Një sqarim i imponuar

Pjetër  Jaku

Pafytyrësia e të pafytyrëve, mesa duket është moda e të jetuarit dhe punës shoqërore të  drejtuesve të sotëm të Degës së Vatrës në Michigan. Në raportin trevjeçar, i cili nuk ishte më shumë se një fjalim programatik, me objektiva dhe orinetime “ ndriçuese” e rreziqe imagjinare, pa asnje armik konkret, se sa nje  raport analitik  aktivitetesh. E, megjithatë, mua mirë do më vinte sikur t’i arrinin gjithë synimet orinetuese që shpalosi fjalimi.

Eshtë pafytyrësi  të shkruash  fjalë për fjalë akuzen e pasaktë për përjashtimin tim nga Vatra, duke përmendur emrin tim si një nga ndihmuesit ( ne kohen e tashme ) të Vatrës, biles një lojë të pamoralshme për një njeri normal. Që nga dita e vendimit të tyre, nuk u kërkova të kthehem në atë pellg ku isha, as që e mendoj rikthimin tim në Vatër, edhe sikur vërtet ta pranonin gafën djallzore që kanë bërë, pasi unë s’kam qënë i zgjedhur i këshillit, por i votuar nga anëtarët, duke rënë në kundërshtim të hapur me rregullat e kësaj organizate, pasi unë nuk kam bërë asnjë shkelje të Kanunores në fuqi, veç shpifjeve të tyre, që nuk i gjeten kurrë asnjëlloj spjegimi. Vatren, si organizatë e respektoj, për ata që e krijuan e qellimin kombëtar që kishin!

Sa i takon bajraktarizmave e krahinorizmave, ato ekzistojnë vetëm në mendjen e sëmurë të fjalimit,  përfshi dashje pa dashje  edhe të Këshillit, që vuan për t’u përmendur e për të marrë meritat e atributet e të tjerëve, pa  bërë  kurrë asgjë.

Ne falenderimin, ( fragmenti përmbyllës i manualit orientues ), i filluar kështu: “Ju falemnderoj nga zemra të gjithëve ju që jeni këtu të pranishem, veçanerisht bashkpuntorët e mi dhe ndihmësit e Vatres ketu në Miçigan…..( ku hipokrizisht përmendet dhe emri im ), dua ta përgënjeshtrojë publikisht,( se është një veprim aq naiv, sa edhe i djallëzuar ), ose i menduar gabimisht për karakterin tim statik në bindjet e mia.

Sa i takon raportit financiar, i cili është plotë pasaktësi, mashtrim i paster, theksoi që në fillim dhe këmbëngul, se ai raport duhej dhënë nga arkëtari Julian Çefa, por ai u suprimua nga sekretari, nuk e di se me vendimin e kujt. Nëse Julian Çefa deklaron që, për arsye moshe, e ka të vështirë ta bëjë punën e arkëtarit, ai vetë duhet t’ia kishte lënë dikujt tjetër e jo sekretari të ishte dhe arkëtar. Unë, ende disponoj dokumentacionin e çdo levizje të  kësaj Dege për një vit e gjysëm dhe, askund nuk është deklaruar ekzaktë për grumbullimin e  ndihmave që përmenden në kroniken e editorit Greca për takimin e Michiganit. Greca  deklaron se të dhënat i ka marrë nga sekretari, kur në fakt flitet për arkën.

Konkretisht për aktivitetin  dhe  sponsorizimet:

“Dega e Vatrës është bërë promotore e komunitetit shqiptar në Michigan duke i dhënë tonin shumë veprimtarive. Kjo degë me 22 Shtator 2012 propozoi dekorimin e qendrave fetare dhe individëve të dalluar për kontribute në komunitet , shërbime për çështjen kombëtare, ruajtjen e traditave dhe gjuhës kombëtare në mërgim.”

Dega e Vatres ka qënë vetëm një postiere e punës së bërë nga Pjetër Jaku. Shih vetëm dy tri shkëmbimet e atyre ditëve me ambasadorin Gilbert Galanxhi:

From: Pjeter Jaku <revistakuvendi@hotmail.com>
To: Gilbert Galanxhi <gilbertgalanxhi@yahoo.com>
Sent: Thursday, September 20, 2012 11:39 AM
Subject: Dekorimet

 

Po u nis, sipas porosise dhe bisedes qe kemi bere, poropozimet per dekorime.

Pjetri

 

Date: Thu, 20 Sep 2012 11:25:38 -0700
From: gilbertgalanxhi@yahoo.com
Subject: Re: Dekorimet
To: revistakuvendi@hotmail.com
Flm Pjeter,

Do i shoh pasdite dhe ne mbremje t’i nis; firmosini dhe vulosini dhe mi dergoni neser heret ne mengjes, pasi ne 10:00 nisem per Cleveland.

Gilbert

 

Date: Thu, 20 Sep 2012 11:26:56 -0700
From: gilbertgalanxhi@yahoo.com
Subject: Re: Dekorimet
To: revistakuvendi@hotmail.com
Ose, pasi t’i keni firmosur dhe vulosur, sillini vete  ne Cleveland te shtunen (me sa di une do vije nje perfaqesi nga Michigani).

Gilbert
Kjo është vetëm një e disata postë elektronike që kam pasur me Ambasador Galanxhin, për të cilën i jam mirënjohës, edhe pse jo të gjitha propozimet e mia ( kuptohet edhe me miratimin e disa shoqatave të tjera ) u miratuan, pa permendur bisedat telefonike.

Megjithate, asnjë lloj roli nuk ka pasur ne gjysmen e gjysmes se komunitetit shqiptar të Michiganit pasi, pothuajse gjysma e komunitetit e   festoi 100 vjetorin në “Imperial House” dhe te tjere e festuan në Livonia, Westland, në Grand Rapids e gjetkë pa i marrë leje Deges së Michiganit. Dega e Vatres në Michigan ka një rreze shumë të kufizuar të aktivitetit të saj ( vetëm në Sterlin Heights dhe Shelbi. Në  Rochester  nuk  mundi  të  hynte,  as  me  kërcënimet që  provoj të  ushtronte,  në  qendrën  e  shqiptarëve aty).

E pavërteta tjetër :  “Dega e Vatrës është bërë promotore e komunitetit shqiptar në Michigan duke i dhënë tonin shumë veprimtarive.” Dega e  Vatres në fakt ka qënë vetëm një nga 15 shoqatat që bashkëpunuan për kremtimin e  100 vjetorit, në  më pak se gjysmën e komunitetit. Kisha Zoja Pajtore e ka bërë vetë aktivitetin duke pritur, përcjellur e sistemuar te ftuarit e saj, si dhe duke bërë krejt organizimin e vetme. Nje aktivitet model,do të thoshja, për të cilin duhet falenderuar, së pari famullitari i asaj qendre, Dom Ndue Gjergji, por edhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët u kujdesen deri në përcjelljen  e akademikëve të ftuar, si dhe për  programin e detajuar të asaj dite shumë të ngarkuar e botimin special të këti aktiviteti në një libër të veçantë. Veç kësaj, në Komisionin festiv të 100 vjetorit, ku bëntë pjesë edhe kjo degë, në krye ishte konsulli i Nderit, Ekrem Bardha dhe, pas tij, vinin Qendrat fetare ( kuptohet pa Xhaminë ), e cila ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë komunitet, pa Televizionin e parë të këtij komuniteti dhe pa një sërë grupacionesh të tjera. Dega e Vatrës mendon se gjithë  emigrantët e Detroitit duhet të jenë aty ku është ajo ( 2-3 përsona= Dega Michigan ) pa absolutisht asnjë ndikim në komunitet! Kudo  ku  hyn  kjo  Dege ne  Komunitetin e Michiganit hyn  kaosi, e   kurrë komunikimi e mirëkuptimi reciprok! Madje ka  kaos e  luftë edhe  brenda përbrenda vetes.

“Ndër kontributet e degës së Vatrës përmendet edhe ndihma që ka dhënë për organizimin dhe mbështetejen në çdo fund muaji Tetor, për 3 vite radhazi, të veprimtarisë të revistës KUVENDI -“Ditët e Letërsisë“. Vatranët ndihmuan jo vetëm me të holla, por edhe duke pritë e përcjellë mysafirët. Vatra e Miciganit kontribuoi me shumat e kosiderueshme ,duke mbuluar të gjitha shpenzimet.”

Hajduteri e pashoqe! Ata ishin në stafin e  Kuvendit, para se të riorganizohej Dega e Vatres dhe ndihmuan  Vatren të  krijohej prej  Revistes Kuvendi!  Kryetari i Degës, para se të shkonte në Vatër e bëra unë  editor të Revistës Kuvendi. Mosmirënjohësit janë  qeniet  më  negative të  një  shoqerie a  komuniteti!  Revista Kuvendi i ka bërë Ditët e Letërsisë Shqipe 11 vjet pa Vatren dhe do t’i bëjë në vazhdim pa të, edhe më dinjitoze! Asnjëherë Dega e Vatres nuk i ka mbuluar të gjitha shpenzimet, pasi aty çdo vit, prej më shumë se 12 vitesh, kanë ndihmuar dhe aktivistë të tjerë, që nuk janë aspak në Vatër. Është  pafytyrësi të mashtrosh me raporte fallso! Ata prisnin e  përcillnin vetëm miqtë që mund t’i bënin me emër, ndërsa kur ishte puna të prisnin, ose së paku të drekonin në ndonjë Coney Island me shkrimtarin e njohur, fitues i çmimit të parë në prozën e gjatë të Konkursit Kombëtar , me juri shtetrore, Ramiz Gjini, nuk denjonin. Zgjodhen  t’u  bëhen  rrodhe vetëm  shkrimtarëve  që kishin  bëre emër në  letrat e realizmit socialist. Ata i propozuan dhe kerkuan ftesat, por i priti me javë e muaj Pjetër Jaku dhe Elinda Marku. Këto as që duam t’i përmendim, por pafytyrësia e tyre të bën t’ua kujtosh. E “ndihmuan “ Albanian Exellenc” , që të ishin vetë pjesë e atij libri, por jo se duhej paguar si vlerë kombëtare, siç e ndihmoi Pjetër Jaku, i  cili  e prezantoji Flora Nikollen me Shqiptaret exelietë te  komunitetit. (ndersa Elinda  gati  gati iu lut asaj ta  përfshinte  edhe bojaxhiun që shtirej vëlla) pa u shkruar asnjë rresht për asnjë rrjesht as përmendur asnjërin prej  ne të  dyve. Dhe pra, hartuesja dhe zbatuesja e këti projekti bujti në shtëpinë e Pjetrit dhe të Elindës si  mikja jonë disa ditë. (Flores i  shprehim prap mirënjohjen  dhe  mirëseardhjen  e përhershme në shtëpinë tonë)! Iliriana Sulkuqi, poetja e talentuar, nuk ishte aspak më e padenjë se  ndonjë shkrimtar i regjimit, i cili filtroi krijimtarinë si ekspert i Komitetit Qendror të PPSH-së, duke ndikuar negativisht në ndihmën që u duhej dhënë krijuesve të talentuar! Ndërsa, patologjiken patriotike, që fliste e fliste e fliste, veç për bëmat e saj e drekonin në Andiamos, se i bënte më të mëdhenj se Skëndërbeun me levdata në sy, për të cilat mbaronin e jepnin dhe shtëpinë me gjithë ç’kishin.
“Më 14 Nëntor 2012, Dega e Vatrës në Michigan ndihmoi Ambasadën e Shqipërisë Washington për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë me shumën 8,700.00 dollarë”.  

Jam i bindur se Ambasada e Shqipërisë në Washington, edhe pse mund ta ketë kërkuar ( unë, si nënkryetar i kësaj Deges s’pashë ndonjë shkresë të tillë asnjëherë dhe nuk u bë asnjë takim  për këtë) nuk e ka pritur këtë ndihmë nga kjo Degë me as njëzet anëtarë. Por, ndihma e kishte bishtin si dardha, e cila fatkeqësisht  dështoi!

Dega e Vatres është përpjekur që në fillim t’i marrë për vete atributet e të tjerëve, sidomos të Kishës  së Shën Palit dhe të Konsullit  të Nderit
“Më 25 Janar të  vitit 2013 ,dega e Vatrës ndihmoi me shumën 4750 dollarë ,qytetarin shqiptar nga Kosova,Leonard Bardheci, qe ishte në gjendje kritike për jetën.”

Bardheci  u ndihmua nga Kisha e Shën Palit  dhe jo e parcelizuar, perndryshe e ka ndihmuar dhe Kafe Kuvendi, edhe shqiptarë të  tjerë në  komunitet, se s’mund t’ua  humbim! Dega e Vatres nuk kishte asnjë rol në ndihmen  që iu dha Bardhecit! Kjo Degë ndihmoi si çdo besimtarë tjetër, ndryshe Shoqata Atdhetare “ Malësia e Madhe “, të cilët janë të gjithë besimtarë dhe anëtarë aktiv të Kishës në fjalë, do të deklaronte se ka ndihmuar me 80 mijë dollar. A e bëri ajo këtë? Jo!
“Me datën 12 Qershor të vitit 2013 , dega në bashkpunim me z.Ekrem Bardha, mblodhi shumën prej 11,000 dollarë për një student në NY”.

Lind vetvetiu pyetja: “ A ka emër ky student dhe për çfarë iu dhanë studentit këto para?” A ka  dokumentacion për gjithë këto veprime?
“Me datën 4 Korrik 2013, dega mblodhi shumën prej 4500 dollarë ,për të stimuluar Shkrimtaren e re nga Atalanta Ashley Wood ,që me përkushtim po shkruan memuaret e Shqipatarëve…”

Ku është vepra e kësaj shkrimtareje dhe a thua megjithëmend nuk kishte ndonjë shqiptar me të zotin, ose kaq të zotin sa Ashley, që të shkruante për komunitetin vital të shqiptarëve në Amerikë?

Si paskan harruar sponsorizimin e  Skender Blakaj e Ismail Ismail, apo mjaftonin për të raportuar afro 90 mijë të grumbulluara në tri vjet!? Se mos u ka shkuar mendja të sponsorizojnë, apo thjesht të ndihmojnë sadopak Ilir Ikonomin për  një libër model me anët e panjohura të Konices?! Kjo temë meriton një shkrim të veçantë, se në të vërtetë është shumë interesante.

Dega luftarake në  kroniken e editorit s’ka asnjë armë, as mjet për t’u vënë në krye të asnjë aksioni, edhe pse  thëniet hiperbolike të një darke “madhështore” janë parë nga të gjithë, ku pjesëmarrja se kalonte shifren me dy numra (two digit). Sot ka mjete ku mund t’i numërsoh ekzaktë edhe nga fotot, shto kronikat televizive.

Zëri i saj sot nuk dëgjohet askund! Revista Kuvendi do të bëjë një sondazh me shqiptarët në Detroit, se sa përqind e njohin dhe vlerësojnë këtë degë, krahasuar me shoqatat e tjera.
Shenim: Ky shkrim analitik iu dërgua Kryetarit të Vatrës në Qendër dhe  Gazetes “Dielli” , organ në të cilin ishte permendur emri im dhe media që unë publikoi, që nga viti 2001. Pasi prita më shumë se një ditë, po e publikoj këtu. Diellin  e dikurshëm që publikonte edhe letrat më të rëndomta, jo më një replikë të  detyruar, tani  e kanë  kthyer në “ Zërin e Popullit” të Vatrës. As dy orë pas postimit të këtij  shkrimi në adresat e mësipërme, Dega e thyer e Michiganit e hoqi Revisten Kuvendi edhe nga facebook, që tregon se qendra e ka informuar mvartësin. Gjëmë e madhe për Kuvendin! Mjeranët vetëm kështu dinë të bëjnë! Thua se nuk ka mënyra të tjera për të gjetur aktivitetin e një shoqate. Zot na ruaj, se mos megjithëmend u paska shkuar mendja të na mbyllin dhe Revisten, edhe kujtesen, se mos na sekuestrojnë edhe lapsat! Janë fuqi madhore, njerëzit e vegjël sot!

Eshtë koha për të falenderuar gjithë ata që e kanë ndjekur rastin tim, janë shprehur nëpër komente të ndryshme me saktësi e dinjitet, duke bërë një analizë shumë  më të mirë se Këshilli i të “Urtëve” të Vatrës në New York. Falenderoj  Konsullin e Nderit në Michigan, Z. Ekrem Bardha, që me datën 22 Prill 2015 më sqaroi rreth  rastit që unë kam përmendur në shkrimin “ Shpifjet e Degës së Vatrës në Detriot”. Pas bisedes me  kërkoi  ta bëj publik  mosmiratimin e tij për përjashtimin që më bënë miqtë nga Vatra, teksa tha : “…nuk kam qënë, as nuk jam dakort asnjëherë për largimin e askujt nga Vatra, aq më tepër  për largimin tuaj, Pjetër. Ndjehem mirë që në këto muaj të zhurmshëm, kam pasë shumë mbështetës, të cilët së shpejti do t’i përmend në një botim të veçantë.

 

Shenimet me krosivë janë marrë  ekzakt nga kronika e publikuar në Gazeten

Dielli, 22  Prill 2015

 

Michigan, 24 Prill 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *