Tri diskutime te Deputetes Liliana Elmazi ne Parlamentin Shqiptar

Revista Kuvendi do vazhdoi publikimin e disa nga diskutimet me pikante te deputetve opozitar ne parlament. Eshte kjo nje nga arsyet e njohjes se shqiptareve me problemet e verteta, pa u munduar ti fshehin dobesite qeverisese, por edhe duke ndihmuar konkretisht qeverisjen e vendit per nje jete me te mire e me te sigurte te shqiptareve. Paradat e pozites jane, ne te shumten e rasteve jo te sakta, pasi edhe raportimet nga ku fillojne problemet fshihen, humbin deri kur te mbrrine te kreu. Liliana Elmazi eshte nje nga deputet me aktive te Qarkut te Vlores duke marre pjese ne te gjitha diskutimet  parlamentare. Po paraqesim veç pak biografi te kesaj deputeteje dhe tri nga diskutimet e keti viti:

Titujt jane te revistes!

Liliana4

Edukimi

1985-1989: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dega Ekonimist për Industri.

1992: Kualifikim pasuniversitar në Michigan.

1993: Kualifikim pasuniversitar në Skoci, UK.

1994: Kualifikim pasuniversitar në Greqi.

1997: Doktor i Shkencave në Ekonomi, UT.

2000: Master në Universitetin e  Nebraskes me bursë nga Departamenti i Shtetit USA, për mësimdhënie në Master.

2002: Merr titullin “Profesor i Associuar”.

2010″ Merr titullin “Profesor”.

Veprimtaria profesionale

1989: Asistente pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

1990-  : Lektore në FE, UT, Kosovë dhe Maqedoni.

2000: Drejtuese shkencore e mbi 20 doktoraturave në ekonomi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

2007: Anëtar EUROMED Network.

2008: Drejtore për Europën Juglindore e shoqatës ndërkombëtare të menaxhimit të zhvillimit, me qendër në Pennsylvania, USA.

2007-2012: Përgjegjëse e Departamentit të Marketing-Turizmit, FE, UT.

2007-2012: Drejtoreshe e shkollës së edukimit në distancë në “Marketing të Avancuar”, UT.

Anëtare e bordit të shkollës së doktoraturës, FE, UT dhe drejtore e shkollës së doktoraturës në marketing dhe menaxhim turizmi.

2010: Anëtare e Këshillit të Profesorëve, FE, UT.

2012: Drejtoreshë ekzekutive e shkollës “Master” në FE, UT.

2013: Bashkëdrejtuese doktorature jashtë vendit.

Anetare themeluese e PD qe ne  dhjetor 1990

 

Lektore dhe titullare e lëndëve në bachelor, master dhe doktoraturë:

Autore e dhjetëra teksteve të botuara brenda dhe jashtë vendit në USA, Indi, Rumani. Autore e monografive shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit

 

 

Rama inaguron investimet e Berishes ne Vlore

 

Te dashur qytetare shqiptare,

Kolege deputete

 

Ne fundjave, kryeministri, ishte ne Vlore, ku eshte dhe kryedeputeti. Ishte ne hall te madh e ne siklet, madje i zene ngushte, se jo vetem nuk ka bere asnje investim per Vloren keto dy vjet, por Vlora ishte qyteti i pare ku tritoli qeveritar iu vu pronave, e bizneseve te ligjshme te vlonjateve, gjoja ne emer te projekteve te zhvillimit te qytetit, si ai i Lungomares i lancuar nje vit e gjysem me pare , por qe sot bregdeti ngjan me shume me nje landfild, ku dheu dhe mbeturinat zvendesuan reren e plazhit.  Sot,  pas afro dy vjeteve, vlonjatet, si gjithe shqiptaret jane te bindur se vetem projekteve zhvillimore nuk u sherbeu tritoli qevertitar…. i zene ne hall, para atyre qe e zgjodhen kryedeputetin e tyre, u detyrua te rrahe gjoksin me projektet e Qeverise Berisha. Keshtu ai ju mburr vlonjateve me By Passin e Vlores, te cilin e vonoi fiks dy vjet, pasi projekti i kesaj vepre ka perfunduar para 6 vitesh dhe financimi i plote i tij u sigurua qe ne fillim te vitit 2013-es nga fondet e Bashkimit Europian.
E bllokoi per dy vite vetem e vetem qe tua shiste vlonjateve si veper te qeverise se tij. Sipas vete perfaqesuesit te qeverise zv ministrit te transporteve citoj:

Kjo është marrëveshja e fundit, që plotëson kuadrin legal të financimit të by-pass-it të Vlorës. BERZH-i na ka dhënë 18 milionë euro kredi, NEI po 18 milionë euro dhe është vendosur që nga fondet IPA, të vitit 2012, 17 milionë euro t’i atashohen këtij projekti për të zbutur efektet e kredisë.

Dy marrëveshjet e para janë ratifikuar në parlament. Kjo është e treta. Gjithë shuma shkon 55 milionë. Flitet për një projekt që ka një gjatësi 20 km, i cili fillon nga rrethrrotullimi i autostradës Levan-Vlorë.

E njejte, eshte edhe historia e rruges se lumit te Vlores me te cilen kryeministri rrahu per here te dyte gjoksin ne Vlore. Projekti i saj ka perfunduar 6 vite me pare, fondet per financimin e saj u siguruan ne fillim te vitit 2013, ndertimi i saj do fillonte ne shtator te vitit 2013, por perseri kryeministr e shtyu me dy vjet fillimin e rruges vetem per ta paraqitur si veper te qeverise se tij.

Javen e ardhshme perseri kryeministri do te rrahe gjoksin per te treten here ne Vlore, sepse do te vizitoje Orikumin, e do te shohe nga afer punimet e ujesjellesit dhe impiantit te perpunimit te ujerave te zeza te Orikumit, nje projekt zbatimi i te cilit nisi ne pranveren e vitit 2013 me nje financim prej 13 milione dollare te Bankes Islamike. Kryeministri, edhe kesaj radhe nuk u tregoi te verteten vlonjateve, kur u tha se qeveria e PD  ka bere zero investime ne Vlore, nderkohe qe ne autostradat, rruget kombetare, rajonale, lokale, portet, ujesjellesat, kanalizimet, perpunimin e ujerave te zeza, energjine, prodhimin, shperndarjen e saj, shkollat, spitalet, qeveria e PD investoi mbi 850 milione dollare. Edhe po ta justifikoj kryeministrin, se keshtu i kane thene keshilltaret e tij, duhej nje naivitet ne extrem, madje ne kufijte e budallallrekut te mendonim, se kryeministri, I cili per afro 10 minuta pershkroi autostraden levan vlore, te kete harruar qe kjo eshte bere ne kohen e qeverisjes Berisha. Te nxish cdo gje, nuk te ben  me te bardhe, te mohosh cdo gje qe eshte bere me pare, nuk te sherben per asgje, pervecse te nxjerr lakuriq si genjeshtar, duke te nxire me shume. Por ne Vlore, ashtu si ne gjithe vendin, qeverise i duhet te ballafaqohet jo vetem me premtimmet e saj tashme te provuara si boshe, si thjesht propagande per te marre votat, por do ti duhet  te ballafaqohet edhe me ato cka bere paraardhesi i tij, ne Vlore e kudo.

Une, ju, dhe te gjithe shqiptaret e kuptojne hallin e madh qe ka zene kryenministrin, dhe qeverine e tij,  pasi jo vetem nuk kane mbajtur ne dy vjet asnje premtim, por nuk jane ne gjendje qe t’u paraqesin qytetareve nje kilometer rruge,  nje shkolle, ujesjelles, kanalizime te realizuara ne keto afro dy vite pushtet. Ne kete fushate te zgjedhjeve lokale, ju nuk keni çfare t’u paraqisni vlonjateve dhe gjithe qytetareve perveç eksodin nga varferia, papunesia dhe mjerimi. Kjo po qe eshte totalisht merita juaj …sepse pervecse i varferuat mr shume, u vrate dhe shpresen se do te behej me mire….

Jo per te freskuar kujtesen tuaj, qe duket sikur e keni humbur nga sindroma e vitit 0 apo e tokes se djegur, por per tu treguar vlonjateve dhe shqiptareve, qe ju vazhdoni te vuani nga sindroma ne fjale dhe po vazhdoni te kendoni kengen genjeshtrave  te fushates se 23 qershorit si korri i kukumjackave, me duhet te sjell ne vemendjen e vlonjateve se perkundrejt perrallave nga e kaluara te mazhorances,

PD ka investuar ne Qarkun e Vlores, Sarandes e Delvines mbi 850milion $.


  1. Jane ndertuar mbi 730 km rruge kombetare dhe rurale me nje vlere prej 310 milion $
    • 300 km Rruget kombetare me nje vler 250 milion $.
    • 330 km Rruge ne bashki e komuna, me nje vlere 50milme nje vlere $.
    • 100 km Rruge nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit,

27mil$.

  1. Jane ndertuar
    • 62 sisteme Ujesjellesa e KUZ e Impiante te perpunimit biologjik.
    Po perfundon projekti uje 24 ore.
    • 89 qendra shendetsore e ambulanca ne sistemin e Shendetesise.• 73 shkolla te rikostruktuarane te gjitha ciklet e Arsimit.
    Perkundrejt patriotizmit tuaj te reme jane ndertuar:
    • Rruga e Bregut me vlere 84milion $, 80 km.
    • Autostrada  Vlore – Fier 42 milion $ , 21 km.
    • Superstrada Qaf Bote – Krane, 43 milion $ , 40 km.
    • Rruget lidhese me detin te gjithe fshatrave te bregut 40 km, 21 milion $.
    • Rruga Butrint – Kanali Cukes 20km, 12.5 milion $.
    • Rruga Transballkanike 8.4 milion $, 3km.
    • Hyrja e Sarandes, 5 milion$ . 2.5 km.
    • Rruga Delvine – Skerfice  9 km, 14 milion $.
    • Vlore – Drashovice- Ura e Peshkepise, 15 km, 5.5 milion $ .
    • Rruga e Xarres 11 km, 2.3milion $.
    • Kote – Sevaster 15 km, 5.2 milion $.
    • Po ndertohet  Novosele – Bish Poro. 12 km, 5.5 milion $.

Ne dy vitet e para By- passi Vlores 29 km. 63 milion euro.

  1. Turizem:

Ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet  numri i turisteve.
Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik.
Ne fushen e Turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte  duke investuar 600 mije $.
Eshte hartuar Plani i Rregullimit te Bregdetit te Jugut. .
Numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12540 nga 6500 ne vitin 2005.

• Ne Bujqesi jane investuar  dhe subvencionuar 21 milion $ .
Kane perfituar 3500 fermere.
Jane subvencionuar 1300 ha me ullinj, agrume e dru frutore sera si dhe kane, 76 mije krere dele, 4400 lope 8900 koshere blete dhe 1.2 Ha Kermill.

  • Po ndertohen 30 HEC me fuqi 50MW.
    • Ne fushen e Hidrokarbureve jane investuar 62 milion $. 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi iDelvines
    • Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370milion$
    • Ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1milion$.
    • Ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.
    Dy vitet e para te qeverisjes suaj jane deshmia e qarte qe ju nuk keni bere asnje investim public as ne Vlore e as kurkund ne Shqiperi, por vetem keni aritur me politikat tuaja te deshtimit te rrisni Papunësine  në nivele alarmante, nga 13 % ne afro 19 %,  dhe % e shqiptareve qe  jetojne me me pak se 1$ ne dite ta rrisni ne 5%, duke e zhytur vendin në krizë , pasojë e drejtpërdrejt e se ciles është eksodi. Kane Rëne  investimet e huaja me 124 milion euro në raport me vitin paraardhës, defiçiti është rritur. 10.9% në tre mujorin  e pare, krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar. Kreditimi ka një tkurrje prej 40 milionë dollarësh më të ulët se nëntorin e vitit 2014, 60 milion dollarë më të ulët kreditimi i biznesit. Dhe, ajo që është me shqetësuese eshte rënia e besimit dhe e shpresës së qytetarëve dhe bizneseve.

Ish Ministri juaj I mireqenies personale hoqi 20.000 familje në mënyrë arbitrare nga lista e ndihmës sociale, ku vetem nga vlora jane 200 familje dhe vetë ndihma sociale u reduktua në 16 dollar për familje, ndërkohë që fatura më e vogël, fatura aforfe, vjen 35 dollarë.

Por Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve  janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën,  dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë..

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura, në fund të vitit 2014 rezulton në rënie me 1,8%, krahasuar me pjesën e parë të vitit 2014 dhe në një reduktim me 5,5% krahasuar me vitin 2013. Raporti tregon se qeveria çdo ditë që kalon vetëm e thellon edhe më tej krizën.

Po ashtu, 88% e familjeve të intervistuara në 16 zona të ndryshme të vendit thonë se nuk presin asnjë ndryshim, të paktën edhe për 6 mujorin e parë të 2015-ës, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim.

Ju deshtuat me eksperimentin e taksimit progresiv sipas jush me i drejti dhe i ndershmi, sepse po sipas jush kush fiton me shume do paguaje me shume. Por sot, pas afro 1.5 vitesh te aplikimit te tij Të varfrit po bëhen më të varfër, të pasurit më të pasur seç ishin para një viti. Kjo duket qartë nga të dhënat e buxhetit të konsoliduar, të publikuar nga Ministria e Financave.

Sipas ketyre të dhënave biznesi i vogël nuk arrin të paguajë taksën. Tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël vazhdon të regjistrojë shifra alarmante në zbritje krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Nga 350 milionë lekë që pagoi biznesi i vogël gjatë periudhës janar-mars 2014, kjo e ardhur ra në 16 milionë lekë.

Dhe si i përgjigjet qeveria kësaj situate, ku papunësia është në rritje me 7% ?   pergjigjia e qeverise eshte Më pak para të varfërve

Pagesa e papunësisë ulet nga 294 milionë lekë që ishte në tremujorin e parë 2014, në 174 milionë lekë. Ndihma ekonomike ulet në 3.714 milionë lekë nga 6.544 milionë lekë që ishte në tremujorin e parë 2014. Asnjë lek kompensim të energjisë për shtresat në nevojë për tre muajt e parë të vitit. Pensionistët dhe shtresat në nevojë vazhdojnë të mbushin formularët në zyrat e OSHEE-së dhe të Mirëqenies Sociale.

Shpenzimet                                                                                                                                       

Në tremujorin e parë të vitit 2015, qeveria rriti shpenzimet në 90.506 milionë lekë nga 88.415 milionë lekë që ishte ky zë në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Sigurisht, kjo shtesë nuk iu shkoi të varfërve dhe as punëve publike,

Gjobat

Të ardhurat e buxhetit në këtë tremujor vertet u rritën me 4.5 miliardë lekë më shumë, por kjo nuk vjen nga rritja e ekonomisë, por nga të ardhurat jotatimore. Këtu futen gjobat dhe transfertat që institucionet e shtetit bëjnë në buxhet. Një e ardhur tjetër që rriti totalin e arkëtimeve për këtë tremujor ishte sigurimi shëndetësor.

Cfare kemi ne fakt?

Më pak të punësuar, dhe renie të te ardhurave nga sigurimet shoqërore

Është e qartë se shifrat e rritjes së punësimit prej afro 90 mije vende te reja pune apo formalizmit të punës së zezë që ofrohen nga ish ministri Veliaj dhe Kryeministri Rama nuk janë të vërteta. Në tremujorin e parë 2015, u dorëzuan më pak kontribute të sigurimeve shoqërore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në tremujorin e parë, administrata tatimore raporton për 12.797 milionë lekë të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore nga 12.860 milionë lekë që u regjistruan në periudhën janar-mars 2014. Ndërkohë kanë rënë të ardhurat e të punësuarve. Arkëtimi i tatimit mbi të ardhurat personale gjatë tre muajve të parë ra në nivelin 6.120 milionë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2014 ishte 6.444 milionë lekë.

Në vitin 2014-n, sipas të dhënave nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse të investimeve të huaja direkte u rritën me 245% në raport me një vit më parë…

Në një kohë kur ekonomia shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për investime, që do të rrinin punësimin dhe do të nxisnin konsumin, kompanitë vendase dhe ato të huaja duket se po preferojnë të investojnë jashtë vendit. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014, zëri mjete në Investimet direkte, i cili nënkupton flukset dalëse të investimeve direkte arriti në 76 milionë euro, nga 22 milionë euro një vit më parë, me një rritje prej 245%.

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, në këtë zë përfshihen investimet e kompanive shqiptare jashtë, ose huatë që bijat në Shqipëri mund t’u kenë dhënë mëmave.

Bizneset kishin paralajmëruar që rritja e vazhdueshme e taksave, që po e bën vendin më pak atraktiv në rajon, barrierat administrative dhe mjedisi i paqëndrueshëm për të bërë biznes po i “detyronte” ata të transferonin kapitalin jashtë vendit. Më e dukshme kjo ka qenë për sipërmarrjet e ndërtimit, që po vuajnë jo vetëm maturimin e sektorit, por edhe bllokimin e lejeve të ndërtimit.

Në një dukuri të kundërt, në 2014-n u trefishua dhe transferimi i fitimeve të kompanive të huaja, që nxituan të çojnë dividendët në vendin mëmë, për të shmangur rritjen e tatimit mbi dividendin nga 10 në 15%, nga 1 janari 2015.

Larg propagandës së përditshme, ky është realiteti i trishtueshëm dhe i pashprese per ndsryshim që po kalojnë sot shqiptarët.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe të gjithë institucionet e tjera ndërkombëtare, kanë vendosur mbrojtjen e të varfërve si një nga prioritetet specifike në recetat e tyre antikrizë.

Pavaresisht justifikime të disa qeverive se kanë kufizime për shpenzimet e tyre buxhetore nga “trojka”, në cdo bashkepunim dhe rekomandim të tyre është theksuar domosdoshmëria e mbrojtjes social të shtresave më të goditura nga kriza.

Kjo nënkupton që qeverite duhet ti ristrukturojnë më mirë prioritet buxhetore dhe mund ti perdorin me efikasitet politikat dhe fondet pro të varfërve.

Edhe në Shqipëri si në shumicën e ekonomive në zhvillim, pasojat e krizës kanë qenë të thella, jo vetëm në rrafshin e zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe dimensionin social.

 

Si në vendet e tjera, edhe ne Shqiperi më të dëmtuarit nga ky ngadalësim dramatik i rritjes ekonomike kanë qenë shtresat më vulnerabël të shoqërisë, pikërisht familjet me të ardhura më të ulëta, kjo edhe per shkak te politikave sociale te gabuara te qeverise. Pas me shume se dy dekada rënie, trendi i varfërisë në vend është përmbysur.  Ka shkuar ne 5% nr I familjeve qe jetojne me me pak se nje dollar ne dite. Në kohë të tilla krizash, instrumenti kryesor përmes të cilit qeveritë zbusin pasojat ekonomike por edhe sociale, janë politikat buxhetore. Në thelb, përmes të ashtuquajturve stabilizatorë automatik, vetë buxheti shërben si një zbutës natyral i kostove të krizës, duke rritur shpenzimet dhe transfertat e targetuara sociale. Rezulton se kjo nuk ka funksionuar mjaftueshëm në Shqipëri. Shpenzimet për ndihmën ekonomike, programi kryesor përmes të cilit qeveria mbron shtresat e varfëra gjatë dy viteve kanë rënë edhe pse numri i të varfërve është rritur.

Numrat total, fshehin edhe një tjetër problem; denatyrimin e skemës, nga e cila shpesh përfitojnë ata që nuk e meritojnë dhe mbeten jashtë ata që duhet të asistohen.

Shqipëria është një vend i varfër me buxhet të vogël,nga ana tjetër borxhi i lartë e vendos qeverinë përballë detyrimit për të konsoliduar financat publike.

Edhe pse këto dy objektiva (stabiliteti financave publike dhe rritja ekonomike) nuk e kundërshtojnë njera tjetrën, struktura e targetuar jo qartë dhe implementuar jo mirë e paketave antikrizë e bëjnë të vështirë mbrojtjen për të varfërit.

Ajo që mbetet dëshpëruese është dështimi për keto dy vite i buxhetit për të shërbyer në kohë të varfërit. Shembull eshte tremujori i parë i këtij viti, ku transfertat për të varfrit janë gati dy herë më të ulëta se tre vitet e fundit.

Shumë nga familjet e varfëra, kanë si të vetmin burim jetese transfertat që marrin nga qeveria. Dështimi dy vjecar i buxhetit për ti shërbyer këto kategori në kohë, ka pasoja të rënda sociale për mbijetesën e tyre. Sot shqiptaret marrin borxh per te ngrene.

Në kushtet kur vendi ynë do të përballet edhe për disa vite, në efektet e rritjes së ulët ekonomike dhe borxhit të lartë public,qeveria duhet ta synoje dhe arrij stabilitetin e financave publike dhe një rritje ekonomike më të lartë dhe më të drejt/përfshirëse duke i asistuar shtresat më të varfëra të shoqërisë.

Në afatshkurtër me skemat e mbrojtjes sociale dhe në afat mesëm dhe afatgjatë duke reduktuar numri e të varfërve dhe duke ndalur përkeqësimin e thellimit të pabarazisë.

Ne duhet ta konsiderojmë luftën kundër varfërisë një prioritet social, që lehtëson dhimbjet dhe ndihmon solidaritetin social, pa të cilin qeverisjet deshtojnë. Por ne te kundert te kesaj, qeveria jone mbush burgjet me te varfer qe nuk kane me se te paguajne energjine, me justifikimin se do bejme shtet. Natyrisht, pse duhet te bejme shtet, qeveria se pari duhet te ndjeje pergjegjesine dhe detyrimin ndaj te varferve….

 

“Madhështia e një kombi nuk qëndron tek fuqia ushtarake, por tek mënyra se si trajton të varfërit dhe ata në nevojë” do te theksonte presidenti Obama. Qenia Rilindas krenarist apo kanabist, eshte krejt e kunderta me kete filozofi… ju premtuat Rilindjen e Shqiperise dhe ndertuat Republiken e deshperimit…

Ju faleminderit!

Maj 2015

 

 

 

 

 

 

 

Kam qene dhe jam kunder demontimit te armeve kimike ne Shqiperi, madje edhe kunder mbetjeve e plehrave

 

Te dashur shqiptare!

Ne me pak se 2 muaj qeverisje ky parlament ka diskutuar me procedure te pershpejtuar projektligje apo akte normative te qeverise si ai i nepunesit civil, i  rishikimit te buxhetit, i miratimit te Deloitte si audituesi borxhit public, i crown agents si konsulent i doganave etj. Cdo gje me nxitim, sepse qeveria e nje million votave te marra me hir, me 2 mijeleksha, apo me pahir, me ndjeni qe nuk mund te percaktoj me saktesi porcionet e seciles prej tyre, por me saktesi mund te them aq sa i duheshin qe duke shtuar edhe blerjet ne parlament, te arrinte shumicen e cilesuar, te nevojshme per te rilindur cdo gje ne kete vend, te gjitha institucionet, pse jo, edhe ato kushtetuese, duke filluar me ILDKP dhe nese do te vazhdoje ankandi me sukses, qe me shume gjasa sipas mediave do ndodhe shume shpejt por tashme jo me nje por me nnje grup, te rilinde edhe vete kushtetuten, pra si e shohin te gjithe, kjo qeveri nuk ka kohe per te humbur, duhet te punoje nate e dite per te rilindur shqiptaret.

Deshiroj dhe Uroj qe ky nxitim i pershpejtuar i rilindjes te mos tentoje pambarimisht drejt shpejtesise stratosferike e shqiperia te dale jashte orbite. Ruajna zot!

Vetem 2 muaj dhe qeveritaret bejne kujdes per te nxire realitetin shqiptar, ekonomine, doganat, tatimet, rendin, sigurine, arsimin, shendetsine, sepse cdo gje e mire nis ne 16 shtator,atehere kur nisi qeverisja rilindase. sipas saj jemi ne krize , jemi ne recession, duke ngjallur frike e panic kudo qe natyrisht nese vazhdohet te ushqehet si i tille , ekonomia do te bjere ne recession dhe vendi ne krize.

Por qeveria nuk mendon keshtu kur ne menyre te paligjshme, selective e diskriminuese vetem per shkak te bindjeve politike flak ne rruge dhjetera e qindra, police, nepunes shteti, kur shkrumbon e ben pluhur e hi me tritol e rruspa, djersen, gjakun, dhjetera vite pune te ndershme te bizneseve te ligjshme, apo te qytetareve te thjeshte sepse keshtu mendon nje drejtues dhe jo ligji. Ne demokraci, edhe ndaj krimineleve dhe pronave te krimit, nuk veprohet keshtu, por vetem me ligj. Kjo qe ben qeveria eshte e rrezikshme per demokracine.

Zyrat e parties socialiste ne korce nuk mendojne keshtu, kur e trajtojne shqiptarin aq me teper studentin, thjesht si nje numer, si nje qenie pa dinjitet, pa moral, qe mund te blihet edhe me 2000 lek, duke luajtur ne menyre cnjerezore ndoshta me varferine apo nevojen e tyre. Kete duhet ta denojme te gjithe ne qe jemi ne kete tempull te demokracise, te majte edhe te djathte, sepse ndoshta ne mendjen apo listat e dikujt edhe ne jemi thjesht numra, ku prapa tyre fshihet nje cmim. Nuk ka percmim me te madh per njeriun se kjo!

Dhe nese kjo do te kthehet ne normalitet neser per te blere pushtetin, dhe askush prej nesh nuk ben detyren me minimale ndaj vendit te tij, atehere cdokush prej nesh ka ngritur nje kazme per varrosjen e demokracise. Dhe historia do na gjykoje, duke na damkosur….. turp!

Dhe si te mos mjaftonte kjo, javet e fundit vendi u mberthye nga ankthi e paniku per armet kimike. Personalisht kam qene dhe jam kunder demontimit te armeve kimike ne shqiperi, madje edhe kunder mbetjeve e plehrave. Thene thjesht kjo demtohet imazhi turistik i vendit, zmbrapsen investitoret per te investuar ne shqiperi dhe demtohet eksporti i produkteve bujqesore e blegtorale.dhe kjo perseri do te ishte dhurata e kryeministrit.

Nuk deshiroj te besoj asgje qe eshte thene ne lidhje me kete ceshtje ne media: qe eshte nje afere personale e kryeministrit per perfitime personale te tij, etj etj. Dua ti besoj asaj qe kryeministri tha kur te rinjte nxenes, student, prinder e qytetare dinjitoze protestonin poshte dritareve te zyres, e dhjetera e qindra mijera te tjere kishin mbushurr rruget e sheshet e qyteteve ne mbare vendin, qindra e mijera te tjere para ambasada shqiptare ne disa qytete europiane e amerikane, dhe miliona te tjere ne shqiperi kosove maqedoni qe ishin mberthyer para televizionit.  kryeministri na tregoi te gjitheve se ishte i bindur per ‘po” qe ne parim u kishte thene amerikaneve. dhe shtroi argumentat e tij per kete bindje dhe cdokush me nje aftesi minimale per te gjykuar, kuptoi qe nje gje ishte e qarte: ate dite kryeministri duhej te zgjidhte midis dinjitetit dhe pushtetit. Tashme ishte lekundur, madje edhe kishte humbur besimi i shqiptareve, duke u shkelur kontrata me ta. 1 milion shqiptare e kishin votuar qe ti qeveriste me mire, por jo te vendoste ai per shendetin dhe jeten e tyre, e aq me pak te atyre qe nuk i kishin besuar as qeverisjen. Me voten e tyre te paret nuk I kishin dhene kryeministrit te drejten per te vendosur as per shendetin, as per jeten, as dinjitetin, dhe as shqiperine. me voten e tyre ata nje million shpresonin te kishin me pak stress e ankth per pune, siguri e mireqenie. Edhe pse kryeministri foli per bindjen e tij se shqiptaret do te dilnin me te paster e me krenare nga gjithe kjo histori, dhe nuk du ate dyshoj ne qellimin dhe bindjen e tij, kryeministri tregoi paaftesi per manaxhimin e gjithe procesit, duke anashkaluar dhe presidentin, parlamentin, majtas e djathtas, opinionin public me terr informative gje qe coi ne deshtim. U premtoi amerikaneve, dhe ashtu si tha ambasadori amerikan pala amerikane punoi shume pas “ po” se kryeministrit shqiptar, investoi shume kohe e perpjekje ndaj nje jo e kryeministrit ne dt 15 do te ishte zhgenjyese per ameriken…. Dhe kryeministri pas shume argumentave per ti pranuar armet kimike, por pa bere asgje per te bindur opinionin public per kete, tha : jo qe ne fakt tingelloi si nje pjo! Duke humbur ne te njejten kohe dhe besimin ne marredheniet politike e diplomatike me nderkombetaret Dhe Duke zgjedhur midis dinjitetit dhe pushtetit: pushtetin. Eureka!!!!!! thirri kryeministri: opozita, media vizive , e shtypur dhe ajo sociale, ambjentalistet krijuan apokalipsin per shqiptaret dhe antiamerikanizmin dhe dallandyshet e pastra: te rinjte u genjyen dhe mashtruan… madje te gjithe keta  e degjuan kryeministrin kur deklaroi ne top show te merkuren qe une isha zeri i protestuesve ne negociata….. per cdo pyetje qe protestuesit ngrinin, ambjentalistet shtronin cdo gje qe ata thonin ekspertet tane ua benin me dije eksperteve nderkombetare dhe merrnin pergjigje…pra neve sna ngelet gje tjeter sot vecse te shpallim hero kombetar prof e nderuar sazan gurin qe foli i pari….. se ruajna zot sikur te mos fliste profesori…. Cfare do tu shtronte ne tavoline kryeministri experteve amerikane pastaj???// asgje dhe armet kimike do te vinin…..

 

Dhe se fundi kryeministri deklaroi se opozita nxiti antiamerikanizmin ne shqiperi: e harroi kryeministri qe pd lindi ne dhjetorin si parti e lirise dhe demokracise , vlerave amerikane , qe gjate qeverisjes se pd marredheniet midis dy popujve e vendeve tona kane qene te shkelqyera, mdh qe bazohen dhe ne ndjenjat reciproke, ne dashurine midis dy popujve, qe shumne qarte u shpreh kur presidenti bush vizitoi shqiperine, duke deklaruar se ishte i mrekullluar dhe prekur nga pritja e  shqiptreve, nga dashuria e tyre per ameriken, , te gjithe shqiptaret z kryeminister, socialiste e demokrate, te majte, te djathte, e te paparti….  Demokratet skane asnje pike ku te puqen me antiamerikanizmin, por  trashegimia e partive ne pushtet , si partia e punes apo komuniste e quante ameriken shtet imperialist xhandar te popujve…… midis dinjitetit dhe pushtetit kryeministri zgjodhi pushtetin.

 

Le te kthehemi te buxheti faktik I 2012

KLSH-ja me raportin e saj paraqitur ne komision certifikoi veprimtarinë e financave publike për vitin 2012. dhe ky  është një leksion i mirë edhe për qeverinë e sotme, sepse tregon se si duhet hartuar buxheti dhe si duhet të menaxhohet ai.

 

  1. eshte pozitive qe te behen axhustime te buxhetit gjate viteve ne periudha te krizave pasi duhen menjanuar suprizat ne fund te vitit te cilat mund te thellojne borxhin per shkak se te ardhurat nuk jane realizuar ndersa shpenzimet kane vijuar te ndjekin buxhetin. Keshtu qe ndjekja e perditshme qe i eshte bere buxhetit nga ministria e finances dhe matja e treguesve ka bere qe ne fund te vitit te mos kemi keqesim te treguesve. Nëse një qeveri e konsideron sukses mosrishikimin e treguesve, destinacioni i sigurt i saj eshte dështimi me hapa të shpejtë, vecanerisht në periudha krize.

Viti 2012 ishte një vit i vështirë, viti më i vështirë që ka provuar ekonomia shqiptare deri më sot.

Deri në vitin 2012 kapacitetet për stimuj fiskalë të financave publike kishin shteruar, sepse qeveria berisha harxhoi gjithçka në kapacitetet  për ta

mbajtur vendin larg krizës. E mbajti larg goditjes së parë, duke e mbajtur vendin me ritmet më të larta të rritjes ekonomike në rajon dhe në të gjithë hapësirën e Europës Qendrore dhe Lindore. Viti 2012 ishte viti i dytë i goditjes së krizës globale mbi rajonin. Gropa e dytë e thellë ku ranë ekonomitë e rajonit.

 

  1. por edhe pse viti 2012 ishte viti kulmor i krizes financiare ne rajon dhe i efekteve te kesaj krize ne shqiperi, perseri qeveria berisha ariti te kete nje rritje ekonomike me 1.6% , Sipas statistikave të FMN-së rezulton që kjo rritje do të jetë më e ulëta, pasi viti i ardhshëm pritet që të ketë një rritje më të madhe ekonomike. Ndërkohë, duke pasur një ulje gati 1,2% kundrejt vitit 2011, natyrisht, nuk mund të priteshin tregues fiskalë të përmirësuar.
  2. Inflacioni ishte ne nivelin 2%
    4. edhe pse te ardhurat u realizuan ne masen 99.3% me nje deficit 2.4miliard leke, shpenzimet 98.4% me nje deficit 6.1 miliard lek. ne pergjithesi shpenzimet rane ne 28% tePBB nga 29 % qe ishin ne 2011.
    5. borxhi publik ariti ne 61.5 nga 59.6%. edhe pse kemi nje rritje me 1.9% ne krahasim me 2011,kemi nje rritje ne pike me te ulet se vendet e rajonit ku rritja eshte me 6 pike nga 41% ne 47%. Pavaresisht kesaj borxhi i mare ne 2012 eshte perdorur totalisht per investime ne ndryshim nga kjo qeveri qe mori borxh per te financuar shpenzimet operative dhe luksin e zyrtareve.

 

  1. deficiti i vitit të kaluar eshte Më i ulët nga ai i vitit 2011. 3.5% ishte deficiti në vitin 2011, 3.4% në vitin 2012, në atë vit të vështirë.

Çfarë pati tjetër viti 2012?

Pati nje balance pozitive korente te buxhetit, qe ju e groposet kete vit duke financuar 100 milionë dollarë huamarrje, per shpenzimet operative.  edhe në vitin 2012, në vitin më të keq, qeveria berisha kishte  1.2%, apo 150 milionë dollarë, surplus, tepricë, taksash përmbi shpenzimet e qeverisë te cilat i ka financuar në investime.

 

tashmë kriza ekonomike po kthehet në krizë besimi dhe problemi më i madh është përjashtimi social.

 

Po të shikosh treguesit të cilët raportohen sot ne buxhetin faktik, kemi një kombinim dhe një

balancim të shkëlqyer midis stimulimit fiskal dhe kohezionit, ose përfshirjes sociale.

E para ilustrohet shumë mirë me faktin që rreth 5% e produktit të brendshëm bruto janë bërë investime dhe, njëkohësisht, duke konsideruar edhe

faktin tjetër, shumë të rëndësishëm, atë standard të financave publike, të cilin qeveria juaj  e shkeli me aktin normative. Ne  buxhetin tone rreth 100 milionë euro investime, është financuar me të ardhura dhe jo me borxhin publik.

Për sa i përket përfshirjes sociale, duhen pasur parasysh dy aspekte.

Së pari, edhe pse kemi një nivel të ardhurash, pothuajse të njëjtë me atë të vitit 2011, dhe një ulje të borxhit publik nga 3,5 % të produktit të brendshëm bruto në 3,4 % të Tij,  kemi një rritje të ndjeshme të mbështetjes së buxhetit social. Në kushtet kur të ardhurat mbesin në të njëjtin nivel dhe borxhi është i ulur kemi një rritje të përfitimeve të pensionistëve me 50 milionë dollarë, kemi një rritje në programin e ndihmës ekonomike me 1,6 miliardë lekë, ose rreth 20 milionë dollarë, kemi një rritje në buxhetin e papunësisë, sepse nga 9,3 miliardë që ka qenë në vitin 2005 vitin e kaluar arriti të jetë 18 miliardë, ose gati dyfish.

 

Do te ishte mire per shqiptaret qe nje pjese shume te vogel te borxhit tuaj prej 220 milion dollare, apo te 100 milione dollareve te marra borxh per luksiin e qeveritareve  per 4 muajt e fundit te 2013 , rreth 2-3 milion dollare ti perdornit per pagesat e pensioneve te invaliditetit , sepse invalidet kane disa muaj qe nuk marrin pension.

Por ju

  1. Pas 100 milione dollareve luks qeveritar, disa jave me pare me procedure te pershpejtuar pa konkurrence, iu dhate shqiptareve per te paguar edhe faturen e deloite , nje auditues nderkombetar qe do të saktësojë se sa është borxhi që qeveria u paska kompanive të vendit e të huaja, por Faktikisht, nuk kemi te bejme me nje Auditim. Objekti I kesaj kontrate percaktohet qarte : “Nxjerrjen e nje rezultati real te borxhit te qeverise ndaj sipermarjeve private per pune te kryera”. Normalisht, ky borxh duhet te nxirej nga ministria e financave (ushtrim shume I thjesht kontabel), te auditohej nga auditi I brendshem, kontrolli I larte I shtetit, dhe pastaj nqs do te kishte ende paqartesira apo pretendime te paleve mund te thirrej nje auditues I jashtem per te bere auditin e rezultatit dhe praktikes se ndjekur. Pra Deloite thirret te bej nje pune qe ministria e financave duhet ta kishte bere, e ka detyre te saj.  Qeveria duhej tu pergjigjej dy pyetjeve :
  • Ne cilin ligj do Bazohej deloitte ne nxjerrjen e ketij rezultati.
  • Meqe Deloitte do te nxjerr rezultatin e Borxhit te qeverise ndaj ndermarjeve private, auditin kush do e bej?
  1. Duket qarte qe Qeveria nuk ka problem kryesor nxjerrjen e nje rezultati te sakte dhe te pakundershtueshem per borxhin qe i ka ndermarjeve private, por ka vetem nje problem te gjej nje certifikues “te pavarur” per shifren qe ka deklaruar kryeministri qysh ne krye te heres.
  2. Per sa I perket reputacionit te audituesit si nje nga kompanite me te mira ne bote, mjafton te kerkosh ne interenet dhe mbytesh nga rastet e shkeljeve gjobave dhe denimeve te tjera ndaj kesaj kompanie ne SHBA, angli afrike te jugut etj.

Po ashtu sancen e kaluar, qeveria me miratimin tuaj, te dashur kolege te majte iu shtoi edhe nje fature tjeter  per te paguar  shqiptareve, faturen tjeter 14-20 milioneshe euro, kur miratuat  kontraten e crowm agents duke paguar konsulencen e miqve, dhe faturat shtohen e do te shtohen perdite, si fatura e paligjshmerise dhe arbitraritetit te pushimit nga puna te nepunesve, policeve etj, qe do te paguhen nga taksapaguesit shqiptare, Dhe  ruajna zot, nese cdo dikaster do te kerkoje konsulence te huaj, si psh ministria e rendit te marre polici te huaj, sepse pd I la nje nivel te rritur krimi e pasigurie, aksidenteve rrugore, qe per cudi jane dyfishuar keto 2 muaj te qeverisjes suaj etj etj etj …… sepse mesa duket per ju ska problem, mjafton te enderrroje qeveria dhe kartonat jeshil ngrihen: paguajne te gjithe shqiptaret , edhe ata qe nuk ju votuan….

Po cfare ishte ajo fature 14-20 milione euro qe ju vendoset tia shtonit bllokut te faturave qe shqipatret duhet te paguajne, pervec stresit, ankthit dhe panikut  , diten kur protestuesit me parulla jo helmit, po jetes, protestuan para parlamentit, ishte nje fature 14-20 mil euro :

  1. Nje konsulence te panevojshme, pasi ne e kemi

një konsulencë pa paguar asgje, atë të BE-së.

 

  1. Shqiptaret do te paguajne 14-20 milion euro per nje Kontrata te paplote, te panegociuar perfundimisht ku juve parlamentit nuk Iu kerkua te shpreheshit per nje mareveshje te nenshkruar nga qeveria ndaj ne mendimin tim, ju te keqperdorur nga qeveria juaj, miratuat nje mosseriozitet te qeverise,  besoj se te sforcuar ngritet edhe kartonin jeshil.
  1. Ju votuat nje konsulent te Perzgjedhur pa konkurrrim sepse nuk kishte gare per te perzgjedhur ofertuesin me te mire. Ne kete rast nuk mund te kishte vleresim te kontrates se propozuar nga Qeveria shqiptare pasi mungonin ofertat alternative. E vetmja gje qe mund te vleresohej ishte vetem historiku i crown agents, i cili ishte nje arsye me shume pse oferta e Crown agents duhej refuzuar.
  2. Ju votuat nje konsulent qe ne fakt i eshte ofruar qeverise per konsulence , duke i dhuruar Crown agents,14-20 mil euro nga parate e shqiptareve, te varferuar edhe me shume nga kriza globale, duke provuar tragji- komedine qe luajti kryeministri juaj ne kuvend, kur sa nuk derdhte lot , se shpirti dhe zemra i dhimbnin, nga orizi, fasulet, sheqeri, buka qe ia kishin ngrene qeveritaret apo zyrtaret demokrate, dhe qe kryeministri u betua, se do ua cponte xhepat, per tu nxjerre keto apo leket e korrupsionit. Kjo eshte e dhimbshme, per ate qe ka shpirt e zemer…..

 

  1. Ju qe ju premtuat shqiptareve dhe biznesmeneve shqipatre e te huaj qe kane investuar ne shqiperi nje taksim te ndershem e te drejte, votuat nje kontrate ku ngelet e pataksuar, jo vetëm kompania që fiton një shërbim konsulence në Shqipëri me fonde të Shqipërisë, por edhe personeli. Kjo është tërësisht e padrejte dhe diskriminuese. Ndoshta Argumenti i qeverise suaj qe mesa duket ju i besoni verberisht, shenje e keqe kjo per shqiperine e shqipatret se kjo ishte bërë në ngjashmëri me projekte të tjera të Bashkimit Europian iu duk bindes. Por ai eshte i pa vertete, pasi ka nje  dallim thelbesor midis dy rasteve, sepse  Bashkimi Europian është donator dhe ka sens që të përjashtohet, pasi janë paratë e taksapaguesve europianë që dhurojnë në Shqipëri. Ndersa ne rastin e crown agents, jemi ne që blejmë. Pra ju votuat per nje kompani qe ka ardhur pikërisht për këtë punë, që jo vetëm të marre paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe të mos paguajnë taksa në Shqipëri, të mos paguajnë as detyrimet personale që i paguan çdo njeri, që në Shqipëri siguron një të ardhur prej 300 000 lekësh të vjetra.

 

  1. Ju votuat per ti dhuruar crown agents 20 mil euro te shqiptareve per Crown qe ka qene problematike ne vende te tjera si Bulgaria (eshte perzene duke i nderprere kontraten ne menyre te njeanshme). Pra edhe Bulgaria qe paraqitet si rast suksesi ne materialet e qeverise, nuk eshte gje tjeter vecse nje rast i thyrjes se ligjeve te shtetit Bullgar. Qe edhe Banka Boterore e ka penalizuar ne vitin 2006 Crown agents si dhe filialet e saj per perdorim te praktikave te paligjshme mashtruese. Kemi boll te korruptuar ne shqiperi, sa korrupsioni eshte kthyer ne nje kancer per shoqerine tone, sa skemi nevoje te shtojme edhe te huaj.
  2. Ju votuat nje konsulent te huaj duke i dhuruar 20 mil euro te shqiptareve Nderkohe qe administrata e re doganore pretendon qe vetem ne muajin e pare te punes ka arritur te rrise me 5 % te ardhurat krahasuar me tetorin 2012, eshte e paarsyeshme te paguash crown agents me te pakten 14 milion eur per nje objektiv te rritjes se te ardhurave me 10% nderkohe qe ky duhet te ishte objektivi minimal per vitin 2014 pa kurfare shpenzimi shtese. Per me teper, ne kontraten qe ju aprovuat nuk sqarohet se a do te axhustohet  objektivi 11% te produktit te brendshem ne rast te rritjes se taxave doganore dhe/apo akcizes. Ne fund duhet theksuar se me kalimin e akcizes se brendshme ne dogana, objektivi  11 % eshte tashme i tejkaluar.
  3. Pra kompania do te marr nje dhurate nga qeveria per mbi 14 milion euro, te certifikuar edhe nga ju pa asnje kusht real dhe pa paguar asnje tax. Qeveri altruiste, por parate e shqiptareve.
  4. Kontrata nuk kishte asnje rresht ku te flitej per perafrimin e legjislacionit doganor shqiptar me ate te bashkimit europian. Gjithashtu  nuk kishte asnje nen (le me pastaj te jete kusht) qe ti referohej permiresimit te klimes se biznesit ne sherbimin doganor, qe ne fakt perben vete qellimin e doganave.
  5. Ne keto kushte, kur nuk ka nje situate emergjente ne dogana, kur nuk ka asnje kusht real per performancen e konsulentit, kur dublohet puna nga asistenca e Eurodoganes ( per te cilen shteti shqiptar nuk paguan asgje) por konsulentit privat i dhurohet nje kontrate e majme, nuk mund te themi se kemi te bejme me nje pune te nxituar nga ana e qeverise, nuk mund te themi se kemi te bejme me nje vullnet te mire te qeverise per te permiresuar situaten ne dogana. E vetmja gje qe mund te themi eshte qe kemi te bejme me nje shperblim qe jepet per te tjera konsulenca qe skane lidhje me doganat dhe me asnje institucion shteteror dhe qe ju e certifikuat me votimin tuaj.

Si perfundim, 14-20 milion euro nuk jane pak per qeverine qe pretendon se i kane dorezuar nje arke bosh, qe ti perdore ne interes te shqiptareve psh per te shperblyer pensionet e invaliditetit, sepse nuk mjafton vetem nje zvminister ne qeveri nga kjo kategori per te treguar vleresim per te,apo  per te kompensuar ishpronaret apo te persekutuarit dhe te burgosurit politik, sepse perseri nuk mjafton vetem nje drejtor i emeruar nga kjo shtrese per te treguar vleresim e respect ndaj saj, edhe pse i perket nje partie qe beri koalicion ne zgjedhjet 2 mije lekeshe te korces, mund ti perdorte per ujsjellesa, kopshte cerdhe apo shkolla, apo per te permiresuar cilesine e sherbimeve te tjera publike. Por ti heqesh buxhetit te shqiptareve edhe  14 milion-20 milion euro per te shperblyer nje agjensi konsulence te panevojshme, kjo eshte alogjike, abuzuese, pervecse e kushtueshme per shqiptaret.

 

Edhe sa fatura te tjera per miqte, per papergjegjshmeri, per dhurata e gosti do te paguajne ende shqiptaret? Kaq shtrenjte do ju duhet te paguajne voten e hedhur “ gabim” ne 23 qershor????

 

Edhe pse ju keni luksin e numrit te mandateve qe na e pamundeson rrezimin e akteve apo projekligjeve te paligjshme dhe ne dem te shqiptareve, ne jemi ketu deri ne diten kur shqiptaret te ndergjegjesohen

Qe rilindja ishte thjesht nje perralle e bukur, larg realitetit, qofte kjo dite edhe dedlajni I 2017……

 

Ju faleminderit!

Dhjetori 2014

 

 

Revansh ndaj ligjit, institucioneve te pavarura dhe opozites

30 janar, 2015

Te nderuar deputete,

Projektligji «Për ratifikimin e konventës C167 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për sigurinë dhe shëndetin në ndërtim”, 1988”. Konventa parashikon përmirësimin e sistemit të inspektimit nëpërmjet:

 

  1. përafrimit të kuadrit ligjor me “acquis communautaire”;
  2. krijimit të një sistemi modern dhe unik të shërbimit të inspektimit të punës në të gjithë vendin;
  3. zhvillimit të partneritetit me partnerët socialë;

ç)   zhvillimit të sistemit të informimit dhe të komunikimit me ndërmarrjet;

  1. zhvillimit të një kulture parandalimi të rreziqeve në punë.

 

Duke pasur mendimin se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për të ratifikuar këtë konventë, shpreh votenb time pro saj….

Por kjo nuk ndryshon aspak bindjen time per qeverine dhe qeverisjen e saj keto kater muaj.

 

 

U deshen pak, shume pak, vetem Katër muaj pasi kjo qeveri ka marrë pushtetin qe shqiptaret jo vetem te kuptonin se rilindja e premtuar vetem  rilindje nuk eshte, por te preknin ferrin,  ndryshe nga parajsa rilindase e premtuar. Vetem 4 muaj iu desh kesaj qeverie dhe demokracia e brishte te vihet ne rrezik:

Revansh ndaj ligjit, institucioneve te pavarura dhe opozites, Akte normative, vendime e ligje ku Sulmohet presidenti I republikes, sulmohet drejtesia, sherbimi informativ, opozita, mijera e dhjetera mijera nepunes te administrates expert e profesioniste flaken ne rruge,  duke minuar dhe konsensusin me opoziten, sulmohen me antiligje institucionet e pavarura kushtetuese, shqiperine po e fundos krimi kontrabanda e trafiku I droges, dhe tritoli e dinamiti ndaj jetes e prones se ligjshme, duke mos kursyer as te zgjedhurit opozitare, shqiptaret i ka mberthyer varferia prej fytit… Sulmohet europa si albanofobe, dhe si fajtore per mosmarrjen e statusit. Fajin e kane forcat politike ekstremiste ne vendet europiane.  2. Nje qendrim jo realist qe nxiti Brukselin dhe vendet antare te reagojne duke kerkuar reforma. 3. Ky qendrim do te thote se shumica nuk ka ndermend te korrigjoje asgje nga sjellja e deritanishme qe krijoi mosbesim ne kryeqytetet kryesore europiane. >> Qeveria dhe Km Rama kane dhene e shperndare mesazhe konfuze per integrimin. >> Asnjehere dhe as ne program nuk e ka konsideruar prioritet moshumbjen e shansit ne dhjetor, perkundrazi sa here ka patur deklarata publike Rama e ka nenvleresuar procesin. Nderkohe qe fryma e revanshit ndaj opozites dhe institucioneve te pavaruara e demostruar nga qeveria gjate 4 muajve beri qe europa ta konsideronte kete si te barasvlefshme me konfliktin serbo kosove…per mosdhenien e shkakut, duke nxjerre zbuluar kryeministrin dhe justifikimet boshe te tij.

Kryeministri  e nisi dhe e përfundoi fushatën e tij zgjedhore me një fjali “Rilindje” ndërsa e ka nisur jetën e tij politike, me fjalën e Politikës Ndryshe, e politikës së brezit të ri etj etj. Po e nis nga fundi për të thënë se sa pak e mban fjalën ky njeri, politika ndryshe u kthye në një politike autoritariste, ku pushtetari me vetëmburrje tregon në cdo vend se vetëm ai është më I aftë. Karakteristikë kjo e një frikacaku që nuk di të përballojë dot sfidat dhe nuk di të jetë aq I hapur në mendime e vendime duke u treguar lider.

Shqiptaret sot ndihen ne nje dhune te hapur, ne nje papergjegjshmeri dhe ne nje mungese te plote te besimit. Dhe kjo per shkak te sjelljes se qeverise. Shqiptaret sot, me kete mazhorance te re, po mendojne largimin pa e kthyer koken pas.

Tritoli tashme po vjen ne dyert e tyre prej vete shtetit dhe, kur nuk eshte shteti, tritoli iu vihet nga krimi. tashme askush nuk eshte i sigurt, as per shtepine, as per biznesin dhe as per jeten. Madje, ashtu si dhe ne diktature, cdo veprim antiligjor i qeverise justifikohet: E kemi forcen nga populli. Ska gje se ai vuan, ska gje qe i shemb shtepine, i merr pasurine, madje dhe vete jeten….…

Me premtimin e politikës së re kryeministri kërkoi Rilindje… Në fakt jo se populli I besoi, votat e PS në parlament nuk ndryshuan… por fraza Rilindje duket se ka ndikuar në stabilitetin shoqëror të shqiptarëve. A nuk janë krimet e fundit një shenjë e fortë e destabilitetit  dhe mungesës së besimit të njerëzve që kërkojnë punë, kërkojnë të zhvillojnë idetë, të jetojnë dhe të gjejnë një paqe se janë mes shqiptarëve?

A nuk janë fjalët e kryeministrit, kur ka thënë se shqiptarët nuk janë gati për në BE se sapo tu jepet mundësia do braktisin këtë vend etj.. etj.. që sollën shtyrjen e vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE? A ndihet në faj zoti Rama që ka sharë lart e posht dhe vazhdon të shajë të gjithë shqiptarët të cilët pretendon se i përfaqëson? Madje dhe basheqeverisesin e tij?

Ende dhe sot tingëllon fort shprehja e Ramës se të përndjekurit dhe pronarët nuk janë pjesë e zgjidhjes së PS dhe kjo shtresë duhet të gjejë veten tjetër kund. Sjellja e vitit 2009 u ndryshua në vitin 2013 kur kryeministri shpiku e ndërtoi struktura që do zgjidhnin menjëherë pronat, legalizimet dhe të përndjekurit.  Ku jemi sot zotërinj?.. Askurrkund. Në buxhet nuk shihet asnjë lloj zgjidhjeje .. madje nuk kemi asnjë strategji të arritjes në këtë zgjidhje.

Zoti Rama pretendoi Rilindje dhe 300 mijë vende pune. Një vendim që do ti hapte rrugën ekonomisë shqiptare dhe a e dini zgjidhjen e  fundit? Do te jetë rajoni, Kosova e Maqedonia ku do punesohen shqiptaret, pasi qeveritaret duket se kanë parë se në këto vende po presin punëtorët nga Shqipëria. Por më tej, familjet në fshat nuk do të duhet të punojnë më tokën. Sipas ministrave të zotit Rama ata kanë nga dy dynym tokë, keshtu që janë të papunë. Me sa duket e ngatërrojnë me dy hektarë, dhe nuk quhen të punësuar. Prandaj dhe zoti Rama për tre vitet e ardhshëm do ti trajnojë në shkolla profesionale. Dhe më pas kismet, them tri vite pasi zotit Rama viti i parë duket se po i përfundon duke luajtur me topa në Elbasan.

Arsimi ishte një tjetër premtim I zotit Rama… por mos të flas më tej për këtë pikë, pasi vec presionit të punës, nuk kemi as investim në strukturën shkencore, dhe as investim në mësimdhënie. Madje prindërit tashmë janë në mungese të besimit për sigurinë e fëmijëve të tyre në shkolla, ku shuhen jete te porsa filluara, apo lendohen ne mes te klases ne mes te dites. Kurse mësuesi jo vetëm që nuk e ka të sigurtë se do të jetë në punë, por nuk ka as kompetencë mbi nxënësin.

Për të mos folur më shumë mbi shëndetësinë, pasi jo vetëm që nuk kemi shëndetësi falas, një shpikje elektorale “made in Rilindje”, por tashmë nuk po gjejmë as ku janë shiringat në spitale. Dhe jo vetem kaq, por reforma ne shendetesi e pensione, perfundoi ne nje kosh brockullitjesh qe dhe vete ekspertet e huazuar nga PS nuk po  dine se cpo thone.

Dhe kryeministri do të vijojë normalisht duke bërë shoun e tij politik, duke shantazhuar mediat. A nuk është e vërtetë që zoti Rama merr ekipin e tij dhe zgjedh bukur pozat, a thua se po nusëron, për tua shpërndarë më pas mediav? A nuk është e vërtetë që të gjithë ekranet japin të njëjtin montazh?. Mos ndoshta ky është një paralajmërim për atë se cfarë do ti presë mediat në Shqipëri?

A nuk eshte e vertete qe kjo qeveri po kujdeset per makizhin mediatik, ashtu sikurse ne diktature propagandohej makiazhi I nje qeverisjeje te dhunshme me fytyre te plakur? Dhe.. kur dicka nuk shkonte mire sigurisht armiku ishte diku jashte, ose dhe armiku I klases?. Por sot nuk akuzohen vetem grupet armiqesore, por dhe mediat qe guxojne te zbulojne fakte si vjedhja e te dhenave te tatimeve. A mund te guxoje nje kryeminister i nje vendi demokratik te akuzoje nje medie per botimin e nje lajmi, e ta kercenoje bash ketu ne mes te parlamentit per biznesin e tij?

Premtimi I zotit Rama ka qenë transparenca dhe toleranca politike. Ende dhe sot gjithkush kujton ankesat e zotit Rama se mazhoranca nuk toleron opozitën, madje madje ai refuzoi ligjet dhe reformat e kërkuara nga BE për marrjen e statusit kandidat. Nën këtë moto u organizuan protesta me radhë. Ndersa PD zoti Rama ka bërë publik qëndrimin e saj për ti shërbyer vendit. PD nuk kërkon asgjë më shumë se respektimi I ligjit dhe ai është: media e lirë, garantimi I nëpunësit shqiptar dhe reform administrative. Por mazhoranca e sotme ka frikë nga media e lirë, ka frikë nga stabiliteti dhe mendimi i ekspertëve të nderuar të administratës shqiptare, dhe ka tmerr nga opozita, pasi mendon se si në bashki dhe në parti duhet ti binden vetëm atij, pasi ai është historia dhe se kultura e këtij vendi të lashtë duhet fshirë.

Po sot, ndoshta zoti Rama ka harruar se jemi në sistem demokratik dhe se ka detyrime para ligjit dhe kushtetutës. Apo ka harruar se ka përgjegjësi para zgjedhësve të tij. Ku është parë e dëgjuar që të hiqet e drejta kushtetuese për tu ankimuar në gjykatë, por me vendime arbitrare dhunohen dhe shkatërrohet gjithccka. Por nëse dikujt i shkatërrohet prona, miqve te qeveritareve ajo që u shkatërrohet sot u ndërtohet sërish nesër.

Dua të kujtoj këtu një shprehje të filozofit të madh Emanuel Kant, liri pa ligj dhe dhunë, është gjendje e të egërve.

Zoti Rama ju mund ti jepni liri vetes pa zbatuar asnjë ligj, duke menduar se bëni një të mirë, madje mund të ushtroni dhe dhunë për këtë, por kjo nuk ju bën asgjë më shumë se një njeri në gjendje të egër.

 

 

Vetem 4 muaj iu deshen allarilindjes qe shqiptaret te paguajne me shume, te ndjehen me te varfer, me te pasigurt per jeten e pronen e tyre, me te papune, me te pangrene, me mushkeri te mbushura me tym tritoli, dhe  dhe shume me larg Europes, se gjate qeverisjes Berisha. Rritja e taksave , dhurata e kesaj qeverie per festat e fundvitit ka çuar në mbylljen e shumë bizneseve, largimin e investitorëve të huaj. Jo vetëm që nuk është hapur asnjë vend i ri pune por shumë janë mbyllur e po mbyllen çdo ditë.
Çdo shqiptari i duhet të paguajë më shumë dhe do të paguajë akoma më shumë për shkak të barrës së rëndë fiskale, taksave të larta, të hapura apo të fshehta , dyert e bizneseve po mbyllen, apo po hidhen ne ere me tritol qeveritar,  po Mbyllen vende pune, flaken njerëz në rrugë,-  ky është realiteti i 4 muajve të parë të kësaj qeverie. Numri i vrasjeve është shtuar frikshëm, numri i grabitjeve edhe më shumë, linjat e vjetra të trafikut të drogës janë riaktivizuar dhe bandat, janë rishfaqur sërish me maska dhe pa maska. Kudo po lulezon krimi ordiner dhe ai I organizuar.  Sepse shteti është frymëzuesi kryesor i kaosit dhe gjendjes së kriminalitetit në vend, një shtet që vjedh ditë për diell dhe natën për hënë, serverin e të dhënave tatimore, pasurinë më të çmuar, sekretin më të ruajtur të çdo shteti, nuk bën gjë tjetër veçse frymëzon krimin dhe kriminalitetin
pak jave më parë nga kjo sallë paralajmëruam qëndrimin dhe shqetësimin tonë në raport me sulmin banditesk dhe piratesk mbi serverin e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve. Dhe që nga ai moment, të tjera fakte kanë dalë në dritë. Mediat e pavarura kanë publikuar pamje tronditëse, fakte që kanë shokuar tërë opinionin public. Serveri në fjalë përmban të dhënat konfidenciale tatimore të çdo taksapaguesi shqiptari dhe është arkivi i sipërmarrjes shqiptare dhe asaj të huaj si dhe i të dhënave të tyre. Pra është sekreti i sipërmarrjes dhe sipërmarrësve, i të gjithë qytetarëve shqiptarë e taksapaguesve shqiptarë në bankën e të dhënave, që mbahet e ruhet në mirëbesimin e shtetit.
Aksesi në këtë bankë të dhënash, bëhet konform ligjeve strikte dhe për qëllime pune të përcaktuara qartë, një regjim të fortë sigurie të auditueshëm dhe të kontrollueshëm. Askush nuk mund të fusë duart pa lënë gjurmë dhe askush nuk mund të lërë gjurmë pa një shkak zyrtar e pa një bazë ligjore.
Pra nuk mund të futesh në këtë sistem për te venë në zotërim të dhëna, për t’i përdorur për presione, shantazhe apo trafiqe të ndyra në kurriz të shtetasve.
“Shqetësimi ynë kryesor por edhe i taksapaguesve dhe biznesit që gjenden sot përballë një presioni criminal, mbetet se çfarë ka ndodhur me këto të dhëna, kush i ka marrë, ku gjenden, dhe si po perdoren ato..
ndaj dhe zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve është një domosdoshmëri akute për rivendosjen e rendit ligjor, garancive që ligji ju jep qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave të tyre konfidenciale dhe për klimën e biznesit në vend dhe nje tjeter prove per prokurorine si zbatuese e ligjit, apo e kapur nga shteti.
De-fakto kjo vjedhje zëvendëson kulturën apo synimet e shtetit ligjor me sjelljet e shtetit mafioz.
Ne revanshin e saj te zevendesimit te shtetit ligjor me shtetin policor, qeveria ka rrezuar haptas me vendime qeverie nje seri vendimesh te Gjykates Kushtetuese si ato: Per kontrollin e territorit, nepunesin civil, vendimmarrjen e Keshillit Kombetar te Territorit, aktet normative, nivelin e borxhit, paraqitjen e programit politik te qeverise ne Parlament etj etj.

Sapo ka ndodhur përplasja e parë mes Prokurorisë dhe dhe qeverisë Rama. Dy dite me pare Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka refuzuar kërkesën dhe denonicimin e qeverisë Rama për të proceduar penalisht kreun e ILDKP .

 

por pavarësisht sjelljes antidemokratike të mazhorancës ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe parimeve të konsensusit demokratik, Partia Demokratike dhe opozita shqiptare vijon të mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për mbështetje pa kushte të të gjitha hapave dhe reformave madhore të procesit të integrimit.

Ju u premtuat shqiptareve me shume punesim, por po i flakni ne rruge, me shume biznese, por po u vini tritolin dhe me politikat tuaja fiskale te deshtuara po i coni drejt falimentimit. Jo qe smund ti punesoni, por po frenoni dhe rritjen ekonomike, duke iu afruar pashmangesisht krizes ….

Tashme Modeli juaj i rilindjes u kthye ne modelin e shtrengimit te rripit per 97 % te shqiptareve, ndersa juve smbani fare rrip, ndaj nuk keni cfare shtrengoni….

Punesimi  eshte problemi me shqetesues ne shoqerine shqiptare, pas rendit dhe sigurise se jetes. Edhe pse statistikat tregojne qe shqiperia ka nje papunesi qe mund te konsiderohet e pranueshme per nje vend ne zhvillim , rreth 13%, nqs e analizojme me kujdes kete shifer, jashte perkufizimit te papunesise duke pare me gjere tek shtetasit e zene me pune do te veme re se situata eshte me problematike sec duket.

 

  1. Shohim Te punesuarit ne bujqesi,ku nje pjese e madhe e pupullsise eshte e deklaruar si e punesuar ne sektorin bujqesor. Faktikisht ky lloj punesimi nuk ofron mundesi per nje jetese normale edhe ne kushtet e shqiperise. Duke qene se nje pjese e madhe e fermereve , sidomos ata ne zona kodrinore malore, kane ne pronesi shume pak toke, me punen ne bujqesi ata fitojne shume pak, sa per te mbajtur frymen gjalle. Gjate tete viteve te qeverisjes se PD u be nje pune e madhe me credit e qeverise per  mbjelljen e ullinjve dhe aroreve per ti ndihmuar keto shtresa te kthejne fermat e tyre ne nje burim te ardhurash te jaftueshme per nje jetese te denje. Gjithsesi nr I madh I popullsise ne fshat nuk krijon shume mundesi qe kjo pjese e popullsise te permiresoj jetesen nepermjet bujqesise. Eshte e domosdoshme qe te planifikohet se si kjo pjese do te terhiqet nga sektori bujqesor ne sector te tjere te ekonomise te cilet mund tu sigurojne nje jetese me te mire.

Por cilat jane mundesite qe ky numeer i madh njerezish te mund te zihen me pune jashte sektorit te bujqesise? Mundesite e para jane ato qe na ofrojne burimet tona natyrore, minierat, nafta, burimet hidrike etj.  gjate qeveerisjes se PD pati nje levizje te madhe ne kete drejtim. U bene investime te medha si ne sektorin mineral, ashtu dhe ne hidrocentrale, gurore ne hidrokarbure etj. gjithashtu u dhane shume koncensione te tjera ne kete fusha. Kjo strategji ben te mundur qe popullsia rurale mos te ndermare nje levizje kaotike ne drejtim te qytetit, levizje e cila shpesh here rezulton problematike, por te punesohet sa me prane vendit te banimit.

  1. Mosha e re e populsise, duke qene se shqiperia ka nje popullsi relativisht te re nr I qytetareve qe arin moshen e punes eshte cdo vit e me i madh. Kjo e ben edhe me immediate nje politike ekonomike te drejtuar nga hapja e vendeve te reja te punes.
  2. Gjithashtu shqiperia ka nje % shume te larte te popullsise ne emigracion, eshte detyre e shtetit qe keto burime njerezore shume te rendesishme per zhvillimin e vendit ti terheqe ne shqiperi dhe tu krijoj kushte per punesim ne perputhje me edukimin, pervojen dhe nivelin e jeteses qe kane aritur ne vendet ku jetojne dhe punojne. Per me teper, kjo pjese e popullsise eshte vitale per shnderimin e shqiperise ne nje vend me ekonomi te zhvilluar dhe per aritjen e standarteve me te larta evropiane

Por cfare ka bere qeveria Rama deri me sot lidhur me punesimin apo cfare strategjie ka deklaruar per te zgjidhur problemet e mesiperme. Fatkeqsisht pervec premtimit per hapjen e 300 mije vendeve te reja pune, asgje.

Politikat fiskale te qeverise Rama, jane politika qe frenojne investimet, pakesojne mjetet ne dispozicion te bizneseve per tu investuar, nuk krijojne lehtesira per nxitjen e investimeve sidomos ne drejtim te shfrytezimit te burimeve natyrore (rasti I heqjes se lehtesirave fiskale eshte nje tjeter goditje per investimet kryesisht ne zonat rurale)

 

 

 

Séancen e kalur , kartonat e deputeteve mazhorances qe ngrihen e ulen me levizje prej roboti te, ne mungese te opozites miratuan dhe aktin normativ per ndryshimin e buxhetit te …

Nje akt normativ te panevojshëm dhe abuziv

  1. Konteksti:
  • Ky është I dyti akt normativ në harkun e dy muajve që qeveria sjell në parlament, edhe pse në angazhimet dhe mburjet e saj ka deklaruar se nuk do të ndryshojë buxhetet gjatë vitit dhe bile ka kritikuar ndryshimet në mesviti të buxheteve që bënte qeveria e PD;
  • Qeveria pretendon se emergjenca e ndërmarjes së këtij akti buron nga tejkalimi I të ardhurave në buxhet!!!
  • Të ardhurat në aktin e mëparshëm normativ me qëllim u përcaktuan shumë më të ulëta, bile nën nivelin e të njëjtës periudhë të 2012 edhe pse opozita në parlament e dononcoi një akt të tillë;
  • Caktimi I planit të të ardhurave në nivele kaq të ulëta synonte justifikimin për të rritur deficitin në 4 muajt e fundit edhe me 400 milion USD (40 mld lekë), ose për një shumë të barabartë me deficitin e 8 muajve të parë të vitit;
  • Për këtë shkak qeveria rriti nivelin e borxhit public nga 62.9% e PBB në rreth 68% e PBB sipas deklarimeve të qeverisë;

 

Por A janë tejkaluar realisht të ardhurat në këtë masë?

  • Qeveria pretendon se të ardhurat e programuara nga ana e saj në nivele shumë të ulëta janë tejkaluar. Në të vërtetë, sipas statistikave të vetë qeverisë, në fund të muajit nëntor, për periudhën 11 mujore dhe që reflekton vetëm ecurinë e muajit tetor e nëntor të ardhurat gjithsej janë tejkaluar vetëm me 654 milion lekë, ndërkohë që qeveria pretendon 4 miliard lekë. Të dhënat e muajit dhjetor ende nuk janë publikuar dhe sigurisht që do të jenë në trendin e muajve të shkuara, edhe pse mallrat e akcizës të zhdoganuara në dhjetor sipas doganave janë sa dyfishi i vitit të kaluar për shkak të përpjekjeve të biznesit për të përfituar nga rritja e akcizave nga muaji janar 2014.
  • Muaji Nëntor pati një mosrealizim të planit të të ardhurave të programuara nga kjo qeveri prej 2.2 miuliard lekë ose rreth 8% më pak dhe krahasuar me Nëntorin 2012 më pak 2 miliard e 366 milion lekë ose rreth 9% më pak. Parada e tejklalimit të të ardhurave nga doganat e tatimet është një mashtrim;
  • Tejkalimi me vetëm 654 milion lekë i planit të muajve tetor e nëntor ka për bazë mos rimbursimin e TVSH për biznesin. Nëse mesatarisht për çdo muaj në 8 mujorin e parë të vitit janë rimbursuar 8 milion USD (rreth 800 milion lekë në muaj) në dy muajt e fundit nga qeveria jane rimbursuar më pak se 270 milion lekë në muaj, çka do të thotë se me të njëjtin ritëm rimbursimi qeveria do kishte rreth 500 milion lekë më pak se plani I vet. Për më tepër Rama çirret se qeveria e mëparshme ka krijuar borxhe ndaj biznesit për TVSH që duhet rimbursuar dhe në dy muajt e fundit e rriti këtë borxh me të paktën 1 mld lekë më shumë.

 

  1. Atëhere përse duhej ky akt normativ?
  • Pagesat e PAC dhe ndihmës ekonomike prej dy muajsh ishin të bllokuara poër mungesë fondesh për shkak të shtimit të numrit të personave të përfshirë në skemë. Në ndryshimin e parë të buxhetit ne si opozitë i kemi kërkuar shtimin e fondit, por qeveria nuk pranoi. Një muaj më vonë përballë presionit të personave që nuk paguheshin (rreth 160 mijë) sollën këtë ndryshim, i cili shton fondet për të përballuar pagesat e vetëm një muaji, duke krijuar dhe bartur një borxh të ri për vitin 20014.
  • Qeveria bën demagogji kur thotë se po shlyen borxhet ndaj firmave të ndërtimit me shumën 3 miliard lekë. Qeveria po krijon borxhe të reja me një shpejtësi maramendëse ndaj tyre. Sipas statistikave të qeverisë në dymujroin tetor- nëntor të qeverisjes së saj janë bërë pagesa për firmat e ndërtimit dhe të investimeve të tjera publike me vetëm 3 miliard e 610 milion lekë nga 12 miliard e 422 milion lekë që kishte programuar ose nga 12 miliard e 368 milion lekë që janë paguar në tetor-nëntor të një viti më parë. Pra vetëm sa ¼. Kjo do të thotë që jo vetëm nuk po likujdohen burxhet e pretenduara si të lëna nga qeveria e mëparshme, por po krijohet një borxh i ri me nje rritem tre herë më te larte.
  • Në kushtet kur vetë plani i investimeve të kësaj qeverie është realizuar sa ¼ pse do të duhej një shtesë e re fondi kur mund të adresoheshin përmes rialokimeve të brendshme nga vetë ministritë?
  • Qeveria nuk njeh situatën financiare të saj, nuk identifikon dot projektet e programet që kanë mosrealizime për të përshtatur fondet për sejcilin prej tyre dhe vjen në parlament për të kërkuar autorizim që të ndërtojë një listë financimesh e pagesash tërësisht klienteliste.

 

  1. Po borxhi dhe borxhet?
  • Qeveria rriti borxhin në harkun e 16 muajve të parë të qeverisjes me rreth 1.5 miliard USD duke përdorur si alibi borxhet. Qeveria tha se do të marim borxh për të shlyer borxhet e qeverisë së më parshme ndaj firmnave të investimeve dhe detyrimeve për rimbursimin e tvsh. Borxhi public sipas qeverisë në fund 2014 do të shkojë rreth 73% e PBB.
  • Qeveria riti borxhin por nuk po shlyen borxhet e pretenduara ndaj bizneseve për pagimin e TVSH, përkundrazi, ajo rimburson 3 herë më pak se më parë, pra po e rrit këtë borxh tre herë më shpejt;
  • Qeveria dyfishoi deficitin dhe rriti borxhin public përtej çdo limiti të menduar duke futur ekonominë në kolaps me justifikimin se do shlyente borxhet e pretenduar ndaj kompanive që kanë kontratë punimesh investimi me qeverinë, por deri në fund të këtij viti nuk po shlyen asnjë qindarkë. Përkundrazi në dy muajt e parë të qeverisjes së saj ka paguar tre herë më pak nga sa programoi dhe po tre hërë më pak se tetor-nëntori I vitit të kaluar, çka do të thotë se qeveria që rriti borxhin public për të shlyer borxhet e kompanive po rrit borxhin ndaj tyre tre herë më shpejt se më parë.
  • Tanimë alibia e borxhit për borxhe është një demagogji bajate e një qeverie të paaftë dhe të dështuar që në nisje, e cila ben qe shqiptaret te paguajne perdite e me shume kete paaftesi qeverisese, me e pakta, apo per zullumin e trashur te qeverise 4 muajshe….

One thought on “Tri diskutime te Deputetes Liliana Elmazi ne Parlamentin Shqiptar

  1. Ne jemi te specializuar në shërbimet financiare, duke ofruar kredi vendore / ndërkombëtare, duke siguruar të siguruara dhe të pasigurta opsionet huamarrjes për individët dhe të bashkëpunojnë organet në një norma shumë konkurruese të kredisë dhe kushte fleksibile për të përmbushur ndonjë rrethanat financiare. Nuk ka rëndësi nëse ju keni një rezultat të dobët e kreditit, ne ende mund t’ju japin me të holla të shpejtë për të papritura Na kontaktoni tani për të shpejtë dhe kredi të përballueshme që i përshtaten të gjitha buxhetet dhe kërkesat. socialfinancelimited8@gmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *