Nje jave ne femijeri.
…
E mora Maren e shkum shtate dite
atje ku jeton femijeria ime
jetime pa mu.
…
Te dielen…
grate e katunit lanin
jorgana e tesha te tjera
mloje per dimer.
Ne te dyja i binim
zallit kryq e terthore
zbath..
Mblodhem guralece
te bardhe
te larun…
Te zinjte as nuk i prekem.
U ulem ne ranen e rralle
e lujtem hane, cic mic, pese gursh.
Kur iken grate me nde’
teshat e lame
Na te dyja i tretem kmishat
e u lame ne breke
ke pusi i gur-kulles
deri kur u lodh dielli
e ra pertej shkalles se Fierzes.
Deri kur na u rrudhen
shplaket e duarve
e shputat e kambeve.
…
Te hanen,
ne Katund te Vjeter.
mblodhem thana t’reja
ne prehen.
U ulem e hangrem
sa na u mpine dhambt.
Ne darke ziem misra
te bardhe e i hangrem
pa blu.
…
Te marten..
Morem terkuzat
e dolem per krane
Na zu dreka.
mblodhem manaferra
c’ka na tepruan
i vume vrag
ne do fije te holla bari
me nyje n’maje.
…
Te merkuren…
Kranet qe kishim pru
te marten, i ndezem zjarr
ne fund te oborrit
me nxe kazanin e ujit
u lame me tas
mbas shpie.
U ulem ne diell me u ter
e morritem njana tjetren.
…
Te ejten
shkume ke vorret.
Secilit vorr i treguam
nga nje perralle te gjallesh.
U kthyem te bindura
se kane me na e kthy viziten
ne anderrat qe do te shohim.
…
Te pretmten
hypem ke Guri i Kishes
Vizatuam me mend
engjejt e protretin e Krishtit’
ne muret e vjetra
qe nuk i ishin bind shembjes
se njeriut te ri.
…
Te shtunen
veshem teshat e bardha
e shkuam ne dasem.
Nuk e mbajtem mend
emrin e dhandrrit
as te nuses.
….
Fjetem ne gji te njana tjetres
Mara me dukej se ishte une
Mua vetja me dukej
se isha Nana!
….
Te neseremen
i mbushem valixhet
me pushime emigrantesh
e u kthyem
me avionin e fundit!
Lumi buze fshatit
Lumi buze fshatit
m’rrejti, m’joshi
rash nje here me e pa
si asht uje qe ecen
e lum i thone?!
Mandej e preva ujit n’kamb
nuk dija ende c’ka jane urat
as se urat i kane kambet me t’nalta
se t’mijat.
Mesova c’ka asht noti
e not si bahet.
Stine te tana vere lujtem bashke
me lumin plak qe me kujtonte gjyshin
…
(gjyshi im vdiq i ri
e kur nuk du me kallzu
se nuk e kam njofte
them per te
gjyshi im ka qene si lumi
qe lun me fmijt veres)
…
Lumin e kureshtjen ndoqa
e mberritem te tre
ne nje det te gjane
ku kripa e mujt shijen.
…
Te tre avull u bame
u shnderruem ne shi
Rame gjithkund,
deri kur e gjetem lumin
gjalle…
e fshatin t’ ikun.
…
Tash Mara e sheh lumin
ne syte e mij
perhere t’lagun.
Prej aty e vizaton
ne kujtesen e saj
ende te bardhe
stergjyshin!
Jetoj …
Jetoj…
jo vetem ne shtepine time
qe ku ta dish kur ka me u ba imja.
Jo vetem ne shtepine e babes
qe nuk i takoj as t’bijve.
Jetoj….
jo vetem tek puthjet
qe mi jep
ime bije
nrate e mrame.
E tek ndonjana qe mi jep i jati
vrap e mos me i ra n’sy
te vogles
dashnia e trupit
po vec ajo e shpirtit.
Jetoj…
jo vetem tek
deshirat e atyre
qe me dojne’ mire
e t’miren ma dojne!
Jetoj…
sa gjane-gjate shtrire
tek deshirat e atyre
qe kane
me m’pase
me m’preke
me m’zhy””
me m’shqy…
…
sido qe te jete
s’asht keq me jetu
nder deshira
qe s’jane
vec tuat.
Kthej
ke Prroskat e ujit
te gjelber
Ke shpati i lule
trumzes.
Ke guri i gjate,
bardhosh
Ne Barth kthej,
Ne Kulme, dal
gjithekund i gjej
gjurmet e mija!
S’jam kthy me i marre
provoj me i mbath
kambes se rritun
ikjesh!.
Testament
…
Ato s’kishin numer banke
shpi te madhe
per te gjithe ne
nuk kishin.
As toke!
Edhe fjalet e urta
i qepen ne heshtje.
Dikur ish keq me fole.
…
Na lane do qirinj
te tejduskhem
e te ndezun
ne mendjen tone te vogel
Nga nje Kishe te madhe
ne vend te zemres!
…
Ne prag te stines
se vonueme
u nisem te gjithe
pernjeheri.
Ne, pertej detit,
Ato, drejt qiellit!!
…
Shihemi ndonjehere
ne flake te mallit
rreth te cilit bahemi
bashke ne anderr!
Gjeje nje krahasim qe nuk ma ke ba
per neser!
…
Fillimisht me m’rrej mendjen.
Mandej se t’u rrejt mendja edhe ty
se une isha dikur dielli yt
se isha moti yt i mire.
Ma vone, cmenduria jote.
Zune mend e fillova tuj u afru
sendeve ,me te cilat me krahasoje
t’u bana flori, kristal,diamant…
serm,teneqe, kanaqe, rrangalle
A te kujtohet kur me thoshje koder
kur me thoshje rrush, molle, qershi
kur me thoshje : fjale, dengla , rrjeshta
Kur me thoshje: jete e perzime me dashni.
Cka nuk me ke thirr e me cka nuk me ke krahasu.
Mor me ke thirr flutur, gjinkalle
me ke thane blete, grenze gjitheashtu
me ke thane zvarranike, gjarpnushe
Me ke ngjit prap ne qiell e qiell me ke thirr
yll, vetime, re e bardhe e zeze blu
Me ke qujt toke mu e vetin bujk
me ke thirr dhi e eger, drenushe
…
Nuk kujtohem te me kesh thirr Milingone
Provoje , se ku i dihet, ka me m’pelqy!
…
Te tjeret leni
te na krahasojne
Mua me kulpren
Me Lisin TY!
Guxim
Mbasi e fsheha tan kujdes
Ne nje vend te sigurte
Hanen
Te mos ma vjedhin
Ne rast se e thyejne
Qiellin
Hajnat!
Dola nadje
tuj e mbeshtjelle
Diellin
me nje pale sy
Te guximshem!
Duhet…
Duhet kry e perkryemja
Duhet pranu e papranueshmja
Patjeter te tjera paqe te bardha
Duhen kriju!
Pellumbat duhen shpluhnu!
I kemi ba pis me buke te zeze!
Shpifsit duhet me i dhane trofe
Qe te merret me dicka tjeter
Hajdutit duhet me ia lshu shpine,
Qe te mos I duket kushedicfare vjedha!
Telefonat duhe me i thy per muri te fjaleve!
I trashe, i piste, i tmerrshem ky mur!
Mbas te cilit mbeshtesim
Vllaznite, miqesit, dashnite…
Dhe i pushkatojme me do shenja pikesimi vdekjeprurse!
Jo se vdekja asht ma e keqja gja qe i ndodh njeriut!
Por se ne vend te njeriut
Po vdes shpirti
Tuj u shnderru njeri ne nje cope mish
As qeni s’e ha!!!!
Tash po vjen nje dite e qente
Do te mesojne te fluturojne
Sall me ia mbath prej nesh!!!
( u ba njeri qen i keq
ua lshume planetin:),
do te thone)!
Duhet kry e pakryemja!
Me nis nga e para!
Njeriun me e mbajt gjalle
Dashnia!
Dashnia paqen!
Brenda meje
Brenda meje flen nje paqe e humbur
Qe do ta zgjoj per të miren e dites se neserme
Te shihet sy me sy me diellin e bukur
Mbasi edhe shiun qe shkoj e pata ne vete
…
Nje shi tjeter i shtrenjte njesoj
Do te bjere serish neper stinet e mija
Brenda meje gjithenje do të zgjoj
Paqen qe ne fakt mbetet me e arrira!!!
Per te kujtuar nenen
Bej me grep
per te kujtuar
duart e nenes,
edhe pse ketu
askush nuk me thote:
– I ka ngjare Marise!
Ato qe nuk e mbajne mend
Kane nij se sa bukur
qendiste e thurte
Kendonte e qante
Jetonte e vdiste
nana Mari !!!
Pervec grep bej
Thur edhe terkuza
te gjata fjalesh
i mas me lumin
qe mberrin perdite
ne detin e mallit tim!!!
Sy …
Ftyra e qiellit
ka syte e mij
prej reje
ne gusht!
Ne shtator
ftyra e qiellit
ka syte e mares.
Ne tetor qielli
asht krejt sy.
Sy blu i vranet
i babes!
Ardhja e shqiponjes
Erdh shqiponja e ul ne toke
Vec me pa cka u ba
me njat pike lot
qe i pshtoj prej synit
te vrame!
….
Kish ra loti e ish shnderru
Ne dhimbte
Rritet dhimbta prej n’toke
E n’sy shqiponjes!!!
Ne femijerine e atehershme
Ne femijerine e atehershme.
veres vajzat
vizatonin boten ne oborr
ne forma odash
e luanin lojen e famshme
“rras-a-vij”.
Ndersa djemt luanin
“topa-luftash”.
Nje vere ma vone
vajzat qendisnin
anderra te njoma
ne qiej te lam’
me sapun e milva
qe binin djemt
kur dilni ne qytet
me ble guzhineta
per lodrat e tyre
te shpejtesise,
..
Ne te vetmen loje
qe perziheshim
djem e vajza
ishte
“Shkop e Cingla”
…
Ato qe iken me qiell
jane vajzat qe u bane gra.
Djem iken me toke
pertej vizave qe kishin vizatu
vajzat ne femijeri.
…
Po te me fali zoti
nje tjeter bij’
do t’ia kisha vu emrin
Vjeshta
e bindur se mund te behet
piktore!
Doktor’ teshat
Doktor’ teshat
dalin ne autostrade
tuj lype manikine te pluhnosun
me i mesu me fole
si me kallzu per bukurite
e te gjalleve qe i vrasin
me duart e tyre
t’bukura
e nuk bajne ate per te cilen
kane lind me ba
kto hickurregja.
….
Nje vullkan
nj’atje n’skaj t’planetit
po shkrin diamante
Njerezit do ti kerkojne
e do t’i gjejne
ne nje te ardhme
te larget!
Qe besa
…
Sa here nuk gjej fjale
Me ia cu detit!
Sa here nuk gjej kend
Me ia cu detit te falat!
Deti vjen e shperthen
syve te mij
M’u bahet rimel i kripun
qerpikeve!
…
Duke ardhur…
Vij prej andej
ku djelmoshat
kane lujt
kapucash,
luftash,
zotash.
…
A i sheh
kane ksule te bardhe
mbi vetullen e zeze.
Kane arme te gjata
mbi supin e drejte
Jane Zot
i trollit te vet!
Krahasim
Edhe deti
na don me shume
se ne njani-tjetrin.
Na i ktheu femijet ne breg
te kujtohemi
se kush jemi
ne te pasurit me liri
te perdale.
…
Edhe deti
na don ma fort
Din shpirtin e kujt te mbaje
trupin e kujt te ktheje.
Ne fleme skaj brigjeve tona
mbushur plot me trupa femijesh
kerkojne te behen ura
te kalojme
edhe nje here te vetme
tek dashuria .
Fillim i ri
na kane ba ushqimet si veten
e prap
as dreqi nuk na han
kemi fillu tu hanger
njani-tjetrin.
Ndryshimi
…
Kur shpifni ju per mu
une qesh’
me t’madhe
Hahahahahaha!.
…
Kur tregoj une te verteten tuj
ju kapni avokat,
gjykats,
fare e fis
pushke,
tanke,
rraketa
…
Sa e tmerrshme
asht e verteta!