P R O G R A M I ( me disa ndryshime )
Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, të cilat organizohen për të 14-tin vit me radhë, për vitin 2015 do të bëhën në datat 13, 14 dhe 15 Nendor 2015.
Dita e parë:
E premte, 13 Nendor 2015. Mbrëmja pritëse do të bëhët në Kafe Kuvendi. Gjatë ditës do të priten në aeroport dhe do të sistemohen në hotel. Gjatë mbrëmjes së pritjes do të ketë diskutime të lira rreth botimeve të këtij viti, veçanërisht rreth nivelit cilësor . Mbrëmjen do e monitoroi Pjetër Jaku.
Dita e dytë:
E shtunë, 14 Nëndor 2015
Kafja e mëngjesit në Kafe Kuvendi. Ngrënja e mëngjesit në Resorant “ Aurora”. Kafja dhe mëngjesi nga ora 9:00 deri në orën 10:30
Në oren 11:00 am deri në orën 1:00 pm vizitë dhe bisede per ACTV ne The Imperial House
1:30 deri ne 3:00 dreka
3:00PM deri në 7:00 Pm pushimi dhe përgaditja për mbrëmjen krysore
7:30 pm deri 12:00 pm mbrëmja kryesore e këtij aktiviteti.
Moderatorë: Albina Palushi & Klara Buda
Rendi i mbremjes:
Prezantimi i artistëve të pranishëm
Përshëndetja e botuesit të Revistes “ Kuvendi”
Recitime nga krijimtaria e përzgjedhur nga krijues emigrant ndërthurur me përshendetje të shkurtëra të pranishmëve dhe leximi i letrave që i kanë ardhur këtij evenimenti.
Mes recitimeve dhe përshendetjeve futen pika muzikore sipas skenarit të përgaditur nga moderatoret.
Në orën 10:00 pm dhënja e çmimeve për krijimtarinë e vitit 2015, paraqitur në konkurs.
10:30 deri në 12:00 Darka dhe argëtimi. Muzika dhe zerimi nga Genti Cakorja.
Vendi i kesaj mbrëmje do të jete Salla “Gjergj Kastrioti” e Kishes se Shen Palit.
Hyrja do të jetë me ftesa.
Dita e tretë:
E Dielë, 15 Nendor 2015
Ekspozime, promovime dhe diskutime librash, ekspozitash dhe fotografishë.
Vendi: Salla “ Gjergj Kastrioti” e Kishes se Shen Palit
Moderatore e kësaj dite: Elinda Marku
Librat që do promovohen, ekspozitat dhe stendat e fotografive duhen lajmëruar deri me datën 01 Nendor 2015
Kjo ditë fillon nga ora 10:00 am deri në 6:00 pm
Në orën 6:00 pm përfundimi i aktivitetit
Komisioni i aktivitetit:
Paulin Palushi, Mbartes i Urdherit “Naim Frasheri” te Klasit te Pare
Iliriana Sulkuqi, Poete
Gjovalin Lumaj, Poet
Ruzhdi Gjokaj, Poet
Anton Shabi, poet
Juria:
Raimonda Moisiu, Kryetare
Albina Palushi, anetare
Ruzhdi Gurra, anëtar
Qendresa Halili, anëtare
Rafael Floqi, anëtare
Të ngarkuar për financat:
Gazmend Kishta
Mond Ristani
Paul Berisha
Materialet për konkurs do të paraqiten deri me daten 1 Nendor 2015 në e-mailin:
revistakuvendi@hotmail.com
Sponsorët do të reklamohen një vit në Revisten “ Kuvendi” si dhe Mbrëmjen Kryesore në sallë.
Mund te na shkruani në:
1248 259 65 23
Të ftuarit do të jenë surpriza e aktivitetit. Një vend të veçantë dhe të merituar kanë inicuesit dhe drejtuesit e aktiviteteve të para kulturore kushtuar kolosve të letërsisë shqiptare dhe të ardhur nga Atdheu enkas për këtë aktivitet.
Herë mbas here do të ketë njoftime të reja lidhur me këtë aktivitet.
Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”
12 Nendor 2015