Nga Pjeter Jaku
Me datën 18 Tetor 2015, në Sallën e njohur “Gjergj Kastrioti” të Qendres së Shën Palit Dega e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Detroit po përgaditët përt të festuar 25 Vjetorin e themelimit të Ligës, 75 vjetorin e Liderit të saj Jozeph DioGuardi dhe 65 vjetorin e Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Çështjet e Ballkanit. Gjatë një bisedë me drejtuesit e këti aktiviteti, aktivistin e njohur Marash Nucullaj, njekohësisht kryetar i kësaj dege, dhe artistin e aktivistin , “Kalorsin e paqes” Fran Gjoka, përgaditjet pothuajse kanë përfunduar. Tani pritet vetëm celebrimi me një numër të kosniderueshëm pjesëmarrësish, dashamirës dhe mbështetës të vazhdueshëm të veprimtarit të njohur për çeshtjen shqiptare në përgjithësi dhe Pavarësinë e Kosvës në veçanti, ish Kongresmenin e njohur Jozeph DioGuardi. Marashi thotë se Lideri i kësaj Lige pranoi me kënaqësi propozimin tonë për këtë manifestim tripel, ku edhe njëherë të na jepet mundësia për t’u njohur më mirë me veprimtarinë e Ligës dhe të drejtuesve të saj, dyshës së njohur DioGuardi, për të cilët sado që të bësh është përherë pak. Dom Fred Kalaj drejtuesi i Qendrës së Shën Palit, ku edhe bëhët aktiviteti, kujton DioGuardin dhe Lantos me rolin e tyre kryesor gjatë një vizite në Shqipëri në vitin e parë të ndryshimeve poltike, ku kërkesa e tyre, Presidentit të asaj kohe, ishte lirimi i të burgosurve politik, para se ata të takoheshin me të, ku një nga përfituesit ishte dhe vëllai i Dom Fredit.
Këngëtari dhe një aktivist i njohur i kësaj Lige, Fran Gjoka na flet me një dashamirësi të veçantë për rolin e Ligës dhe veçanërisht të DioGuradit në demokratizimin e Shqipërisë dhe, veçanërsiht në Pavarësinë e Kosovës, pa lënë kurrë me një anë problemin e gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë, e veçmas atyre që ndodhen rreth e rreth Shqipërisë, si çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve nën Mal të Zi, të atyre në Maqedoni dhe problemin e njohur të Çamërisë. Ndërsa për anën organizative, Frani na thotë se bashkërendimi me Qendrat Fetare dhe Mediat ka qënë në nivelin e duhur për një aktivitet të tillë. Veç përshendetjeve që do të jenë shume koncize, do ketë një program të pasur muzikor, siç meritojnë festa të tilla, me praninë e disa këngëtarëve të njohur të komunitetit artistik të shqiptarëve të Amerikës, ashtu siç do të ketë edhe pjesëmarrës nga shtet të tjera të Amerikës, veçanërisht nga New Yorku dhe Cikagoja. Pritet edhe ardhja e Ambasadores së Shqipërisë në Washington.
Le t’ia lëmë aktivitetit për të shkruar diçka më shumë pas tij!
Vetëm një rast për të ilustruar veprimtarinë e kësaj Lige:
Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane pas një angazhimi shumë të madh arriti që të bëjë Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan të diskutojë për të ardhmen e Kosovës në një Dëgjim Kongresional të thirrur enkas për këtë temë me daten 21 Maj 2003.
Dëgjimi i 21 Majit, i mbajtur para një audience të madhe, ishte ngjarje historike në kërkimin e pavarësisë për Kosovën dhe lirisë për Shqiptarët.
Raport për Mjetet e Informimit në lidhje me Dëgjimin Kongresional të Kongresit Amerikan mbi të Ardhmen e Kosovës të 21 Majit 2003 e pergatitur nga znj. Sherli Klojs DioGuardi
Ish-kongresmeni Xhosef DioGuardi, kryetar vullnetar i Ligës Qyetare Shqiptaro-Amerikane, në përmbledhje të fjalimit të tij para Komitetit, thekësoi ‘tradhëtimin ndaj Shqiptarëve dhe Amerikanëve nga Departamenti i Shtetit, i cili vazhdimisht tenton të mbajë sëbashku një Jugosllavi mbeturinash për cfarëdo cmimi, tani në formë të Serbisë dhe Malit të Zi, përsëri në shpinë të Shqiptarëve.’Ai përshkroi këtë realitet si pjesë e një ‘politike të jashtme të dështuar që në planin afatgjatë vetëm se do të destabilizojë Ballkanin
.’Z. DioGuardi kritikoi ‘derën rrotulluese’ në mes të Departamentit të Shtetit dhe sektorit privat, në të cilin zyrtarë të lartë të qeverisë, të tillë sikur ish-Sekretarët e Shtetit si Henri Kisinger dhe Laurenc Igëllbërgër ‘janë të lejuar të involvohen në aktivitete komerciale me qeveritë sikur ajo e Serbisë, pa i prezentuar përfitimet financiare për firmat e tyre dhe përkrahjen e tyre pas skenash ndaj të ngjashmëve sikur Slobodan Milosheviqi. Kjo qartazi nuk është aspak në interesin tone kombëtar.’
Në deklaratën e saj para Komitetit, znj. Shërli Klojs tha se ‘Shtetet e Bashkuara ndajnë një përgjegjësi morale me të gjithë botën që të parandalojnë rilindjen e fashizmit dhe ultranacionalizmit pas Holokausist Nazist në Evropë, dhe se është në interesat më vitale të SHBA-ve të përkahin paqën dhe demokracinë edhe më tutje në kontekstin e një Evrope të bashkuar.’ Ai vlerësoi se ‘zgjedhje e problemit Shqiptar në Ballkanin konfliktuoz, e cila fillon së pari dhe patjetërsisht me pavarësinë e Kosovës, është esencile për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore.’ Tutje, ajo shtoi se gjerësa ne të njohim sovranitetin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara ‘do të vazhdojnë riciklimin e politikës së jashtme tani më të dështuar nga e kaluara duke rrezikuar përhapjen e konfliktit të ri në Ballakan që tanipërtani aspak nuk ka duhet gjerësa jemi në mes në një krize të madhe në Lindjen e Mesme dhe një jostabiliteti të rrezikshëm në Irak dhe Afganistan.’
Pak biografi e shpjeguar nga DioGuardi:
DioGuardi spjegon kështu biografin personale:
“Babai kishte lindur në Itali, në Dhjetor të vitit 1913 në provincën e Avelinos (midis Napolit
dhe Barit) në një fshat shqip-folës të quajtur Greçi në italisht ose Katundi në shqip.
Greçi është një prej pesedhjetë e një fshatrave shqip-folëse ose fshatrave dhe qyteteve
“Arbëreshe” në Italinë e sotme.
Në vitin 1929, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, babai im erdhi në Nju Jork për ti shpëtuar krizes se rëndë ekonomike që pllakosi Italinë Jugore. Ai ishte i varfër dhe i pa shkolluar por Amerika është një vend i tillë që iu jep njerëzve mundësira të mëdha për punë dhe sukses.
Si shumë shqiptarë të tjerë të varfër, babai punoi shume dhe kurseu para me qëllim që të mbante familjen.
Në vitin 1939 ai u martua me nënën time, Grace Paperella me të cilën lindën tre fëmijë.
Unë isha më i madhi i tyre, lindur në Nju Jork, me 20 Shtator të vitit 1940.Si një emigrant
shqiptaro – amerikan, babai më shtynte gjithmonë drejt suksesit dhe përmbushjes së gjërave me rëndësi.
U zgjodha në Kongresin Amerikan në Nëntor të vitit 1984. Shqiptarët në atë kohë as që më njihnin mua”.
Adresa e Liges:
Qytetare Shqiptaro-Amerikane
P.O. Box 70
Ossining, New York, NY 10562
Shtetet e Bashkuara të Amerikës