Gjonlekaj, thirrje : ” T’i jepet titulli” Nderi i Kombit”, një institucioni shtetror, shkollë, rrugë a shesh duhet të ketë emrin e Tom Berishës. Edhe, ndonjë Akademi Ushtarake e Kosovës ose e Shqipërisë, do të ishte mirë të kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishës”
YONKERS – NEW YORK : Komuniteti Shqiptarë i New York-ut, me rrethe nën kujdesin e Fondit Humanitarë Malësia dhe Shoqatën Dedë Gjon Luli nga New Yorku, organizojnë:”Një orë përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha. Kjo ceremoni nderimi për Gjeneral Tome Berishën u mbajtë ditën e shtunë në mesdrekë, në Royal Regency Hotel. Ky aktivitet qe iu kushtua veprimtarisë atdhetare, akademike dhe ushtarake e personalitetit të lartë si ishte Tome Berisha, e cila meriton nderimin e të gjithë shqiptarëve.
Ora përkujtimore u mbajt aty, ku pikërisht, 13 vjet më parë, u nisë në luftën çlirimin e Kosovës, grupi i vullnetarve nga Amerika, Batalioni Atlantiku, me bijë e bija të shqiptarëve të Amerikës, cilët iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe që luftuan për ndalimin e spastrimit etnik dhe çlirimin e Kosovës më 1999-të, së bashku me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s, kundër forcave serbe në Kosovë.
Drejtuesi i kësaj veprimtarie zoti Gjokë Gojaçaj, në fillim të fjalës së tij kujtojë se : “Gjashtë javë më parë, pikërisht më 29 Shkurt, të këtij viti, në kryeqytetin e Kroacisë- Zagreb, u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare biri i shtrenjtë i Malësisë së Madhe, Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e doktori i shkencave, Akademik Tomë Berisha. Trupi i të ndierit Tomë u soll në vendlindjen e tij të dashur në Grudë të Malësisë, ku dhe u varros me nderimet më të larta qytetare nga..: mijra bashkëkombas nga Malësia dhe viset tjera shqiptare, midis të cilëve edhe ish kolegë të punës e bashkëpuntorë të çështjes së pavarësisë së Kosovës e asaj kombëtare në tërësi; diplomatë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës; figura e personalitete të dalluara nga vendi dhe diaspora.”
Mesazhe ngushellimesh, familjes Berisha i patën dërguar Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e shumë personalitete të tjerë.
Ne, bashkëkombasit i tij këtu në Shtete të Bashkuara, tha më tëj drejtuesi i kësaj veprimtarie, z. Gojçaj, përcjelljen madhështore të cilën vendlindja ia bëri birit të vet për në shtepinë e përjetshme, e kemi ndjekë me shumë vëmendje, por poashtu edhe me shumë mallë e nostalgji nga pamundësia jonë për të qenë aty- pranë arkivolit të tij. Prandaj, takohemi sot këtu për të kujtuar së bashku edhe një herë këtë personalitet të madh të kombit tonë, andaj në shenjë nderimi për të, u ftoj, tha ai për një momemet heshtje!
Më tej drejtuesi i kësaj ore përkujtimore, bëri të ditur se kjo orë përkujtimore mbahet nën organizimin e Shoqatës “Dede Gjo Luli” dhe Fondit Humanitar ” Malësia” nga New Yorku, në bashkëpunim me veprimtarë të tjerë, të komunitetit tonë. Në emër të organizatorit, në emër të gjithë juve dhe në emrin tim, tha Gojçaj, familjes së Tomë Berishës, të afërmeve e miqeve të tij, u shprehim ngushellimet më të sinqerta për njeriun e madh të tyre e të mbarë kombit; e trupi i te ndierit Tomë le të prehet i qetë në tokën e shtrenjtë e të dashur, të vendlindjes!
Folësi kryesorë i kësaj ore përkujtimore, ishte veprimtari i dalluar e njohësi i rrethanave referente, zoteri Gjekë Gjonlekaj i cili foli rreth jetës, figurës e veprës së Akademik Tomë Berishës.
“Gjeneral Tom Berisha, theksoi zoti Gjekë Gjonlekaj, e ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 1941, dhe me thënë të vërtetën është vështirë, që t’a përshkruash veprimtarinë dijetare, akademike, ushtarake dhe shqiptare, e kombëtare, në një kohë kaq të shkurtër.”
Më tej Gjonlekaj tha se ka shumë studime angleze, prej Lord Bajronit, që flet për “Sulin dhe suljotëtët, dhe një krahasim e tillë mundë të thuhet edhe për Grudën e Malësisë së Madhe, Grudën e Shqipërisë , sepse, u shpreh ai dhe vetë Zoti e ka uruar këtë vend me një natyrë të mrekullueshme , aty ku ndahet me lumin Cem dhe gjeografia e këtij vendi është e mrekullueshme. Sepse; është historigjeografia ajo që na tregon se kjo krahinë, ka dhënë burra dhe gra të qëndrueshem gjatë gjithë historisë së saj, e vertetuar kjo edhe në Kryengritjen e Malësisë, kur dy gratë Nora e Kolkurtit, dhe Tring Smajlaj, janë shquar.
“Natyrisht, tha Gjonlekaj, që janë shtuar edhe bijat e këtij fisi, kur thotë se aty është e gjithë Gruda. Pra, këta njerëz që i kan dhënë historisë, edhe në perendim. Babai i Tom Berishës, në vitin 1910 ka shkuar në Argjentinë, dhe, ka jetuar e punuar atje për 10 vjet. Kola, është kthyer dhe ka nisur jetën në Tuz, mandej në Podgoricë, duke jetuar një jetë shumë qytetare dhe shumë bashkohore.”
Lufta e Dytë Botërore, ka bërë ndyshime të mëdha në të gjithë gjeografinë e popullit shqiptarë, sepse, Italia i ka bashkuar tokat shqiptare në luftë, dhe familja e Tom Berishës është shpërngul në Tuz dhe në Shkodër,gjatë asaj kohe duke kaluar edhe në Shqipërin, Nanë!
Duke folur për historinë e kësaj familje, ai tha se familja Berisha njifet me Patër Anton Harapi, i cili ka shkruar veprën më të mirë, për Grudën. Ai njifet aty me doktor Athanas Gegaj dhe me Ernest Koliqin, i cili i aprovon edhe bursën, për të studiuar në Padova të Italisë. Atje në moshën 20 vjeçare Toma, njifet me akadamikët e Kosovës si Mark Krasniqi dhe shumë të tjerë.
“Ka pasur një inteligjencë të natyrëshme, shprehet Gjonlekaj, mbasi ai i ka kuptuar kohërat sesi po ndryshonin dhe si djal i ri e ka parë se përparimi nuk është tek nazismi dhe fashizmi, as te Musolini dhe as te Hitleri, por me tu kthyer në Shqipëri, i është bashkuar forcave çlirimtare atyre antifashiste, dhe e ka ndërtuar këtë veprimtari jashtëzakonisht dukshëm, sidomos në Malësi.”
Më tej ai tregoj se e kishte pasur rastin të bisedojë më të disa herë, për veprën e tij të botuar disa vjet më parë, ku ai jep përshkrime të shkëlqyeshme për Mul Bajraktarin e Hotit dhe gjithë ata që kan bërë çmos për t’a parandaluar luftën vëllavrarëse në Malësi. Dhe, ky tha Gjonlekaj, e ka përfillë duke e respektuar idenë e tyre. Duke bashkëpunuar në nivelin ma të lart që Malësia të mos ia fillonte, vëllavrasjes, sepse, ajo ishte gati. Kishte, disa aventurier u shpreh Gjonlekaj, që për qëllime personale në të gjithë anët e Shqipërisë, i futën në luftë civile, sipas interesave jo kombëtare , por interesa personale, këto Tom Berisha, nuk i ka përfillur kurr, ata që kan shkuar në luftë vëllavrarëse shqiptare.
Ndërkohë duke folur për veprimtarinë e tij në vend lindje Gjonlekaj, ceku se kur Berisha, kthehet në Mal të Zi, e sheh se nuk ka përparim, në Mal të Zi, pikërisht atëhere kur edhe vëllain e tij e burgosin për gjoja propogandë politike, duke e dënuar me 10 vjet burg – vëllanë e tij Fran Berisha. Kështuqë, Toma e shef të arsyeshme të largohet, dhe shkon në Zagreb, të regjistrohet në fakultetin teknik, Vazhdon studimet në Zagreb shkëlqyeshëm, dhe atje duke e parë se ky është personalitet i shkëncës dhe i kulturës e promovojnë me grada të larta ushtarake.
Në fund të fjalës së tij zoti Gjekë Gjonlekaj, tha se do të ishte mirë që kësaj figure t’i bëhen të gjitha nderimet e duhura. Dhe, sipas tij duhet të bëjmë thirrje : “Që t’i jepet titulli” Nderi i Kombit”. Ai tha se jam i mendimit që një institucion shtetror, shkollë, rrugë a sheshë duhet të ketë emrin e Tom Berishës. Edhe ndonjë Akademi ushtarake e Kosovës ose e Shqipërisë, do të ishte mirë të kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishës u shpreh ai, dhe shtoi se: “Është, në nderin e shqiptarëve me ngritë edhe një monument, ose një bust të këtij Burrështeti, që ka punuar me sinqeritetin e shpirtit për të mirën e kombit tonë” u shpreh Gjekë Gjonlekaj.
Më pasë u shfaq nje materjal e një filimi televizivë dokumentar i shkëputur nga disa nga aktivitetet e Tomë Berishës
Ku në fillim të tij thuhej se :”Në kremten e pervjetorit të Shoqërisë Muzikore Shqiptare “Shkëndija” të Zagrebit, duartrokitjet nuk kishin të ndalur sepse, për her të parë, thuhej publikisht një e vërtet e madhe, nga një Oficer i Lart Ushtarak, i Ushtrisë Jugosllave, fjala ishte për ushtarakun mbase më të njohur shqiptarënë, në ish Jugosllavi, kolonel Tom Berisha, për të cilin pak kush e din që me fillimin e luftërave për shpartallimin e saj – në fillim të viteve të 90-ta, kishte formuar Ushtrinë Çlirimtare në Kroaci dhe ishte zgjedhur komnadant i Shtabit të Përgjithshëm të saj. Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte hatrtuar planin strategjik të strukturës dhe luftës së saj.Për gjithë këtë, jo vetëm për UÇK-ën, por edhe për çështjen shqiptare në ish Jugosllavi Tom Berisha mori gradën e Gjeneralit të UÇK-ës, titull që ia kishte mohuar ish Armata Jugosllave
Orën përkujtimore e kan përshëndetur me fjalë rasti edhe Konzulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto, si dhe diplomati Fatmir Zajmi, nga Konzullata e Republikës së Kosovës në New York
Drejtuesi i kësaj ore përkujtimore z Gjok Gojçaj, tha se gjatë më shumë se 20 viteve të shkuara, në Ballkan dhe në hapsirën etnike shqiptare, kanë ndodhur ndryshime epokale që lidhen edhe me figurën e Tomë Berishës. Ndërkaq, tha ai në vendlindjen e tij dhe në përgjithësi tek shqiptarët në Mal te Zi, gati gjithçka zhvillohej me shumë vonesë, ndonëse edhe ato erna prodemokratike që frynin nga Kroacia e Sllovenia, këtu përplaseshin për thirrjeve shoviniste për gjakderdhje dhe për urrejtje të çdo gjëje shqiptare. Në këto rrethana, entiteti shqiptar ishte shtyrë thjeshtë në mbijetesë biologjike.
Po ju kujtoj rastin, permendi në fjalën e tij Gojçaj, kur më 1990 po kremtonim 20-Vjetorin e Beselidhjes së Malësisë, kundër gjakmarrjes, Tuzi ishte i rrethuar me qindra forca policore të armatosura e të mekanizuara, rëndë. Tomë Berisha kishte ardhe nga Kroacia dhe për shumë njerëz ishte hear e parë që e shihnin, megjithese kishin dëgjuar për të. Gjatë, një fjalimi të tij në Tuz, ai protestoi ashpër në sjelljet e pushtetit ndaj mysafirëve të lartë që pritej të vinin nga Kosova.
Poashtu, tha ndër të tjera Gojçaj, gjatë një parakalimi përshëndetës, shumë impresiv, pranë turmës se qindra malësoreve mysafirëve, tek vendi i quajtur Kroni i Traboinit, Ai po tregonte një librezë anëtarësie të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve të Kroacisë, me shqiponjë dykrenare, që në atë kohë, në Mal të Zi, ky veprim konsiderohej shumë i rrezikshëm, por për shqiptarët ishte shumë i nevojshëm për të mbjellë optimizëm e për të inspiruar e animuar ndërgjegjësimin qytetar e kombëtar, në kohën kur trevat e tjera shqiptare në rajon,
Ky moment psikologjik, theksoi Gojçaj, që krijoi prezenca e tij, fjala dhe gjesti i këtij njeriut të madh dhe fryma demokratike, që sillte nga vendi ku jetonte, shumë shpejtë do të rezultojë në krijimin e subjektit të parë politik shqiptar, e më këtë edhe në subjektivizimin e faktorit nacional shqiptar në Mal te Zi, në tërësi.
Orën përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha., e përshëndetën më pasë me fjalë rasti, edhe Prof. Dr. Kajtaz Fazlia, pranë Shoqatave”Balli Kombëtar” dhe “Drenica”, Prof. Sali Bollati, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës ” Çamëria” në SHBA, z. Marjan Cubi, veprimtar i komunitetit. z. Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit ” Plavë Guci” dhe ish drejtori egzekutiv i Fondit ” Vendlindja Thërret”, z. Shefki Mexhani. Ndërkohë, që për kohën kur Professor Dr. Tomë Berisha jepte mësim në Prishtinë, fjalën e mori duke sjell kujtimet interesante e asaj kohe, ish studenti i tij z. Hysen Ulaj
Drejtuesi i kësaj ore përkujtimore, nënvizojë se Akademikun e gjeneralin Tomë Berisha, diaspora e kujton me respekt të madh. Këtu, Ai ka qenë i angazhuar, tha Gojçaj, edhe ne aktivitete kolosale sikurse organizimi dhe konsolidimi i resurseve ushtarako-financiare në mbështetje të rezistenceë antiserbe në Kosovë. Rreth këtyre referencave, fjalën e mori z. Gani Shehu, kryetar i Shoqatës ” Bataljoni Atlantiku”, nga SHBA.
Gjithashtu, Komunitetin Shqiptarë i New York-ut, me rrethe, Fondin Humanitarë Malësia dhe Shoqatën Dedë Gjon Luli nga New Yorku, që organizojnë këtë orë përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha, në emër të Familjes së Tij, e përshëndeti dhe falenderojë z. Leo Berisha, i biri i të ndierit Tomë Berisha
…Dhe me ne fund, drejtuesi i kësaj ore përkujtimore kushtuar për të ndjerin Professor Dr. Tomë Berisha, zoti Gojçaj, tha :” Më lejoni pjesmarrës që në mbyllje të them edhe këtë: Malësia e Madhe në të kaluarën ka dhënë shumë figura e personalitete të mëdha, ma shumë të pushkës, sesa të penës! Mbase kohët kanë qenë të tilla, shkollimit dhe titujve shkencore të malësorëve u kishte zënë vendin nevoja e luftës për të mbrojtë tokat dhe mbijetuar të gjallë.
Në varrezat e asaj krahine prehen shumë margaritare të kombit, por me Tomë Berishën, tha Gojçaj, dheu i tyre u bë akoma edhe më i shtrenjtë…tashmë me gradën e gjeneralit dhe majat më të larta të Alpeve shkencore, për çka, secili malësor ka arsye të ndihet shumë më i përparuar dhe me krenar. Lavdi veprës dhe figurës së Tomë Berishës, e ju të nderuar bashkëkombas faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj, poashtu faleminderit edhe ju folëseve të rastit…dhe u takofshim në manifestime gezimesh, megjithese edhe ky i sotmi është pjesë e jetës sonë dhe e borxhit që u kemi jo vetëm personaliteteve tona të mëdha, por vetes sonë , vendlindjes dhe mbarë kombit.” ka përfunduar zoti Gjokë Gojçaj.