( Në Mbrëmjen e Leximeve për Betim Muçon )
Me 15 Gusht 2015 ishte planifikuar të mbahej mbrëmja e leximeve me poezi te poetit Betim Muço, i cili para disa muajsh na la fizikisht. Betimi, per disa kohe e mbajti rubriken e përkthimeve në Revisten Kuvendi, titulluar “ Kozmosi i vogel”. Për disa arsye mbrëmja e leximeve nuk u realizua.
Botimet e tij te fundit nuk na mbrriten në kohë, botuesi i Kuvendit kishte një takim tjetër, për të cilin nuk mendonte se mund të zgjasë aq shumë, disa nga recituesit e përhershëm nuk ishin kthyer ende nga pushimet që i kishin jashtë Amerikës, etj. Për këtë u kërkojmë ndjesë gjithë atyre që erdhen dhe u kthyen veç pas një kafje, ose një pije nga Kuvendi. Por, theksojmë, se gjithësesi diçka u realizua. Këshilli Botues i Revistës Kuvendi u ndalua të diskutonte rreth realizmit të Ditëve të Letërsisë dhe ditës së librit, piktures e fotografisë, që do të bëhën këtë vit. Për këtë u vendos që ky aktivitet të mbahet me datat 13, 14 dhe 15 Nëndor të këti viti. Për detajet, së shpejti do publikohet program i këti aktiviteti.
Në këtë takim të këshillit botues u vendos që, në konkursin e këti viti të jepen edhe dy çmime të reja:
Në publicistikë të jepej çmimi “Rozi Theohari” në nderim të poetes, publicists dhe prozatores, qe para pak kohësh u nda nga ne, propozuar nga Raimonda Moisiu, Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Amerikë.
Në poezi të shtohej çmimi “ Betim Muço” në nderim të poetit, përkthyesit, publicistit dhe shkrimtarit Betim Muço, propozuar nga Botuesi i Revistes Kuvendi, Pjetër Jaku.
Për këto propozime falnderuan poetet Nexhip Ejupi, Elinda Marku dhe Gazmend Kishta si dhe e miratuan njëzëri të pranishmit e tjerë.
Korespodent i Kuvendit
Michigan, 15 Gusht 2015
Pershendes vendimin. Ky vendim nderon njeriun e mire, poetin e shkrimtarin Betim Muco, revisten e mirenjohur Kuvendi dhe drejtuesit e saj,