukura, me vet faktin se jane Shqiptare”

 

Aktiviteti vazhdoi deri ne oret e vona te mesnates, me poezi, lexime e atdhedashuri.

 

Se, njeriu jeton Shqip, vetem te Kuvendi…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *