Trump është kandidati i vetëm me tre presje në shumën e parave, me një vlerë neto, super të mjaftueshme për të “zhdëpur” në këtë fushatë çdo kandidat , thonë analistët dhe komentatorët amerikan të Presidencaleve 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
NEW YORK : Në politikën presidenciale, në Shtetet e Bashkuara , sipas analistëve të ketyre zgjedhjeve thuhet se jo gjithmonë paratë mund të thonë gjithçka. Por , në të shumtën e rasteve ato kan qenë mjaft përcaktuese – në mundësinë e zgjedhjes President i SHBA.
Me këtë rast, disa media prestigjoze amerikane kan zbuluar sipas burimeve të tyre – shumën e parave të kandidatve – potencial në të dy partite për t’u përcaktuar në atë që këtu thirret” worths neto” për çdo kandidat presidencial 2016.
Shifrat thuhet se janë, marrë në bazë të vlerësimeve në “vlerën mesatare neto” sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshëme.
Ku çdo kandidat më pare se të deklarohet për kandidat, janë të detyruar të paraqesin “se deri ku shkon” vlera monetare e çdo pasurie që ata vetë, kanë në llogarinë e tyre, bankare.
Ndërkohë, për saktësimin e këtyre shumave “marramendese” nga disa kandidat janë përdorur edhe shifrat e nxjerra nga Celebrity Net Worth për të vlerësuar disa prej aseteve të çdo kandidatit tjetër (përveç rasteve kur tregohet ndryshe).
Celebrity Net Worth thuhet se e merr informacionin e tyre nga burimet publike, dhe përfshin “pagat, pronat e pasurive të patundshme, divorcet, shitje rekord, dhe mbështetjet finaciare” për të vlerësuar figurine çdo kandidati Republikan apo Demokrat.
Martin O’Malley
Vlerë neto: Nuk dihet!
Ai është më i moderuar ndër entuziastët e parties Demokratike,. Ndoshta, mos “kallximi” shumës do ta bëjë atë një kandidat bindës në zgjedhjet e përgjithshmepartiake . Krahasuar me Hillary Clinton, megjithatë, pak amerikanë e dinë emrin e tij, dhe shumica nuk janë të shqetësuar edhe për të hulumtimtuar vlerën e tij neto.
George Pataki
Vlerë neto: Nuk dihet!
Një tjetër moderuar, këtë herë në anën e Republikanve – GOP, është George Pataki I ngjashm me O’Malley: intriguese në letër, por nuk ka gjasa të mjaftueshme për të u bërë njëkandidat potencial. Deri tani nuk është gjetur një burim i besueshëm për pasurinë e Pataki-t.
Scott Walker: 21
Vlera neto: – 71.500 dollarë
Scott Walker është një “kalë i forte” në garë për të fituar emërimin republikan, me një histori të tij si guvernator në Wisconsin. Walker: është kandidati i vetëm në këtë listë me një vlerë negative neto (sipas raporteve nga Boston Globe).
Bernie Sanders : 20
Vlerë neto: 330,506 dollarë
I majtë me prirje populiste, me mendje demokrat dhe mbështet taksat e të pasurve dhe taksave për korporatat e medha. Për fat të mirë për menaxherët e fushatës së tij, pasurin e Bernie-së kryesisht e gjejnë në platformën e tij: pasuria e tij neto është relativisht modeste me tjerët dhe për kundërshtarët e tij.
Marco Rubio : 19
Vlerë neto: 443,500 dollarë
Një politikan e i ri i radhur nga Tea Party i kthyer në “burrë shteti”, Marco Rubio është kandidati i rrallë me mbështetjen e nga dy “ungjillorët” konservative dhe të biznesit në mendjet e republikanëve. Ai është gjithashtu një nga prej kandidatëve 2016- të, me vlerë neto, shuma e të cilit në fakt mund të konsiderohen modeste (të paktën në mesin e politikanëve). Me pak më shumë se 400 mijë për emrin e tij, Rubio është në mesin e kandidatëve më pak të pasur me një paketë entuziaste për presidencialet.
Joe Biden : 18
Vlerë neto: 600,000 dollarë
Me Hillari Klinton zvendes Presidenti Joe Biden mund të vendoset në rradhë e atyre që”nuk të trembin”, pavarësisht se ai shërbyer si Nën/President përdy mandate. Dhe me vetëm rreth 600 mijë dollarë, për emrin e tij, ai do të jetë qysh në fillimore në një disavantazh të madh kundër “makinës së fuqishëme” Klinton, siç do të shohim më vonë, edhe në këtë listë.
Lindsey Graham : 17
Vlerë neto: 1.020.000 dollarë
Senatori South Carolinas, Graham, është i vendosur të bëjë një kandidatur “potenciale’, pavarësisht se ai ka votimin më të ulët se çdo kandidat tjetër në këtë listë. Për fat të keq, Graham-it, i mungojnë pasuritë kyçe si karizëma, dhe reputacioni, dhe, sidomos në krahasim me emrat si ai Klintonëve “mbretërit” e botës-parave. Ai është me pasuri me një vlerë neto mbi 1 milion dollarë, e cila është jo shumë e mjaftueshme rreth politikës presidenciale.
Rand Paul: 16
Vlerë neto: 1.330.000 dollarë
Rand Paul ka një ndërtuar gjatë presidencialve disa avantazhe, duke përfshirë mbështetjet nga një segment në rritje të liberalëve dhe emrimin e tij-me njohjen përmes babait të tij, Ron Paul, një ish-kandidat për president. Megjithatë, ai nuk është mirë- paratë nga standardet presidenciale, me një vlerë neto prej vetëm 1.330.000.
John Kasich :15
Vlerë neto: 2.500.000 dollarë
Guvernatori i Ohajos vejn me një record si konservator me një mendim-në kombinim me të moderuarit që duhet të apelojë për votuesit GOP. Ai ka thenë se ka të ngjarë që ai të “lë në hije” Jeb Bush-in, i cili kashumicën e cilësive më të mira se Kasich- dhe shumë candidate të tjetrë.
Bobby Jindal : 14
Vlerë neto: 2.700.000 dollarë
Guvernatori I Luiziana-s, Jindal, ishte një yll për disa muaj në vitin 2008, për Republikanët, por ai ra menjëherë në “skenën politike” kombëtare. Megjithatë, Bobby mbetet një “kartë e forte” dhe interesante për Presidencialet 2016 në rradhët e Republikanëve GOP.
Rick Perry
Vlerë neto: 3.000.000 dollarë
Analistët, thonë- se Perry është i “prirur për gafa”, megjithatë, ish guvernatori i Teksasit, është zyrtarisht në garë, dhe disa komentatorë besojnë se ai do të jetë një kandidat shumë më i fortë në vitin 2016. Perry e ka vlerën neto të parave në llogarinë bankare neto, rreth 3.000.000 dollar.
Ted Cruz: 12
Vlerë neto: 3.170.000 dollarë
Kandidati i parë që është deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë për presidencialet 2016, Ted Cruz ka gjasa shumë konservatore për të fituar emërimin plotë. Ai është, megjithatë, në mënyrë të arsyeshme i pasur, me rreth 3.170.000 dollar.
Chris Christie : 11
Vlerë neto: 4.000.000 dollarë
Pasi u qujat një Yll në rritje i Partisë Republikane, vlerësimet e favorshme për Chris Christie kanëardhur duke u zbehur. Trendi i filluar me skandlin famëkeq të “urë-mbylljes” së guvernatorit – vetëm se ra që prej atëherë. Duket se amerikanët në përgjithësi janë më pak tolerant ndaj gjuhës bombastike, të Chris Christie. Megjithatë, Christie do të jetë një karakter i vështirë në parapraket 2016, me një vlerë të deklaruar 4 milion dollar neto në procedurë.
Jim Webb : 10
Vlerë neto: 4.600.000 dollarë
Me një rekord të moderuar progresiv dhe një histori në ushtrinë amerikane, Jim Webb mund të sjellë bashkimin e disa blloqeve kryesore të votimit brenda partiak. Megjithatë, ai është me më shumë gjasa të shfaqet si një Zëvendes Prisident në se fiton kandidati Demokrat.
Mike Huckabee : 8
Vlerë neto: 5.000.000 dollarë
Një prift i kthyer në politikan- komentator politik në -TV-“ ka hyrë në garë thonë analistët të “me para në dorë”, ku shuma e tij në një vlerë neto lëvron prej rreth 5 milionë dollarë. Apeli i tij është ndoshta shumë ungjillore dhe shumë i ngrohtë për të fituar emërimin, por ai kontrollon një bllok të rëndësishëm të votimit në rradhët e republikanve.
Rick Santorum: 8
Vlerë neto: 5.000.000 dollarë
Në shumë mënyra, Rick Santorum është shumë i ngjashëm me Mike Huckabee. Ata të dy llogariten në mesin e përkrahësve të tyre më të zjarrtë.. Dhe secili ka një vlerë neto prej rreth 5 milion dollarë. Ajo do të jetë interesantë për të parë dy përplasje në 2016 …
Elizabeth Warren : 7
Vlerë neto: 6.690.000 dollarë
Senatoria Elizabeth Warren (D-Massachusetts) ka deklaruar zyrtarisht se ajo nuk do të kandidojë, por popullariteti i saj i dukshëm në mesin e Demokratëve-mund të venitet vetëm prej Hillary Clinton-Ajo gjithmon ka një përmendje në këtë listë. Edhe pse ajo ka bërë një karrierë politike ku ajo kritikonte biznesin e madh dhe të ligjeve që favorizojnë të pasurit, ajo vetë është me një vlerë të madhe me rreth 7 milion dollarë. Duhet, që Hillari Klinton të pengohet me një skandal (e-mail) apo çështje e hershme shëndetësore që, Warren mund të dalinmbi Hillarin.
Jeb Bush 5
Vlerë neto: 10 Milion dollarë
De facto është republikani potencial – më kryesori-kryesisht për shkak të njohjes së emrit dhe pikëpamjet e tij që të apelojnë për partinë në zgjedhjen e tij-Jeb Bush është gjithashtu mjaft e pasur, me një vlerë të llogaritur neto prej 10 milion dollarë. Rubio dhe Walker që mendohen se edhe atat janë kandidat brenda parties të fuqishem duhet të provojnë se janë kundërshtarë të denjë, tani për tani, t’I “kundërvihen” dhe “rrëzojnë” dinastinë Bush.
Ben Carson : 5
Vlerësohet vlerë neto: 10 Milion dollarë
I vetmi politikan jo- i karrierës në këtë listë, Dr Ben Carson është më i famshëm për suksesin e tij për tu bashkur në krye me kandidatët e tjerë. Ai që e ka bashkuar në skenën politike joformale, duke folur në lidhje me kujdesin shëndetësor dhe duke dhënë një fjalim në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve., Carson ka një vlerë të llogaritur neto prej 10 milion dollarë.
Hillary Clinton : 4
Vlerësohet vlerë neto: 21.500.000 dollarë
Ajo është favorite aktuale për të fituar zgjedhjet në mesin e tregjeve të basteve politike, në këto presidenciale . Vlera e parave të saj neto vetëm se e shton shancet dhe rritë avantazhet e Hillari Klinton. Me një vlerë të llogaritur neto prej 21.500.000 dollar, Clinton ka më shumë se dy herë pasuri se konkurrent saj brenda partiak – çka e bënë atë të pakapshme dhe të sigurt për emërimin e saj në garën e Demokratëve.
Lincoln Chafee : 3
Vlerë neto: 43.000.000 dollarë
Lincoln Chafee ka qenë gjithmonë i pasur. Ai vjen nga një familje e fuqishme, të të pasurve në SHBA, me ndikim politik. Ai ka mbaruar shkollën e elitës politike amerikane Phillips Academy para se të studionte klasikët në Universitetin Brown.
Më shumën e pasurisë së tij, Chafee është i dallueshëm për pikpamjet e tij që e çojnë atë drejtë në kufirin midis liberaleve dhe konservatoreve. Ai ishte senator republikan për gati një dekadë, por kaloi në partinë Demokratike në 2013. Shuma e tij neto ka një vler 43 milion dollar.
Carly Fiorina : 2
Vlerë neto: 59.000.000 dollarë
Carly Fiorina i kaloi disa vite si një zyrtare ekzekutive të teknologjisë, e cila I dha asaj më shumë favore për të bërë shumë më tepër para sesa të kishte qenë një politikane. Ajo është bërë mjaft e “rrezikshme”për të ia dale me më shumë se gjysmë milliard dollar çdo kandidati serioz në garën Presidenciale 2016… me përjashtim të njëDonald Trump-i…
Donald Trump : 1
Vlera neto: 10 Miliard dollarë
Natyrisht, Donald për nga paratë i “shkel” të gjithë kundërshtarët e tij, në një pasuri, përrallore me 10 miliardë dollarë. Fushata Trump pretendon se ky është numri 1, por analistët dhe komentatorët e Presidencialve në Shtetet e Bashkauar “dyshojnë” në reputacionin e tij të “varfër”.
Edhe kështu, Trump është kandidati i vetëm me tre presje në shumën e parave, me një vlerë neto, super të mjaftueshme për të “zhdëpur” në këtë fushatë çdo kandidat , thonë analistët dhe komentatorët amerikan të Presidencaleve 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.