Patriotizmi nuk matet me fjale ( Nga libri ” Shqiptaret ne Detroit”)

Patriotizmi nuk matet me fjale, por me punen qe ke bere per Atdheun dhe bashkekombesit e tu

Gjoke1

Bisede  me Gjoke Martinin

Tashme aktivistin Gjoke Martini e njeh gjithe komuniteti shqiptare ne Detroit, a mund te na thoni diçka; prej nga vjen dhe kush eshte Gjok Martini?

Kam lindur ne vendin e bukur bregdetar Velipoje, rrethi Shkoder. Prinderit vinin nga Malesia Shqiptare (sot nen Mal te Zi), nga keto vise tona Ilire mijevjeçare. Babai im Nike, lindi ne Grude dhe nena ne Triepshe. Babai im ( jo vetem ai), eshte  ndoshta nje legjende ne historine tone. Gjate periudhes 1914-18, ne moshen e vogel 7 vjeçare, se bashku me nenen, motrat e nje vella dhe me shume malesore te Grudes, u internuan me force nga ushtria austriake ne Inksburg te Austrise. Shume nga keta malesore humben jeten nga konditat e veshtira ne kampe edhe nga semundjet e rrezikshme si tifa e shume arsye te tjera. Per kete çeshtje eshte folur apo shkruar pak, ose aspak nga historia, eshte folur perciptaz per internime ne CICI-MACIN (turqi), por jo per keta njerez te varfer, te pafajshem, te detyruar te marrshonin dite e nate pa u ndalur, duke perjetuar vuajtje te renda e duke vdekur rrugeve, larg trojeve te tyre. Ta imagjinojme moshen e femijerise, ku se bashku me te tjeret u detyruan te ecin nga Gruda e vuajtur e djegur e bere shkrumb nga malazezet dhe turqit. Ndermjet tyre perfshihej edhe shtepia e babait tim, e cila qendronte si shtepia e pare ne hyrjen e fshatit perballe ish Kulles se ushtrise turke ne fshatin Pikale te Grudes.

Familja ime ka nje histori te njohur, pothuajse 500 vjecare. Legjenda tregon se Gela, si vellai me i pare, pastaj djali i tij Vucina njihen si themelues te Grudes. Keta, me siguri erdhen nga vise jo te largeta Ilire ku, pasi u invaduan nga sllavet,  u debuan jashte trojeve te tyre, duke u detyruar keshtu te humbnin vendlindjen. Gjyshi im, Martin Shyti, rreth vitit 1910, i perndjekur nga ushtria malazeze per veprimtari atdhetare, u vendos ne Shkoder ku edhe vdiq pas 3 vjetesh.  Pas luftes se Pare Botrore, babai im, bashke me disa te tjere te cilet i shpetuan torturave, u kthye perseri ne vendlindje. Imagjinoni si e gjeten Gruden; kullat e djegura e te rrenuara, malesoret qe kishin lene vatrat nga pushtimet e ushtrise malazeze, njerez te vrare ne fushen e betejes. Po qe se dikush sot do kete rastin te vizitoj fshatrat e Grudes,  do te mund shohe ende te gjalle gjurmet e asaj historie e qendrese te se shkuares. Ne mesin e atyre kullave te shkreta jane themelet e shtepise prej guri te babait tim. Kjo shtepi ishte djegur disa here nga turku, por kesaj here ajo e provoi shkaterrimin e plote nga malazezet. Lufte per ekzistence! S’kishte mbetur asgje ne Grude, njerezit kishin marrur arratine, ikur nga shtepia okupatore malazeze, ato gjera qe kishin lene, te gjitha ishin vjedhur nga shkinat, popullsia  jone kishte ikur deri ne thellesi te Shqiperise si refugjate. Babai im, nena dhe motrat u vendosen ne Shkoder, ndersa vellai i madh Kola qendroi per te punuar ne Austri, qe ne moshen 20 vjecare si kepucar. Ne Shqiperi, xhaxhai im u be i njohur me dyqanin e tij ne Tirane si prodhues dhe punues i mire kepucesh, duke kryer dhe porosi te Mbretit Zog. Fillimisht xhaxhai ne Austri u be sindikalist dhe ne saje te veprimtarise se tij politike arriti te njohe e te kete kontakte me Schumanin dhe Leninin, i cili, ne tregimet e tij Kola, i pershkruante, jo vetem keto dy figura, por dhe veprimtarite e organizatave sindikale dhe politike si ““Shkendia” etj. Nderkohe, babai im punonte si cecerk ne Shkoder. Ai mbeshteti levizjen dhe opoziten popullore dhe qendresen e Bajram Currit deri vone, dhe deri vitin qe e lame Shqiperine, kishte shoqeri me njerez si patrioti Idriz Granola e shume te tjere. Ne Velipoje, rreth vitit 1930 ai bleu pakez toke dhe, me shume mundim arriti te ndertoje nje kasolle ku i linden 7 femije, 6 prej te cileve jetojne edhe sot. Gjate Luftes se Dyte Botrore, babai edhe xhaxhai mbajten nje qendrim te mire. Pas ardhjes se gjermaneve xhaxhai,  duke njohur gjuhen e tyre  mundi te shpetoje shume jete njerezish nga pushkatimet “blitc”, qe benin gjermanet. Ne mes tyre edhe babain tim, i cili bashke me 50 te tjere ishin akuzuar per sabotimin e linjes telefonike Velipoje-Shkoder. Pas ardhjes se pushtetit me 1944, gjerat nuk ecen mire ne Shkoder dhe ne Malesi, ku u vendos si komandant pro jugusllav nje fare Toger Baba ne Malesi edhe Pjerin Kqira ne Shkoder, te cilet filluan rrahjet dhe torturat e disa patrioteve te shquar, madje edhe duke vrare shume prej tyre. Babai im u arrestua nen akuzen si mbrojtes i Klerit. Pjerin Kqira, si oficer edhe komandant ne Shkoder ne sherbim te jugosllaveve, kryente çdo porosi te Podgorices. Nen mbrojtjen e Koci Xoxit, masakroi krerin  katolik shqiptar me 1948. Deri ne ate kohe, çdo gje kryhej si ne sistemin jugosllav, monedha, muzika, marrdheniet tregtare etj. Radio Shkodra jepte vetem muzike malazeze dhe  pika kufitare ishte hequr. Sigurimi, policia, gazetaret, dhe funksionaret ishin jugosllave, ose shqip foles pro-jugosllave. Ne keto masakra me Kqiren ishte edhe nje Ndoc, qe nuk me kujtohet mbiemri, por qe ai sot sipas informacioneve jeton ne Bruklin te Nju Jorkut. Ne, si shume te tjere, vazhduam jeten duke punuar ne bujqesi, ndersa vellai i madh Ndoci, beri sherbimin ushtarak me 1950-54, duke u graduar me diploma e me lavderimet me te larta te asaj kohe nga Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku, per fortifikime e punime te shkelqyera ne fushen e ndertimit te mbrojtjes gjate kufirit me Greqine. Pas arratisjes se vellait te dyte Markut, ne moshen 19 vjecare, kariera ushtarake e Ndocit perfundoi. Ai gjithmone mbeti njeri i mire dhe i dashur per shume te njohur dhe miq ne jug te Shqiperise si ne Gjirokaster, Permet, Mallakaster, njeri prej te cileve ishte dhe Baba Arshi i Teqese shqiptare ketu ne Detroit. Marku, sapo kaloi ne Ulqin, iu nenshtrua vuajtjeve te renda nga qeveria jugosllave, bashke me disa te tjere nga Miredita edhe Durresi. Ai, pas 2 vjetesh u  arratis ne Gjermani, ku ne vitin 1955 arriten ne SHBA, ku u rekrutuan ne ushtrine amerikane. Fale aftesive te tij mendore e fizike, ai arriti te behej nje ushtarak i zoti ne forcat speciale te ushtrise amerikane dhe konkurent ne olimpikun ushtarak ne sportin e skise edhe ne qitje. Ai ishte nder te paret shqiptare qe pati takime deri ne tre here me presidentin e famshem amerikan Truman. Neve ne Shqiperi ishim nen presion nga Partia edhe Sigurimi. Babain tim, ish Gjenerali Ilmi Sahiti me te tjere e gjurmuan vite me rradhe, ku si pasoje, me vone u burgos dhe u internua ne Lushnje. Gjithashtu babain e akuzuan, jo vetem si anti-komunist, por edhe si nje sabotator ndaj kooperativizimit. Ne Velipoje me 1957 gjoja u zbulua nje grup komplotistesh per te vrare udheheqjen e shtetit ne Kune-Vain te Lezhes. Personi kryesor i komplotit ishte shpallur Pater Konrad Gjolaj, nipi i babait tim bashke me vellain e tij. Nga ky grup u pushkatuan disa, mes tyre edhe prifti i Velipojes, Dede Malaj, per te cilin qe ne femijeri ruaj kujtimet me te mira. Pater Konradin e denuan me 25 vjet heqje lirie, ndersa vellain e tij me 15 vjet burg te rende. Si pasoje, edhe babai iu nenshtrua proceseve gjyqesore bashke me keta te akuzuar. Une me vellain Ndocin shkuam ne Shkoder te maskuar, per te ndjekur procesin e gjyqit, ne sallen e te cilit nuk kishte njerez si brenda ashtu edhe jashte, por vetem autoparlante te vendosur ne rruget e qytetit. Shteti ishte orvatur qe nga viti 1955 per te arrestuar babain tim dhe, ne vitin 1958 ia arriten qellimit, duke e mbajtur 6 muaj ne hetime dhe me pas e internuan ne Lushnje, deri me 1960. Une, qe nga femijeria e shkolles fillore, mund te them se kam historine te nje nxenesi te vecante, duke qene kryetar i shkolles se vetme te Velipojes. Mesuesit me lejonin per ti rreshtuar femijet, kur vinim ne shkolle dhe, gjithashtu per manifestime dhe protesta anti-jugosllave ne vijen e kufirit. Disa nga keta shoke jane sot ketu ne Amerike ,qe per ate kohe e vleresonin shume guximin tim. Çdo mengjes, gjate vijes kufitare mes Velipojes dhe anes tjeter shqiptare te Ulqinit i provokonim jugosllavet, duke ngritur parrulla anti jugosllave edhe sllogane anti Titiste. Parrullat tona ishin te shkruara dhe me ze te larte therrisnim “Tito Hori” etj. Dite te veshtira ishin, kur donin te benin kooperativizimin ne fshatin tone ne Velipoje, ku si te deleguar te Partise ishin njerez huligane e sarahoshe, si per shembull Mehill Doci nga Mirdita, i cili rrifte pleqte e rrethit te Shkodres, kur nuk ishin te gatshem per kolektivizim vullnetar. Ky njeri ( veç njeri nuk mund te ishte)! donte te realizonte kooperativizimin me dhune ne rrethe, kishte filluar, si dikur te tjeret me pare, te masakronte fshataret e moshuar, si ne fshatrat Camrishe, Rrushkull, Gramsh, Pentare etj. Pas shume heresh qe ishte ndalur tek ne, me grupin e tij 20 vetesh, me oficere te ndryshem te mbrojtjes, kryetar lokaliteti, sekretare e te deleguar te partise, ai i zemeruar me babain tim e akuzonte me ze te larte dhe kercenues, se po pengonte dhe po sabotonte kolektivizimin e bujqesise. Sipas tyre, do te ktheheshim shpejt, duke i bere shantazh babait. Babai im nuk do te lejohej te sabotonte kolektivizimin vullnetar, qe e kerkonte udheheqja dhe Partia. Javen tjeter, diten e diele, babai edhe vellezerit, ishin pergatitur dhe kishin marre masa se, ne rast se te deleguarit do te fillonin per te rrahur edhe dhunuar familjen, ne do t’u pergjigjeshim atyre me forcen e armeve. Dita e diele erdhi, kur te deleguarit, disa ne kuaj te tjeret ne kembe, nga rruga ku hyrja ishte e hapur per ne oborr te shtepise bertiten: Ai qe bertiti i pari ishte Mehilli: “A jeni gati per kooperative?” Babai dhe te gjithe pjesetaret e familjes iu pergjigjem me te madhe: JO!” Mehilli, duke iu drejtuar babait me ze te larte tha: “ Nik Matini, do me njohish mue!” dhe e nisi kalin, duke ikur me zemerim. Pas internimit te babait dhe lirimit te vellait te trete Paloke nga detyra ushtarake, u pergatitem per tu arratisur. Per kete, sipas babait tim na ndihmoi nje kolonel i sigurimit ne Shkoder, qe e keshilloi te largohemi, se shteti kishte plane per te na eleminuar fizikisht. Babai, kurre nuk ma tregoi emrin e tij dhe, as une nuk e kam pyetur. Me tha se s’duhet ta dinim per çeshtje sigurimi te oficerit. Kaluam ne Jugosllavi, ku filloi nje periudhe tjeter terrori. Sistemi antishqiptar, qe dhunonte miliona veta dhe, duke u njohur nga ana jone filloi perplasja me ata. Ne sigurimin jugosllav kishte edhe nje shqiptar me graden major, te cilin e kemi njohur me emrin Bajram Zyberi, ne serbisht thirrej Aco (ahmet) Dushanoviqi. Ai ishte nje bandit anti shqiptar, i cili thoshte se eshte nga Kosova, nje here se eshte nga Shkupi, njeri shume i lig, duke na akuzuar ne si :Anti Tito” dhe si Enverian. Ne komande ishte edhe nje major Millan Popoviq, qe gjyshi im Martin Shyti i kishte vrare gjyshin e tij, Millan Spasojen. Nderkohe, vellezerit Ndoci dhe Paloka ne burgun e Leshkopoles  u arratisen naten ne malet e Grudes, 10 km larg zones, e cila njihej mire. Pas nje jave, jemi burgosur ne Podgorice dhe, prej andej na kaluan ne burgun Gerove  ne Slloveni. Ne kete burg ishin rreth 600 shqiptare, disa prej te cileve kishin mbi 10 vjet. Per neve nuk dinte njeri nga bota e jashtme, se gjindeshim aty. Me ndihmen e babait tim, Sami Repishtit edhe nje arsimtarit nga Tropoja apo Kukesi, qe ia kam harruar emrin, mundem  te shkruanim nje leter, duke nisur ate nepermjet nje djaloshi qe quhej Bibë, dhe qe sillte buken tone nga qyteti me konspiracionin me te madh te tij dhe te atit te tij. Samiu, duke njohur frengjishten e shkruajti ne emer te Kryqit te Kuq “Croix Rouge” Paris, France. Biba, ky djale i ri e kreu me ndershmeri e guxim kete detyre. Letra kishte arritur e sigurte ne zyrat e Kryqit te Kuq, ku pas tri javesh perfaqesuesit erdhen ne kampin ku qendronim ne dhe, pas tyre shoqata humanitare nga Amerika dhe Europa. Jugosllavet u çmenden, duke na share e duke thene se dhe ne jemi perpjekur per t’u ndihmuar juve, por kjo nuk ishte e vertete. Duke lene burgun jugosllav, familja jone bashke me xhaxhain, jashte vemendjes se policies, arritem te marrim si nje pjesetar familjeje dhe nje Kolonel gjerman, i cili quhej Antony Wagner, i burgosur si rob lufte qe nga viti 1945. Porsa arriti ne token e tij, ne Gjermani, pas 17 vjet burgimi zbriti me lote ne sy, duke na bekuar familjen tone dhe te gjithe shqiptaret. Ne emigruam ne Belgjike me disa shqiptare te mire e vellezer te tjere nga gjithe Shqiperia, te njohur aty. Keta, me te shumtit kishin qendruar ne burgje te tmerrshme te Jugosllavise, ne Sremska Mitrovica, duke u rrahur e torturuar, ku shume shoke te tyre ishin pushkatuar per qendrimet patriotike, per flamur e shqiptarizem. U njohem me njerez qe kishin bere qendrese heroike, keta ishin nga Tropoja, Mati, Dibra, Malesite e Shkodres, Kruja, Korca, Vlora, Kosova, Mirdita e Zadrima, Oh! sa burra e gra te mire qe ishin, tamam luftetare lirie per Kosove e per çdo pellembe toke shqiptare. Jashte telave te burgut lame afer 10 heronj shqiptare te pushkatuar me heret, te gjithe te groposur ne nje koder, ku shume shpesh mendoj per familjet e tyre, se ku do te jene. Ne Europe, shqiptaret shume shpejt filluan punen per te jetuar. Pas luftes se Dyte Botrore, Belgjika ishte nje vend i varfer e i demtuar rende. Tek keta shqiptare te ardhur, u manifestua atdhetarizmi dhe asnjeri prej nesh nuk ishte pro jugosllav, si disa qe i lame prapa. Ne Belgjike, krahas punes se rende, organizuam ngritjen e monumentin e heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut, i cili qendron edhe sot krenar ne nje park kryesor ne Bruksel. Ketu, patem rastin te njohim edhe Cufon, qe ishte sekretar i Partise se Zogut, por ne te vertete ishte agjent i sigurimit te Shqiperise, ma vone personazh i romanit “Mergata e Qyqeve”. Ai, para se te kthehej ne Shqiperi, me 1976 u beri nje vjedhje  parashe gjithe shokeve te tij zogiste. Kete botim e merr persiper, si autor nje shqiptar me emrin Nasho. ( flitet per shkrimtarin Nasho Jorgaqi, shenimi ime P.J.) Gjite kesaj periudhe te emigrimit ne Belgjike, filloi nje levizje kulturore kombetare, si botim i gazetave, librave, buletineve, takime shkencore etj. Gjithashtu, me 1968 levizjet e Kosoves i pritem me flamur ne dore gjithe te bashkuar, duke mbledhur ndihma. Po ashtu, nisem telegrame edhe letra personaliteteve te njohura , si Presidentit te Frances DeGol, Kancelarit gjerman Adenaurit, Kryeministrit anglez McMillan, Presidentit te Amerikes Lindon Johnsonit e gjithe kryeministrave te shteteve perendimore te Evropes, qe te mbeshtesnin vendosjen e lirive njerezore ne Kosove dhe te drejten e popullit te Kosoves per vetvendosje. Jam shume krenar per qendresen e vellezerve te mi, qe degjuan amanetin e babes e nenes tone: “Mos te harroni vendin qe na e grabiten jugosllavet!”

Si dhe kur u vendose ne Amerike? Si e mendonit Ameriken dhe çfare perkrahje gjetet ketu?

Me ardhjen tone ne Amerike me 1968 gjetem ketu qindra shqiptare te mire. U njoha me Antony Athanas, rastesisht ne Nju Jork. Gjithashtu, gjetem simpati dhe u njohem me aktivistin e mire Ekrem Bardha, vellezerit dhe familjen e tij fisnike. Ne ate kohe, Ekremi me disa te tjere kishin bere nje pune te lavdrueshme per te mbrojtur Jugun e Shqiperise nga coptimi shovinist grek, strategji e te cilit gjente mbeshtetje dhe ketu ne Amerike. Po thuaj Ekremi ishte i vetem qe dinte, shoket e ndihmonin shume. Keto vite ishin te frikshme dhe shqiptaret e ardhur ishin veteran te luftes se Dyte Botrore, te cilet gjithe miqte e mi kishin sherbyer ne Kosove. Qe nga ardhja e tyre ne Amerike e deri ne vitet 1990, kurre nuk munguan ne aktivitete per ceshtje madhore te kombit shqiptar. Pas ketij viti filluan te vinin shqiptare te rinj nga Kosova dhe Mali i Zi, ku nga ky emigrim do dilnin disa luftetare te lirise qe ju kundervune, duke shkrire dhe jeten per liri, lufte armikut okupator e gjakatar, Kosoven Republike etj. Shqiptaret nuk donin as federate as konfederate nen dhunen jugosllave, pervec vdekjen e saj totale! Si u bashkuam ne me gjithe keta njerez,  me te miret qe lindi kombi ne mergim per te miren e atdheut? Dekada me pare shqiptaret benin protesta te vazhduara. Por me e rendesishmja dhe me serioze ishte nder te gjitha protestat e demostrimet, ajo qe u mbajt me 15 Qeshor 1977, ne Washington me rastin e Konventes se Helsinkit. Ate dite shqiptaret zbriten nga gjithe Amerika, sidomos institucionet intelektuale dhe religjioze te Bostonit dhe, per te paren here flamuri shqiptar u valvit prane tempujve te Lirise te Shtepise se Bardhe te Kongresit Amerikan. Ne kishim shpresa se shteti amerikan do te qendronte ne mbeshtetje te ideve dhe kerkesave tona per lirine e Kosoves. Me levizjet e vitit 1981 ne Kosove, perseri erdhem ne Washington e nga ky vit, duke mos e nderprere gjer ne ditet e çlirimit te saj. Zbritja jone ne Washington ishte nje ze i fuqishem i te vertetes kunder propagandes se terbuar dhe shpifse jugosllave, se ne shqiptaret ishim nje popull terrorist e fashist. Manifestimi yne u krye edhe tek ambasada jugosllave ne Washington, ku atje gjetem nje polici te armatosur me automatike e bomba gjer me dhembe, shprehje e influences se propagandes jugosllave te shtetit Amerikan. Ishte nje skenar i pergatitur, duke na vene tytet e pushkeve ne gjoks e shpine, demostruesit ishin te irrituar nga represioni jugosllav ne Kosove, por ne vazhdonim te ruanim rinine, qe te mos binte pre e provokacioneve jugosllave.

Gjoke Martini

Gjoke Martini me ish Presidentin Klinton 

Gjate ketyre periudhave kemi patur njerez qe kane punuar per te huajin, kane kundershtuar krijimin e UCK-se dhe kontributin e luftes se saj per jete a vdekje per fitoren e lirise se Kosoves. Keta shqipfoles e serbofoles jane vene ne anen e armikut e te Milloshevicit kunder popullit tone, kunder Amerikes e kunder shteteve perendimore te cilat jane shprehur per liri e te drejta njerezore e per vetvendosje, per fitoren e demokracise kunder dhunes e terrorit. Madje, ne ditet kur ishte me prane liria, arriten te sabotojne deri diku mbledhjen e fondeve ne ndihme te luftetareve te lirise, duke mallkuar UCK-ne, te cilen e kane akuzuar per kryerjen e krimeve te luftes ku keta njerez i bene me keq popullit shqiptar se sa serbet e Milloshevici. Kane mallkuar Ameriken e Bill Klintonin, i jane lutur zotit qe Milloshevici te invadonte Washingtonin per tu dhene mend amerikaneve, jane lutur per te vrare president e shkaterruar Shtepine e Bardhe. Ne nje demostrate gjigande te koheve te fundit ne Washington, keta serbofile tentuan te shpifnin e sabotonin organizimin e ketij manifestimi nepermjet formave te ndryshme si edhe duke na akuzuar si fondamentalist sepse, gjoja ne nje pllakate te vogel ne doren e nje manifestuesi te ri ishte pare nje shqiponje e zeze dykrenare ne karton te gjelber.

Ju permendet disa aktivitete te shqiptareve per te dale nga roberia serbosllave, por a mundeni me na thane se, ku duhej perqendruar ma shume komuniteti yne per ato qe kerkonte ne lidhje me Kosoven dhe problemin shqiptar ne pergjithesi? 

Per çlirimin e Kosoves nen Jugosllavi te roberuar egersisht, veteranet dhe rinia shqiptare ishte e pandare e ne unison me ne, ato ishin te kalitur dhe te  edukuar qe nga vegjelia neper familje patriotike, keshtu eshte bere çdo here bisede per histori dhe strategji lufte, per çlirimin e trojeve tona ne Ulqin, Tivar, Plave e Gusi, Hot e Grude, Kosove, Shkup e Monastire, Preveze e Janine, eshte folur çdo here per patriotizmin e ketyre krahinave, lavdia e porosia e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kemi folur per lahuten e Malesise, per Çameri dhe per çdo pellembe toke shqiptare. Siç beme per Kosoven vitet e fundit, duke shembur kalane e mashtrimeve e falsifikimeve serbe, ne kemi kontribuar me te njejten force dhe per çeshtjen e pazgjidhur Çame fill pas çlirimit me 1949. Ne u kemi bere balle çdo provokacioni qe i ka ardhur Jugut te Shqiperise, kujtoj ketu provokacionet greke te 1949 ku, se bashku me shume patriote e luftetare te tjere dy niperit e mi nga Mirdita u plagosen. Familja ime ka ruajtur lidhje te forta me familje te degjuara nga Dukagjini, Malesia, Mirdita, Shkodra si edhe miqesite e reja te krijuara nga vellai edhe kusherinjte, per shkak te kryerjes se detyrave ne kufirin me Greqine dhe me mesuesin tim te fillores, patriotin Haki Ceka nga Gjirokastra, kane qene si te thuash leksionet me te mira per formimin dhe edukimin tim me ndjenjen e dashurise per kombin dhe atdheun.

gjovalina

Gjovalina Martini, e bija e Gjokes prane zyres se KKSHA ne Detroit 

Disa mergimtare te rinj, edhe sot nuk jane ne gjendje ta kuptojne rolin e madh qe ka luajtur emigracioni i hershem ne mbeshtetje te perpjekjeve te shqiptareve per demokraci, prosperitet e zhvillim. Por, dhe brenda ketij emigracioni eshte zhvilluar nje lufte e ashper, jo vetem ideore kundra njerezve qe jane vene ne sherbim te huaj, duke tentuar here hapur e here pas shpine te minonin levizjen tone, duke futur koken ne ombrellen serbe. Une, personalisht jam marre qe ne vitet e femijerise, duke u bashkuar dhe degjuar bisedat e burrave dhe zyrtareve e duke mesuar ne shkollat tona shqipe, pastaj ne mergaten e nderuar nder ta dhe njerezit e elites se kombit. Luftetaret e lirise kurre nuk qene te qetesuar, por çdo here ne levizje per çlirim dhe mund ta kuptonin se, edhe sot pas lufterave te tmerrshme  ne Kosove, qene trimat patriot atdhetaret nga Detroiti dhe Amerika, te cilet bene aq shume, por edhe shqiptaret nen Maqedoni me ate shtet okupator u desh te luftonin. Nga shqiptaret nen Mal te Zi, as aty nuk jane pushuar kurre levizjet per çlirim kombetar edhe nga ne ketu ne vitet 1970 ndodhen burgosje te patrioteve me mbare familje, duke mos u kompromentuar. Ne ne Amerike nuk kemi arritur shume, nuk kemi asnje perfaqesues ne asnje institucion te larte te shtetit. Por, ne mergim njerez te mire e patriot punojne dite e nate per te ndihmuar çlirimin e popullit tone, per nje Shqiperi te lire e demokratike. Personalisht bera shume, por te tjeret bene edhe me shume, duke dhene gjak e jete per liri e demokraci. Ne pritem Sali Berishen e Gramoz Pashkon me1991 ne Detroit. Une isha nje nder organizatoret e kesaj pritjeje, kur te tjeret ishin kunder, ne gjithashtu pritem edhe Demacin, i cili per mua eshte nje nder figurat me te shquara te Kosoves dhe te mbare kombit shqiptar. Ne e pritem Bakallin, ish Kryetarin e Kosoves dhe bashke me te, ku per here te pare nje perfaqesues i Kosoves shkeli ne Shtepine e Bardhe, ku u takuam me zyrtare dhe perfaqesues te shtetit Amerikan, duke mbrojtur te drejtat e shqiptareve te Kosoves dhe duke argumentuar se zgjidhja e vetme per Kosoven eshte Pavaresia. Pritem shume te tjere , i morem prane vetes e u erdhem ne ndihme mijera njerezve te thjeshte e me plot halle, pa kurrefare mbeshtetje, i erdhem ne ndihme,deputetit te asaj kohe te Malesise, vellait tone z. Leke Lulgjuraj me 1990, te cilit i rrezikohej jeta nga shteti jugosllav, dhe ai e meritonte perkrahjen tone. Ne i thame Jugosllavise nepermjet miqve tane ne Amerike, qe te mos e preknin Leken se do e paguanin me shtrenjte se me rastin e Pjeter Ivezaj. Çdo levizje qe benim ishte ne interes te Shqiperise, jo vetem per Kosoven, duhet kuptuar se e beme per te miren e shqiptareve nen Jugosllavi. Personalisht luftova me botime e fjale per mbrojtjen e popullit shqiptar te harruar nen sundimin maqedonas.  Ketu ne Amerike, mund te them se ishim te paket qe mbanim kete qendrim. Edhe pas fillimit te luftes çlirimtare te shqiptareve nen Maqedoni, gjetem shume kundershtare, qe mallkuan luftetaret e lirise, duke mos besuar se ishte e vertete, siç ishte UCK-ja ne Kosove, se lufta e tyre eshte e montuar e do shkrihet, sepse eshte vetem prapagande komuniste etj. Folem me kohe, e ngritem zerin lart, sepse e deshem lirine e kesaj pjese te trungut tone, dhe duke e dashur ne, e mbrojti edhe Amerika! Duke qene drejtues i keshillit “ Albanian American National Council”, gjate viteve 1992-94 une me ndihmen e familjes time kam arritur te ndihmoj Telekomin Shqiptar me paisje per linjen nderkombetare, te cilat kapnin vleren prej $15 milion dollaresh te pa publikuara deri me sot. Disa zyrtare ne Tirane ne ate kohe si drejtori i Telekomit z. Bekteshi dhe ministri i Telekomunikacionit Fatos Bitincka, na mashtruan rende. Por kontributi dhe perpjekja jone per ta ndihmuar Shqiperine dhe shqiptaret do jete e panderprere.

Ju keni nje eksperience me mediat, pasi dhe keni botuar nje gazete ne kete komunitet, si i mendoni ju ato, e luajn rolin qe duhet ne edukimin atdhetar dhe patriotik te shqiptareve, apo thjesht informojne njeanshem?

Ketu ne Amerike, me pare nuk kishim shume simpati nga sistemi i mediave amerikane. Titoja dhe makineria e tij antishqiptare punonte shume ne Europe , sidomos ketu ne Amerike. Propagandonte se Amerika e meson edhe e do Jugosllavine. Kerkesat tona shmangeshin se gjoja ne donim t’u jepnim shqiptareve ne Jugosllavi sistemin e Shqiperise, kurse Tito na akuzonte se ne shqiptaret  ishim femijet e fashisteve dhe deri diku jahudite. Por ne i thame Titos: “mor qen bir qeni, shqiptaret jane nje polull qe kerkon liri dhe nuk jane fashist!” Dalengadale, me nje pune te kujdesshme mundem qe te penetrojme e, sidomos me 1986 me rastin e arrestimit te nenshtetasit amerikan Pjeter Ivezaj nga jugosllavet, nje djalosh i mire qe banonte ketu ne Detroit. Me Z. Ekrem Bardha ne  krye e shume te tjere, korrem nje sukses te jashtezakonshem politik te pa pare dhe te pa imagjinuar nga shqiptaret e as nga bota. Nje zyrtar amerikan me emrin William Ryerson ishte njeriu i ngarkuar sipas ligjit ne mbrojtjen e Pjetrit, i cili raportonte nga Beligradi qendrimin e qeverise jugosllave dhe ecurine e procesit gjyqesor te çeshtjes Ivezaj. Nga Podgorica Ryersoni , i keqinformuar nisi nje raport ne te cilin me akuzonte mua personalisht, se une isha personi qe kisha pergatitur kete skenar per Pjetrin per ta perdoruar ate si shkak te nje konflikti eventual mes Amerikes dhe Jugosllavise. Por, ky raport, pa kurrnjefare baze reale, nuk ia arriti qellimit, se ne kishim miq e ishim te pergatitur per kete konflikt. Me jepet rasti te falenderoj Kongresmenet Broomfield, Bonior, si dhe Sen. Riegle, Sen. Carl Levin,  e gjithe Kongresin Amerikan per perkrahjen qe na dhane. Per here te pare ne historine e Kongresit Amerikan e te marrdhenjeve shqiptaro-amerikane, me iniciativen tone e te z. Ekrem Bardha me 1990, paraqitem nje rezolute per çeshtje te Kosoves, e cila ishte e firmosur nga kongresmeni Bonior. Ne fillim, kjo rezolute nuk arriti te paraqitej nga ana e kongresistit Gonzales, Kryetari i Komisionit te puneve te jashtme nga Florida, per te cilen ai nuk ishte i bindur. Ne ate kohe une e njoftova Ekremin, qe rezoluta e sponsorizuar nga Broomfield nuk kishte suksesin e duhur. Pas nje bashkebisedimi te gjate me Ekremin, arritem ne konkluzionin se ai se bashku me Broomfieldin duhej te kontaktonte me mbeshtetjen e David Bonior kongresistin Lee Hamilton, i cili kryente detyren e z. Gonzales. Me pare z. Gonzales kishte dhene nje mendim te prere, ku na lajmeronte me leter qe nuk do lejonte çeshtjen e Kosoves te shtrohet as per tu folur me Komisionin e Puneve te Jashtme, sepse ajo sipas tij eshte çeshtje e brendshme e shtetit Jugosllav. Une bera çdo gje per ta shpetuar rezoluten dhe per ti dhene jete asaj, ashtu ndodhi edhe me Ekremin, i cili qendroi ne Washington, duke u bere thirrje miqve te mi, te cilet ishin me te fuqishem se Gonzales, si Lee Hamilton, Bonior, Gepheart dhe Volpy. Pas tri ditesh me shume veshtiresi po kryhej puna, energjitikisht ne Kongres emri i Kosoves po hynte ne agjendat  e ketij tempulli, per tu shqyrtuar si çeshtje. Njekohesisht me ndihmen e z.Rexh Xhakli nga Nju Yorku arriten disa kaseta filmike mbi “Tragjedine e Kosoves. Pra, ne vitin 1990, çeshtja e Kosoves u be objekt diskutimi e vote ne Kongresin Amerikan, fale miqve tane si veterani dhe miku i shqiptareve prej 50 vjetesh Broomfield, David Bonior, Lee Hamilton, Richard Gepheart, Volpi, Gonzales i cili ndryshoi mendimin e pare. Ketu ne Amerike arritem bojkotin 3 vjeçar te importimit te mallrave jugosllave per ne Amerike e, sidomos automobilin e tyre te quajtur “Jugo”. Me nje aktivitet te panderprere, arritem te shohim falimentimin e kesaj nderrmarje, ku kryetar i saj ishte Laurence Eagleburger, ish ambasador amerikan ne Jugosllavi. Aktiviteti anti JUGO i kushtoi “yllit te kuq” dhe shtetit jugosllav me shume se $500 milion dollare amerikan. Por neve na u dha rasti te depertojme dhe me çeshtje kombetare e politike, ku per te paren here si shqiptar ne protestat tona, duke u bere objekt i transmetimit perhere ne rritje te kanalit televiziv CNN, ku propaganda dhe qendrimet tona dolen hapur ne mediat boterore. Po ashtu, me njohjen time me shume personalitete te pushtetit dhe mediave dhe, duke u specializuar ne pergatitjen e materialeve tona, organizuam protesta disa ditore me 1990-91 para Shtepise se Bardhe ne Washington DC. Aty u beme objekt i mediave lokale,  kombetare dhe internacionale, si Nju Jork Times, Washington Post, Washington Times, televizione e radio te fuqishme. Me perpara, une paguaja nga xhepi im botimin e artikujve me çmimin e reklamave ne gazeta amerikane e agjensi nacionale, sikur PR News per te bere apele e mbrojtur rinine, grate e gjithe shqiptaret nga persekutimet barbare ne Kosove. Dua te evidentoj nje ngjarje, qe kunder propagandes jugosllave organizuam, jo vetem nje proteste por me anen e aeroplaneve te vegjel u manifestua me parrulla e flamur kombetar per lirimin e te burgosurve politik dhe respektimi i konshiences njerezore nen regjimin serb.

Gjoke

Gjoke Martini me ish Presidentin Bill Klinton dhe  zv/Presidentin Al Goor ne vitin 1996

Qe nga viti 1985 e ketej, kishim arritur te bejme shume miq me strategji te bazuar ne te drejtat e njeriut, qe shqiptaret i meritonin. Pata rastin bashke me shoke, qe tu drejtohemi gjithe kryeministrive e gjithe komandave ushtarake te Europes, Natos e Amerikes me anen e botimit te posacem nga ana jone me titull “Strategji per çlirimin e Kosoves nga Jugosllavia”. Patem rastin gjate nje demostrate per mbrojtje te Kosoves ne Chicago, me 1998, ku z. Dioguardi ishte pajisur me nje edicion te Strategjise dhe merrte nga ky dokument teza politike e strategjike. Gjithashtu, pata nderin qe te marr komunikime nga Lord Owen e deputete te tjere te Evropes per Kosoven. Ne vitin 1994 Ibrahim Rugova, me nje ftese te Bob Dole dhe sipas kerkeses se Joe Dio Guardit, kryetari I LDKes, z.Ibrahim Rugova mberriti ne Washington, por parashikimet per takimet qe do te zhvillonte ne Washington e me gjere, duke shikuar se nuk po realizoheshin dhe ne ate kohe nje telefonate e Joe Dio Guardit me beri qe te nisesha menjehere ne Washington DC, e te nderhyja sipas kerkeses se Dio Guardit, per te realizuar agjenden e takimeve qe ishin parashikuar me pare dhe qe dukeshin si nje deshtim i sigurte. Menjehere kontaktova miqte dhe zyrat e personaliteteve te shtetit amerikan, duke bere qe cdo gje te shkonte me mire se sa ishte parashikuar. Keshtu z. Ibrahim Rugova u prit me nderime dhe mori kontakte me zyrtare te larte te Washingtonit si dhe me Komisionin e Puneve te Jashtme ne Kongres. Ndihmat e mbledhura nga Joe Dioguardi dhe Xhim Xhema kurre nuk e kryen funksionin, per te cilin ishin mbledhur, duke dhene premtime qe parate e mbledhura do te kalonin edhe ne Keshillin Shqiptaro Amerikan, te cilin une e drejtoj me qender ne Detroit. Per ndihmen qe dha dhe jep ne organizimin dhe ne mbeshtetjen e çdo nevojete kombit shqiptar dhe komunitetit, por me sa u pa destinacioni i tyre nuk dihet. Z. Rugova gjate bashkebisedimit me mua u shpreh: “Mendova se kjo ftese e Bob Dole ishte nje ftese e realizueshme, por me shkuarjen tone nje jave me pare, te enjten ne zyre te Bob Dole, ku senatori nuk ishte aty, por me udhetim jashte shtetit, u gjenda perballe sekretarit te tij, duke me pyetur se si jane punet ne Kosove. Kjo ishte per te ardhur keq, por njekohesisht Rugova pas nderhyrjes qe pata me personalitete takimet e Rugoves u zhvilluan normale dhe te suksesshme. Duke me falenderuar Ibrahim Rugova largohet i kenaqur nga Amerika me keto takime frutdhenese, per te miren e çeshtjes dhe pavarsise se Kooves.

Kur u krijua klubi demokratik shqiptaro-amerikan, dhe cili ishte funksioni i tij ne jeten e komunitetit?

Klubin Demokratik Shqiptaro-Amerikan e themeluam me 1996, per ti sherbyer çeshtjes tone kombetare, i cili per dite e me shpejt po jepte frutet e tij, duke hapur horizonte te reja tek shqiptaret, tek udheheqesite Amerikes dhe botes demokratike. Ne kishim nje mision per te kryer, ne mbeshtetje te Partise Demokratike Amerikane, ku nepermjet saj realizuam shume pune per Kosove e Shqiperi. Dita me themelore qe ka hyre ne historine e Klubit Demokratik eshte dita e 14 Qeshor 1996, duke pase privilegjin qe te ftoheshim ne takim me Presidentin gjigand te Amerikes demokratike Bill Clinton dhe nen Presidentin Al Gore ne Shtepine e Bardhe. Klubi Demokratik i shqiptareve ne Amerike beri intervenime te shpeshta ne çeshtjen tone shqiptare. Perveç kesaj organizate eshte dhe “Albanian American National Council”, qe u themelua me 1987 ketu ne Detroit, Michigan ku punuam jo vetem per Kosoven, por per te gjitha trojet shqiptare. Kete emer lejova me deshire ta perdorin me marreveshje mes meje dhe Ilir Zherkes, i cili vazhdon te punoj edhe sot ne Washington. Nepermjet ketij Keshilli dhe me miqte e mi, beme te mundur publikimit e kerkesave per te bashkepunuar me Shqiperine nepermjet gazetes se Ministrise se Tregtise te Amerikes. Nga njerezit tone nga Michigani u bene kerkesa urgjente nga Kongresiste e Senatore per ndihma ndaj Shqiperise. Senatori yne, Carl Levin, i Komisionit Ushtarak ne Senat udhetoi dy here me sugjerimet tona, duke i akorduar shume ndihma humanitare e ushtarake amerikane, qe bazat e tyre po mbylleshin ne Europe. Kurse ne gazeten qe une botoja “Albanian Herald”, botuam shume shkrime ne ndihme te demokratizimit t e Shqiperise. Nepermjet Klubit Demokratik te Shqiptareve ne Amerike dhe miqesise time qe ngritem gjate viteve me rrjeshtuesin demokrat ne Kongres, qe ne 1999 beme qe ti jepet mesazhi jone per Kosove, Presidentin Clinton. Me ane te z.Bonior i kerkuam presidentit Clinton, qe gjate vizites ne Michigan, te perfshije nje takim me komunitetin shqiptar te ketij shteti, takim i cili u realizua me shume sukses. Ne emer te ketij organizimi une ftova z.Ekrem Bardha me familje, prifterinjte Anton Kqira e Ndue Gjergji, Baba Flamuri, Imam Vehbiu, vajzen time Gjovanen me te fejuarin e saj Lindonin. Ne kete tubim madheshtor moren pjese te ftuar mbi 250 perfaqesues te organizatave prestigjoze amerikane, te cilave u prezantuam realitetin dhe nevojat shqiptare. Qellimi yn ishte qe te suportojme Presidentin Bill Clinton ne luften e tij ne Jugosllavi dhe per te mbledhur ndihma per refugjatet e Kosoves. Sipas zyretareve te Shtepise se Bardhe, u mblodhen me ate rast urgjent nje shume kolosale prej 90 milion dollaresh. Shume e cila kaloi ne heshtje nga mjetet e informacionit shqip ne emigracion e Shqiperi. Vizita e Presidentit Clinton ishte nje sfide e hapur ndaj disa njerezve qe nuk e besonin nje gje te tille. Po, per te verteten duhet thene te gjitha keto ndihma humanitare erdhen fale perkushtimit tim dhe per kete jam krenar qe sebashku me z. David Bonior dhe zyretaret e tij punetore, e perfunduam me sukses kete nisme. Ne kete rast vizite u shfaqen disa divergjenca, te cilat i konsideroj jo burrerore per ardhjen e Presidentit ne lidhje me çeshtjen e refugjateve te Kosoves. Perfaqesues te ketij mendimi te gabuar nuk donin qe nje grup i evidentuar refugjatesh kosovare te semure e te rraskapitur, t’u lejohet ardhja provizorisht per tu rehabilituar ne Amerike. Disa njerez nga keta qe i ftova per te ndihmuar çeshtjen tone, kerkuan dhe u munduan me disa dashakeqes ti nisnin shqiptaret ne ishullin e Oqeanit Indian, baze amerikane dhe disa ne Kube, nen çadra me temperature tropikale. Me intervenimin dhe interesimin e miqve te mi, refugjatet erdhen ne Amerike, u sheruan dhe u kthyen ne Kosove. Keto jane disa evenimente ne dukje te vogla, qe une i kam perballuar fale familjes time, vellezerve e shokeve, qe jane me te vertet shqiponja ne mergate. Edhe me pare me 1994 ne Michigan beme nje takimme njeriun e nderuar udheheqes demokratik, zevendes Presidentin Al Gore ne Dearborn, Michigan duke ftuar dhe z.Ekrem Bardha me 18 te tjere, ne darke falas shtruar ne mbeshtetje te kandidatures se Senatorit mikut tone Donald Riegle Jr. i Michiganit, ku vazhdojme te jemi me se miq te dashur e demokrat. Te gjithe se bashku, patem nje bisede te shenuar me zevendes Presidentin Al Gore per çeshtjen e Kosoves. Patem rastin qe te takohemi shume here me Presidentin Clinton dhe Gore, si une ashtu dhe djali im, duke u ndare me kujtime dhe rezultate mjaft te kenaqshme dhe shume produktive.

Starti i mediave ne gjuhen shqipe eshte per tu pershendetur. Ndjekja dhe perciellja ime me kane nxjerre ne nje konkluzion qe keto media, deri diku funksionojne ne menyre korrekte persa u perket grumbullimit te lajmeve qe shkruajne agjensite e tjera, duke sherbyer si nje motor propagandistik per ruajtjen e vlerave tona atdhetare, kultures si edhe gjuhes sone te bukur. Nepermjet ketyre mediave, mbare shqiptaret ndiejne nje afrim dhe nje ngrohtesi me atdheun. Per mendimin tim personal, temat me te preferuara per ti ndihmuar emigrantet shqiptare te jene sa ma pak brenda politikes, por nga ana tjeter te jene burim informacioni per shqetesimet dhe hallet qe ka vendi yne, qe çdo individ qe jeton jashte atdheut, te gjeje rruget edhe mundesite te nje informacioni te drejte dhe te paanshem. Por, do te mendoja qe temat qe pergatiten do te ishin temat e pershtatjes ne token ku jetojme. Emigrantet shqiptare kane nevoja te shumta si punesimi, arsimi, emigracioni etj. Sipas mendimit tim, mediat do jene prodhimtare kur te mos mungoje mendimi i individit, i intelektualit dhe i profesionistit. Ardhja e shume njerezve te kualifikuar ne emigracion dhe te zote ne fushat e tyre,  do te ishin nje burim per median, ku mund te hulumtojne ne tema interesante. Nga ana tjeter , une mendoj se drejtuesit e ketyre mediave duhet te shtrojne ne tavolinat e tyre te punes gjuhen e profesionalizmit, keshtu qe emisionet dhe programet e tyre do te beheshin me interesante dhe me te kuptueshme. Une kam mbajtur Radio Program shqip qe nga viti 1977 “Zeri i Shqipes”, po ashtu edhe kam botuar dhe gazeten :Albanian Herald”, siç e permenda me larte, se e dua gjuhen shqipe, e dua dhe vendin tim e dua edhe Ameriken, sepse kjo e ka shpetuar Shqiperine dhe Kosoven dhe, sepse ketu jetoj. Nga eksperienca ime, gjuha e bashkimit eshte primare ne nje shtyp te lire dhe demokratik, ndersa gjuha e perjashtimit, xhelozive dhe njeanshmerise te panevojshme e demtojne shtypin dhe mjetet e informacionit. Me 11 Shtator 2001 shqiptaret ndezen qirinj ne gjithe Shqiperine ne shenje respekti e nderimi per njerezit e pafajshem qe humben jeten ne kete tragjedi, ndersa greket dhe jugosllavet armiqte dhe dashakeqes te Amerikes, u mblodhen ne manifestime gezimi. Kete vlere te kombit shqiptar si dhe vlerat e tjera te medha, duhet te jene pike referimi per njerezit qe i drejtojne mjetet e informacionit ne gjuhen shqipe.

Ju keni marre inisiativen e krijimit te qendres kulturore shqiptare, ku e mbeshtetni kete dhe çfare mendoni te beni ne te ardhmen? 

Mendoj se inatet e shqiptareve tashme kane kaluar, ose po zbuten per çdo dite, kjo po ndodh ne politiken shqiptare ne Tirane, Kosove dhe ketu ne komunitetin tone. Une mendoj se çdo shqiptar ndjehet perballe nje fakti shqetesues dhe ndjen pergjegjesi per ruajtjen e kultures dhe gjuhes tone me te bukur, kjo eshte e thjesht dhe vihet re me çdo takim ose kontakt mes shqiptareve.Nuk besoj se ka ndonje shqiptar, qe nuk deshiron ti trashegoj gjuhen dhe kulturen femijeve te tyre, qe gjysherit e gjyshet te mos flasin me niperit e mbesat me perkthyes. Çdo komb te respekton, ne rradhe te pare, nese ti respekton gjuhen dhe identitetin tend kombetar. Kjo arrihet nepermjet punes individuale dhe kolektive, me kete te dyten e kam fjalen per ndertimin e institucioneve me nje force te perbashket shqiptare te njerezve te perkushtuar te dukshem dhe aktiv, pra njerez qe shfaqen per te kontribuar me gjithe energjite e tyre per ndertimin dhe funksionimin e institucioneve juridike, siç eshte Qendra e Kultures Shqiptaro-Amerikane ne Michigan, apo dhe te flasim per rolin dhe rendesine qe ka kontribuar Televizioni Shqiptar ne Michigan. Ne te vertete, shqiptaret nuk kane organizim institucional ne Amerike. Eshte e pafalshme mosekzistenca e shkollave shqipe, ashtu si edhe mosperdorimi i gjuhes shqipe ne disa institucione kulti. Dekada me pare kishim hallin e demostratave, si e vetmja menyre per te publikuar padrejtesite qe rendonin mbi popullin tone. Vite me pare, nje leter e nisur nga Amerika zgjaste gjer ne 10 vjet ose humbiste fare, udhetimi direkt Nju Jork-Tirane ishte i pa imagjinuar, ashtu si interneti, e-mail, telefoni, ambasada, pluralizmi e misionet e ndryshme. Sot, ky popull shqiptar prej me shume se 7 milionesh po modernizohet dhe po kalitet me mire ne rrugen drejt prosperitetit dhe demokracise. Ne Washington, 13 vjet me pare dhe ketu ne Detroit leshuam thirrjet “O burra kushtrim” na grabiten autonomine e Kosoves! Mijera njerez burra e gra, pleq e te rinj, dolen ne perkrahje te grevave te urise shume ditore nga patriotet dhe rinia shqiptare. Ne Detroit morem bekimin e Primus Prenk Ndrevasha. U organizuan qindra  protesta, parada e greva urie, qe nga vitet 70 per te bere njohjen e plote te çeshtjes tone. Sa sakrifica  u deshen nga patriotet me te mire, qe emrat e tyre jane te pafund, kontributi i tyre eshte i pa krahasueshem dhe, gjithmone do mbesin ne kujtesen dhe memorien time sakrificat e tyre, emrat e tyre duhet te gdhendeshin ne nje liber te veçante, per kontributin e madh qe dhane per kombin dhe atdheun e tyre. Perdite me kalojne perpara syve dhe kujteses time. Gjithashtu, organizuam dhe protesten 3 javshe ne Dejton te Amerikes, me 1995. Ketu u vu re dhe u befasuam, qe disa shoke dhe klerike qe ishim te sigurte se do te ishin atje, nuk u shfaqen. Pa kujtuar te shkuaren, nuk do dime se ku jemi sot. Dhe pa qene te vetedijshem per te sotmen nuk do dime ku do te shkojme ne te ardhmen. I gjithe ky kontribut dhe veprimtari qe permenda me lart, dhane nje jehone ne politiken Amerikane dhe botrore, ndryshuan planet e politikes nderkombetare dhe faktori real i fillimit te luftes me zemer dhe arme nga luftetaret e lirise te UCKse. Kjo tregoi para botes dhe historise vlerat e larta pozitive, vyrtytet dhe vitalitetin e kombit tone, i cili sot me shume se kurre ndjehet i bashkuar dhe i nje Ilirie te vetme, sot me shume se asnjehere tjeter ne historine e tij. Do te doja ta mbyllja me nje thenie te presidentit te madh John Kennedy: “Mos pyet çfare ben atdheu per ty, por çfare ben ti per atdheun tend”.

Bisedoi: Pjeter Jaku

 

One thought on “Patriotizmi nuk matet me fjale ( Nga libri ” Shqiptaret ne Detroit”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *