9 vjet pa Pjetër Arbnorin!

Me Pjetër Arbnorin jam njohur me 5 Janar 1991, para Ndermarrjes Artistike “ Migjeni”. Kisha degjuar për të, sidomos  që nga pranvera vitit 1990, kur në Shkodër kishte ngjarë akti i parë i Levizjes Demokratike Shqiptare, pararëndëse e asaj që ndodhi në Rumani, në fundin e ati viti.

Kishte dalë numri i parë i Gazetës “ Rilindja Demokratike” dhe Pjetri me një tubë gazetash në prakrahun e tij, po ua jepte ato kujdo që ishte aty pranë. Unë kisha shkuar të takoja mikun tim, artistin Kolë Prela, të birin e artistit të njohur Ndrekë Prela. Me Kolen ishim në të njëjtën moshë dhe kishim kryer shërbimin ushtarak në të njëjtin repart.

Sa e pa Kola, me tha: Don ta njohësh Pjetër Arbnorin? –  Patjetër, – i thashë unë. Do të ishte kënaqësi.  – Ja ia është,- dhe drejtoi gishtin nga një grup njerëzish që e kishin rrethuar, sikur donin ta mbysnin.

Në mëndjen time u fiksua një burrë i shkurtër, veshur me një xhakoventë të zezë, zëultë e shumë njerëzor, si të ishte pafajësia e botës.

Ia mori gazetat Kola dhe, pasi i shpërndau, te tre sëbashku qëndruam në një nga kafet aty pranë.

Po atë ditë, sapo dola nga Shkodra, iu drejtova Tiranës. Në Selinë e Partisë Demokratike, një banesë dykatëshe, diku pas Hotel “Arbërisë”, ishin disa nga  drejtuesit e Levizjes, që po ndryshonte vendin. Në sheshpushimin e shkallëve të katit të dytë, do të përballeshe  me zyrën e gazetës, ku aty rreth orës 2 të mbasditës, ndodheshin Preç Zogaj e Frrok Çupi, të cilet po diskutonin numrin e parë të gazettes. Diku më pas dëgjohej zëri i Dr. Berishës, ndërsa Kujtim Çashku, me një pardesy të bardhë, i rrethuar  nga disa të përsekutuar, mes tyre nja dy gra në moshë, po mundohej t’i bindëte se  diçka do ndryshonte.

Në moment mbërriti vrullshem Azem Hajdari, që po kthehej nga Shkodra e na rrëfeu se si i kishte shpëtuar policisë në Lezhë. U përshendeta me Preçin dhe mora kthimin.

Ndryshuan kohët dhe Pjetri ngjiti shkallët e politikës meritueshëm. U takuam disa herë në Lezhë, por nuk i shkova kurrë në Tiranë, edhe pse mund të kisha ndonjë shkak për ta takuar.

Unë erdha në Amerikë në gushtin e vitit 1999 e këtu e takova më shpesh. Më mbetet shumë merak që në dimrin e vitit 2006 ( janar ose shkurt ), vetëm  disa muaj para se të ndrronte jetë, më telefonoi një mbasdite, që të takoheshim diku në  Rochester Hills, por në atë mbrëmje nuk mundi të kthehej në kohën e planifikuar dhe më thirri përsëdyti, se do vinte përsëri brenda pak kohësh në Detroit.

Erdhi  8 Korriku dhe ia preu të gjitha mundësitë fizike për t’u takuar me miqtë dhe të afërmit e tij, por që asnjehërë s’na u hoq nga mendja.

Me mikun tim dhe mikun e tij, Gjevalin Gega e kemi përmendur disa herë, por deri më sot nuk kemi mundur ende të bëjmë diçka për të qënë për të dhe ne kujtim të tij!

Këtë  9 vjetor vendosem ta pimë një Kafe te Kuvendi, që në vitin që vjen të kujtohen edhe të tjerët, që ka shumë këtu nga miqtë e tij, për ta kujtuar denjësisht, siç e meriton emri i Tij i paharrueshëm!

Me këtë rast në po publikojmë  bisedën që unë kisha me të ndjerin në shtator të vitit 2004, të cilën e ruaj edhe në dorëshkrim.

 

Pjetër Jaku

09 Korrik 2015

  

Gjithe jeten nuk kam pushuar edhe nje dite te vetme se menduari per liri

 

– Bisede me  Pjeter Arbnorin

 

–  Z. Pjeter, ndryshe nga intervistat e tjera, ne kete bisede do te ndalemi me teper ne jeten tuaj ( natyrisht aq sa mund te thuhet!), se sa ne problemet shqiptare, qe jane te pafund.

Se pari: ne shume biseda qe keni pasur kohet e fundit me shqiptaret e Michiganit, jeni shprehur disi per moshen tuaj te rinise. Memorja juaj qe ne moshen 11 vjeç ka fiksuar denimet politike te Shkodres martire. Mbani mend si i perjetonit ato gjyqe, çfare ndjenit dhe , a e dinin prinderit tuaj se si po veproje ti?

 

Feminia dhe rinia ime kane qene te mbushura me pershtypje te pashlyera nga jeta. Mos harroni se une kam kaluar pese rregjime dhe tash, pas gjashte dhjete e nente vitesh me rrezimin e demokracise nga rivendosja e komunizmit te maskuar. Mbaj mend festimin e dhjete vjetorit te Mbreterise, martesen e Zogut me Geraldinen, lindjen e trashigimtarit , ikjen e çiftit mbretror, 7 Prillin, urdherin per te shkuar oficere, ushtarё dhe vullnetarё per te mbrojtuar vendin ne Durres, babain qe shkoi me shoket ne Durres, qendresen e Mujo Ulqinakut, kapter i marines nen komanden e Abaz Kupit. Kujtoj burgun e Burrelit te paperfunduar, te mbetur shkrete, ardhjen e pushtuesve italian me tricikla, bersalieret me pupla gjeli, alpinet me kasketa malore me nga nje pupel. Viti 1940 na zuri ne Erseke, rreze malit te Gramozit, ku u zhvillua lufta italo-greke, ku per here te pare kam pare lufte te vertete, te vrare , te plagosur me shumice, naten ku ne qiell skuqnin me mijra predha artilerie. Aso kohe, babai shkoi ne lufte dhe nena me tre femije la shtepine, e cila na u grabit e gjitha. Ne dimrin e 1940-es ikem permes acarit per ne Shkoder, ku na zuri lufta italo-jugosllave. Lufta e dyte botrore ishte ne zhvillimin e saj te plote. Ne Korçe ndoqa klasen e pare fillore tek shkolla e vellezerve Terpo, sot mesonjetorja e pare shqipe e hapur ne vitin 1886. Ne vitin 1942 u vra babai ne perpjekeje me priten e çetes se Teki Kolonecit e Petrit Dumes (i pushkatuar po nga komunistet si tradhtar me vone), Nevzat Haznedarit ( i helmuar me vone po nga komunistet, pasi sherbeu si prokuror, hetues dhe gjeneral sigurimi).
Babai im, Filipi njihej per tri “PA”: i pakorruptueshem, i paperkrahje dhe i pashtepi. U kthyem ne fshtain e bukur te Shirokes, vend i stregjysherve te mi, ku vazhdova klasen e dyte fillore te shkolles shqipe te Shirokes, e cila eshte hap me 1873. Shitem gjithe plaçkat e mira te shtepise dhe nena bleu nje shtepi te vjeter, perdhese, por me kopsht dhe oborr dhe me peme frutore e gjelberim.
Pastaj erdhi pushtimi gjerman, per te cilin kam shkruar ne romanin “Shtepia e mbetur pergjysem”.
Klasen e trete e ndoqa ne Shkollen  e Jezuiteve,  ku ka filluar mesimi i shqipes qysh ne vitin 1867. Pra, tri klasat fillore ne tre shkollat me te vjetra te Shqiperise dhe mё me tradita.

 arbnori te kisha e shen palit

Pjeter Arbnori, duke pershendetur ne Festen e Flamurit,

ne Kishen Katolike te ShenPalit   Foto: Zef Lleshi, 2004
Mbi qiell fluturonin me qindra aeroplan amerikan,, qe shkonin per te bombarduar puset e naftes ne Rumani qe ishin jetike per ushtrine Gjermane. Neper male kishte filluar lufta e çetave partizane e nacionaliste dhe pritat ndaj gjermaneve. Kujtoj te rinjet e arrestuar per ti perciell ne kampin e vdekjes ne Prishtine. Pastaj nisi terheqja e autokolonave gjermane qe hidhnin ne ere urat. Keshtu mbaj mend uren e Bunes dhe ate te Drinit te shkatrruar  dhe kalimin e lumenjeve Bune dhe Drin me trap.
E kam si sot parasyshe terheqjen e gjermaneve nga Shkodra me 28 Nentor 1944 dhe parakalimin e brigadave partizane ne Fush Cele me 29 Nentor 1944. Atehere populli i Shkodres, per çudine e madhe; ne rreshtat e para partizan me uniforma angleze kaki dhe mashinka , ne rreshtat e mesit zogistet,balIistet  e nacionalistet, qe kishin hequr shqiponjat nga kapelet dhe qepur me ngut nga nje yll te kuq, ndersa armet e çdo lloji marke; turke, gjermane, austriake, italiane, greke, serbe. Ne fund ecnin civile dhe shpesh pa arme, por te mobilizuar per te “Çliruar Berlinin”.
Ne vitin 1945 filloi periudha komuniste; çdo gje e kuqe, ylli i kuq, flamujt e kuq transitore te kuq, tifoja e morrit te kuq, qe bente kerdine ne spitale e ne varreza, ku nuk mjaftonte radha e arkivolave. E kam te ngulitur  varferine dhe urine tone ne vitet 1943-1946.

Nena blente miser te lire, qe nxirrte nje miell te hidhur me ere myku, buka e te cilit duhej kaperdire me nje bardhak uji, ndryshe nuk shtyhej dot. Nisen shtetrrethimet nje javore te korporates se trete te komanduara nga Shefqet Peci. Kerkonin “kriminelet” te fshehur, arme te fshehura, materiale ushtarake dhe, kur nuk gjenin gje, kontrolluesit shkonin me nje gjysem buke tepsie nen sqetull e nga nje batanie italiane te konfiskuar. Filluan ndihmat  amerikane te UNRRA-s per te miturit, u vune triskat e bukes 250 gram per fryme, u hap mensa e te varferve ku shkoja per çdo dite per te marre buke misri dhe supe fasulesh apo makaronash. Nje dite, ne fillim te pushtetit komunist thirren popullin para bashkise, na mblodhen edhe ne nxenesve  (tani ishim ne shkolle shterore, sepse shkollen e jezuiteve qe ishte hapur qysh ne vitin 1867 e kishin mbyllur) mbajten nje fjalim kunder reaksionit, kunder armiqeve dhe, kur fjalimi mbaroi, nxorren nja shtate a tete burra te lidhur, thane qe keta burra denoheshin me pushkatim dhe pa pritur te behej gjygji, te paraqiteshin prova per çfare kishin bere, te mbroheshin ata , ose ti mbronin avokatet, skuadra e pushkatimit i kositi me mashinka mbeshtetur per mur para popullit te lebetitur. Mbaj mend emrin e njerit, Dede Shabani . Njerin nuk e moren plumbat dhe ai i gjori, i shpetuar  thiri: Ne baze te ligjit nderkombetar jam i falur. Komandanti i Qarkut, Qamil Gavoci fesht nxorri nagantin dhe i tha: Gjygji i revolucionit nuk pyet per ligje nderkombetare. Mbasi u mbyll kuvendi i Jezuiteve dhe u bene arrestimet e para te priftrinjeve, i erdhi radha edhe Kuvendit Franceskan te At’Gjergj Fishtes. Kudo ne Shkoder u hap lajmi se ne Shkoder ishin “zbuluar” arme te fshehura. U arrestuan edhe shume freter te njohur At’Don Kurti, At’Mati Prendushi, At’Ciprian Nikaj etj, te cilet i nxorren ne foto ne vitrinat e qytetit te ngarkuar me pushke e me mitrolozё. Une kisha njohur shume prej tyre, disa i kisha pasur mesues e drejtor si At’Anton Luli , drejtues teatri Don Alfons Tracki, muzikan si don Mikel Koliqi, poet dhe arator si  At’ Pjeter  Mushkalla dhe çuditesha se si ata njerez  qe kishin folur gjithmone kunder  perdorimit te armeve dhe zbutjes se njeriut me anen e kultures, qe kishin qene gjithmone kunder gjakmarrjes, tani na paraqiteshin ndryshe si “kriminele” dhe “spiune”. Nisa te ndjek gjygjet qe zhvilloheshin me altoperlante ne kinemane e qytetit. Kryetari i Gjygjit  Special, Koci Xoxe nje teneqexhi. Ne Shkoder te pandehurit i sillnin ne kembe neper Fushe Çele,  deri ne Kinema “Rozafat”, rrethuar nga partizanё te armatosur.  Pak jevgjё te paguar therrisnin: “Kriminelet plumbin ballit”. Populli heshtte. Kinemaja plot. Populli jashte degjonte akuzen,mbrojtjen ,pretencen e vendimin ne altoperlante. Une, nje nxenes shume i rregullt, nisa te ike nga mesimi per te degjuar debatet ne gjygj. Njoha si fytyra prokuror dhe gjygjtar, shumica partizan pa shkolle e pa drejtesi te kryera. Aty pashe se si  kercenoheshin avokatet dhe deshmitaret kurajoze e te ndershem. Aty degjova sesi perjashtuan nga mbrojtja dhe arrestuan avokatin e famshem Myzafer Pipa, te cilin pastaj e vrane ne tortura ne birucat e sigurimit.
Mos harroni se me 1946 -1947 ne Shkoder ishin improvizuar trembёdhjetё burgje: Kuvendi i Freterve dhe i murgeshave, shtepia e misionarve katolik, shtepi doktoresh e magazina tregtaresh,kinema etj. Pushkatimet beheshin prapa mureve te qytetit (Rmaji) te Zalli i Kirit, aty ku hidheshin plehrat e Shkodres.Muaj pas muaji,vit pas viti kokat e njohura intelektuale te Shkodres nisen te zhdukeshin.
Ne ate kohe plasi skandali i madh; ish oficeri i sigurimit te shtetit Pjerin Kçira, i cili ne krye te bashkpunetorve te tij sigurimsa, kishte arrestuar , rrahur e torturuar shume prifterinje, tani kishte rene brenda , arrestuar nga shoket e vet. Ate e kam pare dhe degjuar ne gjygj, kur deklaroj se, se bashku me shefin e tij te sigurimit Zoi Themelko dhe hetusin e sigurimit Fadil Kapisyzi kishte futur naten ne kishen e Gjuhadolit arme per t’i gjetur gjoja te nesermen. Per kete sinqeritet Pjerin Kçira mori nje plumb ballit si shperblim.
A kishit presion prej prinderve, qe  te ruheshe nga ato veprime?

 

Une, si shumica e rinise Shkodrane kam jetuar me gjygjet e sajuara dhe gjygjet e verteta, ku patriotet shqiptar u rezistonin komunisteve, te cilet kerkonin te shtronin gjithçka ne Shqiperi. Kuptohet qe nena dhe motrat, se pari kujdeseshin per te nxjerr buken e gojes, se dyti per te me mbajtur mua ne shkolle, por nuk harronin te jetonin perkrah opinionit publik qe, pergjithesisht ishin kunder diktatures, ishin kunder atyre atyre qe vrisnin cilindo per te nenshtruar pjesen me te zgjedhur te intelektualve shqiptarё.
Nenes dhe motrave, u vinte mire qe ndiqja ngjarjet dhe i kuptoja si duhet, por ato kishin frige se mos e teproja me guximin dhe, nga entuziasmi, behesha viktime e pakujdesise.Aq me teper, nena rrinte me zemer te ngrire, sidomos pasi u arrestua motra e madhe  per veprimtari politike, kur une isha trembdhjete vjeç dhe motra pa i mbushur te shtatembdhjetat.

 

Eshte ne intuiten e femijes dhe ne natyren e tyre, ( sidomos femijeve me zhvillim te shpejtuar) t’i fiksojne shume nga ngjarjet e moshes se tyre te hereshme. Keni Ju ndonje fiksim, qe nuk u hiqet nga mendja?


Une kujtoj te arratisur e vrare ne perpjekje, te cilet i sillnin dhe i ekspozonin para Bashkise, per te trembur popullin  dhe per t’u tallur , madje u vinin edhe nga nje cigare ne goje. Por, mbaj mend edhe nenat dhe motrat sokolesha, qe u pastronin ballin dhe faqet te vrareve.
Mbaj mend  Diten e te Vdekurve kur, zakonisht,  lyhen dhe pastrohen varrezat, grate e vajzat shkodrane nje here pastruan vendin, pastaj  murin e pushkatimit, hoqen plehrat dhe e mbushen sheshin e pastruar me kurora, tufa lulesh dhe flamuj kuq e zi per te nderuar ata qe kishin dhene jeten per liri.

 

 Prinderit, natyrshem jane me te interesuarit per femijen e tyre. Ç’kujtime keni per prindrit tuaj?

 

Kujtimet per prinderit nuk te hiqen nga mendja. Babai ka qene i rrept, por i dashur dhe i drejte. Gjithe femijerine time mbaj mend vetem nje shpulle prej tij. Pasi e kuptoj qe kisha marre denimin, jo per fajin tim po per motrat qe mbrojta, ai me mbajti ne preher dhe me deshi fort.
Ishte oficer i shquar xhandarmerie, njeri i pakompromentueshem, pa shtepi e pasuri te madhe, pa perkrahje. Ka qene trim, i drejte, qe ka lene shume  miq kudo qe ka sherbyer ane e kende Shqiperise.
Nena na ka rritur tre jetim te vegjel qe kur ishte 29 vjec. Punetore, energjike, edukatore, e sakrifices. Na porosiste te silleshim si duhet, te mbaheshim te paster ,te paraqiteshim kudo te veshur mire e te mos i ankoheshim njeriu per hallet qe kishim ne shtepine tone, te ishim te ndershem dhe me dashuri per shkollen. Punetore e veçante. Ne kemi bere 17 vjet per te ndertuar nje shtepi, nje dhome e nje guzhine, per te cilen kam shkruar romanin “Shtepia e mbetur pergjysem”.

 

      Me rritjen e Pjeter Arbnorit, çfare ndodhi brenda tij, a e keshillonte Pjetri Pjetrin? A i dukej se ndonje veprim mund t’i sillte rreziqe? A frikesohej ndonjehere Pjetri shkrimtar, nga Pjetri politikan? Kishit ndonje moment medyshje?
Edhe une kam provuar shume gjera ne jete. Nuk e kam mbajtur veten trim, por nuk kam qene kurre frikacak. Kur duhej isha i kujdeseshem, por edhe rrezikut i kam bere balle. Fakti qe gjithe jeten e burgut nuk kam pushuar edhe nje dite te vetme se menduari per liri, i jam pergatitur lirise dhe, kurre nuk  kam pushuar se menduari, se shkruari dhe se tentuari per te qene i afert me lirine.
Pjetri politikan e ka ndihmuar Pjetrin shkrimtar e anasjelltas.
Sot, mbas shume viteve te kaluara them: Kam provuar shume te keqia por edhe shume te mira; shume hidherime, por edhe shume gezime.Une vazhdoj te punoj e te shkruaj, por edhe por, edhe po te vinte fundi nuk jam i penduar per gjithcka qe kam provuar.

 

      Cilet ishin  miqte Tuaj me te mire te moshes se rinise dhe pjekurise? Te keshillonin ata ndonjehere? Keni raporte sot me ndonjerin prej tyre?

 

 

Kam njohur shume personalisht, shume martirё qe duhet te kalojne  shekuj  te lindin perseri te tille ( kohe te tilla mos ardhsin kurre!). Kam takuar njerez te shquar, qe nuk njihen ne çdo shekull. Kam shoqeruar shume here ne Shqiperi edhe ne New York, pak jave para vdekjes Nene Terezen zemermadhe, kam pritur , takuar dhe vizituar ne Tirane, Shkoder e Vatikan , Papa Gjon Palin II dhe kam biseduar gjate me te. Kam takuar 10 dite pasi ka hipur ne postin e Presidentit te SHBA-se Bill Klinton (Janar 1993) dhe i jam lutur per Kosoven, qe te mos behej nje Bosnje e Dyte. Klintoni me ka perqafuar i mallengjyer  dhe me ka premtuar qe Kosova nuk ka per t’u bere Bosnje.
Edhe vjet me ka shkruar me doren e vet nje leter teper dashamirse. Ate leter e mbaj afer letres qe me ka lene Nene Tereza,  kur ma ka shkruar me doren e saj : “Pjeter Arbnori god bless you”  Mother Tereza.
Me duket se per nje jete,kaq nuk nuk eshte pak. Vec kesaj ne jeten time kam dashur shume njerez te mire.
Ne prag te shtatdhjetave kam miq me teper se armiq. Shoke kam shume; shoke femijerie shoke ideali, shoke burgu, shoke te demokracise. Nuk mund te them se u kam bere shume ndere njerzeve, por edhe pak jo. Jam perpjekur te mos le kujtime te keqia.Me vjen mjaft mire, kur njerez qe une nuk i njoh, me dalin para e me flasin mire, me nje sinqeritet qe u shihet ne sy.

 

 Cili ka qene momenti me i keq nga koha e burgut ( megjithese gjithe vitet e burgut kane qene momente te keqia!), qe u kujtohet shpesh?

 

Diku aty nga viti 1972, kur ne burg pati nje zbutje relative, mora guximin te nxjerr fshehtas nje roman timin, disa tregime e disa shenime nga ditari. Kisha bere nje çante te vogel me fund te dyfishte. Copa ishte e zeze, mushamaje te gomuar. Ne takim me nenen me futen ne nje dhome takimi te zakonshme.  Rrinim larg, balle perballe rreth kater metra. Ishte e ndaluar te levizja. Veshgonte operativi i sigurimit. Roje ishte Ali Kurti, me i egri e me mendjemadhi i rojeve. Ai kishte shume besim ne vetvete. Une mora enet, trastat e gazetat per ti shtruar ne çimento. Pertej ishin dy trasta me ushqime, qe kishte sjelle nena, une s’kisha te drejte te levizja e te prekja gje. Une nuk levizja vendit, madje vura kemben mbi kembe. Filloi kontrolli i ushqimeve. Polici mendjemadh kishte inat te me sherbente, te zbrazte enet dhe trastat e nenes e ti fuste ne enet e mia. Çantat i kisha ndotur e pluhnosur me qellim. “He, çfare pret? Mos me rri kembe mbi kembe”,- me kercenoi roja. Une si pa qejf u afrova e zbraza dy gaveta. Nderkaq hapa trastat gjithe pluhur, ai u largua, une kapa çanten e zeze me doreshkrimet brenda dhe e shtyja si pa kujdes drejt nenes. Ne anen tjeter vazhdova te zbras sheqerin e miellin. Nena, duke pare çanten e zeze qe nuk ishte e vetja, e shtyn perseri nga une. Une ngrita pluhur me trastat tjera dhe ia ktheva çanten sekrete duke ia shternguar  fort doren nenes. Ajo me kuptoi dhe e terhoqi çanten mushamaje dhe e perziu me plaçkat e veta. Shpejtova sa munda me punet e tjera dhe i lashe lamtumiren familjes.
Nuk mbaj mend shqetesim me te madhe se ate nate. Zemra me rrihte pa pushim. Mendoja pa pushinm se si e  nga ka kaluar nena e gjore me doreshkrimet? Perpiqesha te ve re çdo shenje alarmimi te rojet. Nuk fjeta gjithe naten. Po ti kishin zene, nena dhe motrat do te arrestoheshin dhe do te denoheshin te pakten 10 vjet. E nesermja qe edhe me e sikletshme. Ne kohen e apelit u ndane letrat e telegramet. Une nuk mora asgje. Dhe ishte e kote te prisja aq shpejt pergjigjen. Dita e dyte, nata e dyte edhe me e shqetesuar. Diten e trete nisi te me linte zemra. Ça bera i thashe vetes: ç’tu desh qe rrezikove kot familjen. Per vete as qe mendoja, se shtimi i denimit tim nuk me bente pershtypje . Diten e katert bashke me letra e tjera me erdhi nje telegrma. I hapa me zemer te dridhur, shkruante motra “Nena erdhi mire, kur na fliste ajo ne sikur te degjonim ty”. Keshtu per kater a pese radhe arrita te nxjerr disa doreshkrime, nje pjese te te cilave tani i kam botuar.
 Si ndjehet Pjeter Arbnori me familjen e krijuar ne nje moshe jo te re? Mund te thoni diçka edhe per shoqen tuaj?

 

Une gjithmone e kam ndier veten te ri ne shpirt e ne trup.  Me gruan e re kam pasur gjithmone mirekuptim. Per natyre jam i qete dhe i qeshur. Kam shetitur me te anekend botes ne vizita shteterore e zyrtare. Kam pare vende te reja bashke me gruan ne Gjermani, France, Itali, Greqi, Kroaci, Ceki, Rusi, Egjipt, Spanje, ShBA, pervec dhjetra vizitave ne vende te tjera. Kam marre pjese ne dhjetra festa, dasma e gezime te tjera ne Shqiperi. E kam njohur me shume presidentё e kryeministra bashke me zonjat e tyre, si edhe senatore, deputete bashke me bashkeshortet e tyre. Sikurse ju thashe, kam pritur e shoqeruar Nane Terezen disa here dhe e pranishme ka qene edhe bashkeshortja ime. Ne gusht te 1992 gruaja ime Suzana, ishte shtatzane me Gjystinen e ardhme dhe Nene Tereza e bekoi me doren e vet. A ka fat me te madh qe nje shenjtereshe e madhe shqiptare te jete e afert me çiftin tone, qe ka pare te keqia e te mira. Une per natyre jam i heshtur ne shtepi, rri e lexoj libra e gazeta, shkruaj, shoh ne televizor, merrem me takime. Nuk bisedoj me time shoqe asnje here per problemet tona politike. Gruaja ankohet shpesh here. Me mire te kisha marre nje burre memec se sa te mora ty. Une qesh me shpirt dhe kthej faqen tjeter te librit dhe vazhdoj timen. Gruaja eshte e lire t’i zgjedhe rrobat sipas shijes se saj, une nuk e pengoj per moden, por ajo vete ka kujdes qe te mos e teproj. Ne kemi shoqeri me familje te tjera dhe bejme vizita te perbashketa, sikurse edhe presim. Thashe se nuk i perzihem ne shijen e saj, por keshilla per ngjyrat, modelin e flokeve i jap, per natyre nuk jam grindavec. Kur ajo e çon zerin per ndonje çeshtje une e ule, kur e ngren me teper une e ul me teper. Ajo çmendet nga gjakftohtesia ime dhe thote: po bertit te pakten! Dhe e perfundojme me te qeshur te dy. Per televizorin nuk merremi vesh. Une nga mengjesi ne darke shikoj vetem lajme dhe me telekomanden ne dore rri duke nderruar stacionet. Shoh edhe sport. Gruaja dhe femijet shohin telenovela dhe kartona. Perpara i nxirrja ne dhomen tjeter, tani me vjen keq dhe dal vete ne dhomen e gjumit.
 Keni dy femije, fatmiresisht djale dhe vajze, a mendoni per drejtimin e tyre, a keni zbuluar akoma  ndonje prirje te tyre?

 

Jam i lumtur me dy femijet qe kam. I kam rritur te lire, por jo te çthurur. Nuk u bertas kurre, nuk i prek me dore, nuk i kercenoj. Kuptohet qe ata e duan veçanerisht nene e vet. Ajo u therret, i kercenon, i mallkon dhe, ne fund, durimhumbur me drejtohet mua: Pjeter folu! Bertitu! Une u heq verejtjen dhe me degjojne. Te dy mesojne mire, por nuk jane te shkelqyeshem. I kam çuar ne kurse anglishteje. Djalin e dergoj per te mesuar basketboll. Kur shohim sport bashke me djalin, ai ka tifozllek te kundert me mua. Une jam me Shumakerin ne “Formula Uno” ai me Montoja; une jam me Milanin e Italise, ai me Romen e Italise; Une jam Shevcenkon ai me Totin. Femijet nuk i kam mesuar me para ne dore, kur kane nevoje per ndonje gje te arsyeshme ua blej vete. Ne mengjes, kur nisen per ne shkolle i kerkojne para nenes. Ajo mbledh krahet dhe u ben me shenje nga une. Djali vjen te une dhe me kerkon diçka. U jap nga 100 leke te vjetra. Tani e kam kuptuar qe jane pak dhe u jap nga 1000 leke te vjetra. Nuk kane gjenialitet, por muzika u pelqen, kane vesh; vajza kercen bukur; djali eshte i afte te prishe çdo gje brenda 24 oreve, sepse eshte teper kureshtar dhe mberthen e zberthen çdo lloj mekanizmi. Per prirjet duhet pritur akoma.
 Çfare vlerson Pjeter Arbnori tek personaliteti i tij dhe ç’u keshillon te rinjve?

 

Qendresa por jo kokefortesia; durimi por jo nenshtrimi; shpresa ne te ardhmen, por jo fluturimi ne ere, ecja mbeshtetur ne taban.
 A keni menduar te shkruani ndonje liber biografik?

 

Thuajse çdo gje qe kam shkruar pa qene biografik, ka lidhje me ngjarje te jetes sime. Libri “10300 dite e netё ne burgjet komuniste”, dhe “Martiret e rinje ne Shqiperi” Kane te bejne me biografine time te drejtperdrejte. Nuk jam njeri qe them papushim” Une, une, une”  dhe e ve veten ne qender te botes. Por kur shkruaj per ata qe kam njohur, parё e degjuar, domethene qe shkruaj edhe per jeten time.
Kam botuar edhe nje album autobiografik me titullin: ” Pjeter Arbnori-shkrimtar-politikan-njeri”.
Shpresoj qe te deshifroj dhe te botoj ditarin tim te burgut: “Lufta per te mbetur njeri”, qe e kam mbrojtur gjate 28 vjeteve doreshkrimin original, te cilen e kane pare shume shoke e miq te mij.
E vizitoni shpesh Michiganin, a njiheni me shqiptaret e ketushem?

 

Michigani eshte nje shtete i veçante, ku jeton kusheriri im i ikur nga Shqiperia ne moshen 4 vjeç me te atin, te cilin une e kam pare pas 37 vjetve. Ai me ka ftuar disa here ne Michigan, ku kam edhe shume miq e shoke. Shteti i Michiganit eshte ngritur mbi nje fushe te paster e tejet te gjelberuar, qe e ben ambjentin te paster e te bukur. Ne kundershtim me Detroitin e gratacelave, qytetet e tjera te  Michiganit kane shtepi te vogla 2-3 katesh ku asnjera nuk i perngjason tjetres. E veçante ishte qe, secila shtepi ka nje oborr te vogel e nje kopesht te vogel a te madh, sipas xhepit te pronarit. Bari i kositur dhe i mirembajtur eshte i domosdoshem. Rruget maten me mila dhe me road. Eshte e pamundur te shikosh 30-40 femije lagjeje qe lozin  se bashku dhe gumezhinje. Njerezit punojne shume, megjithese asnjeri nuk i detyron. Amerika nuk ka paragjykime per popujt. Askujt nuk i ndalohet gjuha, veçse ky eshte nje komb qe bluan kombet e tjere dhe u hap perspektiva te reja. Amerika nuk te mban me zor, por ajo te lidh me fije te padukshme. Çdo shtepi ta japin menjehere me kredit, veçse duhet ta paguash rregullisht ne kohe se ndryshe ta marrin; do makine-ta japin, do mobilje i ke gati si te duash. Vetem se billat e pagesave nuk te ndahen gjithe jeten. Ti ke ardhur per nje vit, ndoshta per dy dhe befas e sheh se te kane kaluar dyzet vjet, femijet te jane rritur dhe pleqeria te troket te dera. Pleqte emigrante merziten shpesh; gjuhe nuk dine, makinen nuk e ngasin dhe u duhet gjithe jeten te shohin televizor e te rritin femijet e femijeve. Kolonia Shqiptare ne Michigan ka ruajtur zakonet e doket e veta, ka ruajtur edhe gjuhen shqipe, megjithse pak lexohet shqip. Dy kishat; e Shen Palit dhe Zoja Pajtore me famulltaret Don Anton Kçira dhe Don Preke Ndreshaj (me pare) dhe Don Ndue Gjergji tani kan luajtur rol per te mbajtur shqiptaret bashke, dhe te mos harrojne vendin e vet dhe popullin e vet. Gjate ketij muaji te gushtit 2004 une promovova ne keto dy kisha librin tim te fundit “Martiret e Rinje ne Shqiperi” me kujtime nga njohja personale me martiret e Kishes Katolike te pushkatuar nga komunizmi si dhe me kujtime te tjera nga “10300 dite e netёt e burgut tim”. Ky muaj me ndihmoj per te forcuar miqesine me ata qe njhja me pare si dhe per te pasur njohje te reja.
 Lidhja e Intelektualve ketu u vleresoi me çertifikaten “Anetar Nderi”. Çfare u keshilloni atyre per te qene sa me te prekshёm ne jeten e komunitetit?

 

Perveç kafeve, drekave e darkave te miqte e dashamiret, une kam takuar dhe biseduar edhe me rrethe te caktuara demokratesh te larguar nga dhuna politike, qe kane marre azil politik ne SHBA, qe permbledh profesor universitetesh, juriste, ekonomiste, afariste, historian e gazetare. Ata me dhane anetarsine e nderit te lidhjes se tyre dhe me dhane edhe mundesine per te folur, per te shpjeguar situaten politike dhe ekonomike ne Shqiperi nepermjet pyetje-pergjigjeve bashkebiseduese. Une i falenderova per motivimin  dhe vleresimin qe me bene  dhe une, nder te tjera u thashё miqesisht: Kinezet kane nje fjale te urte: “Po nuk dite te buzqesh, mos hap dyqan”. E kisha fjalen qe, intelektualet, duhet te jene gjithmone fjalёmirё, per te afruar sa me teper njerez ne te mire te Shqiperise. Ata dhe te gjithe te tjeret duhet te ruhen nga thashethemet qe jane mjet perçares ne komunitetin shqiptar.

 

Duke menduar se shpreh edhe deshiren e lexuesve te “Kuvendit”, nuk me mbetet gje tjeter veç t’u falnderoj qe u treguat i gatshem per te biseduar me ne dhe per t’i thene komunitetit tone diçka nga jeta juaj, nga vuajtjet tuaja, deri ne pabesueshmerine e ekzisteneces dhe me bindjen se do t’u kemi  me shpesh ne mesin tone.

 

Ndoshta pak vone, pasi une me “ Kuvendin” njihem pak para ma shume se dy vjetesh, por disa here kam ardhe ne Michigan ne raste festash dhe vizita te shkurtra. Edhe une deshiroj qe ju te gjithe te mirekuptoheni dhe te keni mundesi me te shumta per jeten tuaj dhe per te afermit qe keni ne Shqiperi.

 

Bisedoi: Pjeter Jaku

Shtator, 2004

 arbnori-letra

Shkrimi i dores së Pjeter Arbnorit

arbnoriNe  Lezhe, 2001

arbnori1Michigan 2004, ne shtepine e aktivistit Gjeto Ivezaj

Biografia e shkurtuar:

 

Pjetër Arbnori lindi në Durrës më 18 janar 1935. Edhe pse mbeti jetim në moshën shtatë vjeçare, kur i ati u vra nga forcat partizane, e pati njw fwmijwri tw vwshtirw me dy motrat dhe nwnwn, e

mbaroi shkollën e mesme me medalje të artë. E kaluara e tij antikomuniste ia mohoi tw drejtwn e shkollimit tw lartw. Pas shkollws sw mesme u punwsua si mwsues nw vitin 1954, por pa e mbushur vitin u pushua nga puna. Arsyet pse u ndalua tw punoi nw arsim ishin politike.

Duke mos iu mundwsuar vazhdimi i studimeve, detyrohet tw kryej shwrbimin e detyrueshwm ushtarak dhe, pasi mbaroi ushtrinw, duke ndryshuar emrin, pranohet nw Fakultetin Filologjik tw U.SH. tw Tiranws nw vitin1958. Kwtw shkollw 5 vjeçare me korespodencw e mbaroi pwr dy vjet.  Nw vitin 1960 ishte i diplomuar. Pas studimeve u caktua mwsues letwrsie nw njw shkollw tw Kavajws.

 

Gjatë kohës që punonte në Kavajë, Arbnori së bashku me disa intelektualë të tjerë krijoi në fshehtësi Lëvizjen Social-Demokrate. Arbnoi ra në sy të Sigurimit të Shtetit  dhe u arrestua së bashku me shtatë të tjerë. Pas një periudhe dy vjeçare në hetuesi, ku ai iu nënshtrua torturave çnjerëzore, Pjetër Arbnori u dënua me vdekje. Ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë, ku ai bënte pjesë.

Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

 

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

 

Pas zgjedhjeve tw vitit 1997, tw cilat i fitoi Partia Socialiste, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e “Mandelës së Ballkanit” tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament, për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si “Amendamenti Arbnori”.

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Partia Demikoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

 

Veprimtaria letrare

 

“Nga jeta në burgjet komuniste” (1992)

“Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992

“Mugujt e mesjetës”, roman, 1993

“Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994

“E bardha dhe e zeza”, roman, 1995

“E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996

“Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet  burg.

“Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997

“Letër nga burgu”

“Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)

“Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000

“Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000

“Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996

 

 

Nderimet

 

Mësues i Popullit

Pishtar i Demokracisë

Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës

Urdhri “Nënë Tereza”

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Who is Who

Urdhri “Nderi i Kombit”, dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën  dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.

 

 

Politikë

 

 

Deputet në pesë legjislatura

Kryetari Kuvendi: 1992-1997

Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut

Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.

Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve

Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme

Kryetari Forumit: “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”

 

Kanë thënë për Arbnorin

 

 

Sali Berisha

Tipari i tij, shpirtmadhësia

“Kombi humbi sot një kolos të qëndresës njerëzore për liri dhe dinjitet. Ky burrë i shquar, me forcën e karakterit mposhti vuajtjet më të mëdha të regjimit më ç’njerëzor dhe ia doli të vendosej në krye të parlamentit shqiptar. Tipari më themelor i shpirtit të këtij burri ishte shpirtmadhësia. Një njeri me shpirt kaq të madh arriti të shndërrohet në legjendën e qëndresës së njeriut për dinjitet, sepse tërë përpjekja e tij ishte një përpjekje për dinjitet njerëzor. Për Arbnorin, në regjimin e Enver Hoxhës i lirë ishe në burg dhe jo rrugëve të Tiranës, dhe se liria ia vlente me çdo çmim. Ky është mesazhi i madh që Mandela i Evropës iu përcjell të gjithë shqiptarëve që duan dhe nderojnë lirinë”.

 

Alfred Moisiu

Humanist dhe tolerant

“Është një humbje për të gjithë shqiptarët dhe unë kam bindjen se të gjithë shqiptarëve iu ka ardhur shumë keq për ndarjen nga jeta të kësaj figure shumë të njohur politike, të këtij njeriu të vuajtur, i cili ka dhënë një kontribut kaq të madh për demokracinë shqiptare. Unë mendoj se krahas të gjitha cilësive që dispononte, i ndjeri Pjetër Arbnori kishte dy cilësi shumë të rralla, siç ishin humanizmi dhe toleranca, cilësi këto tepër të nevojshme për politikën shqiptare, – u shpreh presidenti Moisiu në një komunikim me median, pas homazheve që zhvilloi në sallën e madhe të Kuvendit.

Edi Rama

Arbnori, shembull për të gjithë

“Respekt për njeriun që vuajti gjatë nga burgjet e diktaturës, që pati prej vuajtjes tolerancë dhe jo urrejtje, zë të ulët dhe jo klithma, demokraci dhe jo autoritarizëm. Respekt për njeriun që përfaqëson të gjithë ata që u bënë demokratë në kohëra të vështira, dhe jo atëherë kur të tjerët kthyen xhaketën dhe kaluan nga krahu i xhelatëve në krahun e viktimave. Për të gjitha këto, Pjetër Arbnori është një shembull që natyrshëm respektohet nga të gjithë, përtej kufijve politikë”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *