Tashmë, e kthyer në traditë, festa letrare e vitit fillon që me 10 Nëndor 2015, me mbërritjen nga New Yorku e krijueses së re të talentuar, Qendresa Halili. “ Ditari Luftës” kujtime të një fëmije vetëm 9 vjeçe, në vepër që meriton vëmendjen e çdo kohe. Qendresa, që e filloi Ameriken në Michigan, ndjehet sin ë shtëpinë e saj, siç vionin bijat te prindërit në raste festash, vjen disa ditë përpara. Ndoshta do I duhet të ndihmoj që festa të dalë sa më mirë. Bvetëm dy ditë më pas me 12 Nnëndor në aeroportin e Detroitit do zbresë Raimonda Moisiu shkrimtare dhe publiciste, gazetare, aktualisht Kryetare e Shoqates e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë . Kryesisht prej disa dekada merret me krijimtari në lëvrimin e të trejave zhanreve; poezi, publicistikë, prozë, esse dhe kritika letrare. Po këtë ditë vjen dhe Prend Qetta–Publicist, Studiues dhe Historian, veprimtar i Shquar i çështjes shqiptare, dhe identitetit shqiptar në Ëaterbury, Connecticut. Raimonda në këtë festë letrare është kryetare e Jurisë, duke i takuar të punoi më shumë se të ardhurit e tjerë, pasi edhe pjesëmarrja në konkurs, ka qënë dukshëm në rritje, krahasuar me vitet e kaluara. Të premten me 13 Nëndor paradite do të mbërrin prozatori dhe poeti Petraq Pali dhe piktorja Jolanda Kesari, të cilët udhëtojnë nga Ëashingtoni. Mbasditen e po kësaj dite në të error mbërrin prozatori i njohur, fituesi i Çmimit Kombëtar të Prozës nga Ministria e Kultures Shqiptare, Ramiz Gjini me romanin “ Bibollasit”, poeti Preshevar, që për diasa vjet drejtoi Shoqaten e Shkrimtarëve, Adnan Mehmeti, poeti dhe prozatori kosovar Mëhill Velaj, poeti dhe njohësi i mirë i letërsisë shqiptare dhe Amerikane, Gëzim Basha do të vi nga Wiskonsini për të mbrritur në mbrëmjën e pritjes, e cila si gjithjë prej 13 vitesh, do të jetë edhe një mbrëmje njohje të punës dhe eksperiencës së secilit. Mbrëmja do të jetë në mjedisin familjar të Kafe “ Kuvendit”, ku do të shoqërohet dhe me diskutime për letërsinë e botimet.
Të shtunën në mëngjes pritet të mbrrin nga Chikagoja poeti Dalan Luzaj dhe fabulisti i njohur vlonjat Bardhyl Mezini. poashtu këtë mëngjez do të mbrii nga brooklini poetja, që për shumë vite e ndoqi këtë veprimtari-festë të letërsisë, Iliriana Sulkuqi dhe, të gjithë sëbashku do t’i drejtohen Qendrës së njohur Shqiptare, Imperial House, ku do të regjistrojnë një bisedë për ACTV. Në këtë bisedë të ftuarit do të shoqërohen edhe me krijuesit shqiptar në Michigan si organizator dhe protagonist të këtij eventi. Mbrëmja e sështunës është aksioni finalizues i gjithë kësaj veprimtarie, ku si gjithëmonë jepen çmimet e vitit dhe interpretohen pjesët më të mira të krijimtarisë artistike të të pranishmëve, shoqëruar kjo edhe me pjesën argëtuese, për të pritur të nesërmen e panairit dhe promovimeve