Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, në bashkëpunim me Qendrat Fetare, Shoqatat dhe Mediat e Komunitetit Shqiptar të Michiganit organizon me datën 18 Tetor 2015, ditën e dielë, në orën 6 të mbrëmjes, në Sallën e Kishës Katolike të Shën Palit, në Rochester Hills 25 Vjetorin e themelimit të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, 75 Vjetorin e lindjes së ish Kongresmenit dhe Liderit të Liges, që punoi dhe veproi si askush tjetër për Pavarësinë e Kosovës, dhe çeshtjen shqiptare në përgjithësi, Zotin Xhozef DioGuardi, si dhe 65 vjetorin e lindjes së Këshilltares së Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, zonjës Sherley Cloyes DioGuardi.
Darka do të jetë e pasur në ushqime të shumëllojshme tradicionale, pije alkoolike dhe joalkoolike, si dhe program të pasur kulturor.
Në këtë mbrëmje të gëzuar do të kemi përsonalitete të njohur nga vendlindja dhe Diaspora.
Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të na argëtojnë këngëtarë dhe grupe të njohura nga Diaspora.
Çmimi i biletave për këtë mbrëmje të gëzuar dhe me shumë vlera do të jetë $ 70:00 për përson.
Për rezervimin e tavolinave, ju lutemi të kontaktoni z. Marash Nucullaj në cel: 1586 530 4078
Bashkëatdhetarë të dashur, ejani të nderojmë sëbashku këtë burrë të madh me gjak shqiptari, që nuk kurseu asgjë në të mirë të çeshtjes tonë kombëtare.
Komisioni Organizues