Nje skaner poetik i trishtimit

– Veshtrim mbi vellimin poetik te Pjeter Jakut ” Mungese e hirte

 

Sami Milloshi

 

Rasti e solli ta lexoj per nje nate te tere ne Detroit Tetorin e vitit qe shkoi librin “Mungese e hirte” te poetit Pjeter Jaku. Nuk mund ta leshoja e te flija se po me pelqente. Kane kaluar pothuaj tre muaj dhe po hedh ne leter cfar mendoj per poezine e Jakut.

Dua ta them qe ne fillim se per mendimin tim Pjeter Jaku eshte nje poet i emocionit te vertete dhe i sinqeritetit njerezor. Libri i tij hapet me nje vjershe qe po te perkthehej dhe te botohej ne ndonje antologji poetike nderkombetare, do t’i bente nder jo vetem autorit, por ndoshta edhe vete antologjise. Po e citoj: ” Nese cdo emigrant/do te shkruante/dhembjen e vet,/ne bote/ do te kishte/ Nje miliard poete.” Gjetja eshte me te vertet e rralle. Sepse edhe Jaku e di qe poetet, sidomos poetet e mire, numerohen me gishta. Ata , e shumta , ne mbare boten mund te behen dhjetra. Por, permasa poetike e detajit mbi te cilin e ka ndertuar poezine hapese te librit poeti Jaku,eshte universale ,sepse universale eshte edhe dhimbja dhe plaga e emigracionit.

I gjithe libri, eshte si te thuash nje skaner poetik i trishtimit. Nje skaner i vertete,sic mund te ishte ,per shembull ne boten reale se materies skaneri i nje truri qe ka nje mase kanceroze, dhe qe mjeku, me shprese per ta mbajtur gjalle te semurin sugjeron, operacionin. Skaneri poetik i Jakut na zbulon dhimbjen si palce e trishtimit njerezor. Dhimbje per njeriun te cilin e do dhe nuk ke mundesi ta shohesh, dhimbje per peizazhet

hyjnore ku ke lindur te cilat je i detyruar t’i shohesh si “turist”, dhimbje per te dashurit e zemres qe ke lene pas qe here pas here te shfaqen ne enderra dhe te kujtojne se ti vete, me statusin e emigrantit, je ne dy kontinente, je midis qiellit dhe tokes, se je gjithnje ne udhetim , per diku, ose per s’di se ku, dhe ndoshta, ndoshta ne udhetim drejt harreses se vetevetes.Arsyeja? Ate mund ta gjesh ne vjershen brilante te Jakut me titull ” Ti nuk e di.” “Ti nuk e di/ se une fle me emerin tend/ zgjohem me emerin tend/…….te gjitha mergimet e ngarkojne mbi vete emrin tend/ rikthimet nga viset me te largeta kane emrin tend,/Shqiperia ime, mungese e perhershme.”

Poezia e Jakut eshte e atille qe te grish te vizitosh vende te njohura dhe te takohesh me njerez te njohur, te cmallesh ashtu sic do poeti me gjithe forcen e zemres dhe te shpirtit. Pesha e mungeses se shpirterave te dashur eshte jashtezakonisht e rende, thuajse e paperballueshme. Por, Jaku di te perballoje me transparencen e vargjeve te tij,

ku ka gjithshka i duhet nje komunikimi gati gati hyjnor. Shoku qe ka lene pas, thote diku poeti, ” nuk paska ndryshuar”, dhe kjo e gezon sic gezohet nje femije para nje dhurate prinderore. Sepse shoku paska mbetur po ai, edhe pse ka marre nje post ta larte shteteror. Optika eshte e ndersjellte. Edhe poeti ka mbetur po ai, po ai i sensibilizuari prej

drames se njeriut, prej dhembjes se tij,pavaresisht se dhimbja perjetohet udheve te Lezhes, apo hapesirave te pamase te Amerikes. Sepse ,per poetin e vertete trishtimi nuk ka race, nuk ka ngjyre, nuk ka Atdhe, ai eshte universal, sic eshte universale dashuria apo urrejtja.

Nga pikepamja e strukturave te shprehjes poetike, poeti Jaku duket se preferon te metaforizoje te perditshem, ate qe ka rrotull vetes, ate qe ka perballe, ate qe ia trazon gjumin, ate qe e ben te mendoje per ekzistencen e identitetit, ate qe i zgjon pasionet e dashurise, ate qe e rikthen te nje cast real, tek nje varr apo tek nje krua, tek nje lugine apo tek Munella, mali dhe malli i pashuar i vendlindjes. Metaforat e tij dhe , ne pergjithesi i gjithe bazamenti stilistik i poezise se tij ndertohet mbi dicka konkrete dhe pastaj merr fryme dhe behet si te thuash eterik permes vizioneve transparente. Eshte nje

stil krejt i lire,pa kurrfare sforcimi qe, megjithate kumton jo pak mbi filozofine e ndjenjes.

Kjo eshte edhe arsyeja pse Jaku ia ka arritur te zbuloje filozofine e jetes se emigranteve me nje lirshmeri te natyrshme ,ndryshe nga cfare ndodh me disa poete te tjere qe rreken te na tregojne boten poetike permes imitimeve te klisheve filozofike. Drama e emigracionit

eshte drame dhe si e tille meriton te percillet edhe ne boten e poetikes. Merita e Jakut qendron ne faktin se duke i qendruar besnik perceptimit te tij poetik, e zbulon kete drame

me kameran e vetevetes, me ate qe mund te quhej “filmim nga brenda i vetevetes”. Ne qe e lexojme dhe e shijojme kete drame, i jemi mirenjohes poetit Pjeter Jaku sepse na ka dhene nje deshmi me shume te dhimbjes njerezore.

Ne kete fillim shekulli, kur njeriu detyrohet te dyshoje madje edhe per te nesermen, poezia e Pjeter Jakut i vjen atij ne ndihme si nje shprese e varur, qe sic thote poeti ne poezine e tij ” Mbi oqean”, “…rri pezull, ashtu mbi nje veshtrim te kripur/pa e pare/ pa e ditur/se ku a nga do te shkoj…” Eshte nje udhetim drejt se panjohures, nje udhetim plot sfida qe e bejne njeriun te ndjehet edhe me tokesor, edhe me modest, edhe me i dashur me ata qe e rrethojne. Ja, kjo eshte edhe arsyeja pse ne mund ta falenderojme poetin Jaku per librin e tij poetik duke i uruar suksese te tjera ne te ardhmen.

 

Posted by M.I.P. “ Fjala e lire” at Saturday, January 24, 2009 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *